Sabir Krasniqi u lind mė 17 janar 1966. Si opojar me rrėnjė, por banues nė qytetin e bukur, piktoresk e historik tė Prizrenit.

     Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i mbaroi nė Prizren, ndėrsa studimet e larta i regjistroi nė Fakultetin Teknik nė Prishtinė.

     Qė i ri filloi tė merret me mjeshtėrinė e artit figurativ, sidomos me pikturė e mė vonė filloi tė studioj edhe fenomenet  parapsikologjike,  nė veēanti hipnozėn.

     Me vepra arti ka hapur ekspozita personale dhe kolektive nėpėr disa qendra tė Kosovės.

     Nė fillim tė  viteve ’90 emigron nė Zvicėr,  ku jeton dhe vepron edhe sot e kėsaj dite.

     Edhe nė Zvicėr ėshtė aktiv nė lėmin e artit figurativ, pėrmes ekspozitave dhe si bashkėpunėtor i revistave tė ndryshme. Gjithashtu ai vazhdon thellimin e njohurive parapsikologjike dhe, pėrmes kurseve tė ndryshme, studion edhe lėmin e informatikės.

     Ka botuar punime tė shumta nėpėr gazeta dhe revista shqiptare, si: „Zėri i Rinisė“, „Sharri“, „Lulėkuqet e Marsit“, „Rilindja“, „Zėri i Kosovės“, „Republika“, „Ngucakeqi“, „Astra“ etj.

     Pėrveē aktiviteteve tjera ai merret edhe me shkrime. Deri mė tani ka shkruar kėto libra:

-           „Parapsikologjia – shkencė qė troket nė dyert e tė sotmes“,  Prizren, 1996

-           „Hipnoza  –  shkencė apo fiksion“, Prizren, 1998

-           „Windows 98  –  kurs pėr fillestarė“,  Kreuzlingen, 2000

-           „Marsi  –  planet i mistereve“, Kreuzlingen, 2006

-           „Memoare pėr Bijen“– Kreuzlingen, 2007,

si dhe galerinė digjitale me vepra arti (nė CD-ROM), "Sakras Art Gallery", Kreuzlingen, dhjetor 2007.

     Sabir Krasniqi ėshtė anėtarė i disa shoqatave dhe njėri ndėr themeluesit e Shoqatės Informatike S&S si dhe Shoqatės Alternative-Shkencore “UNIVERSI”, shoqatė e parė shqiptare qė zhvillon aktivitete nė lėmin e parapsikologjisė nė Perėndim.