Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Sadri Jakupi

SADRI JAKUPI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SADRI JAKUPI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

       Me veprimtari kulturore e artistike merret njė kohė tė gjatė, duke organizuar shumė manifestime e ngjarje nė rrethin e Dervenit tė Shkupit e mė gjerė. Njihet si themelues i dy shoqėrive kulturore e artistike; mė 1982 e themeloi dhe e udhėhoqi shoqėrinė "RINIA" nė vendlindje, mė vonė edhe SHKA "Drita e Dervenit" (2001) po tė njejtėn e udhėhoqi disa vite. Dhe 8-9 vitet e fundit udhėheq Shoqatėn Ekologjike-Kulturore  "Horizonti" themelues i sė cilės ėshtė.

            Njihet si aktivist i dalluar kudo qė kėrkohej nevoja e rrethit ku jeton e vepron. Gjatė kohės sė lirė merret me poezi pėr tė rinj. Si fryt i kėsaj veprimtarie ėshtė pėrmbledhja e tre librave me poezi: "Dėshmitė e Kohės", "Koha e Mallkuar" dhe  "Koha Ėshtė", ndėrsa pėr disa ditė del nga shtypi edhe libri i katėrt  "Koha 12 pa 5" .

            Karakteristika e kėtyre librave ėshtė se poeti si metaforė pėr titujt e tyre ka mare kohėn, ku nė brendinė e poezive tė ti paraqitet koha si element thelbėsor pėr jetėn e njeriut nė pėrgjithėsi. Andaj poeti paraqet gjendjen dhe realitetin e popullit shqiptar nė tė gjitha sferat e jetės me trikohėsinė e ndėrlidhur...

 

 

 

 

 


I BURGOSURI I PAFAT

 

Ofshama pa ndalur dėgjohet

Nė ėndrrat e trishtuara

Sytė e tu shkrinė grilat e kafazit

Si njė xixė e vetmuar nga zjarri.

 

I pafajshėm qėndron kėtu

Nė dhimbje vazhdon ėndrrėn i lirė

Me sy tė skuqura kėrkon liri

Rifillon dita e njėjtė pėrsėri.

 

Rrėqethja tė kalon nė tėrė trupin

Shndėrrohet nė djersė qė tė ngulfat

Mbetesh i vetmuar koha tė ka harruar

Dhe ti e fshin ballin me padrejtėsi.

 

Mbetesh lapidar i shpresės

Zjarri kujtimet ti flaki nė harresė

I burgosuri qėndron kėtu i lėnduar

Duke numėruar vuajtjet qė s’kanė mbarim.

 


EJA

 

Eja tė shohim grunajat e bardha

nė natėn e errėt gjinkallėn ta dėgjojmė

ta ndiejmė erėn e bukės sė gjyshes

tė gatuar me djersė

 

Eja njė natė tjetėr

ta shijojmė gurgullimėn e kroit

zemrat tė na freskohen

tė pėrmallemi nga dashuria

 

Nė mesditė dorė pėr dore tė vrapojmė

nė vendin ku luanim guralec

mallėngjehesha me buzėqeshjen tėnde

e ti turpėroheshe nga unė

 

Eja nė njė natė me hėnė

yjet ti numėrojmė

tė ma shuash zjarrin

me buzėt tua tė njomė

 

Eja me kėmishėn e bardhė

e qėndisur nga dora jote

me trokitjen e nallaneve tė mė zgjosh

nga ndjenjat qė mė kanė kapluar pėr ty.

 

 

GJURMĖT

 

Jetoj me emrin nėse nuk ma vjedhin

Nderin nuk munden tė ma marrin

Do tė dorėzohem nė vete

Me mendimet e tjerėve nuk  pajtohem.

 

Krenarin nuk munden tė ma vrasin

Do tė qėndroj si shkėmb

Nė valėt e trazuara tė detit

Qetėsinė do ta gjejė.

 

Edhe nėse zemrėn ma thumbojnė

Humbje tė pėrjetojė

Rrėnjėt do tė thellohen mė tepėr

Nė kujtesė tė mė mbajnė.

 

Frikėsohem nga mendimet e mia

Mos ta harroj emrin

Qė stėrgjyshi ma ka lėnė

Tė mė kujtohet nga shpjegimet e huaja.

 

Do tė gjurmojė deri nė fund

Do ta gjejė gjurmėn e prejardhjes time

Pėr ta trashėguar nė

Pasardhėsit e mi.


 

SHPRESA

 

Nė duar mbaj fatin e nipėrve tė mi

Diellin me hapa tė lodhura

Shpresėn me duar tė thyera

Gėzimin e syve tė fėmijėve

Nė shuplakė mbaj lotėt e tė uriturve

Shqetėsimin e trazuar

Pran burimit tė shpresės

 

Nė kujtesė mbaj ofshamėn e thyer

Nė valėt e trazuara tė detit

Buzėqeshjen e hėnės nė natėn e kthjellėt

Nė agun e mėngjesit tė ta kthej shpresėn.

 

Vrulli i gjakut shqetėsohet nė damarėt e mi

Nė pikėn e ujit kurtar tė burimit

Nė frikėn qė dridhte shpirtin

Do ta ruaj nė jetė nė zemrėn e dėlir.

 

 

 QĖNDRONI NĖ DHEUN TUAJ

 

Tė ndihmuam Kosovė fisnike

tė shpėtuam nga ujqit e Karpateve

donin gjakun tė na e pinė

tė ēliruam.

 

E ndalėm tmerrin e pėrgjakur

nė karvanėt e Egzoduesit

nga toka Ilire

iknin nga vdekja e tmerrshme.

 

Bota e pėrjetoi dhembjen

e nėnave tė rraskapitura nga vuajtja

tė ikur nė fushėgropėn e tmerrit

nė Bllacėn Heroike.

 

E ndalėm dhunėn e asaj kohe

gjurmėt e dhembjeve tė skalitura nė gur

ėndrrėn e vashave tė pėrlotura

nė vatrat e stėrgjyshėrve tanė.

 

Tani pse ja zini hijen Diellit

hėnėn e pikėllon

shkelet gjaku i dėshmor

qė ikin nga Kosova.

 

Vallė nuk ju prekė mallėngjimi

loti i vogėlushes sė renditur nė radhė

me dhembjen shqetėsuese e zemėr pėrvėluar

pa ditur se ēka ndodhė.

 

Qėndroni mos e lėshoni Kosovėn

mos ja lėvdoni plagėn e pashėruar

koha do tė flas pėr ju

ju lutemi keni kujdes.