Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Sa e gjatė njė ditė!!!

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

        SA E GJATĖ NJĖ DITĖ!!!

 

        Eh, si kjo ditė janė tė gjitha ditėt, si unė janė shumė tė tillė. Njė ditė nuk ndryshon shumė nga dita tjetėr, ėshtė si sot, si dje, por, edhe si nesėr... tė duket se ndonjėherė ėshtė duke u pėrsėritur e njėjta ditė dhe njė ditė e tillė nuk ka fund. Shpesh i pyes ata qė i kam afėr: po cila ditė ėshtė sot? - sepse tė gjitha po mė duken tė njėjta!

 

 

            Sa e gjatė njė ditė, duke kaluar nga mėngjesi, mesdita, mbrėmja e nė mesnatė. Zgjohem vonė, zgjohem atėherė kur tė tjerėt i kanė mbushur tre orė pune, e madje e kanė kryer edhe kafen e mėngjesit, e besa edhe mėngjesin e kanė ngrėnė dhe kanė filluar ditėn e re shumė mė herėt se sa unė e shumė tė tjerė kėshtu si unė "tė vonuar". Edhe pse pėr tė gjithė dielli lind nė tė njėjtėn kohė, edhe pse ora shėnon kohėn e njėjtė pėr tė gjithė, por ja qė disa e pėrshėndesin lindjen e diellit mė herėt e disa mė vonė!

            Tė zgjohem apo tė rri ende nė shtrat?! Tė zgjohem ēfarė kam tė bėjė sot? Cilat janė detyrat qė mė presin sot? A e kam ndonjė termin tė caktuar? Jo, dua tė rri edhe pak, edhe pse rrezet e diellit ka moti qė kanė hyrė nė dhomėn time dhe mė duket sikur ma adresojnė kėrkesėn e tyre: "zgjohu, se sot ėshtė ditė e re!” Mė mirė ėshtė tė punosh kot se sa tė rrish kot?!.

            U hedhė njė sy librave tė shkapėrderdhura mbi tavolinė, tė lėna ashtu nga mbrėmė, dhe mė duket sikur edhe ato mė ftojnė t'i shfletojė - tė paktėn ndonjė fletė tė tyre pasi kohė kam me bollėk! Dhe prapė vazhdojė t'i mbyllė sytė pėr tė kaluar nga ky realitet nė njė tjetėr, ndoshta me tė mirė?! Tė paktėn pėr disa ēaste! Cingėrima e telefonit mė tremb dhe mė kthen prapė nė kėtė realitet ...

            Dhe ashtu e zgjuar e shikoj gazetėn e pėrditshme dhe, si zakonisht, e shfletoj nga fundi. Aty mundohem ta hapė faqen e "shpresės", por kjo do tė ndodhte vetėm atėherė sikur tė mos e dija realitetin, sikur tė mos i shikoja ato qė po ndodhin rreth nesh dhe me ne...ato qė vet po krijojnė njė mjegullnajė, njė hije, njė re tė zymtė mbi shpresat tona se njė ditė do tė zgjohem mė herėt, njė ditė do tė shpejtoj, njė ditė do ta kem kohėn me tė ngarkuar... Dhe ashtu i shfletoj dhe i lexoj kėto faqet e fundit tė gazetave pa ndonjė interesim tė veēantė, me njė indiferencė, pa ndonjė shkėndijė shprese nė sy. E mbyll ashtu si edhe e kam hapur, ngase kanė kaluar ato ditė kur e merrja gazetėn e shfletoja nga kureshtja!!!

            Dhe prapė rri e shtrirė nė shtrat edhe pse ora ka vajtur mė shumė se 9. Ėshtė ditė pune, po po ditė pune! Po ēfarė tė bėjmė ne “armata e tė papunėve”? Ta kalojmė kohėn kėshtu me kotėsira, ta mbushim ditėn me gjumė, t'i ndėrrojmė ditėt me net apo?...

            Tingujt e kėngėve tė njėjta na pėrcjellin ēdo mėngjes, i kemi mėsuar besa edhe pėrmendsh, deshėm apo nuk deshėm, na e imponon pėrsėritja e gjėrave tė njėjta. Tė gjitha emisionet nė radio dhe televizion i dėgjoj , i kam mėsuar terminėt e tė gjitha emisioneve, tė gjitha ngase diēka duhet tė dėgjoj atėherė kur nuk lexoj! Diēka duhet tė shikoj atėherė kur shpirti kafshohet nga kotėsia.

