.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Sali Bytyēi

SALI BYTYĒI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SALI BYTYĒI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

          Ka lindur mė 29 maj 1962 nė fshatin Dejė tė Drinisė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka kryer nė Ratkoc dhe Rahovec, ndėrsa studimet nė Degėn e Letėrsisė shqipe tė Fakultetit tė Filologjisė nė Universitetin e Prishtinės. Nė vitin 2002 mbrojti temėn e magjistraturės me titull “Funksioni simbolik i florės dhe i faunės nė poezinė e sotme shqipe (1945-2000)”; nė vitin 2009 temėn e doktoratės “Vepra letrare e Azem Shkrelit”, po nė kėtė universitet.

            Mė 1983 ėshtė dėnuar nga regjimi komunist pėr veprėn penale – propagandė armiqėsore, ndėrsa nga 12 maji 1998 e deri nė fund tė tetorit 2000 ka qėndruar nė burgjet: Prizren, Lipjan, Dubravė e Nish, si rob lufte.

            Prej vitit 1990 ka punuar si mėsues nė shkollat fillore e tė mesme nė rrethin e tij.

            Nga viti 2004, nė gazetėn e pėrditshme “Lajm” ka ushtruar detyrėn e redaktorit tė kulturės dhe atė tė redaktorit gjuhėsor, ndėrsa nga viti 2009 punon nė Degėn e Letėrsisė nė Institutin e Albanologjisė nė Prishtinė.

            Me shkrime ka filluar tė merret qė gjatė kohės sė studimeve, ndėrsa ka marrė pjesė nė sesione shkencore qė janė organizuar brenda dhe jashtė vendit.

            Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe i Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė tė Kosovės.

 

            Libra tė botuar:

            (1994) – Rekuiem pėr lisat (poezi) “Art Pena”, Prishtinė.

            (2003) – Labirinteve tė tekstit letrar (Kritika dhe recensione), “Sheshi”, Prishtinė.

            (2007) – In medias res (recensione), “Era”, Prishtinė.

            (2008) – Simbolet florike dhe zoomorfike nė poezinė e sotme shqipe (1945-2000), (monografi), Instituti Albanologjik – Prishtinė.

            2010 – Fjalė prej guri (Vepra letrare e Azem Shkrelit”, Instituti Albanologjik – Prishtinė.

             (2011) – Prej pseudoteorive deri te plagjiatura, Instituti Albanologjik – Prishtinė.

            (2011) – n’Rezervat (poezi), “Brezi ‘81”, Prishtinė.

            (2013) – What’s Left of the Dream (poezi anglisht-shqip) – USA.

            (2013) – Shkrime kritike pėr letėrsinė (studime, kritika dhe recensione), Instituti Albanologjik – Prishtinė.

            (2014) - Dita qė kot e bart mbi shpinė (poezi), “Embeta”, Prishtinė. 

 

 

 

 

SA HERĖ TĖ KUJTOJ TY

(Gruas sime, Dritės)

 

Sa herė tė kujtoj Ty

Para syve mė del Penelopa e lashtėsisė

E unė jam Uliksi qė shtegton nė detin e pa anė.

 

Sa herė tė kujtoj Ty

Para syve mė del Vasha qė pret nė shtėpi

                                                       vite e vite

E unė jam ushtari qė jep shpirt pėrtej

                                           Urės sė Qabesė.

 

 

 

BORXHI[1]

 

Jetėn ua kam borxh anonimėve tė rreshtit tė parė

Anonimeve tė rreshtit tė dytė e tė rreshtit tė tretė

Qė i pritėn me trupat e tyre bombat qė u hodhėn nė mua

 

Anonimėve jetėn ua kam borxh

Tė gjithė atyre qė i lanė fėmijėt jetimė

                                                e gratė e veja

Atyre qė u gjetėn eshtrat e atyre e qė ua kėrkojnė ende

Atyre qė sot gjenden nė listat e tė zhdukurve…

  

 

Librat i shkruan hipokritėt

 

Kjo botė ėshtė e Djallit

Qė i ra hise kur u nda nga Zoti

Librat i shkruan hipokritėt

 

Jezuin e dėnoi Ati

Se mori mbi kurriz barrėn e huaj

Jo E Drejta  e  Romės

 

Njerėzit e Mėdhenj janė largpamės

Prandaj edhe gėnjejnė aq shumė

Kur flasin pėr gjėrat qė s’arrijmė t’i shohim

 

 

TĖ THIRRA EDHE SONTE...

 

Tė thirra

Tė mė vish nė ndihmė

Ashtu siē e thėrriste Homeri i verbėr muzėn

E Fishta zanat

Se

Njeriu

Mbetur nėn gėrmadha

Ka nevojė pėr ndihmė

Ndaj tė thirra...

 

 

ĒDO GJĖ KALON, TI JO

 

Mbyll sytė

Sytė Tu mė dalin para

Hap sytė

Prapė tė njėjtėt sy shoh

 

Pamjet ia zėnė vendin njėra-tjetrės

Nė tė njėjtin vend

Ti qėndron...

Mė erdhe

 

Me buzėt tua

Preke lehtė buzėt e mia

Nė kohėn kur ndahej errėsira nga drita

Dhe mė the tė heshtja

Tė mos flisja asgjė

Vetėm tė hapja sytė e tė shikoja

Se ja po lindte njė ditė e re

Ta jetoja sikur tė ishte e fundit

Apo vetė Dita e Krijimit

 

 

TĖ PRES

 

Tė pres,

Gjatė tė pres

Dhe e ndiej thellė kėnaqėsinė e pritjes

 

Shumė gjatė

Tė pres

Po nuk jam vetėm

Fytyra jote mė pėrcjell kudo

 

Njė jetė

Tė pres

E s’ngopem duke shqiptuar emrin tėnd...

 

 

FJALA ĖSHTĖ DASHURI

 

E para ishte Fjala

Por edhe e fundit do tė jetė

Ajo ėshtė dashuri

 

Fjala ishte para kėsaj qė shihet

Para kėsaj qė preket

Dashuri ishte ajo

 

Para se tė ishte zogu nė lis

Por edhe para se tė dilte lisi nga dheu

Fjala ishte

Para se tė notonte peshku nė det

Por edhe para se tė krijohej deti

Fjala ishte

Para se tė lėshonte rrezet dielli

Por edhe para se tė lėshonin dritė yjet natėn

Ishte fjala

Dhe prapė

Kur mė nuk do tė jetė zogu nė degė

Kur nuk do tė jetė peshku nė det

Dielli kur nuk do tė lėshojė rrezet e tij

Fjala do tė jetė

Se Ajo ėshtė dashuri

 

 

NĖ PRITJE

 

Duke tė tė pritur Ty

Numėroj sekondat minutat orėt

Nė fund e shoh se gjithė kjo punė ishte kot

Largėsia nuk matet me orė

 

Ti je larg shumė larg

Je jashtė kohės e hapėsirės

Atje ku vetėm shpirti Yt binjak mund tė arrijė

Askush tjetėr...

 

 

 


 


[1] Nė ditėn e masakrės nė Dubravė, mė 22 maj 1999, unė rastėsisht qėllova nė rreshtin e katėrt dhe tė gjitha predhat e mitralozit, bombat dhe granatat qė i gjuajtėn nė drejtimin tim forcat serbe, me trupat e tyre i pritėn tre rreshtat qė ishin para meje. Kjo poezi u kushtohet atyre. (Shėnim i autorit)