Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - S'ka zhvillim tė qėndrueshėm pa standardizimin e terminologjisė... (pjesa e parė)

Shkruan: Isa MULAJ

S’KA ZHVILLIM TĖ QĖNDRUESHĖM PA STANDARDIZIMIN E TERMINOLOGJISĖ SĖ EKONOMISĖ NĖ GJUHĖN SHQIPE

(pjesa e parė)

 

 

Nėse dikush, qoftė shqiptar apo i huaj, mendon se me zėvendėsimin e tėrėsishėm tė terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe me njė gjuhė tjetėr arrihet ndonjė pėrparim, atėherė kėtė duhet ta bėjmė sot. Janė dy probleme serioze qė na pengojnė ta bėjmė njė gjė tė tillė. Sė pari, ėshtė vėshtirė tė argumentohet pse dhe si do tė bėhej ky zėvendėsim ose kalim. Sė dyti, ithtarėt e zėvendėsimit nuk janė tė gatshėm tė punojnė nė kėtė drejtim; ata mė tepėr preferojnė njė gjendje tė ērregulluar as andej e as kėndej ose mish-mash.

Pėrkundėr se gjuha shqipe ka qenė dhe ėshtė nėn ndikimin e shprehjeve tė gjuhėve tjera, ajo megjithatė ka arritur ta ruaj mėvetėsinė nė disiplinat shkencore, duke pėrfshirė ekonominė. Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe ėshtė e zhvilluar nė masė tė konsiderueshme, mirėpo, hulumtimet shkencore dhe akademike gjatė kohės janė shumė tė kufizuara, duke lėnė kėshtu njė zbrazėti nė pėrdorimin e saj mė tė gjerė dhe njėsuar nė segmente pėrkatėse. Ndikimi mė i madh nė kėtė terminologji si nė shumicėn e gjuhėve tė botės padyshim ka ardhur nga gjuha angleze qė pėrkon me zhvillimin e kapitalizmit, ekonomisė si shkencė e veēantė shoqėrore, zbulimet e reja shkencore, (neo)kolonializmit. Sė fundi, globalizimi ekonomik sjellė fjalė tė reja, pėrkthimi i dobėt i tė cilave shpesh nuk ndryshon nga fjalėt burimore. Pavarėsisht pranisė sė termave dhe fjalėve tė mėhershme me origjinė nga gjuhėt tjera, duket se mbajtja e tyre nė pėrdorim ėshtė mė e leverdishme se kalimi nga huazimet e njė gjuhe me ndikim nė tjetrėn sipas „nevojės” ose „trendit” nga rrymat joprofesioniste qė nuk ka sjellė ndonjė pėrmirėsim por me tepėr e ka vėshtirėsuar kuptimin e gjerė tė terminologjisė nga shumica e atyre qė gjuhė amtare e kanė shqipen. 

Me pėrjashtim tė disa fjalorėve, qofshin ata shqip-shqip apo nga gjuhėt tjera nė shqip rreth terminologjisė sė ekonomisė dhe disiplinave tė saj, ėshtė vėshtirė tė gjindet ndonjė studim ose botim i mirėfilltė qė e shtjellon problematikėn dhe gjendjen e saj. Aq mė tepėr ėshtė shtuar lėnia e saj pasdore me fillimin e ndryshimeve tė mėdha politike dhe ekonomike nė hapėsirat shqiptare gjatė viteve ’90-ta e deri mė sot, ose siē njihet ndryshe, kalimi (transicioni) nga sistemi politik monist dhe ekonomia socialiste, nė sistemin politik pluralist dhe tė ekonomisė sė tregut. Njė ndėr faktorėt kyē qė ka ndikuar nė mosinteresimin nė rritje pėr t’iu qasur shtjellimit tė kėsaj problematike ėshtė pushtimi shumėdimensional gjatė kohės sė transicionit me fenomene ekonomike dhe globalizimi.

Studimet pėr shtetet tjera tė transicionit siē ėshtė ai i autorėve Byung-Yeon dhe Pirttilä (2006) konstatojnė se reformat ekonomike kanė gjasa tė zbatohen mė me sukses dhe tė japin rezultate mė tė mira, nėse gėzojnė mbėshtetjen e shtresės sė gjerė tė popullsisė. Shumica e ekonomistėve janė tė pajtimit se suksesi i politikave dhe reformave ekonomike tė bazuara nė Konsensusin e Uashingtonit varet shumė nga rrethanat dhe kushtet specifike tė vendeve nė tė cilat zbatohet (Hausmann, Rodrik dhe Velasco, 2005). Meqenėse nė Kosovė dhe Shqipėri zbatohen reformat qė janė pjesė e pakos sė Konsensusit tė Uashingtonit, atėherė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė tė merren parasysh nė formė pyetjeje konstatimet e dy studimeve tė pėrmendura: e para, sa gėzojnė politikat dhe reformat ekonomike mbėshtetjen e shumicės sė popullsisė; dhe e dyta, sa merren pėr bazė kushtet specifike tė Kosovės qė reformat tė kenė sukses?

