.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Sabile Keēmezi - Basha

SABILE KEĒMEZI - BASHA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SABILE KEĒMEZI - BASHA

 

 

 

 

          

             Hyrje

 

            Lindi nė Koretin tė Dardanės (Kamenicė). Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, kurse gjimnazin nė Dardanė. Ėshtė femra e parė nga Kosova  qė mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike nė Beograd  mė 1977. Studimet pasuniversitare i vazhdoi nė Universitetin e Prishtinės nė Degėn e Historisė. Magjistroi mė 1980 dhe doktoroi mė 1984 (ishte femra mė e re qė u bė doktore e shkencave nė Kosovė).

            Botoi mbi 200 njėsi bibliografike zhanresh tė ndryshme, nga ato shkencore, publicistike, trajtesa, vėshtrime, shqyrtime, fejtone, poezi pėr tė rritur dhe fėmijė, tregime, drama, romane, ese etj., pėr tė cilat mori shumė  mirėnjohje, shpėrblime dhe ēmime letrare. Mori pjesė nė tubime tė ndryshme shkencore nė Kosovė dhe jashtė. Ishte redaktore pėrgjegjėse pėr hapėsirėn etnike shqiptare nė territorin e ish-Jugosllavisė  nė revistėn “Bota shqiptare”, qė botohej nė Tiranė (1991-1993).

            Qysh nga fėmijėria shkruan poezi e prozė pėr tė rritur dhe pėr fėmijė. Mė 1987, nė “Akordet e Kosovės”, u shpėrblye me “Pendėn e artė” pėr tekstin mė tė mirė tė Akordeve.

            Ėshtė anėtare e Kryesisė sė Shoqatės sė Shkrimtarėve  tė Kosovės. Nė vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit tė Kosovės. Aktualisht merret me probleme tė historiko-politike tė kohės mė tė re. Sabile Keēmezi-Basha ėshtė anėtare e Akademisė Evropiane tė Arteve e cila ėshtė themeluar nė vitin 2002, me seli nė Luksemburg.

            Qė nga viti 1978 punon nė Institutin e Historisė tė Kosovės dhe ka titullin e kėshilltarit shkencor.

 

 

            Gjer mė tani ka botuar kėta libra:

 

            Botime shkencore:

 

            1. Programet politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i Historisė, Prishtinė, 2013.  

            2. Veprimtaria atdhetare ilegale nė Anamoravė 1945-1968, I. Instituti i Historisė, Prishtinė, 2013,

            3. Vlerėsime politiko-historike, Brezi’81, Prishtinė, 2012,

            4. Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare, Shoqata e tė Burgosurve politik,

    Prishtinė, 2012

            5. Monografia "Gjilani me rrethin" (bashkautorė), Gjilan 2012

            6. Ekspozitė “Shtypi i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (945-1999), 26 nėntor,

    2012. Kuvendi Komunal-Gjilan

            7. Kontributi atdhetar i Hyrije Hanės”, Libri Shkollor, Prishtinė  2011.

            8. Kosova nė shtypin e mėrgatės shqiptare (1945-1990), III , (Qindresa

    Shqiptare; Krahu i Shqiponjės; Kosovarja e Re )”,   Libri Shkollor, 

    Prishtinė   2011.

            9. Kosova nė shtypin e mėrgatės shqiptare (1945-1990) II (Lajmėtari i

     Lirisė; Pėrpjekja Kosovare)”, Libri Shkollor, Prishtinė 2011.

            10. Tė burgosurit politikė shqiptar nė Kosovė  1945-1990”, Logos-A,  

     Shkup, Prishtinė , Tiranė , 2010.

            11. Shtypi ilegal shqiptar nė Kosovė  (1945-1999), I ”, Prishtinė , 2009,

            12. Organizatat dhe grupet ilegale nė Kosovė  1981-1989”, Prishtinė  2003.

            13. Lėvizja patriotike shqiptare nė Kosovė  1945-1947”, (ribotim) , Shkodėr

      1999.

            14.  Lėvizja ilegale patriotike shqiptare nė Kosovė  mė 1945-1948”, Prishtinė

       1998.

            15. Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-sė nė Kosovė   mė 1945-1966” (nga viti

      1945 deri te Plenumi i Brioneve), Instituti i Historisė, Prishtinė , 1987.

 

            Botime letrare:

 

            1. Kėmisha e atdheut, (poezi), MKRS, Prishtinė, 2013

            2. Metaforė iberike, (poezi), Prishtinė, LSHK, 2011

            3. Kujtesėn e ka kapur skleroza (poezi), LSHK, 2011

            4. Kodi i pritjes (poezi), LSHK, Prishtinė, 2010

            5. Anatomia Iubirii (poezi), Bukuresht, 2009

            6. Nata pa kornizė (roman), Prishtinė,  LSHK, 2008

            7. Malli pėr Itakėn (poezi), Prishtinė, LSHK, 2008

            8. Hadi (dramė), Prishtinė, LSHK, 2005

            9. Ėndrrat e trishta (poezi), Prishtinė, “Rilindja”, 2000

            10. Kohė epileptike (poezi),  Prishtinė, “Jeta e Re” , 1996

            11. Dy lule ka mami (poezi), Prishtinė, “Pionieri”,1993

            12. Nusja e gurtė (poezi), Prishtinė “Rilindja”, 1989

 

