Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - RUAJU NGA SOCIALIZMI (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

   Shqipėroi: Valdet FETAHU  

Shkoqitur nga libri i Osho-s “Ruaju nga socializmi” ligjėrata ėshtė mbajtur 13/04/1970

 

RUAJU NGA SOCIALIZMI (2)

 

        E gjithė pasuria e botės ka qenė shpikje e mendjes. Mendja ka krijuar gjithė pasurinė. Dhe mos harroni, nuk kanė kontribuar tė gjithė njerėzit nė kėtė prodhim. Tė gjithė njerėzit madje as nuk kanė punuar pėr kėtė. Njė Ajnshtajnė zbuloi njė ligj, dhe i gjithė njerėzimi pėrfitoi nga kjo. Njė Ford krijon pasuri, dhe kjo mandej shpėrndahet tek tė gjithė. Por ajo qė ėshtė thėnė se kapitalisti shfrytėzon pasurinė e popullit, nuk mund tė ketė gėnjeshtėr mė e madhe se kjo. Pasuria qė nuk ekziston, si mund tė jetė e shfrytėzuar?!

 

 

 

            Por socializmi kishte pėrhapur njė tjetėr iluzion, tjetėr gėnjeshtėr. Kishte lėshuar nė qarkullim njė ide tė rreme se puna ėshtė ajo, punėtori ėshtė ai, qė krijon kapital dhe pasuri. Por kjo nė tė vėrtetė nuk ėshtė ashtu. Tashmė puna luan njė rol dytėsor, shumė tė vogėl, pjesė e parėndėsishme nė prodhimin e pasurisė. Dhe herėt a vonė, punėtorėt do tė bėhen tepricė. Atėherė makina do ta zėvendėsojė tėrėsisht njeriun. Pėr pesėdhjetė vitet e ardhme asnjė njeri nuk do tė njihet si punėtor nė kėtė botė. Dhe kjo do tė jetė mirė. Ėshtė degraduese pėr njeriun tė bėj njė punė tė cilėn mund ta bėj njė makinė. Kėshtu qė punėtori do tė jetė i padobishėm. Gradualisht njeriu do tė bėhet pjesė e sistemit prodhues. Dhe nė pesėdhjetė vitet e ardhme ai do tė jetė plotėsisht i padobishėm. Ai nuk do tė jetė i nevojshėm fare sepse puna e tij ėshtė njė pjesė e parėndėsishme e prodhimit.

            Pjesė e rėndėsishme e prodhimit ėshtė mendja produktive. Por socialistėt kanė dhėnė nė qarkullim njė tjetėr iluzion se pasuria ėshtė krijuar prej muskujve, se muskujt dhe puna e tyre janė boshti i makinės prodhuese. Nėse kjo gėnjeshtėr kėmbėngulėse fiton, dhe muskuli e dominon trurin, atėherė mendja do tė zhduket, dhe muskuli do tė kthehet nė kohėn e caktuar qė, njė mijė vjet prapa, atėherė varfėria dhe uria do tė zotėrojnė nė botė.

            E gjithė pasuria e botės ka qenė shpikje e mendjes. Mendja ka krijuar gjithė pasurinė. Dhe mos harroni, nuk kanė kontribuar tė gjithė njerėzit nė kėtė prodhim. Tė gjithė njerėzit madje as nuk kanė punuar pėr kėtė. Njė Ajnshtajnė zbuloi njė ligj, dhe i gjithė njerėzimi pėrfitoi nga kjo. Njė Ford krijon pasuri, dhe kjo mandej shpėrndahet tek tė gjithė. Por ajo qė ėshtė thėnė se kapitalisti shfrytėzon pasurinė e popullit, nuk mund tė ketė gėnjeshtėr mė e madhe se kjo. Pasuria qė nuk ekziston, si mund tė jetė e shfrytėzuar?! Vetėm ajo pasuri mund tė quhet e shfrytėzuar qė ekziston diku. Si mund tė jetė pasuria jo-ekzistuese e shfrytėzuar?

