Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Sekretet e vullnetit (1)

Shkruan: Harry BOX 

  Pėrktheu: Jetmir SHEHU

      

SEKRETET E VULLNETIT   (1)

(Kapitulli i dytė)

 

      "Jeta ėshtė tepėr e bukur"! Kujtojeni, edhe nė rrethanat mė tė kėqija tė jetės. Ėshtė fjala vetėm pėr tė thyer rrethin e dėshpėrimit, pėr tė hequr nga sytė pėlhurėn e zezė tė shkurajimit, pėr t'i bėrė apel, me tėrė energjitė e brendshme, vullnetit instiktiv pėr tė rrojtur, qė nuk e braktis individin as edhe nė momentet e agonisė.

 

 

 

 

KRIZA E VULLNETIT

 

            SHKURAJIMI

 

"Fati ynė nuk ėshtė jashtė nesh, por brenda nesh: tek vullneti ynė"

Confucio

 

 

            Dua - duke folur pėr kėtė krizė tė vullnetit - tė vė nė dukje njė fenomen tė cilin tė gjithė, pak a shumė, e takojnė nė jetėn e tyre: njė fenomen depresioni qė ushtron nė disa periudha tė ekzistencės, ndonjėherė tepėr tė gjata, njė ndikim shkatėrrues.

            Edhe ti do tė kesh kaluar tė paktėn njė nga kėto periudha tė errėta, tė zymta, tė tmerrshme, gjatė sė cilės duket se njė ankth torturon trurin, paralizon vullnetin, ashpėrson shumė nervat. Vetėm ata qė nuk kanė bėrė kurrė asgjė, qė nuk kanė ndėr­marrė kurrė asgjė, qė kanė ndjekur me pasivitet rutinėn e jetės sė tyre monotone, tė zakonshme, tė lehtė, nuk e njohin shkurajimin. Ata qė, si ty, pėrpiqen tė shmangen nga automatizimi i karrierės sė tyre tė vogėl, pėr tė krijuar njė jetė mė tė denjė, janė vazhdimisht tė ekspozuar ndaj kėtyre periudhave tė zymta tė depresionit moral, sepse, jo tė gjitha pėrpjekjet janė tė prirura tė realizohen pa kontraste tė rėnda; e ēdo vėshtirėsi me njė farė mase, ēdo mossukses, ēdo rezultat negativ, krijon nė vetvete njė reagim shkurajimi, qė nėse nuk pėrballohet e mbytet para se tė jetė thelluar e zhvilluar - mund tė paragjykojė fatkeqėsisht tėrė tė ardhmen. Njė nga karakteret mė tė dėmshme e tė rrezikshme tė shkurajimit qėndron pikėrisht nė kėtė prirje tė tij pėr t'u zmadhuar, pėr t'u intensifikuar, pėr t'u thelluar e pėr tė pėrmbysur me njė goditje tė vetme - tėrė energjitė e njė njeriu: kurajėn, vullnetin, shpirtin e besimin nė vetvete, besimin nė sistemin e vetė nervor.

            Pėrplasjet e jetės krijojnė me mijėra nga kėto "kufoma tė gjalla". Klinikat janė mbushur me persona tė infektuar nga kjo sėmundje, pėr tė cilėn janė gjetur - pėr tė pakėsuar shqetėsimet e tė vuajtu­rve - emrat mė tė ndryshėm: nevralgji, ipokondri, depresion psikik: por nė realitet ėshtė gjithmonė e njėjta dhe e vetmja sėmundje: shkurajimi! E jo vetėm klinikat: por bota ėshtė plot me fatkeq qė zvarriten si nėn peshėn e njė dėnimi tė pariparueshėm, tė njė sėmundje tė pashėrueshme, njė fati tė keq: me individė qė ecin nė jetė si hije: tė pakėnaqur, tė nervozuar, gati pėr t'u nxehur, shkėputur nga realiteti: me njė fjalė, tė mundur.

            Ēdo riparim fizik, ēdo kurė dietike, ēdo terapi mjekėsore tregohet absolutisht e paefektshme, mbi kėta tė sėmurė nga nervat. Ilaēin, secili e ka brenda vetes; por tė pakėt, shumė tė pakėt, janė ata qė dinė tė arrijnė kėtė zbulim e tė ndėrmarrin kurėn qė do tė mund shėronte; njė kurė; me karakter thelbsisht moral.

