Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Sabit Idrizi

SABIT IDRIZI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SABIT IDRIZI

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Sabit Idrizi u lind mė 16 shtator 1955 nė Cerajė, fshati mė verior i Kosovės i banuar me shqiptarė. Ka studiuar gjuhėn shqipe dhe letėrsinė.

            Qė nga mbarimi i luftės ėshtė shef i Sektorit tė Kulturės nė Komunėn e Mitrovicės, punė tė cilėn e kryen edhe tash. Ėshtė kryeredaktor i revistės letrare “Fjalė e valė”, tė cilėn e financon Komuna Mitrovicės dhe Ministria pėr Kulturė, Rini dhe Sport e Republikės sė Kosovės, e tė cilėn e nxjerr Shoqata e Shkrimtarėve e Mitrovicės “Jakup Ceraja”, kryetar i sė cilės ėshtė.

            Ėshtė redaktor, recensues apo redaktor gjuhėsor i mbi 60 librave tė autorėve tė ndryshėm. Shkrimet e tij letrare janė botuar nėpėr shumė revista dhe gazeta qė dalin anekėnd trojeve shqiptare. Ėshtė i pėrfaqėsuar nė disa antologji dhe leksikone.

            Krijimtaria e tij ėshtė vlerėsuar me disa ҫmime letrare, si: Ҫmimi “Kostandin Kristoforidhi” nė Elbasan, Ҫmimi i Nėntorit nė Mitrovicė, Ҫmimi “Dita Vlonjate e Poezisė” nė Vlorė, etj.  Disa nga krijimet e tij letrare janė pėrkthyer dhe botuar edhe nė anglisht, hebraisht, kroatisht dhe rumanisht.

            Qė nga viti 1997 ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė Mitrovicė.

 

            Deri mė tash ka botuar kėta libra:
            "Pesha e fundshekullit", poezi, 1995
            "Pėrderisa ėshtė e martė", poezi, 1997
            "Diell me dhėmbė", poezi, 1998
            "Finalja e zhgėnjimit...", ditar lufte, 2000
            "Mbretėresha ėshtė gjallė", poezi, 2006
            "Zarfi", prozė, 2008
            "Ma fsheh bregun tjetėr", poezi, 2010

 

 

 


POETĖT DASHUROHEN NATĖN
(Poetėt, si kalorėsit e arratisur, po s’e patėn, duhet ta trillojnė njė dashnore)

Nga palca e territ i nxjerrin
Dashnoret e veta tė krisura

As si gra tė pabesa
As si zana qė shitojnė

Nuse tė epshta
Qė veē sa s’pėlcasin
U duken

I shtrijnė nė shtretėrit e tyre tė pagjumėsisė
Dhe deri nė agim
I shterin me tė puthura

 

 

RRUGĖTIM

Tė gjithė e dimė cili ėshtė fundi
Dhe prapė ngutemi andej nga ai cak

Nė fillim diqysh krejt ėndėrrt
Krejt shtruar e marrim kėtė rrugė

Dikur ngadalė nis e na lodhet pritja
Nis e na lodhet ēasti i mbėrritjes diku

Pastaj fillojmė e i shfletojmė pėrmallshėm ditėt
I shfletojmė pėrmallshėm kohėt e lėna peng

Pėrmallshėm kėrkojmė diēka tė fshehur
Diku atje krejt pėrtej tyre

Kėrkojmė diēka qė kurrė nuk e dimė ēka ėshtė

 

 

IKU NĖNA

(Me rastin e varrimit tė nėnės sė mikut tim, poetit e studiuesit tė letėrsisė, Miftar Kurti)

 

Mė ike

Shtrojera ime prej rrudhash

 

Tash

Kur tė pėrhėnėn dallgėt e moteve 

Kur tė dalldisen erėrat

Kujt t’i thėrras

 

Ku t’i njom buzėt

Kur t’mė thahet goja

E t’mė shkrumboj malli

Pėr kėtė emėr

 

Sot

Pėr herė tė fundit po ta puth kėtė hartė vuajtjesh

Vizatuar kaq dhembshėm mbi ballin tėnd tė akullt

 

 

NE DHE FĖMIJĖT TANĖ

 

Me sytė tanė tė shterur nė pėrtejkohė

Ua gdhendim pėrmasat e ėndrrave tė tyre

Dhe ua vėmė pėrpara si lodra

 

Kurse ata

Tė shqetėsuar pėr pėrmasat e kohėve tė veta

Duke na i lodruar lodrat tona

Na shpėrfillin deri nė harrim

 

 

DITĖN E SHĖNGJERGJIT

Ende pa u ndarė mirė nata me ditėn
Vinte nėna e na zgjonte nga gjumi

Ashtu pėrvidhshėm nėpėr terrdritėn e muzgut
I suleshim ftoit tek bunari

E rrethonim hajnisht si cubat
Dhe seē varnim diēka nėpėr degėt e tij

Pastaj ktheheshim ashtu pėrgjumshėm
Pėr ta deshifruar recetėn e shėndetit tė vjedhur

Seē vinin shpesh dikah do stinė tė thata
E t’ia shkrumbonin nėnės besėtytnitė deri nė njė

 

 

MEDITIM BRI LUMIT IBĖR

 