            Kapitalizmi nuk shfrytėzon, ai ėshtė kreator i pasurisė. Por, pasi ėshtė krijuar pasuria ajo fillon tė tregohet, dhe ajo bėhet objekt zilie pėr mijėra njerėz. Mbajtja e socializmit nuk ėshtė se ata besojnė nė barazinė mes njerėzish. Nuk ėshtė e vėrtetė se ēdo njeri mendon pėr tjetrin si tė barabartė me tė. Shkaku kryesor i mbajtjes sė kėsaj ėshtė xhelozia e lindur e njeriut. Ai ėshtė xheloz nė secilin qė ėshtė i suksesshėm, kushdo qė ka pėrparuar, qė ka kėrkuar dhe ka gjetur njė vend nė jetė. Njė pjesė e madhe e njerėzimit gjithmonė ka jetuar nė pasivitet; ata kurrė nuk kanė prodhuar pasuri apo pushtet apo njohuri. E ata me siguri janė bėrė tė vetėdijshėm. Ata kanė ardhur tė shohin se si disa njerėz kanė inteligjencė, njohje dhe pasuri. Ata kanė diēka. Dhe me siguri, xhelozia e masės, e masės milionėshe, mund tė ngjallet dhe tė rritet. Revolucioni qė u zhvillua nė Rusi ėshtė rezultat i xhelozisė. Njėjtė ishte edhe revolucioni kinez. E ne po flasim pėr socializmin nė Indi qė gjithashtu rrjedhė nga vetė ky burim. Prapa tėrė kėsaj qėndron xhelozia. Por mos harroni, ne nuk mund ta ndryshojmė shoqėrinė pėrmes xhelozisė. Dhe gjithashtu mbajeni mend se ndryshimi qė vjen pėrmes xhelozisė kurrė nuk mund tė jetė frytdhėnės, dhe as nuk mund tė sjellė paqe, mirėqenie dhe lumturi nė shoqėri. Ajo asnjė tė mirė nuk mund tė sjellė. Gjithashtu ėshtė mirė tė mbahet mend se pėrmes xhelozisė ne mund tė shkatėrrojmė njė sistem por nuk mund tė krijojmė njė rend tė ri. Xhelozia kurrė nuk ka qenė njė force krijuese; ajo mund tė prishė; mund tė shkatėrrojė, por ajo nuk mund tė ndėrtojė – xhelozia madje nuk mund as tė mendojė pėr kėtė.

            Unė kam dėgjuar pėr njė njeri qė kishte vdekur. Para se tė vdiste ai i kishte ftuar tė gjithė bijtė nė shtratin e tij tė vdekjes dhe kishte kėrkuar nga ata njė premtim. Ata u pyetėn pėr pėrmbushjen e dėshirės sė fundit tė babait tė tyre. Djali i madh ishte mė i menēur dhe e njihte mėnyrėn e babit tė tyre, kėshtu qė ai qėndroi nė distance. Por, mė i vogėli nuk e njihte aq mirė babin e vet, dhe ai shkoi tek ai. Babai i tha atij nė pėshpėritje: “Ti je i vetmi bir i imi i vėrtetė, dhe vetėm ty ta besoj njė pėrgjegjėsi. Pas vdekjes sime, preje trupin tim nė copa dhe hedhe nė shtėpinė e fqinjėve.” Kur e pyeti djali: “ēfarė do tė thotė kjo?” ai iu pėrgjigj: “Kur shpirti im tė jetė nė rrugė pėr nė parajsė, unė do tė kem qetėsi tė madhe nė mendje kur do t'i shoh fqinjėt e mi tė future nė burg. Zemra do tė mė ngopet. Gjithė jetėn time kam pas dėshirė t’i ēoj ata nė burg. Fqiu im ka shtėpi aq tė madhe, ndėrsa e imja aq e vogėl. Tjetri ka kuaj aq tė bukur, e unė s’kam asnjė. Ata kanė lloj sendesh, e unė s’kam asgjė. E fundit ēfarė unė mund tė bėj ėshtė: pas vdekjes sime kufoma ime duhet tė copėtohet dhe copat e trupit tė hedhen mbi ēatitė e tyre.”

