Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Sejdi B. Berisha

SEJDI B BERISHA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SEJDI B BERISHA

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

           Sejdi (Bajram) Berisha u lind me 10 qershor 1947. Qė nė shkollėn fillore, fillon tė shkruajė poezi, tė cilat, sė pari i botohen nė gazetėn “Flaka e Vėllazėrimit” tė Shkupit e pastaj, nė “Pionieri” dhe nė “Rilindja pėr fėmijė”. Nga kėtu zė fill edhe zhvillimi i talentit tė tij edhe si shkrimtar edhe si gazetar.

            Si nxėnės i gjimnazit tė Pejės bashkėpunon me gazetėn studen.ore “Bota e Re”, kurse qė nga viti 1970 bėhet bashkėpunėtor mjaft produktiv i gazetės “Flaka e Vėllazėrimit”.

            Nė vitin 1972, punėsohet nė Radiotelevizionin e Prishtinės, respektivisht, nė Radio-Prishtina si korrespondent nga Peja, prej nga raporton dhe informon opinionin e gjerė pėr ngjarjet dhe aktivitetet e gjithėmbarshme nga ky rajon: Peja, Deēani, Klina dhe nga Istogu. Nė kėtė detyrė, ai ishte gjithnjė deri nė korrik tė vitit 1990, kur policia serbe me dhunė i dėbon nga vendet e tyre tė punės tė gjithė punėtorėt shqiptarė tė RTP-sė (Radiotelevizionit tė Prishtinės).

            Sejdi Berisha, gjatė punės nė Radio-Prishtina ka arritur titullin e Redaktorit tė Kategorisė sė Parė dhe, pėrpos qė ka pėrcjellė zhvillimet dhe ngjarjet nė territorin e Pejės dhe nė tri komunat tjera tė cekura mė lartė, kohė pas kohe ka raportuar edhe nga ngjarjet dhe tubimet mė tė rėndėsishme anė e kėnd ish Jugosllavisė. Ka qenė edhe reporter nė manifestimet kulturore, siē ishte Festivali i Teatrove tė Jugosllavisė, Festivali Republikan i Teatrove tė Kosovės, Serbisė dhe tė Vojvodinės dhe Festivali i Teatrove Amatore tė Kosovės, tė cilat pėr ēdo vit mbaheshin nė Trebinje tė Bosnjės dhe Hercegovinės, nė Kulla tė Vojvodinės dhe nė Ferizaj tė Kosovės. Pėr punė cilėsore dhe profesionale, disa herė ėshtė shpėrblyer dhe ka marrė mirėnjohje. Nė ndėrkohė, pesė vite ka qenė edhe gazetar-korrespondent i Televizionit tė Prishtinės, kurse pas vitit 1980, edhe gazetar i “Rilindjes”.

            Ky krijues, publicist dhe kronist, nė nėntor tė vitit 1982 nxori numrin e parė tė gazetės “Peja” dhe ishte themelues i Radio-Pejės (1981). Nė vitin 1982 ishte edhe drejtor i kėtij institucioni me rėndėsi tė veēantė informative dhe shoqėrore, por duke mos u pajtuar me koncepcionet e udhėheqjes sė atėhershme tė Kuvendit Komunal tė Pejės, nėn patronazhin e tė cilit ishte edhe Radio-Peja, e qė njė koncepcion i tillė nuk lejonte hapėsirė pėr punė kreative, cilėsore dhe profesionale, tėrhiqet nga kjo detyrė dhe sėrish kalon me punė nė Radio-Prishtina.

            Sejdi Berisha ėshtė njėri prej punėtorėve mė tė mirėfilltė tė kulturės nė Pejė dhe mė gjerė. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe i Lidhjes sė Gazetarėve tė Kosovės.

 

 

 

 

 

 KĖNGĖ E RE APO ELEGJI…!

 

Nėnė…

Kėta djem tė ri

Sėrish po shkojnė

Do burgje janė mbushur

Atje nėpėr Evropė

E ekzil po i thonė

 

Nėnė...