            Mbi tavolinė i shikoj plot letra, njė dy, tre, katėr janė shumė kėto. Tė gjitha janė nė tavolinėn e dhomės sime. Tė gjitha kėto kanė karakteristika tė pėrbashkėta: tė njėjtat tė dhėna, i njėjti kualifikim, e njėjta biografi... Kėto qė, tani pas luftės, po i quajnė aplikacione, por tė destinuara pėr nė vende tė ndryshme, nė institucione tė ndryshme: njėra nė Pejė, tjetra nė Prishtinė, tjetra nė..., e kėshtu vazhdojnė kėto rrugėtimin e tyre, por tė mbetura tė gjitha nė tė njėjtėn adresė nė tė cilėn shkruan nė tė. Njė konkurs, njė shpresė mė shumė, njė intervistė edhe njė shpresė mė shumė, njė cingėrimė e telefonit...njė dridhje e zemrės "se mos ndoshta?!" - ngase nė intervistė e kam vlerėsuar se unė kam qenė e suksesshme...njė refuzim pėr punėsim edhe njė zhgėnjim mė shumė. Dhe duke menduar ashtu mė dukėt sikur kjo shpresė ėshtė vyshkur dhe ka mbetur brenda kėtyre faqeve pa e pasur fatin ta ndėrroj formėn nė realizimin e saj. E kujt t'ia hedhė fajin pėr kėto  shpresa tė vyshkura, kujt?...

 

 

            Tani kam filluar t'i arkivoj nė shtėpinė time tė gjitha kėto kėrkesa pėr punė bashkė me diplomėn dhe dėshmitė pėr kualifikimet tjera. Aty e kam arkivuar edhe shpresėn e vyshkur - brenda pėr brenda kėtyre letrave. E kur shpresa mbetet e izoluar, pa dritė... merrni me mend - pa frymė! Sa ngulshim mė vije vetėm kur e mendoj kėtė!

            Dhe pasi qė jam njė qė "kam problem me kohėn - kam kohė me bollėk", e nuk e di se ēfarė tė bėjė me kėtė kohė, nė mesditė vendos tė bėjė njė shėtitje nė qytezėn time tė vogėl, por me plot halle. Shkoj deri nė periferi, i shoh fabrikat e shumta, i shikoj. Ato rrinė! Rrimė edhe ne!!! Ato na presin neve e ne i presim ato, dhe duke pritur po na shkojnė ditėt, javėt, muajt besa edhe vitet. Duke pritur po e kalojmė kohėn pa bėrė asgjė. A ka mė vėshtirė tė rrish, tė mos bėsh asgjė? Shumė e vėshtirė ėshtė kjo, kėtė mund ta thonė vetėm ata qė janė duke e pėrjetuar kėtė rrjedhė tė kohės pa e shfrytėzuar pėr asgjė. E kėta janė plot e pėrplot, tė gjithė tė rinj, shumica tė kualifikuar. Ata i gjen, i sheh rrugėve, kafeneve nė tė cilat buēet muzika dhe nė shikim tė parė tė lėnė pėrshtypjen se u kėnaqem - tėra punėt i kemi tė koordinuara. Por ajo ėshtė vetėm njė shikim nga jashtė sepse ata kanė filluar tė jetojnė me shpresėn e cila ēdo ditė po vyshket nė sytė e tyre...duke kėrkuar tė punojnė diēka, tė angazhohen diku, t'i manifestojnė ato shkathtėsi pėr tė cilat janė tė kualifikuar. Kjo gjendje provokon tek ata njė dėshirė tė imponuar, ta lėshojnė vendin e tyre, t'i marrin udhėt e botės, tė humbin diku nė botė, e tė fillojnė njė jetė tė re me plot e pėrplot peripeci. Ta fillojnė jetėn prej zeros - merreni me mend?!

            Eh, si kjo ditė janė tė gjitha ditėt, si unė janė shumė tė tillė. Njė ditė nuk ndryshon shumė nga dita tjetėr, ėshtė si sot, si dje, por, edhe si nesėr... tė duket se ndonjėherė ėshtė duke u pėrsėritur e njėjta ditė dhe njė ditė e tillė nuk ka fund. Shpesh i pyes ata qė i kam afėr: po cila ditė ėshtė sot? - sepse tė gjitha po mė duken tė njėjta!

            Dhe mė duket se tė gjitha ditėt janė shkrirė nė njė ditė: e hėna i ngjan tė dielės, e diela i ngjan tė hėnės... Ato ēka i bėn ditėn e hėnė i bėn edhe ditėn e diel... tė gjitha rrjedhin me tė njėjtin ritėm, pa ndonjė shpejtim apo ngadalėsim ritmi.

            Ne kemi pushim ēdo ditė, kemi pauzė nė ēdo kohė, kemi kohė mjaft - pėr gjithēka!    Dikush do tė dėshironte vetėm edhe pak kohė tė kishte. Eh, sa punė neve na pret e ne rrimė kėshtu duarkryq! Ne jemi ata qė jemi; ata qė me kėtė jetė tė paorganizuar e tė paplanifikuar nė kėto ditė uniforme; ata qė po e humbin ēdo ditė e mė shumė shpresėn se njė ditė do tė jetė pak mė ndryshe se tė tjerat, nga ato qė po i jetojmė, se njė ditė do tė zgjohem mė herėt!!!

            Vazhdimisht nė mendje e kam thėnien: "Koha ėshtė ar. Ēdo ēast i pashfrytėzuar humbet pėrgjithmonė". Merrni me mend kohėn tonė  -si na rrjedhė! Merrni me mend se si e kalojmė ne kohėn!