            Ky njeri jeton nė xhelozi! Ju mund, sigurisht, tė keni njė shtėpi tė madhe, por jo me xhelozisė. Kjo ndodh pėrmes kreativitetit. Xhelozia mund ta kthej shtėpinė e madhe nė njė shtėpi tė vogėl, nė njė kasolle. Ajo nuk mund ta kthej shtėpinė e vogėl nė njė shtėpi tė madhe. Ajo nuk ka forcė krijuese, ajo ėshtė shoqe e vdekjes e jo e jetės.

            Xhelozia ėshtė rrėnja e ndikimit qė socializmi ka nė botė. Xhelozia ėshtė vetė fundamenti i saj. Ajo qė ėshtė interesante ėshtė se kjo xhelozi nuk i keqtrajton njerėzit me tė vėrtetė tė varfėr aq shumė sa ata qė janė nė gjysmė tė rrugės mes tė varfėrve dhe tė pasurve – liderėt politik. Dhe mbajeni mend, dėmi i xhelozisė sė tyre do tė bėj qė pasuria tė mos jetė aq e madhe. Nė fund tė fundit, tė varfėrit janė ata qė do ta pėsojnė kėtė mė sė shumti. Sepse pasuria e krijuar nga tė pasurit nė fund do tė kalojė nė duart e tė varfėrve; ajo veē sa nuk ka arritur, ajo ėshtė e detyruar tė arrijė tek ata. Nuk ka asnjė mėnyrė pėr tė ndaluar kėtė proces.

            Njėherė isha duke udhėtuar me tren pėr nė Delhi. Njė zotėri ishte sė bashku me mua nė kupe. Gjatė rrugės sonė kaluam pranė njė ndėrtese tė madhe, dhe rreth asaj ndėrtese ishin disa kasolle tė vogla. Zotėria, duke ma treguar shtėpinė e madhe mė tha: “A e shihni atė ndėrtesė tė madhe, si ėshtė bėrė ajo aq e madhe? Ajo ėshtė bėrė me kosoton e tyre, me koston e atyre kasolleve. Ajo ėshtė pėrgjegjėse pėr gjendjen e tyre tė mjerueshme.” Unė i thash atij: “Ju po shikoni nė mėnyrė tė gabuar. Largojeni ju shtėpinė e madhe nga mesi i tyre dhe shihni ēfarė do tė ndodh. Ato tė voglat nuk do tė bėhen tė mėdha me heqjen e ndėrtesė sė madhe; pėr mė tepėr, ato vetėm do tė zhduken. Kėto janė aty pėr shkak tė ndėrtimit tė kėsaj ndėrtese tė madhe dhe pėr shkak tė saj ato kanė ardhur nė ekzistencė, ato janė aty ku duhet me qenė. Ato tė voglat i kanė borxh shtėpisė sė madhe pėr ekzistimin e tyre. Asnjė shtėpi nuk mund tė ndėrtohet vetėm. Kur ėshtė ndėrtuar shtėpia  e madhe, ato dhjetė tė vogla janė ngritur nė prag tė saj. Pas tė gjithave, kush do tė vazhdojė tė punojė nė ndėrtimin e shtėpisė sė madhe? Dhe nėse ju e shkatėrroni, shumė shpejtė tė gjitha tė tjerat do tė zhduken.”

            Nė tė kaluarėn, nė qoftė se lindnin dhjetė bebe, nėntė prej tyre vdisnin. Kapitalizmi i ka shpėtuar ato nėntė nga vdekja. Si rezultat, ka pasur rritje fenomenale tė popullsisė sė varfėr, tė cilėt duhet tė jetojnė nė banesat e vogla, nė kolibe. Kjo ėshtė njė gjė e dhimbshme qė ata duhet tė jetojnė nė kushte tė mjerueshme. Por problem pėr t’i siguruar atyre shtėpi tė madhe nuk zgjidhet duke i rrėnuar shtėpitė e mėdha.

            Unė them se nė qoftė se rrėnohen ato tė mėdhatė, edhe ato tė voglat gjithashtu do tė shuhen. Ato kanė arritė tė ngritėn nga ato tė mėdhatė. Nė njė mėnyrė, nėntė fėmijėt e mbijetuar, qė zakonisht kanė vdekur nė tė kaluarėn, jetėt e tyre ia kanė borxh shtėpive tė mėdha. Kjo ėshtė pėr shkak tė kapitalizmit qė punonjėsi merr punėsimin, rrogėn dhe shtėpinė pėr tė jetuar. Kėta punonjės do tė vdesin nėse ju e shpronėsoni kapitalin dhe e shpėrndani atė.