Do djem e vajza

Kah po shkojnė

Po pse tash kėshtu

Kėto dhimbje

Kush po i shkakton

Zbrazjen e dheut

Edhe tė atdheut

 

Nėnė...

Shtėpitė sėrish

Po mbesin nėn dry

Edhe bari nė oborr

Ka nisė rritėn me hidhėrim

 

Nėnė...

Po pse tėrė kjo ikje

Kjo pa rrugėdalje

E shpirti po zihet

Me kurbetin-ilet

 

Nėnė...

Sot dhjetė autobusė

Nuk kanė bartur turistė

As nxėnės as studentė

Pėr nė ekskursion

Por zemra tė thyera

Qė nuk e dinė cakun

As vendin ku do ndalen...

Nuk e dinė lumturinė

As buzėqeshjen e tyre

 

Nėnė...

Sot Ty a ta kėndoj

Njė kėngė kurbeti

Por njė kėngė tė re

Dhembjeje e hidhėrimi

Dhe le tė na plasė zemra

Ty dhe mua

Le tė na digjet shpirti

Mua dhe Ty

Ndoshta kėshtu

Gjejmė ngushėllim

Apo rrugė tė reja

Pėr lindjen diellit

Pėr agun e patrembur

 

Nėnė moj...

Kah po shkojnė

Kėta djem tė ri

Medet apet

 

Nėnė...

Si t’i pagėzoj kėto vargje

Kėngė e re

Apo elegji

Medet.

BALADĖ ILIRIANE...

 

Nė Zürich, Kapeshnicė e Jarinė

Nė Stuttgard, Lagje tė Trimave

Edhe nė Tamnik e nė Bernė

Mahallė t’Hadumit e n’Ēarshi tė Vogėl

Kudo Peja, Prishtina

Gjilani, Ferizaji e Gjakova

Nė Sent Galent pėrfundova

Kudo qė shkova

Vetveten e takova

Ec mė tej

Bruxel, Amsterdam, Paris

Shqiptarė tė Kosovės

Shqipėrisė e tė Maqedonisė

Nė mbarim e nė nismė

Nė Oslo, Malme edhe nė Helsinki

Tash e mė parė

Njerėz me derte e pėr mall

 

Kėrceva

Bėra hop deri n’Angli

Gjithkund shqiptarė

Edhe nė Australi

Shqiptarė nė Egjipt, Turqi e Itali

Nė Amerikė e Kanada

 

Baladė lotėsh pa ia ndarė

Kudo qė shkova u pėrvėlova

Shqiptarė pleq e tė rinj pashė

Por tokėn e tyre nuk e takova

U ndala...

Mendova si fėmijė

Athua tėrė bota qenka Iliri

Por

Edhe pse me rraqe e jetė nė thes

Njeriu nuk vdes

 

Duke biseduar me vetveten

Si me njė tjetėr njeri

Me njė grusht dhe tė Ballkanit

Mbulova dhe globin pėrvėlova

E tash unė me vetveten

Nė Berlin, Londėr e nė Gjakovė

Nė Diseldorf e nė Gjenevė

Sėrish vendi im

 

Nė kthim

E putha vajzėn time

E cila ujitė kopshtin me lule nė Kosovė

 

 

 

DIELL NĖ SOFĖR...

(Edhe sot duke kujtuar MIGJENIN!)

 

Ju rreze dielli

Qė kotheret e bukės m’i ngrohni

Nė sofrėn me dėrrasat e ēara

Qė duart e babait m’i kujtojnė

Sė pari ma sillni

Bukėn pėr zogjtė e mi...

Por ma sillni edhe lumturinė

 

Nė darkė

Me ne rri nė sofėr

Se na trimėron

Me dritė pėr gjumin e ėmbėl

Pėr ėndrrat e bukura

Pėr mėngjesin e ri

O, diell

Qė kotheret e bukės

Nė sofėr m’i ngrohė

 

 

 

DHE NĖ SHTRATIN TĖND...

