Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Sadullah Zendeli daja

SADULLAH ZENDELI - DAJA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SADULLAH ZENDELI - DAJA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Sadulla Zendeli-Daja u lind nė Sėrmnovė tė Gostivarit. Shkollėn fillore e ka kryer nė vendlindje. Shkollėn tetėvjeēare e kreu nė Vrapēisht  tė Gostivarit gjimnazin   dega e ekonomisė e filloi nė Gostivar dhe e vazhdoi nė Strumicė- shkollė profesionale pėr drejtor kooperative. Pas kryerjes sė shkollės u punėsuar drejtor i kooperativės ”Bukovik” me qendėr nė fshatin Sėrmnovė. Pas 6 viteve  u punėsua nė Sipėrmarrjen e Hekurudhės Shkup – Dega nė Gostivar  llogaritar  financiar, dha provimin shtetėror sipas rregullores sė sipėrmarrjes. Sipėrmarrja e dėrgoi nė shkollėn politike  njėvjeēare nė Shkup, dhe vazhdoi punėn si llogaritar financiar deri mė 26 nėntor 1966.

            Si njeri intelektual me ide pėrparimtare Daja qė herret nisi aktivitetin e tij atdhetar duke iu kundėrvėnė nė mėnyra tė ndryshme pushtetit tė atėhershėm i cili me ēdo kusht donte t“i ēbėnte shqiptarėt. Pikėrisht aktiviteti i tij prej atdhetari u bė halė nė sytė e regjimit tė atėhershėm, siē na ėshtė e njohur ishte ajo periudha  famkeqe rankoviējane, e cila nisi ta ndjek kėtė atdhetar. Mu pėr kėtė Daja u shtėrngua tė lė vendlindjen dhe tė kėrkoi  strehim nė Suedi.

            Mėrgoi mė 28 nėntor tė vitit 1966 nė qytetin universitar tė Suedisė- nė Upsala.

            Fillimisht kreu kursin e paraprak tė gjuhės suedeze, pastaj diplomoi pėr shkencat filozofike nė Universitetin e Upsalės, studioi dy vjet gjuhėn shqipe nė Universitetin e Sofjes – Dega e Albanologjisė (shef pėr degėn e Albanologjisė profesor Thoma Kacorri. Dhe mė vonė kreu shkollėn e lartė Bibliotekare – drejtimi universitar dhe i sipėrmarrjeve nė Borås.  Sadulla Zendeli-Daja u punėsua si shef i bibliotekave tė shkollave nė Nybro.

            Aty pa se gjėja mė e shtrenjtė pėr fėmijėt ėshtė ruajtja dhe kultivimi i gjuhės dhe traditave kombėtare. Mu pėr kėtė u angazhua qė tė  hap shkollėn shqipe pėr fėmijėt e  mėrgimtarėve shqiptar. Kėsaj ia arriti me  sukses dhe kėshtu hapi shkollėn e parė nė Nybro, pra, qė nga 5 mars i vitit 1975 nisi tė punoi si arsimtar i gjuhės shqipe nė Nybro me 12 nxėnės mė vonė hapi shkollėn e parė shqipe nė Emmaboda me 5 nxėnės dhe nė Kalmar 10 nxėnės, punė kjo tė cilėn vazhdoi ta kryej me entuziazėm dhe kėnaqėsi. Pėrveē punės sė palodhshme si arsimtar i gjuhės shqipe dhe bibliotekar, Daja ėshtė autor i njė varg shkrimesh publicistike dhe botime tė fjalorėve dhe librave pėr fėmijė.

            Nė vitin 2001 shkoi nė pension duke u lėnė arsimtarėve Raif Mehmetit 65 nxėnės nė Nybro dhe arsimtarėve: Sali Komoni, Hasan Sula dhe Milaim Lekaj rreth 70 nxėnės  tė gjeneratės sė dytė. Pėr kėtė ndihmė 27 vjet si shef i bibliotekave tė shkollave dhe arsimtar i gjuhės shqipe nė Nybro, Emmaboda dhe Kalmar dhe puna e palodhur pėr ēėshtjen kombėtare,  Sadulla Zendeli Daja shprehet.