            Pėrpjekja jonė duhet tė jetė pėr t’i ngritur punėtorėt nė nivelin e kapitalistėve. Nė tė kundėrtėn, ne jemi duke u pėrpjekur pėr t’i tėrhequr poshtė kėta tė fundit nė nivelin e punėtorėve. Ne duhet tė pėrpiqemi shtėpitė e vogla t’i kthejmė nė shtėpi tė mėdha. Dhe pėr tė bėrė kėtė ne duhet tė ndėrtojmė shtėpi tė mėdha e mė tė mėdha. Dhe vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrimė nė socializėm, dhe jo ndryshe.

            Por shumė shpesh arsyetimi i rrem nė paraqitet nė rrugėn tone. Kjo po ndodh nė Kinėn komuniste. Ata mendojnė se duke i rrėnuar shtėpitė e mėdha, ata do tė rrisin lartėsinė e atyre tė voglave. Kjo nuk ėshtė e mundur. Sigurisht se shtėpitė e mėdha do tė hiqen, por kjo nuk do t’i ndihmojė tė varfėrit. Nėse njerėzit e varfėr, me shtėpitė e vogla, do tė mund t’i ndėrtonin shtėpitė e mėdha, ata do ta kishin bėrė kėtė shumė kohė mė pėrpara. Jo, me shkatėrrimin e tė pasurve, tė varfėrit do tė ktheheshin nė inercin e tyre tė vjetėr, letargji e tyre tė pėrhershėm.

            Para se tė largohet nga udhėheqja e tij me Rusinė, Hrushqov kishte dhėnė njė deklaratė tė rėndėsishme qė u konsiderua si shumė e vlefshme. Ai tha se problemi mė i madh me tė cilin po pėrballet vendi i tij ėshtė se askush nuk ėshtė i vullnetshėm pėr tė punuar, dhe se rinia e Rusisė aspak nuk janė tė interesuar pėr tė bėrė ndonjė gjė. Ėshtė e ēuditshme se si punėtorėt e Rusisė, tė rinjtė e atij vendi socialist, nuk janė tė vullnetshėm pėr tė punuar. Ata po pėrfundonin nė letargji dhe dembelizėm. Stalin i kishte detyruar me force tė punojnė, dhe kėshtu mėnyra se si ai u trajtua pas vdekjes sė tij ėshtė e kuptueshme. Trupi i tij i vdekur ishte nxjerrė nga varri dhe ishte vendosur nė Sheshin e Kuq pėrballė Kremlit ku ai pėrdoret pėr tė qenė i pėrshėndetur dhe i falėnderuar nga populli pėr dekada. Gjatė kohės sa ishte gjallė, ai e tiranizoi Rusinė si njė pėrbindėsh dhe kėnaqej nė vrasje masive. Forca, frika dhe vdekja e kishin bėrė popullin punonjės. Por posa u largua frika, njerėzit ranė nė mosveprim.