 

Pse nxiton ujė

Nga bukuria e ujėvarės rrėshqet

Lumit tė qetė i bashkohesh

Si loti faqeve tė kujtimit

 

Rrėmbyeshėm ikėn

Duke lėnė gjurmė heshtjeje

Shkėmbinjve me shikim shekujsh

E mbi ta shkruan fjalėn fjalės

Dhe nė shtratin e lumit

Bėhesh spektator i brigjeve

 

Pastaj

Kush e di sa kah ikėn

Ndoshta

Nė lot shndėrrohesh

E syri nė burim ėndrrash

Tė gurgullimės sate

 

 

 

NGA DRITARJA IME...

(Elegji e pashkruar por e plasur...)

 

Nga dritarja ime

Sa shikimet mė janė pėrvjedhur

Dėshirat nė ėndrra mė janė shndėrruar

Zėri mė ėshtė shpėrndarė si plasje zemre

 

Nga kjo dritare

Zogun e lumturisė e kam thirr

Bukurisė sė tokės lutur iu kam

Pėr bimėn e shėndetshme

 

Nga dritarja ime

Nė fllad vere jam shndėrruar

Qershizat pėr t’i pjekur

 

Nga kjo dritare

Pėr ēdo ditė babanė e kam pėrcjellė

Pėr nė fushat e blerta kur nisej

Nėnėn kur i milte bardhoket

 

Nga dritarja ime

Me pėrrallat e gjyshes

Rritėn e shtatit e kam mashtruar

 

Nga kjo dritare

Nė vapė vere kur mbyste vetmia

Me zukatjen e mizave bėja histori

Deri nė dritare mbillja lule e selvi

 

Nga dritarja ime

Krenohesha me bereqetin e arave

Qė nganjėherė pėrcėllohej nga kripa e syrit

Qengjat i kam parė duke lozur padjallėzisht

 

Nga kjo dritare

Parė e kam tretjen e gjetheve nė vjeshtė

Dėshmitar i ngjyrės sė tyre jam

I kam pikturuar edhe gjurmėt e rrotave

Tė karrocės sė drunjtė

Qė e tėrhiqnin baloja e murroja

Edhe fėrkemet e thundrave tė tyre nė baltė

 

Nga dritarja ime

Gjithēka kam parė

Tinėz e kam parė

Edhe pėrcjelljen e gjyshit pėr nė varr

Edhe qyqen duke kėnduar

 

Nga kjo dritare

Krisma pushkėsh kam dėgjuar

Edhe gjurmė gjaku kam parė

E kam parė lindjen e foshnjės

Nė ditėn e parė tė pranverės

 

Nga dritarja ime

E kam parė pėrmendoren

E lartė deri nė qiell

E kam pėrjetuar edhe lamtumirėn

E sime motėr

 

Nga kjo dritare

Kam parė rrjedhėn e lumit tė dhembjeve tė mia

I kam kėrkuar gjurmėt e jetės

Qė askund nuk i gjeta

E, nė tėrė kėtė ankth

Pashė se si kapakėt e dritares

Ishin afruar pėr t’u mbyllur

Vetėm shikimi dhe trupi

Mė kishin ngelur puthitur me ta

Dritarja ende qėndronte hapur

Kapakėt e saj i ngjanin ēerenėve

Tė njė dyqani kėpucėtarėsh nė mbrėmje

Nė sokakun e ngushtė tė qė qytetit tė Krujės...

 

Nga dritarja ime

Me vite e vite

Muzat si fėmijėn mė kanė ushqyer

Kėngėn ma kanė praruar

 

Nga kjo dritare

Me sytė dhe zemrėn time

E kam parė vdekjen e poetit

Qė kullonte plagė atdheu

 

 

Nė kėtė dritare

Tash ka ngelur vetėm hija

Nuk di e kujt

Tė cilin kudo e kėrkoj por dot nuk e takoj

Kėtė shėtitės tė ēmendur dhe tė llastuar

Qė assesi nuk rri nė mua

 

Nga dritarja ime

Ndoshta Ju do ta shihni atė djall

Dhe atė qė unė ende e kėrkoj..