            ”Unė jam njėri ndėr mėrgimtarėt tanė nė Suedi, i dėbuar me dhunė para 50 vitesh. Rrethanat e jetės nė mėrgim, siē mund ta dini, janė mjaftė tė ndėrlikuara e tė vėshtira. Duke qenė larg atdheut, mėrgimtarėt tanė i pret pashmangshėm asimilimi i pjesshėm ose ai i plotė. Ajo qė brengos ēdo njeri nė rrethanat e jetės jashtė atdheut ėshtė ruajtja e gjuhės shqipe”.

            Sadulla Zendeli Daja ka qenė dhe ėshtė shumė i afėr me bashkatdhetarėt tanė nė Suedi, tė cilėt kishin marrė rrugėn e mėrgimit ugurzi nga dhuna qė bėhej nė trojet e tyre shekullore. Kėtė Daja mirė e dinte dhe e kish pėrjetuar nė kurrizin e vet, gjatė veprimtarisė sė tij nė vendlindje.

            Arsimtari Daja nė komunėn Nybro pėrveē shkollės shqipe, bashkarisht me bashkatdhetarėt e tij hapėn shoqatėn  e parė shqiptare  me emrin ”Ilirida”. Pėr herė tė parė u ndanė shqiptarėt nga shoqata ”Vuk Karadjiq”, e cila bėnte presione pėr ndarjen e shkollės shqipe nga ajo serbe. Me kėtė ndarje tė nxėnėsve shqiptar, hapjen e shoqatės shqiptare, hapja e shkollave shqipe, hapja e njė Restoranti me emrin Shqiponja qė e kishin si halė nė sy, aty valonte  flamuri shqiptar dhe simbolet  kombėtare, Flamuri shqiptar valone edhe sot. Daja  njė ndėr aktivistėt  pėr ēėshtjen kombėtare, duke marr pjesė nė demonstratė tė shqiptarėve nė perėndim, mu pėr kėta veprime tė ashtuquajtur nga regjimi  i atėhershėm propagandė kundėr jugosllave Dajės ju ndaluar hyrja nė vendlindje pėr 20 vjet. Daja ishte dhe ėshtė krenar pėr kėtė aktivitet demokratik pėr mbrojtjen e shqiptarėve nė trojet e tyre tė okupuara. Ai thotė:  ”Tė kėqijat ua lėrė  atyre qė sot dihen si gjeneratė e okupimit, diskriminimit, shfrytėzimit, korrupsionit, tradhtisė dhe tradhtarėve dhe gjenocidit  shqiptar dhe atij boshnjak”.

 

            PĖR KULTURĖN SHQIPTARE NĖ SUEDI

 

            Daja ndihmoi po kėshtu me hapjen e shoqatės kulturore shqiptare ”Kosova” nė Kalmar, njė ndihmė e veēantė erdhi nga tė rinjtė shqiptar nga ky qyteti  ku Daja u ndihmonte dhe organizonte funksionimin e shoqatės si zėdhėnės, pokshtu orgnizimin dhe afrimin e bashkatdhetarėve, grave, fėmijėve dhe tė rinjve nė shoqatė. Pėr kėtė Sadulla Zendeli-Daja Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” Kalmar me kryetar Juristin Zymer Kuqaj e zgjodhėn Anėtar Nderi nė qytetin Kalmar tė Suedisė. Po kėshtu Komuna Gostivar nė vendlindjen e tij, Kryetari i Komunės profesor Nevzat Bejta dhe komisioni pėr dhėnien e dekoratave e zgjodhėn anėtar nderi i Komunės sė Gostivarit duke ia dhuruar ēelėsin e qytetit Gostivar.

            Ka reprezentuar librin shqip nė Panairin e Librit nė Göteborg tė Suedisė, duke u lidhur ngushtė me Shtėpinė Botuese Toena Tiranė dhe Shtėpi Botuese tė tjera pėrmes firmės Bokimport Export Daja qė tu ofroj bashkatdhetarėve dhe shkollave shqipe librin shqip nga Shqipėria, Kosova dhe trojet tona. Nė stendėn e librit shqip nė Göteborg valonte flamuri shqiptar dhe takimi me shqiptarėt nė mėrgim Suedi- Skandinavi dhe mė gjer.

 

            SHKRIME PUBLICISTIKE TĖ BOTUARA

            1. Katalogu i librave nė gjuhėn shqipe dhe gjuhėve  tjera ballkanike nė bibliotekat  suedeze nga viti 1948 deri mė 1973, publikim i brendshėm Nr. 142 (Shkolla e Lartė Bibliotekiste nė Borås).