            Flas me bindje tė thellė pėr kėtė: unė vet kam pėsuar - si tė gjithė ata qė bėjnė njė jetė tė ethshme e ripėrtėrijnė, si mund ta themi ēdo ditė, njė pėrpjekje qė mund tė ketė sukses o mund tė dėshtojė - goditje shkurajimi. Por, ndryshe nga pjesa mė e madhe e personave qė bien nė mossukses, nuk i kam lėnė kurrė kohė goditjes e mundėsisė pėr tė pėrfunduar nė krizė. Shkurajimi, siē kam thėnė, ėshtė njė sėmundje progresive: fillon tė shfaqet si njė fenomen i izoluar i jetės tonė e arrin, nėse nuk mbytet nė kohė, tė thithė tėrė personalitetin tonė, mendimet tona, botėn tonė tė brendshme. Sekreti i kurės qėndron nė vetėdijen pėr ta kapur nė kohė.

            "Unė nuk e kam lejuar kurrė shkurajimin tė mė sundojė mė shumė se njė ēerek ore - mė thoshte njė ditė Rockfelleri - Ja pėrse kam arritur tė ēaj nė situata qė kushdo do t'i kishte pėrcaktuar tė dėshpėruara, absurde, tė patolerueshme. Nėse i nisur nga asgjė, kam arritur tė realizoj punėra qė kanė ēuditur Amerikėn, nuk ka ndodhur vetėm sepse unė jam njė punėtor i madh, njė inteligjent i madh, o njė fatlum: ia dedikoj suksesin tim, mbi tė gjitha, se kam pasur besim: se nuk e kam lėnė kurrė veten gjatė nė krizė shkurajimi, se kam transformuar, me kėmbėngulje e optimizėm, njė dėshtim nė njė sukses, se kam besuar atje ku tė tjerėt do tė ishin tė dėshpėruar. Ky besim nė tė ardhmen, tek fati nė dobinė e pėrpjekjeve tė mija, ka ngulitur nė tėrė qenien time atė gjurmė dinamizmi, qė e ka bėrė tė pėlqyeshme e interesante pėr mua, tė admirueshme pėr tė tjerėt".

 

 

 

            MOS BESO NĖ PARIPARUESHMĖRI

 

            Lumturia ėshtė "vullnet i kėnaqur". Ai qė nuk ka arritur, nė ndonjė rrethanė tė jetės, tė realizojė vullnetin e tij e nuk ka ditur tė fshijė pėrshtypjen e pafuqisė qė i ėshtė krijuar prej kėsaj, ai qė nuk ka ditur tė frenojė nė kohė ndjenjėn e shkurajimit, ėshtė i prirur tė mbajė nė jetė njė peshė qė do t'i prishte ēdo gėzim.

            Mjafton njė mossukses pėr tė krijuar njė "tė falimentuar": kur kėtij mossuksesi i ngjitet njė krizė e papėrcaktuar shkurajimi. Ja, pėr ty, metoda qė duhet tė pėrdorėsh nė momentet e rėnda e tė vėshtira tė jetės.

            Kur ndjehesh i goditur nga njė fatkeqėsi, nga njė padrejtėsi, nga njė mossukses, mos krijo nė veten tėnde atė paragjykim tė tmerrshėm qė quhet: pariparueshmeri. Asgjė nuk ėshtė e pariparueshme nė botė. Mos i thuaj vetvetes: jeta ime ka mbaruar. Jeta gjithmonė mund tė rifilloje. Mos mendo: unė nuk jam i prirur pėr tė pasur sukses. Tė gjithė janė tė prirur pėr tė arritur sukses.

            Kam parė individė, qė kanė ēuar me kurajo deri nė fund punėra nė tė cilat kanė qenė penguar nga njė kompleks kundėrshtimesh tė mėdha. Kam njohur njerėz qė kanė pasur kurajon tė rindėrtojnė njė jetė tė re mbi rrėnojat e shkatėrrimit moral financiar: njerėz qė njė ditė kanė vėnė re shembjen e tėrė fatit tė krijuar me durim nė dhjetėra vjet sakrificė e punė, e qė mėngjesin tjetėr kanė ditur tė gjejnė nė veten e tyre forcėn pėr tė rifilluar nga e para: njerėz qė dhjetė herė kanė falimentuar nė njė pėrpjekje, e nė tė njėmbėdhjetėn kanė arritur suksesin: njerėz qė dukeshin tė humbur, qė nė gjykimin e njerėzve tė zakonshėm quheshin tė dėshtuar, e qė kanė ditur tė pėrmbysin situatėn e dėshpėruar.

