Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - RRUGĖTIMI NĖPĖR MJEGULLA

Shkruan: Iljasa SALIHU

RRUGĖTIMI NĖPĖR MJEGULLA

 

Librin e autorit Iljasa Salihu "Rrugėtimi nėpėr mjegulla" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe

 

www.syri3.com

      

 

 

            Pėrse, ekonomia nė shėrbim tė politikės?

 

            Nė tė shumtėn e rasteve, postet dhe pozitat i kanė ndėrruar vendet, duke e zėvendėsuar vendin e tyre natyral me njė vend qė natyrshėm nuk i takon. Mė pastaj i tėrė mekanizmi shtetėror ėshtė gjendur pėrballė kontradiktave dhe komplikimeve tė shumta dhe, tė pazgjidhshme. Ky ngatėrrim i profesioneve i ngjanė mjekut i cili punon si automekanik dhe, automekanikut i cili i operon dhe mjekon njerėzit. Pra, rezultatet paraprakisht i kemi tė njohura nga ushtrimi i veprimtarive tė tilla.

            Si nė tė kaluarėn ashtu edhe tash, politika dhe ekonomia kanė qenė dy fenomene tė pandara, por gjithmonė duke qėndruar njėra mbi tjetrėn, duke mos u gjendur pothuajse asnjėherė nė paralelizėm. Njerėzimi nė tė kaluarėn e largėt, apo qysh nė fillet e para tė civilizimit ėshtė pėrballur me kėto dy dukuri. Por, ajo ēka neve na intereson dhe na ngjallė kureshtje ėshtė se, me cilėn dukuri ka pasur sukses mė shumė, me politikėn, apo me ekonominė, si dhe kėto dy dukuri madhore a kanė qenė ndonjėherė me tė vėrtet nė vendin dhe natyrshmėrinė e tyre? Nėse bazohemi nė kuptimin dhe domethėnien e nocioneve do tė shohim se kanė dy kuptime mjaft tė ndėrlidhura dhe tė pėrafėrta njėra me tjetrėn, si pėr shembull "poli- shumė, dhe etik-moral" ndėrsa "ekonomi-rend shtėpiak, kursim, investim". Nga kjo shihet dhe mund tė aludojmė se, pėr tė qenė mbajtės i rendit shtėpiak duhet tė jemi tė moralshėm dhe, pėr tė qenė njė kursimtar i mirė duhet tė jemi edhe mė tė moralshėm, por pėr tė qenė shumė i moralshėm do tė duhet tė kemi rend tė mirėfilltė shtėpiak, sepse prej aty fillon gjithēka. Po shihet qartė se kėto dy nocione nuk mund tė qėndrojnė ndaras, por kush e kėnd duhet sunduar? Apo njėri me tjetrin duhet bashkėpunuar, pa qenė sundues dhe i sunduar as njėri, e as tjetri!

            Me siguri se shumė kush mendon se ata tė cilėt merren me politikė janė shumė tė moralshėm ndėrsa, ata tė cilėt merren me ekonomi janė drejtues shtėpiak dhe kursimtarė tė zellshėm, sepse nocionet na thonė kėshtu. Pikėrisht kėtu qėndron problemi, domethėnia e nocioneve dhe praktika me nocionet. Sidoqoftė, nė kohėn bashkėkohore kėta dy nocione pėrdoren si metaforė, si shumica qė ėshtė bėrė metaforė kėtu nė vendin tonė, ndryshe mendojmė, ndryshe flasim, ndryshe punojmė dhe ndryshe ndryshojmė, po ashtu edhe ndryshe i kemi punėt prej vendeve tė zhvilluara.

            Nė vendin tonė, pra nė "oazėn e paqes" shumėēka ėshtė politizuar pėr tė mos thėnė gjithēka, por nuk ėshtė ekonomizuar asgjė pėr tė mos thėnė diēka, sepse ekonomia ėshtė bėrė shėrbėtore e nėnēmuar e politikės, e cila me veprimet e veta tė pamėshirshme nė masė tė madhe po e dėmton dukurinė kryesore dhe vendimtare tė njė shtetit. Dihet mirėfilli ekonomistė dhe studiues, se shtylla kryesore e shtetit ėshtė ekonomia, kurse shtylla kryesore e ekonomisė ėshtė prodhimi, kėtu pra, nuk po ceket se shtylla kryesore e shtetit, ėshtė politika, e pse pra tė sundoj politika ekonominė? Tash ndokush mund tė thotė po shteti ėshtė bėrė prej politikave (gjė qė edhe unė pjesėrisht pajtohem, por prej politikave tė shėndosha). Nėse ėshtė ashtu, pse atėherė shqiptarėt kanė mbetur kaq shumė tė copėtuar, tė nėpėrkėmbur, tė viktimizuar, tė torturuar, pa status tė zgjidhur, "fabrikė konfliktesh", e tė ngjashme? Ndėrsa nė anėt tjetėr ShBA-ja, Gjermania, Franca e shumė shtete tė tjera, tė cilėt e kanė zotėruar dhe aktualisht po e zotėrojnė botėn me anė tė ekonomisė, dukshėm dallojnė prej neve.

            Siē dihet, Gjermania nė dy luftėrat e mėdha botėrore doli humbėse, sepse shteti i Gjermanisė udhėhiqej nga njė doktrinė politike qė nė vete ngėrthente urrejtje dhe, nga njė politikan nazist i pėrbetuar. Por, falė dhėnies rėndėsi pas luftėrave ekonomisė dhe zhvillimit tė industrisė, sot aktualisht shteti i Gjermanisė gjendet mes superfuqive botėrore ekonomike.

 

 

            Pjesė nga libri "Rrugėtimi nėpėr mjegulla"