            2. Punimi me titull Historia e shqiptarėve, nga viti 600 p.e. deri mė 1973, (publikim i brendshėm nė bibliotekėn e shkollės Åkrahäll Nybro 1975)

            a) Vjeshta e pėrgjakur

            b) Gurra e Shėn  Mėhillit 

            c) Drejt Gostivarit

            ē) Tmerri i Vardarit

            d) Ditė feste pėr pėr okupatorėt - ditė mortore  pėr shqiptarėt, etj. Shumica prej tė cilave janė botuar edhe nė revistėn ”Besa”, ku Daja ishte njėri prej redaktorėve tė saj.

 

            FJALOR DHE LIBRA PĖR FĖMIJĖ TĖ BOTUARA

            1. Fjalorin e parė nė suedisht- shqip me 17.000 fjalė tė pėrdorimit tė zakonshėm. tė zgjedhura e tė pėrpunuara nga njė fond prej 23.000 fjalėsh dhe 65 fotografi tematike me ngjyra Botues Enti pėr shkollim i Suedisė, 1994.

 

            2. Fjalori i dytė suedisht – shqip  me 28.500 fjalė tė pėrdorimit tė zakonshėm tė zgjedhura e tė pėrpunuara nga njė fond prej 54.000 fjalėsh dhe 66 fotografi tematike me ngjyra, fjalori pėrdoret edhe si mjet pedagogjik – mėsimor  nė shkollat shqipe nė Suedi dhe nė internet. Nė kėtė fjalor   Daja haptas demaskon dhunėn 100 vjeēare kundėr gjuhės dhe kulturės shqiptare, diskriminimin dhe keqtrajtimin pėr pėrdorimin dhe zhvillimin e gjuhės shqipe. Botues Enti pėr shkollim i Suedisė, Stokholm 2004.  

 

              3. Fjalor suedisht-shqip me 10.000 fjalė.

 

              Fjalori themelor suedisht-shqip ėshtė i pari i kėtij lloji qė u jepet nė dorė nxėnėsve tė shkollės 9-vjeēare dhe tė mesme qė mėsojnė nė kėtė gjuhė. Ai pėrmban rreth 10.000 fjalė tė ligjėrimit tė pėrditshėm, tė dhėna sipas rendit alfabetik. Si formė bazė e foljes  jepet koha e tashme e mėnyrės dėftore, ndėrsa pėr emrin trajta e emėrores sė pashquar njėjės. Trajtat e parregullta tė lakimit jepen si zėra tė veēantė, me referim te forma bazė pėrkatėse. Pėrbri secilės fjalė jepet shqiptimi pėrkatės sipas transkriptimit tė mbėshtetur nė shenjat e alfabetit fonetik ndėrkombėtar. Theksi nė transkriptim e fjalėve tė suedishtes ėshtė shėnuar me simbolin (“). Pėrveē barazvlerėsit shqip tė fjalės titull tė gjuhės suedeze, nė fjalor jepet edhe njė shpjegim i thjeshtė i kuptimit tė fjalės me sinonime apo fjali tė thjeshta nė suedishte. Nė pėrgjithėsi, veē kuptimit tė parė, jepen dy e nė ndonjė rast mė shumė kuptime pėr secilėn fjalė. Pėr dukuri e nocione tė veēanta janė dhėnė shpjegime plotėsuese dhe sqarime tė nevojshme. Ky fjalor ėshtė hartuar duke mbajtur parasysh kėrkesat e programit pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme si brenda orės sė mėsimit, ashtu edhe pėr tė lehtėsuar punėn e tyre nė leximet jashtė klase. Ai mund tė pėrdoret pėr shkollat suedisht-shqip dhe shqip-suedisht. Fjalori mund t“u vijė nė ndihmė dhe mėsuesve, duke ofruar materijal gjuhėsor tė thjeshtė, por tė dobishėm, i cili mund tė shfrytėzohet nė etapa tė ndryshme tė procesit mėsimor. Fjalori mund t“u shėrbejė dhe gjithė atyre qė interesohen pėr mėsimin e gjuhės suedeze, pėr t“i ndihmuar tė shfrytėzojn literatur jo shumė tė vėshtirė nė kėtė gjuhė nga fusha tė ndryshme tė dijes. Nė kėtė kuptim, ky fjalor merr gjer nė njėfarė mase edhe karakterin e njė fjalori shpjegues. Me botimin e tij mendojmė se kemi pėrmbushur synimin tonė tė kahershėm pėr tė pasur njė fjalor me karakter tė theksuar mėsimor- Pėrpilimi dhe pėrkthimi i fjalorit ėshtė bėrė nė Suedi (Färjestaden). Autor i fjalorit suedisht-shqip ėshtė mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Redaktimi dhe korrektura e Fjalorit ėshtė kryer nė Shqipėri nga prof.dr. Rami Memushaj (Tiranė) ndėrsa korrektura e pėrkthimit ėshtė bėrė nė Suedi nga master Lindita Zendeli (Stokholm) dhe kand. filol. Suzanna Holm (Malmö). Botimi i fjalorit ėshtė bėrė nė Shqipėri nga Shtėpia Botuese Toena (Tiranė). Fjalori suedisht-shqip u shtyp nė Shqipėri nė vitin 2017.  