            Kapitalizmi, nė anėn tjetėr, prezantoi faktor nxitės nė prodhim - nxitje pėr tė punuar, pėr tė prodhuar. Puna produktive u bė shumė tėrheqėse. Kjo tėrheqje, kjo nxitje pėr punė, do tė shkojė nė qoftė se kapitalizmi shkon. Kjo ėshtė ajo qė ka ndodhur nė Rusi. Por ka njė mėnyrė pėr tė dalė nga kjo dilemė. Nėse kapitalizmit i lejohet rritja e plotė, dhe socializmi vjen nga kapitalizmi shumė natyrshėm, atėherė nxitja do tė mbetet. Dhe pėr mua kjo mė duket se ėshtė e mundur. Ajo do tė jetė e mundur nė Amerikė. Edhe pse kjo duket paradoksale, por, gjithsesi ėshtė e vėrtetė, dhe gjatė pesėdhjetė viteve tė ardhshme Amerika gjithnjė e mė shumė do tė lėvizė drejtė socializmit dhe Rusia drejtė kapitalizmit. Pa e ditur dhe pa revolucion tė pėrgjakshėm Amerika pėr ēdo ditė po i afrohet mė shumė socializmit. Pse? Sepse ka pasuri tė bollshme, shumė pasuri, prona private e pasurisė bėhet e pakuptimtė. Prona private do tė jetė e padobishme vetėm kur ka pasuri tė mjaftueshme, shumė mė shumė se qė ėshtė e nevojshme. Nėse ne sot shkojmė nė njė fshat, ne nuk do tė gjejmė se ka pronė private nė ujė, sepse nė fshat ka mjaft ujė pėr numrin e vogėl tė banorėve. Por nėse nesėr ka mungesė tė ujit, dhe numri i banorėve vjen duke u rritur, prona private do tė paraqitet. Tani ajri ėshtė pa pagesė pėr tė gjithė. Por, nėse nesėr paraqitet mungesa e ajrit, mungesa e oksigjenit, dhe numri i njerėzve rritet, atėherė njerėzit e zgjuar dhe tė shkathtė oksigjenin do ta ruajnė nė tanke dhe do ta mbyllin nė shtėpitė e tyre. Prona private ka pėr tė filluar. Prona private e pasurisė do tė zgjas pėr aq kohė sa tė ketė mungesė tė pasurisė dhe rritje tė popullsisė. Kėtu ėshtė vetėm njė mėnyrė e logjikshme dhe e natyrshme e pėrfundimit tė pronės private, dhe ajo ėshtė qė pasuria tė bėhet e mjaftueshme si uji dhe ajri. Dhe kjo ėshtė e mundur. Edhe sot, njė njeri i cili konsiderohet i varfėr nė Amerikė, ėshtė njė njeri I pasur sipas standardeve ruse. Njeriu i pasur i Rusisė ėshtė shumė mbrapa njeriut tė varfėr nė Amerikė. Por kjo nuk ėshtė e rastėsishme. Dhe kjo ėshtė njė ēėshtje e konsideratės serioze qė edhe pas pesėdhjetė viteve tė socializmit Rusia tė mbetet e varfėr. Pėr dhjetė vitet e fundit Rusia nuk ka qenė ne gjendje tė prodhojė ushqim tė mjaftueshėm as pėr popullin e saj. Nuk ėshtė vetėm India ajo qė ka importuar ushqim nga jashtė, edhe Rusia ka blerė ushqim nga shtetet kapitaliste. Ku ėshtė socializmi nėse barqet socialiste duhet tė jenė tė mbushur me ushqim kapitalist? Letargjia dhe pėrtacia e kanė kapluar Rusinė serish edhe njėherė kapitalizmi ofron nxitje pune pėr tė prodhuar. Nėse kjo nxitje hiqet, atėherė forca ėshtė e vetmja alternative. Atėherė ju do t’i bėni njerėzit tė punojnė nėn nishan. Por rendi shoqėror i mbajtur me dhunė nuk mund tė jetė i qėndrueshėm.

 

 

            E kam dėgjuar njė anekdotė pėr Hrushqovin.

            Hrushqov drejtonte mbledhjen e partisė dhe me vrull kritikonte Stalinin. Dikush nga masa e tubuar para tij tha: “Zotėri, kur Stalini kryente kėto krime, vriste me miliona, dėbonte me dhjetėra mijėra nė kampet e pėrqendrimit nė Siberi, duke i dhėnė tėrė Rusisė njė gjakderdhje, ju keni qenė me tė. Pse nuk protestuat atėherė? " Hrushovi heshti pėr njė minutė tė plotė, pastaj tha: "A do zotėria i cili kėrkoi pėrgjigje me mirėsi tė ma tregoj emrin dhe adresėn e tij?” Por zotėria nuk u ngritė nga karrigia e tij. Atėherė Hrushqovi tha: “ Ju lutem vetėm ngrituni dhe ma tregoni fytyrėn tuaj?” Por zotėria prapė nuk u ngrit dhe vazhdoi tė qėndrojė i ulur. Hrushqovi pastaj tha: “Unė qėndrova i heshtur pėr arsyen e thjesht e cila edhe juve tani po ju mban tė heshtur. Pėr tė mbetur gjallė unė kam qėndruar i heshtur.”