Gjithnjė e mė tepėr jemi dėshmitarė tė premtimeve qė bėhen nga institucionet dhe Qeveria nėpėrmjet strategjive, planeve dhe politikave ekonomike ambicioze qė kanė mbetur pa u zbatuar si duhet, e nė tė shumtėn e rasteve kanė pėrfunduar nė sirtarė vetėm si dokumente prej letre. Nuk ėshtė rastėsi pse publiku shpesh herė nga pakėnaqėsitė i ka quajtur ato  „fjalė”, „premtime tė zmadhuara”, „gėnjeshtra”, „mashtrime”, etj. Problemi kėtu ėshtė se hartimi i reformave dhe i strategjive pėr zhvillim ekonomik bėhet me tepėr pėr t’u arsyetuar se kinse po bėjmė diēka, duke i anashkaluar „kushtet specifike” prej nga rrjedh problemi i mungesės sė pėrkrahjes nga „shtresat e gjėra tė popullsisė”. Me kushte specifike nė mes tjerash nėnkuptohet gjuha dhe terminologjia me tė cilėn ekspertėt dhe ekonomistėt shkruajnė strategji, bėjnė plane, pėrgatisin raporte dhe komunikojnė me publikun. Ajo terminologji ėshtė duke u degjeneruar me tė madhe, ndoshta me qėllim qė tė mos kuptohet nga shumica. Fatkeqėsisht, degjenerimin mė tė madh e bėjnė disa akademikė edhe ekspertė mė tė njohur tė Kosovės, duke menduar se me kėtė ndėrtojnė kredibilitet nė mesin e njerėzve qė nuk e njohin anglishten. Me barbarizmat e pazyrtarizuar qė i pėrdorin qėllimshėm, akademikėt mundohen tė kamuflohen si njerėz tė menēur qė dikush tė mendoj se fjalori i tyre qenka aq i pėrparuar sa qė ėshtė vėshtirė tė kuptohet. Ata qė e dijnė anglishten i kuptojnė shumė mirė dhe me tė drejtė i quajnė kėta akademikė dhe profesorė me shprehjen komike si „gjenetikisht tė modifikuar”.    

 

 

Tėrbimin e fjalorit tė disa akademikėve dhe profesorėve me barbarizma e hasim kudo nėpėr mas mediet e Kosovės. Kėshtu pėr shembull, akademik Nexhat Daci pa kurrfarė nevoje e pėrdor fjalėn suportim nė vend tė disa fjalėve mė tė mira dhe mė tė kuptueshme siē janė pėrkrahje, mbėshtetje, ndihmė, etj. Fjalėn suportim nuk e pėrmban as fjalori i fjalėve tė huaja nė gjuhėn shqipe. E njėjta gjė vlen edhe pėr profesorin Riza Smaka kur qėllimshėm e pėrdor fjalėn establishim pėr tė cilėn ka disa fjalė mė tė mira nė shqip si p.sh. krijim, themelim, sendėrtim, etj, etj. Profesori tjetėr universitar, Hajredin Kuēi, duket se e ka bėrė „me tybe” qė nė prononcimet zyrtare pėr media tė mos e pėrdor fjalėn pėrvojė por eksperiencė. Ka edhe tėrbime tjera me barbarizma qė nuk ia vlen tė shqyrtohen. Ndoshta numri mė i madh i tyre ėshtė nė lėmin e ekonomisė. Tabela nė vijim paraqet vetėm njė mostėr tė fjalėve qė pa kurrfarė nevoje futen nė dokumente, strategji, plane, raporte dhe tekste universitare pėr ekonomi.    

 
 

Tabela 1: Fjalėt mė tė pėrdorura nė shqip qė janė huazuar nga anglishtja dhe/ose gjuhė tjera

Fjala e duhur shqip

Fjala e huazuar nė pėrdorim

Fjala burimore e  huazuar

Burime/Pasuri njerėzore

Resurse humane

Human resources

Dėrgesat monetare tė emigrantėve

Remitanca

Remittances

Ekonomikė

Ekonomiks

Economics

Kėshilli drejtues

Bordi i menaxhmentit

Management board

Kushtet e dhėnies sė kontratės/punėsimit

Termat e referencės

Terms of reference

Konkurrim

Aplikim

Apply/Application

Lakorja

Kurba

Curve

Para e gatshme/Arka

Kesh

Cash

Pasuri/Mjete

Asete

Assets

Rendiment/Rezultat

Performancė/Autput

Performance/Output

Shoqatė Afariste

Asociacion i Biznesit

Business Association

Vendosje/Pėrndarje

Alokim

Allocation

Veprimtari

Aktivitet

Activity

 