         

                4. FJALORI IM I PARĖ I LUSTRUAR  SHQIP-ANGLISHT-ITALISHT-SUEDISHT

 

                          Pėrkthye Meri Toēi, Pėrkthye nė sudeisht mr. fil. Sadulla Zendeli Daja

  Njė fjalor i dobishėm, zbavitės dhe me njė pėrdorim shumė tė thjeshtė pėr prindėr ose mėsues, tė cilėt dėshirojnė t“i drejtojnė fėmijėt nė mėsimin e njė gjuhe tė huaj. Janė zgjedhur fjalėt tė pėrdorimit tė zakonshėm, tė lidhura me jetėn e pėrditshme, familjen, shtėpinė, lojėrat dhe shkollėn. Ilustrimet e kėndshme me ngjyra, tė cilat shoqėrojnė ēdo fjalė e bėjnė konsultimin me tekstin mė tė thjeshtė dhe zbavitės. Njė fjalor, i cili ka qėllimin e dyfishtė: t“u japė prindėrve dhe mėsuesve udhėzime tė qarta si mbėshtetje tė punės sė tyre dhe fėmijėve njė instrument tė kėndshmė loje dhe tė kuptuari.

 

            5. Ka pėrpiluar njė Gramatikė pėr klasėn e parė deri nė klasėn e nėntė, Botimet Toena Tiranė,1998

            6. Njė fletore pune Gjuha jonė qė nga parashkollorja deri nė klasėn e tretė.

            7. Ka pėrkthyer librin pėr fėmijė tė autorit Fatmir Toēi Skėnderbeu nė suedisht

            8. Ditari i dhimbjeve, poezi Botimet Toena Tiranė, 2011

            9. Ditari i kujtimeve tė pa harruara Botimet Toena Tiranė 2013

            10. Moj e dashura Arbėri Botimet Toena, Tiranė 2014

            11. Gostivari nė Zemrėn time Botimet Toena, Tiranė 2014

            12. Kur kam atdheun, kam gjithēka Botimet Toena, Tiranė 2016

            13. Fjalor shqip-suedisht  me 35 000 fjalė Botimet Toena Tiranė, 2013.

            - Parathėnie shqip-suedisht,

            - Gramatika e gjuhėsh-shqipe dhe suedeze 12 faqe,

            - Shkurtesat 4 faqe,

            - Pak fjalė pėr historinė e gjuhės shqipe, shqip-suedisht 10 faqe.

            - Ky fjalor i pėrmbush tė gjitha kriteret  mbi tė cilat ndėrtohen fjalorėt dy gjuhėsor. 

            - Ėshtė punuar me kujdes tė veēantė sa i pėrket makrostrukturės sė tij

            - pėrmban informacione shtesė pėr jetėn, kulturėn e psikologjinė e popullit shqiptar dhe popullit suedez, me ēka paraqet pasurim lėndor e me vlerė pėr pėrdoruesit.

            - Fjalori shqip-suedisht me 35 000 fjalė rreth 1600 faqe ėshtė njė vlerė kapitale pėr bibliotekėn tuaj, pėr fėmijėt tuaj, arsimtarėt dhe nxėnėsit shkollės  shqipe nė diasporė dhe vendlindje. 

 

            Fjalorin ua dedikoj bashkėkombėsve tė mi dhe mėrgimtarėve nė Suedi e kudo nė botė; popullit dhe shtetit suedez, qė mė pėrkrahėn dhe mė dhanė lirinė.