            Nė kapitalizėm pasuri ėshtė prodhuar nė mėnyrė shumė tė natyrshme. Kapitalizmi nuk pėrdorė shkop, armė, apo ēfarėdo qoftė force tjetėr. Ai siguron nxitje pėr tė punuar, pėr tė prodhuar. Secili person e ka njė botė tė vogėl personale tė tij, motivimin  e tij, vrullin e tij. Nėse gruaja ime ėshtė e sėmurė, unė mund tė punojė gjatė natės pėr hir tė saj, por nėse unė them se njerėzimi ėshtė nė shtrat tė sėmurit, kjo do tė kalojė mbi kokėn time. Njerėzimi ėshtė njė gjė aq e largėt sa unė nuk mund tė arrijė tė lidhem me tė. Unė mbetem plotėsisht i paprekur. Pėr ta edukuar fėmijėn tim unė do tė bėj ēdo gjė. Unė mund tė punojė punė tė rėndė nėn diell mesdite. Por nėse mė thoni se ne do ta edukojmė gjithė njerėzimin, kjo nuk do tė mė frymėzojė, dhe e tėra do tė mė trazojė. Kjo duket aq joreale. Unė shumė mirė mund tė kuptojė dhe tė vlerėsojė nėse ju mė sugjeroni se unė duhet tė kem njė shtėpi vetjake me njė kopsht tė bukur nė pjesėn e pėrparme, por tė mė thoni se unė duhet tė punojė pėr prosperitetin dhe mirėqenien e kombit, pėr ta shndėrruar atė nė njė kopsht tė madh, ėshtė gjė qė humbė nė tym.

            Rrethi i vetėdijes sė njeriut ėshtė shumė i vogėl; ai ėshtė si njė llambė balte qė shpėrndan dritėn e saj nė njė hapėsirė tė kufizuar prej pesė metrash katror rreth vetes. E tillė ėshtė vetėdija e njeriut, shtrirja e saj ėshtė shumė e kufizuar. Familja ėshtė si rrethi i vogėl i vetėdijes. Ajo ka qenė kryesisht e kufizuar nė rrethin e vetė familjar deri mė tani, dhe ajo nuk ėshtė rritur akoma pėr tė shkuar pėrtej atij kufizimi. Nėse ajo pėrpiqet tė shtrijė vėshtrimet e saj pėrtej familjes – pėrtej janė shoqėria, kombi, njerėzimi – ajo fillon tė humbė interesimin e saj, nxitjen e saj, vrullin e saj. Shoqėria, kombi, njerėzimi – kėto janė hapėsira aq tė mėdha sa ato nuk kanė kurrfarė kuptimi pėr tė, ato nuk do tė ndikojnė nė vetėdijen e saj. Kėto thjesht nuk e inspirojnė atė.

            Kapitalizmi lėshoi njė vrull pėr prodhim pikėrisht nė kėtė bazė – nė bazė tė interesave tė kufizuar tė njeriut, iniciativave individuale. Ai e bėri atė tė punojė pėr veten dhe familjen e tij. Dhe vrulli pat sukses menjėherė. Kapitalizmi krijojė tė dyja menjėherė edhe njohje edhe pasuri. Njohuri kemi fituar pėr njėqind e pesėdhjetė vjet tė kapitalizmit barabartė me njohurinė e fituar mbi botėn pėr njėmijė e tetėqind vite pas Krishtit. Dhe prapė, njerėzimi kishte fituar aq shumė njohuri nė pesėmbėdhjetė vitet e fundit sa kishte fituar pėr njėqind e pesėdhjetė vitet e para tė kapitalizmit. Dhe sasia e njohurive tė fituara nė pesė vitet e fundit pėrsėri ėshtė e barabartė me fitimet e mėparshme. Ēfarė bota e vjetėr kishte arritur pėr tė marrė pėr njėqind e tetėdhjetė vjet, nė botėn e kapitalizmit ėshtė bėrė pėr pesė vjet. Me tė vėrtetė njė mrekulli!

