Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Sadbere G Spahija

SADBERE GAGICA SPAHIJA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SADBERE GAGICA SPAHIJA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

      U lind nė Gjilan mė 1963. Aty kreu shkollėn fillore dhe tė mesme. Pėr qytetin e lindjes, si ēdo krijues letrar, ka nostalgji qė e shpreh edhe nė vargje poetike.

            Belbėzimet e para poetike i bėri si nxėnėse e shkollės fillore. Lexoi me ėndje tė veēantė shkrimet letrare atėbotė tė Ali Huruglicės, Hysėn Kėēikut,Vehbi Kikajt, Rifat Kukės, Zejnullah Halilit dhe shkallė-shkallė krijoi njė individualitet letrar. Si nxėnėse e klasės sė tretė botoi tregimin e shkurtėr pėr fėmijė “Plaka dhe Semafori”, e cila u vlerėsua si shkrim i rrallė pėr moshėn e saj. Poezitė e para pėr fėmijė i botoi nė revistėn letrare “Ylberi” , pėr tė vazhduar nė “Pioneri”, “Rilindja”, Venera”,

            Nga ajo kohė ajo shkruan vazhdimisht, ndėrsa shkrimet i ruante me xhelozi nė atė ditarė lirikė tė mbushura me vargje e tregime.

            Kohėve tė fundit ka botuar nė gazetėn “Nacional”, “Pena e artė”, “Nositi” nė Lyon tė Francės, “Qėndresa” “ Bota sot” etj. 

            Nė antologjinė poetike “Varg  nė pėrjetėsi” 2013 vj. ėshtė prezantuar me njė cikėl poezish, pėrgatitur nga Baki Ymeri, nė Bukuresht tė Rumanisė. Nė “Antologjinė e dhimbjes” 2012 vj. me rastin e vdekjes sė Ali Podrimjes, nė mesin e njėqind poetėve shqiptarė.

            Nė janar te vitit 2016 botoi nė Tiranė vėllimin e pare me poezi me titull “Folenė e ėndrrave kėrkoj".

            Pėr vlerėn letrare tė kėtij vėllimi ka bėrė njė studim prof. dr. Faik Shkodra.

            Sadberja pret t'i dalė nga botimi edhe libri i saj i dytė me poezi.

 

 

 

 

E DEHUR

 

Ujita trėndafilin e vyshkur,

Trėndafilin e kuq tė zemrės tėnde!

Tutje qe lot i dehur…

Gotė e qelqtė e ėndrrės!

Ishte si tė thuash dramė teatrale

Ne personazhe nė labirintin e jetės

Pas fundosjes ne gotėn plot verė,

Futem nė zgafella tė shpirtit, nė

Retė e iluzionit tė strallėve!

Stuhia si epidemia vriste udhėtimin,

Trillove sėmundjen e trėndafilave,

Rimė e harruar e strofės tonė

Jehonė e largėt ishim ne…

Unė si Eskili mbledh thėrrimet shira

Kujtime pėr shkretėtirėn e kaluar,

S’lė gjurmė mbi pluhurat e dheut,

Te kėmbėt varri fliste me ne,

Me kėmishėn e grisur tė jetės,

Nga eshtrat e mia le te pėrhapet,

Pluhuri i qiriut nė tė gjitha hartat,

Pėr tėrė ėndrrat e mia qė vdesin,

Vdes e ringjallem e dehur,

I ndez nė ēast tėrė qirinjtė e shuar!…

 

 

SKAJEVE PA FUND

 

Natė e ftohtė

Ėshtė futur nėn jorgan

Korridoreve pa dritė

Unė zgjas hapat e mi

Zhurmė ēizmesh diku dėgjoj

Ėndrrat duan tė m’i pėrpijnė

Edhe mua

Si hingėllimė kuajsh sillen

Skajeve tė pafund

Mureve tė dhomės sime

Trokojnė si nėpėr Trojė

Derėn ma thyejnė me thundra tė hekurta

Hijen time duan tė ma vrasin

Zvarrė tė mė tėrheqin

Shpirtin ma torturojnė

Si fantazmė hamletiane

Mė duket kjo dhembje!

 

 

MES DALLGĖSH 

 

Shtrihem unė dhe stinėt e mia 

Edhe sonte 

Si nuse e dhėndėrruar 

E prek fjalėn me thonj tė zgjatur 

Dora ime prek qiellin 

Mbledh pikat e shiut nė shuplakė 

Zhytem nė epshin vargėzor 

Dhe krah marrin ėndrrat e mia 

Sa herė mė ka djegur fjala 

Me strall kam ecur mes mjegullave 

Njė yll nė mesnatė e kam kėrkuar 

Mes dy lumenjve era mė ka bartur 

Si klandestinė barkėn e ka pritur 

Si hije tė kaloj pėrtej brigjeve tė dhembjes 

Nė ferr e kam takuar Virgjilin 

Dhe Beatriēen flokėderdhur duke vrapuar 

E sėrish kam zbritur me muzėn nė tokė 

Kam derdhur njė klithmė pa zė 

Nė vetminė e pasosur natė hamletiane 

Memecėrinė nuk e putha kurrė nė jetė 

Pas rrezeve jam paluar pranverat i kam dashur 

Si dallėndyshe pa kufi toka ime mė grish 

Eja bija ime mes rrugėve kėndo kėngėn 

Mė tė bukur me zogj fluturo 

Nė teatrin e Shekspirit janė shumėzuar djajtė 

Shtrihem por gjumi nuk mė zė!

 

 

NĖSE S’VJEN

 

Merr nė duart tua

Zemrėn time

Plagosur rėndė

Si shqiponja maleve

Do tretem kurbeteve

Metropoleve tė panjohura

Larg vendlindjes

Udhė do tė marr

Gjilani im i bukur

Kosova ime e dashur

Ende mban si litar nė qafė

Njė copė tokė Veriu

Nėse nuk mė sheh

Unė jam nė vargun tėnd

Si puhizė e lehtė deti

Nė portėn tėnde

Dhembja ime dallgė

Trėndafil me aromė dielli

Nė gjoksin tėnd

Sėrish do vijė

Malli im i stinėve!

Dallėndyshe nė pranverė

Do jem 

Nė strehėzėn tėnde

Do qetėsohem

Mė merr mė vete 

Sonte

Kur erėrat pėrplasen

Nė dritaren time tė shpirtit!

 

 

PIKTUROJ

 

Mes dhomės sė letrave

Ditėt e mia mėrgimeve

Si valė detesh mė duket

Kjo jetė

Loz mė mua ky fat

Si gardh i kalbur

E Unė, Unė

Pikturoj lotin tim

Nė pikturė

Kam harruar puthjet

Ėndrrat pėrtej mureve

Mbi faqet e librit tė pashkruar

Dėgjoj notat e heshtjes sė trishtė

Natės i the

Vargut tim tė pambaruar i them

Merre zemrėn time tė bėrė vrima -vrima

Vishe me pėlhurė tė pėrhitur

Ngjyrat e kėngėve i kam harruar

Diku nė mesnatė

Mbaje njė qiri tė ndezur malli im

Pėrtej lotit jam tretur

E pikturoj me dhembje

Njė takim me fjalėn

Te ky breg i braktisur

Numėroj hapat e mi o zot

Sa rėndė qenka tė jesh

Larg diellit tė atdheut