 

 

 

 

ENDE JAM GJALLĖ

 

Jam gjallė me lapsin nė duart e mia

Me dashuri shkruaj vargje dėgjoj kėngė

Qė mė bėjnė tė kėndoj dhe tė qaj....

Kafenė e bėj duke m’u dridhur duart

I them “Ēunit” * dėgjo kėngėt e mia

Kėpucėt i mbath gjalmat s’mund t“i lidh

Kalon dita ditės duke shkruar poezi...

 

Kur zgjohem herėt a vonė nga gjumi

Pyes vetveten: A mė dėgjon “Ēuni”

O sa ditė e kėndshme kur dola nė dritė

E shoh se jam vonuar poezi tė qėndis

Siē vonohet dimri tė na vijė nė derė

E ftoj rininė time ta pėrjetoj edhe njė herė.

 

Vajzat e mitura me kandila nė dorė

Kalojnė me shend pranė  dritares sime

Mė thirrin  Eja xhaxhi ynė tė lozēsh me ne

Edhe ty do tė japim njė kandil tė bėj dritė

Ecė tė na kapish pėr dore kur vrapojmė

Me kandilat si flakadan drite pėr lirinė

Ec edhe ti me ne xhaxhi ynė!

 

Kur i shoh fėmijėt e ndjej veten si me qenė i ri

Kujtimet fluturojnė, krahėt janė tė rėndė

Shpirti donė tė kėndojė, por zėrin nuk e kam

Shkoj nė shtrat t’ia krisi gjumit tė lehtė

Edhe njė ditė ta pėrjetoj, poezia vjen vetė.

 

 

MOS MA MOHO DRITĖN!

 

O shpirt i pėrvėluar

Nė vendin tim i izoluar

Natėn udhėtoj

Hėna pa dritė rrugėn s“ma ndriēon

Errėsira e natės mė mundon

Rruga pa gardh e shteg mė frikėson

Kėrkoj dritėn e diellit tė vonuar

Kurse ai dritė s“po lėshon...

 

Rrezet e diellit

Nė majė tė shkrepeva pushojnė

Drita ndalet dhe me to kuvendon

Pėr dritėn e zėnė, njerėzit me dėshirė

Njėri-tjetrit i bėjnė mirė...

E ftojmė hėnėn si njė nuse hyjnore

Ta ndihmojė diellin tė ndriēojė...

Eci, eci dhe pastaj vrapoj

Ta kap hėnėn pėr tokė ta rrėzoj...

 

Stuhia dhe rrebeshi skėterrėn na tregon

Rrufeja vdekjen papritmas na e dhuron

Shiu tokėn Arbėrore e ėmbėlton

Lulet e kuqe lulėzojnė mbi varret

E dėshmorėve tė Atdheut tonė...

 

Diellin e adhurojmė, hėnėn e ledhatojmė

Qė na mundėsuan tė ecim nė dritėn e tyre

Dielli e hėna kurrė s’na akuzojnė

I presim me padurim tė na sjellin dritė

Por dielli gjatė natės na thotė Ndalo!

 

Mbetėm nė terrin e natės, u bė vonė

Njė hap para s“mund ta bėjmė

Shpirti i pėrvėluar qan e dritė kėrkon.

 

 

EMRIN E KAM TETĖDHJETEDY

 

Pyes veten:

Shekujt apo jeta mė mashtrojnė?

Kohėn e kam humbur zanat mė mbrojnė

Jeta herė pas here mė mundon

Kohėn ma merė e prapė s’e kthen

Ky shekull me thumba mė  thumbon

Dashuria ndaj vendit tim s’mė mungon.

 

Punoj, krijoj, bisedoj, kėndoj e qaj

Mbeta nė mėrgim me djem, vajza

Nipėr, stėrnipėr, tė mbesa e stėrmbesa

Nė dhe tė huaj vuaj dhe pėrsėri vuaj

I mbaj vuajtjet nė shpirt e nė fjalė

Zemrėn time vetėm pėr Ju e ruaj.

 

Njėzetekatėr anėtarė nė familje i lashė

Dritėn e vendlindjes pak e pashė

Vajmedet sa familje mėrgimtare

N’dhe tė huaj si unė kanė mbet

 

Mėmėdheu ende nuk na ka gjet

E ne as qė e njohim aq sa duhet

Asimilimi ėshtė i egėr i sigurt

Mbeta kėtu kėshtu si jam i urtė.