            Dhe ne ende do tė vazhdojmė me ndėshkimin e kapitalizmit pa e kuptuar se ēfarė ka bėrė pėr ne. Ai ka shtruar rrugėn pėr ēdo burrė e grua tė marrin pjesė nė prodhimin e pasurisė. Ai ka krijuar atė hapėsirė ku pasuria do tė derdhet si uji. Ai ka vendos themele pėr krijimin e pasurisė sė madhe, pėr njė bollėk tė pasurisė. Dhe atė ditė kur ta kemi atė pasuri  tė mjaftueshme fėmija i kapitalizmit do tė lindė. Ky do tė jetė socializmi i vėrtetė.

            Ēfarė do tė thotė kur unė ju paralajmėroj kundėr socializmit? Unė kėrkoj nga ju qė tė leni kohėn e shtatzėnisė tė jetė i plotė. Kapitalizmi ėshtė si koha e shtatzėnisė - le tė pėrfundojnė pėr nėntė muaj. Edhe Marksi nuk e kishte imagjinuar se kapitalizmi i pari do tė likuidohet nė Rusi, sepse Rusia nuk ishte kapitaliste. Marksi nuk e kishte ėndėrruar se Kina do tė bėhet komuniste, pėr shkak se vendi ishte atėherė tmerrėsisht i prapambetur dhe i varfėr. Marksi e kishte menduar se kapitalizmi do tė prishet sė pari nė Amerikė apo Gjermani. Por ai u prish nė Rusi dhe Kinė. Dhe tani pėrpjekja nė Indi ėshtė qė tė likuidojė atė. Kėto janė tė gjitha vende tė varfėr dhe tė prapambetura pa asnjė kryeqytet, pa ndonjė aset. Por ata kanė njė gjė me bollėk: ata kanė masa tė mėdha tė tė varfėrve. Dhe zilia e masave mund tė jetė e lehtė pėr t’u ngjallur.

            Mendimi i Marksit ishte shumė shkencor. Ai me tė drejtė tha se kapitalizmi do tė shfuqizohen nė vendet mė tė zhvilluara, ku ai do tė ketė arritur rritjen e tij tė plotė. sepse kur pasuria ėshtė pronė e bollshme, ajo private bėhet e pakuptimtė. Marksi nuk e dinte se revolucioni do tė bėhet nga masa e zhvillimit kapitalist dhe pasurisė, por nga ngacmimi dhe xhelozia e tė varfėrve. Tė gjitha vendet qė u bėnė socialist janė shtete shumė tė varfra. Socializmi sė pari ėshtė dashur tė vijė nė Amerikė, por kjo nuk u bė. Nė njė mėnyrė, socializmi po hyn nė Amerikė, por shumė nė heshtje. Gjithēka qė ėshtė e vlefshme nė jetė vjen shumė nė heshtje; ajo nuk vjen me daulle e bori. Askush  nuk e di se kur njė farė shpėrthen nė filiz. Ēdo gjė qė ėshtė kuptimplote ecėn me hapa tė heshtur, dhe diēka arrihet tė mėsohet vetėm pasi tė ketė ardhur tashmė. Ēdo gjė qė vjen me daulle e buri, dihet se po pėrpiqet tė vijė para kohės.

            Socializmi dėshiron tė vijė me ulėrima dhe bėrtima, duke mos ditur se ai mund tė vijė vetėm pasi kapitalizmi tė jetė kompletuar. Ēfarė do tė ndodhė nė Indi nėse ne e shkatėrrojmė sistemin e porsalindur tė zhvillimit kapitalist, dhe tė fillojmė me shpėrndarjen e pasurisė sė paktė tė saj? Kjo, me siguri, do tė kėnaqė xhelozinė e tė varfrit, por ai nuk e di se kjo do t’i sjell atij varfėri dhe mjerim edhe mė tė madh.