Diēka e madhe duhet tė ndodhė

Qė mė nė fund edhe kėto brigje tė pikėlluara

Ta mėsojnė gjuhėn e rrjedhės 

 

Kėtu ku cicėrimat kaherė e kanė harruar ankorimin 

Diēka e bukur duhet tė ndodhė

Qė ta ledhatojė pėrjetėsisht bregu-bregun

 

 

BASHKUDHĖTARJA IME
(Gruas sime Hajries, e cila po lėngon nga njė sėmundje e rėndė)

 

Nga po resh gjithė kjo verdhėsi
Mbi hartėn e pėrhirtė tė ėndrrave tua

Kur tė pashė sot nė mėngjes
Aty pėrpara Shtėpisė sė Shėndetit
Thashė se nga vetura nuk zbrite ti
Po vetė kulmi i vjeshtės

Me atė shikim prej mjegulle
S’dija a po mė luteshe pėr diēka
A po m’i shigjetoje vitet e mbetura

Ani
Le tė ketė mungesė barėrash
Mungesė filmash tė rėntgenit
Shkelje betimesh tė Hipokratit...

Ne do tė shkojmė prapė tek doktoreshė Mevlydja nė Shupkovc
E ta marrim edhe pak melhem shpirti
Qė t’mos na pėlcasė kjo ditė kėtu

Ndalja nuk ėshtė rrugė
Bashkudhėtarja ime prej ėndrrash
E ne kemi pėr tė shkuar diku...

 

 

Ē’NGJYRĖ DO TĖ MARRĖ DETI

(Hajries)

 

Mes dy pėllėmbėve tė mia qė digjen 

Shtrėngoj duart tua prej akulli

Dhe pyes veten

Athua

Ē’ngjyrė do tė marrė deti

Pas perėndimit tė kėtij shikimi tė mugėt

Qė po ma shpon ballin...

 

 

KĖRKOJ FALJE

(Gruas sime Hajries, nė dymujorin e vdekjes)

 

A tė kujtohen ato ilaēet qė t’i pėrmendja pėrditė

(Aty tek shtrati i dergjės)

E qė po vononin tė na vinin

Nuk kanė qenė ilaēe

Kanė qenė pėrpėlitjet e mia tė fundit

Pėrpara se t’ia dorėzoja qiellit

Flakėn e shkrumbimit tim

 

 

SINJALE TĖ MJEGULLTA

 

Unė tė flisja pėr arritjet e mėdha nė Shkencat e Mjekėsisė

Ti e haje shtatin nga dhembjet e padurueshme

 

E diku nga pellgu i thellė i verdhėsisė sate

M’i dėrgoje do sinjale tė mjegullta

Qė t’i deshifroja prometheisht

 

Ē’po ndodh kėshtu me kėtė shekull tė ri

Qė po sqepton kaq pamėshirshėm 

E s’po ngopet mėlēi

 

 

BUZĖQESHJE E VYSHKUR

 

Mė sė shumti mė dhimbseshe

Kur shtėrzoje me krejt fuqinė e shpirtit

Pėr ta pjellė njė buzėqeshje tė vyshkur

 

 

FALJE-MARRJE

 

Kur hoqėn dorė tė gjithė mjekėt

(Kemi arritur shumė nė Shkencat e Mjekėsisė, s’ka fjalė!)

Ajo m’u dorėzua mua

Dhe Krijuesit tė Madhėrishėm 

Unė pėr vete

(Me pafuqinė time prej vdekatari)

S’lashė ilaē pa trilluar

S’lashė guri pa rrotulluar

Qė t’ia falja bile do pritje

Kurse ai...

Krijuesi i Madhėrishėm

(Qė s’ka ēka s’ka)

Pse ia mori tė gjitha pėrnjėherė nuk e di

 

 

BISEDA E FUNDIT ME TĖ

 

Kėsmet

Posa t’ia japė syri i pranverės (mė tha)

Do t’ia nisim shtėpisė

 

Po (ia ktheva) do ta ndėrtojmė njė shtėpi tė re

 

Ndoshta deri atėherė (vazhdoi ajo me gjysmė zėri)

Do tė punėsohet bile njėri djalė

 

Po (ia ktheva, i bindur se po e gėnjeja) do tė punėsohet njėri

 

Posa ta ndėrtojmė shtėpinė (i shkėlqyen sytė nga gėzimi)

Do t’i marrim dy nuse tė mira

 

Po (ia ktheva) do t’i martojmė tė dytė pėrnjėherė: Ramadanin dhe Liridonin  

 

Do tė na mbushet shtėpia plot me nipa e mbesa (u fundos ajo krejtėsisht nė pellgun e ėndrrave tė veta)

Ani kur tė na vijnė edhe ata tė Linditės, tė Albanės... 

 

Po (ia ktheva) do tė... (dhe dola jashtė e ia plasa vajit)

 

Kur u ktheva sėrish nė dhomė

Ajo tashmė ishe nisur pakthyeshėm

Dhe po fluturonte drejt yllit tė vet 

 

Nė dy pika loti tė kristaltė

Qė ende po rrėshqisnin ngadalė faqeve tė saj tė vyshkura

Po fundosej qetėsisht njė anije me ėndrra...