 

Eci, kėndoj, qaj e vajtoj

Askuj dhimbjet s’ia tregoj

Zanat e atdheut mė mungojnė

Vitet shpirtin ma okupojnė

Mos vallė fati na ndėshkoi

Tė mbetemi pėrjetė nė mėrgim

Mos vallė Zoti na ka gjykuar

Apo armiku na ka mallkuar

Qė n’vend tė huaj tė jetojmė!

 

Ky shekull me thumba kuajsh

Kėpucė tė reja mė ka dhėnė

Rrebeshi i pafund nė kurrizin tonė

Dielli dritėn e kursen terrin e lėshon

Hėna me dritėn e bekuar mė orienton.

 

Meditoj e n’kalendar ditėt i numėroj

Me gishta shumėn e dhunės e pjestoj

Nė dritė dua tė dalė ėndrra ime

Pėr ta parė tė bashkuar

Atdheun tėnd e Shqipėrinė time.

 

Diellin hėnėn e yjet shumė i dua

Dielli edhe nėn hije mė djeg

Hėna rrugėn ma ndriēon

Shikoj qiellin e kthjellėt

Vapėn dua ta ndaloj...

 

Unė tė kthehem n“vendin tim

Pa drojė tė eci me pahirė

Kur vendi im tė jetė i lirė

Me ėndrrat e mia e me ty

Emrin e kam tetėdhjetedy.

 

 

HIJENAT E BALLKANIT

 

Oj Serbi moj hilemadhe

O moj dhelpėr e Kremlinit

Mos e ngul murin e Berlinit

N’Mitrovicėn e Kastriot Trimit

O moj bishė qė ēirresh mė kotė

Mos na shqetėso nė kėtė botė

Mos e pėrflak historinė me barot

Shumė luftėra ke kallur

Dhe mbete qyqe nė dėborė

Humbjet i ke pas lule/kurorė!

 

Armiqtė tu tė kanė rrethuar

Biografinė ta kanė blinduar

Kroacia, Sanxhaku e Vojvodina,

Kosova me trima e martina

Shqipėria e shqiptarėt

Kudo qė janė aleatėt tanė

Blanėn e humbjes e ke nė ballė!

 

Mos mendo pėr Mitrovicėn

Pėr pasurinė Ilire nė Ballkan

Ata qė tė nxisin e pėrkėdhelin

Populli serb s“ka dėshirė tė vdesė

Jeton me mėshirė e me shpresė

Mbet vetėm me gjylpėrėn e me perin

Ēetnikėt e mallkuar ia bėnė sherrin.

 

Gjithė ata qė kanė vendin e vet

Do ta mbrojnė me dinjitet

Ēdo shqiptar e kemi mbret

Moskovitėt tuaj tė urritur

Nxisin serbėt gjakatarė

Tė vrasin njerėz tė pafajshėm.

 Shqiptarėt janė bijt e bijat e Ilirisė

Nuk mendojnė t“i sjellin dėm Serbisė

Ata do tė mbrojnė tokat e Ilirisė

Kundėr hijenave kaukaziane tė Serbisė.

 

 

KTHEHU

(Kushtuar njė nėne)

 

Tė thash kthehu!

Kthehu kėtu!

Tė lutem mos harro,

Se fillikat kam mbetur,

Si njė pemė e vetmuar,

Prej zjarrit shkrumbuar...

Pres tė kthehen zogjtė shtegtarė,

Tė shkėmbej me ta dy fjalė!

Dal nė lėmė,

Shkoj nė fushė e shkoj nė mal,

Dhe nuk dėgjoj asnjė zė,

Asnjė fjalė.

Oh, ku jeni, o zogjtė e mi,

Qė zemrėn ma keni ndarė nė dy!

Kthehu, biri im,

Eja kėtu duke fluturuar,

Se sofrėn ta kam shtruar

Dhe po pres me zemrėn ndėr duar!

Oh, jetoj veē me ty nė mendje,

Kthehu nė folenė tėnde!

Dhe mos harro, o bir;

Kur tė vish, pyet pėr mua,

Do tė thonė se ku jam...

Do tė mė gjesh nėn kėmbėt e malit,

Tė tretur prej mallit,

Dhe me plagė nė zemėr,

Aty do tė gjesh dhe njė gur pa emėr,

Nėn atė gur, do tė dėgjosh rėnkimin tim,

Nga dhimbja pėr ty, o biri im!