Nė shumicėn e punimeve qė pėrgatiten nga autorėt e Shqipėrisė, do ta vėreni se sektori i institucionit nė tė cilin autori ėshtė i punėsuar ose i shoqėruar shėnohet, si departamenti i ekonomiksit. Deri dje departamentit i kemi thėnė katedėr. Mandej, nėse sot ekonomikės po i themi ekonomiks, atėherė pėrse statistikės nuk i themi statistiks?

Nxėnėsit janė mėsuar shumė mirė pėr vite tė tėra dhe e kanė kuptuar fjalėn lakore. Kur ata behėn studentė, nė librat mė tė rėndėsishme tė fakultetit ekonomik siē janė mikro dhe makroekonomia qė janė pėrkthyer nė Shqipėri (botime tė njohura ndėrkombėtare), do ta vėrejnė fjalėn kurbė. Studenti fillimisht hutohet duke menduar se ēka qenka kjo kurba derisa tė lexoj lėndėn dhe tė kuptoj sė bėhet fjalė pėr lakoren.  

Ekspertėt dhe profesorėt e ekonomisė nė Shqipėri dhe Kosovė shkojnė aq larg sa qė shprehjet qė kuptohen shumė lehtė edhe nga fėmijėt i zėvendėsojnė me anglizma. Pse nė vend tė parasė sė gatshme ėshtė futur keshi, askush nuk ėshtė nė gjendje ta arsyetoj. Autorėt nga Shqipėria janė mė „origjinal” kur nė punimet e tyre nė gjuhėn shqipe e shkruajnė cash-i. Nė kontabilitet, keshit deri dje i kemi thėnė arka.    

Njė barbarizėm tjetėr qė ėshtė duke bėrė kėrdi nė terminologjinė e ekonomisė nė gjuhėn shqipe ėshtė shprehja aset/e. Ekonomistėt normal e kanė tė vėshtirė ta kuptojnė kėtė shprehje angleze nėse pėrdoret si e vetmuar. Njė kuptim pėr assets ėshtė pasuria e ndėrmarrjes. Mirėpo, kur e njėjta shprehje pėrdoret nė afarizmin bankar dhe kontabilitet si assets and liabilities, atėherė e ka kuptimin kėrkesat dhe obligimet ose aktiva dhe pasiva. Nuk ka kurrfarė arsye qė fixed assets ta pėrkthejmė si asetet fikse kur nė shqip ekziston prej kohėsh shprehja mjete themelore, mjete bazė, mjete kryesore.

Edhe pėr barbarizmat tjerė ekzistojnė shprehjet pėrkatėse tė standardizuara nė shqip, mirėpo, papėrgjegjėsia e akademikėve, profesorėve  dhe studiuesve duan qė me njė udhė t’i kryejnė dy, tri apo mė shumė punė – zhdukjen e disa shprehjeve nė shqip me nga njė fjalė tė huaj. Qėllimi pėrfundimtar ėshtė tė krijohet njė ērregullim pėr shoqėrinė ku, terminologjia e pėrdorur nuk kuptohet nga shumica, dokumentet e strategjive dhe reformave pėr zhvillim ekonomik bėhen mė pak tė realizueshme nė terren si pasojė e vėshtirėsisė sė komunikimit ndėrmjet hartuesve tė dokumenteve tė shkruara dhe subjekteve qė i kushtohen ato dokumente. Subjektet ose shumica shpesh herė pėrdorin njė terminologji tė shkurtė dhe tė thjeshtė pėr hartuesit dhe bartėsit e atyre strategjive duke i cilėsuar ata si „mashtrues”, „rrenca”, „hajna”, etj. Kėto shprehje i kuptojmė tė gjithė, i madh dhe i vogėl, pėr shkak se nuk janė zėvendėsuar me barbarizma. Tani radhėn e kanė akademikėt dhe profesorėt e ekonomisė t’i heqin nga veprat e tyre gjithė atė „thesar” tė panevojshėm.      

 

Nė vazhdimin tjetėr, mes tė tjerash, do tė lexoni:

 

Degjenerimi i terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe;

Terminologjia e ekonomisė gjatė transicionit;

Problemet e terminologjisė sė tanishme, etj.

 

(Autori ėshtė hulumtues i lartė dhe koordinator pėr Kosovė i Institutit pėr Studime dhe Analiza Ekonomike)