            Sistemi i ndėrtimit tė kapitalit sot nė Indi ka nevojė pėr ēdo lloj bashkėpunimi. Nė tė vėrtetė, tani ėshtė koha e duhur pėr Indinė tė merr njė vendim tė duhur dhe tė zgjedhė qė nė periudhėn pėr pesėdhjetė vjet tė krijojė kapitalizėm dhe tė bėhet kapitaliste. Pastaj do tė vijė socializmi, ai do tė jetė i detyruar tė vijė – dhe ai do tė vijė vetvetiu. Kjo nuk do tė ketė nevojė pėr njė Indira apo kushdo qoftė tjetėr pėr tė ndihmuar tė vijė. A e solli dikush kapitalizmin? Jo, kapitalizmi erdhi vet kur feudalizmi e arriti kulmin e tij. Socializmi do tė vijė nė mėnyrė tė njėjtė. Por, durimi ėshtė i nevojshėm, durimi ėshtė thelbėsorė. Dhe po mė duket se ne fare nuk po kemi durim. Dhe padurimi do tė na shkaktojė aq shumė dėm sa nuk mund tė llogaritet. E a do tė jetė e dobishme cilado urti pas pėrfundimit?

            Kam dėgjuar… Njėherė njė socialist kishte vizituar Rothschild nė Amerikė dhe i kishte thėnė: “Ju keni rrėmbyer pasurinė e kombit. Nėse e shpėrndani pasurinė, vendi do tė bėhet i pasur.” Rothschild e kishte dėgjuar me durim, pastaj mori njė cope letėr bėri njė parallogari, i dha atij pesė cent dhe i tha: “Kjo ėshtė pjesa juaj, ēdo person nė kėtė shtet do t’i merr nga pesė cent. Unė jam i gatshėm pėr ta shpėrndarė, dhe unė nuk do ta refuzoj askėnd kush vjen pėr pjesėn e vetė. Por, a mendoni ju se socializmi do tė vijė nėse secili merr nga pesė cent?

            Rothschild, tė paktėn kishte pesė centė pėr tė dhėnė. Birla, Tata dhe Sahu tė Indisė nuk do tė jenė nė gjendje tė tė japin asnjė cent tė vetėm. Ne nuk kemi kapitalist tė tillė, sepse kapitalizmi tek ne ėshtė nė fazėn embrionale. Bombej ėshtė njė ēik mė mire, por Bombej nuk ėshtė Indi. E gjithė India ėshtė e varfėr. Kushtet e saj tė jetesės sot janė si ato tė Evropės para revolucionit industrial. Ne madje nuk kemi pasur as revolucionin tonė industria, a ėndėrrojmė pėr socializmin. Sė pari, le tė vijė revolucioni industrial. Sė pari, le tė mbulohet i gjithė vendi me industri e industri. Le tė jetė i gjithė vendi i angazhuar nė prodhimin e pasurisė; le tė ketė miliona Tata e Bira tė vegjėl e tė mėdhenj, dhe i gjithė vendi do tė jetė i mbuluar me pasuri. Dhe kur tė ketė pasuri tė mjaftueshme kėtu, asnjė Tata e asnjė Bira nuk mund tė ndalė shpėrndarjen e pasurisė.

            Kuptimi im i problemit ėshtė ky: Vetėm njerėzit si Tata dhe Bira mund tė prodhojnė pasuri tė madhe e cila ėshtė e nevojshme pėr distribuim. Shpėrndarja nuk mund tė ndodh ndryshe.

            Nėse unė ju kėshilloj kundėr socializmi, kjo s’do tė thotė se unė jam armik i socializmit. Nė fakt, socialistėt e sotėm janė kundėr socializmit, por ata nuk po dine se ēfarė janė duke bėrė. Ata janė duke vendosur zjarrin midis shtėpisė ku po jetojnė. Ata do tė digjen, dhe bashkė me ta do tė digjet edhe i gjithė vendi.

            Varfėria e Indisė ėshtė shumė kronike. Pra, mendoni mirė para se tė merrni njė hap nė kėtė drejtim. Le tė mos thyhet nė kėtė shtet procesi i formimit tė kapitalit. Nė fakt, ky proces veē ėshtė dobėsuar por ne nuk po e shohim. Duket se ne kemi vendosur tė mos shohim asgjė me sy tė hapur. Qeveria bėn rrėmujė nė ēdo gjė qė merr pėrsipėr pėr tė bėrė. Pėr ēdo njė rupi tė investuar nė industrinė private, ne kemi investuar dy nė sektorin publik. Por tė gjitha ndėrmarrjet publike janė duke konkurruar pėr njė humbje. Megjithatė, qeveria thotė se tė gjitha industritė duhet tė nacionalizohen.

 

       Vazhdon...

 

 (1)               (3)