 

 

 

 

NUSJA E GURTĖ

(Ura e Fshejtė)

 

 TĖ MĖ GJEJĖ NĖ NJĖ PĖRRALLĖ

 

Nė urė duvaku i nusėrisė

Ē’kumbon e trazon botėn

Shekujt sfiduan njėri-tjetrin

Nė urė duvaku i nusėrisė

Fėmija qumėsht kėrkon nė vaj

Urata e ktheu prapė nė legjendė

Tė na gjejė prapė nė njė pėrrallė

Zogu thirri tri herė emrin e nuses

Ajo prapė nė urė mur

E nuhati si lulen nė legjendė

Ku mbeti duvaku i nusėrisė

 

 

ZOGU I ZI

 

Duke u fshehur nga shenjtėria

Ēdo gjė kėtu ishte si dikur

Ajo shqeu lėkurėn e legjendės

Dhe doli mbi Urėn e Fshejtė

Vėllai i vogėl pa njė ėndėrr

Nė urė u shikua me sytė e lodhur

Asgjė nuk pa mė, as mua, as urėn

Duvaku i nusėrisė valėvitej

Ura merrte oshtimė tė vdekurish

Zogjtė kėndonin ninullėn e zjarrtė

Pėr fėmijėn qė s’diti ē’ėshtė ēudia

U rrokullisė nėpėr djep e zbriti

Nė qemerin e urės e pa tė ėmėn

Dhe tha :”Lėreni  aty ku ėshtė

Ajo prej aty mė jep gji amshimi”

 

Zogu i zi doli nga guri akull

U fal tri herė dhe fluturoi pastaj

Tė gjitha unė i pash, vaj-

Ura e Fshejtė mė lulėzoi nė dorė.

 

 

MOS E PREK

 

Ēdo gjė ndodhi pastaj

Mos e prek se tė ngrihen duart

Nė shikimin tim zgjohet murimi

Gur mė gur mė ndėrtojnė trupin

Mbi trup rrėzon Ura e Fshenjtė

Tė emėrtoj edhe ty si vėllain e vogėl

Ē’tė bėjė unė nė kėtė ligėsi

Merri flokėt e mi e thur njė urė

Nė tė mund tė shkelėsh vetė i treti

Legjenda do tė falė prapė kokėn

Pėr tu kthyer njėherė nė konak

Fėmijės gji pėr t’i dhėnė e bekuar

Mbylle kėtė ditė se nuk po mė zė.

 

 

Ē’MURANĖ E BUKUR

 

Sonte mos qaj, sonte

Pėr ēudi aq shumė i ngjason asaj ure

Veli i nusėrisė e mbulon tė tėrėn

Ē’muranė e bukur nė themel tė urės

Sonte je krejt akull

Mblidhi fėmijėt tė mos qajnė pas meje

Unė ende nuk dola nga legjenda

Ēdo gjė mund tė ndodhė sa tė mos kthehem

Duvakun tim nė themel tė urės mos e kėrko

 

Brigjet duan edhe viktima

Shikohu nė sytė e mi e vdis edhe ti

Ura e Fshenjtė do tė na ringjallė sėrish

Ndoshta nė ndonjė legjendė tjetėr

Siē e gjetėm nė kėtė urė Nusen e Gurt

 

 

KALON EDHE KJO

 

Kalon edhe kjo

 

Unė do tė jem unė

Ti nuk do tė jesh ti

Ai nuk do tė na njohė fare

 

Kalon edhe kjo

 

Horizontet do tė jenė tė ndritshme

Arat do tė bėjnė bukė

Nėnat fėmijė mė shumė

 

Kalon edhe kjo

 

Dhe ēdo gjė do tė ketė peshėn e vet.

 

 

ĒKA TĖ BĖJĖ ME LIRINĖ

 

Tė kėrkoja gjerė nė fund tė trupit

E nė tėrė gjeografin e vatanit

nė stinėt  kallkan

nuk tė njoha...

 

Kur erdhe

Tė pash me sytė e mi

Tė kuqe

Tė blertė

Linde me thermė

 

Tė prita nuse me bajrak

Unė, ti e liria

Ende nuk jemi njohur

Me huqet tona

 

Mė thuaj imzot

Ēfarė tė bėjė me lirinė

Nė kėtė ditė tė madhe

Unė e ajo

Dashuri tė panjohur

 

 

ĖSHTĖ  PLAKUR PRITJA

 

Njė ditė, koha noprane

Ma vodhi edhe pritjen

E unė me gjymtyrė tė shqepulta

vrapova pas saj

 

Mė thanė lėre tė iki

Unė qava si stinė apokaliptike

 

Mė thanė, imzot

Mė thanė

Ėshtė e plakur pritja

Nga pritja

duke pritur

nė pritje

 

Nuset, grisėn duvakėt

Dhe thanė

Merrni tė gjitha

Por... pritjen...hėm...

Jo

Se do tė thyhet

Nė miliona copėza

Ėndrrat stramastik

Thanė nuset

Nė natėn bojė alli