            Mos u shkurajo kurrė. Sado tė rėnda tė jenė rrethanat nė tė cilat ti pėrplasesh, sado kritike tė jenė kushtet e tua, gjejė nė veten tėnde forcėn pėr tė mos u rrėzuar kurrė. Mbi tė gjitha mos u dėshpėro kur je i detyruar tė luftosh kundėr vėshtirėsive me karakter financiar. Pesėdhjetė pėrqind e njerėzve aktualisht mė tė pasur tė botės kanė vuajtur nė rini - e shpesh edhe nė vitet e pjekurisė - nga uria.

            E nė ēdo kohė, nė ēdo vend, ka qenė gjithmonė kėshtu. Tė gjithė ata qė ia kanė dalė tė bėjnė diēka tė madhe nė botė e qė kanė pretenduar tė ngrihen mbi masėn, kanė luftuar ashpėr kundėr varfėrisė e mjerimit.

            Karli i VII, mbret i Francės, para se tė dilte fitimtar nga lufta kundėr kundėrshtarėve tė tij, ndodhej nė njė gjendje tė keqe. Po kėshtu edhe Luigji i XII.

            Aleksandėr Dumas ishte vazhdimisht i ndjekur nga ftuesit e gjykatės. Kjo kategori nėpunėsish pėr­bėnte pėr tė njė ankth tė vėrtetė. Njė ditė qe ftuar pėr tė dhėnė njė kartėmonedhė njėzet frangash pėr varrosjen e njė ftuesi tė vdekur nė mjerim. Dumas dha dyzet, duke thėnė: Ja 40 franga: varrosni dy.

            Gjėja e parė, pra, ruaje nga gjykimi "i paripa­rueshėm" veten tėnde. Nuk them se ti duhet t'i du­rosh me indiferencė tė plotė provat e hidhėrimet e jetės: stoicizmi absolut nuk ekziston veē nė teori, nė realitet ėshtė i parealizueshėm. Por ekziston njė gjendje e zakonshme shpirtėrore, pikėrisht pėr njeriun qė, duke marrė parasysh humbjen e pėsuar, di ta durojė mė mirė se njė tjetėr: ėshtė kalitja morale, qė mund tė arrihet e forcohet duke e ushtruar pėrditė nė rastet mė me pak rėndėsi. Kush ushtrohet te notojė nė njė pėrrua, do tė dijė nesėr, tė notojė edhe nė oqean; ai qė di tė dėgjojė pa u tronditur zhurmėn e njė porte tė pėrplasur natėn, do tė mundet, nesėr, tė dėgjojė pa frikė buēi­mėn e njė topi. Kushdo mund, duke u stėrvitur, tė durojė me indiferencė goditjet e jetės sė pėrditshme, do tė arrijė ta sundojė veten e tė ruaj njė humor tė tillė tė pandryshueshėm, njė qetėsi tė tillė, njė gjendje tė tillė sigurie e superioriteti, sa tė mund tė pėrballojė pa frikė edhe kundėrtitė mė tė rėnda e mė tė papritura tė jetės.

            Njėherė, dy minj ranė nė njė enė plot me qumėsht.

            I pari, qė ishte pesimist e i prirur lehtė nga shkurajimi, rėnkoi:

            - Jam i humbur, addio!..

            - E la veten tė fundosej e u mbyt.

            Por i dyti, qė ishte optimist e nuk humbte kurrė gjakftohtėsinė e tij, i tha vetes:

            - Nuk dua tė vdes; jeta ėshtė tepėr e bukur.

            E filloi tė lėvizte kėmbėt me tėrė forcėn, saqė qumėshti u ngurtėsua, duke u kthyer nė gjalpė. Miu u ngjit sipėr, qė aty u hodh nė tavolinė, e nga tavolina nė strofkėn e tij tė vogėl.

            "Jeta ėshtė tepėr e bukur"! Kujtojeni, edhe nė rrethanat mė tė kėqija tė jetės. Ėshtė fjala vetėm pėr tė thyer rrethin e dėshpėrimit, pėr tė hequr nga sytė pėlhurėn e zezė tė shkurajimit, pėr t'i bėrė apel, me tėrė energjitė e brendshme, vullnetit instiktiv pėr tė rrojtur, qė nuk e braktis individin as edhe nė momentet e agonisė.

 

            Vazhdon...

 

   (2)