Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Sekreti i lumturisė (pjesa e dytė)

Shkruan: Daut DEMAKU

        SEKRETI I LUMTURISĖ  (PJESA E DYTĖ)

       

       Njeriu nuk e ka vetėm njė mendje, por shumė mendje. Mendjet e njeriut janė sikur retė nė qiell: nė asnjė moment nuk kanė njė trajtė, njė gjendje. Prandaj edhe bėhet njė shpenzim enormė i energjisė, sidomos nė dy lėvizjet: nė kujtime dhe nė shpresa. Tė dyja janė ZERO dhe nuk i duhen njeriut. Dielli i ditės sė sotit nuk rrezon as nė DJE as nė NESĖR.

                       

                       PRA: FAKTORI I PARĖ ĖSHTĖ: BESIMI ME BINDJE TĖ THELLĖ!

           

                        NDĖRTOJE BESIMIN

                        ME BINDJE TĖ THELLĖ

                        SE TI KE TĖ DREJTĖ TĖ JETOSH NĖ LUMTURI TĖ PLOTĖ.

 

 

                        FAKTORI I DYTĖ:  F J A L A

 

                        ...dhe ishte nė fillim FJALA..., thuhet nė librat e vjetėr tė besimeve fetare.

                        Liria e njeriut pėr jetėsimin e lumturisė apo tė mjerimit, pas besimit me bindje tė thellė, realizohet me FJALĖ. Njeriu nuk ėshtė esencė e fikėsuar, si krijesat tė tjera, prandaj posedon mjetin mė tė rėndėsishėm pėr realizim tė synimit jetėsor qė quhet FJALĖ.

                        Nė Amerikė ėshtė zhvilluar njė shkencė e fuqishme qė quhet AFIRMIMET POZITIVE, e cila, (prej A deri nė ZH) - bazohet nė fjalė.

                        Teoria aksiomatike e fjalės ėshtė: ēdo gjė lindė nė shpirt, nė xixėn e parė lindė IDEA, pastaj idea formėsohet nė MENDIM, mendimi shprehet me FJALĖ, fjala krijon ENERGJI, energjia rrėnon ose ndėrton JETĖN.

                        Shembujt, nga studimet e instituteve amerikane, thonė: ATĖ DĖSHIRĖ QĖ E SHPREHĖ ME FJALĖ, kur fjala thuhet me besim e bindje tė plotė, ajo dėshirė bėhet pėrvojė nė jetėn tėnde.

                        Studimet e para janė bėrė me nxėnės tė fillores. Mėsuestė kanė regjistruar dėshirėn e shprehur tė nxėnėsve tė tyre qė, nė lojė, SINQERISHT, ia kanė thėnė njėri-tjetrit. Nxėnėsi qė ka thėnė: unė do tė bėhem mėsues i fillores, me gjithė kundėrshtimet e prindėrve – ai nxėnės - mėsues filloreje ėshtė bėrė.Tjetri qė ka thėnė se do tė bėhem pilot,kėshtu ka ndo- dhė; profesor universiteti, shkencėtar, biznismen...e tė tjera. Kėto studime janė bėrė kėshtu: njėherė janė regjistruar nė kartotekat e instituteve, pastaj janė pėrcjellė kėta nxėnės dhe – kur ėshtė realizuar dėshira e tyre, ėshtė nxjerrė konstatimi shkencor qė: fjala e thėnė me besim e bindje, sinqerisht, JETĖSOHET.

                        Studimet tė tjera kanė pasė tė njėjtin qėllim, por nė pista tė tjera:

                        Njeriu qė ka thėnė unė jam shumė i pasur (Xhorxh Sorosi, Karnegia etj), jeta e tyre njėmend ėshtė bėrė shumė e pasur. (Sorosi i ka tė ardhurat 4 mijė dollar nė minut).

                        Tjerėt qė gjithnjė janė ankuar dhe kanė thėnė se jeta ime ėshtė vuajtje, se jeta ime ėshtė e varfėr, se pleqėria do tė mė vie e varfėr – vėrtet kėshtu edhe iu ka ndodhė.

                        Eksperimentet janė bėrė edhe nė pista tė shkurtėra: nėse thua se kur pi kafe nė mbrėmje nuk mė merr gjumi – gjumė nuk do tė kesh. Nėse e ndėrron kėtė hartė negative dhe thua: unė pi kafe nė mbrėmje dhe bėj gjumė tė qetė, kėshtu edhe do tė ndodhė. Merrni me mendė: i njėjti njeri, e njėjta substancė: dje pa gjumė, sot gjumė tė qetė.

                        Pse, ku janė qartėsimet e kėtij ligji? Nėnvetdija, mendja shėrbėtore, mendja kujdestare, nuk mendon, nuk analizon, nuk tallet, ajo i zbaton urdhėrat qė i mer nga vetėdija. Si toka. Ia hedh farėn e misrit tokės, nuk mund ta mashtrosh se i ke hedhur farė gruri, tallu sa tė duash, ajo misėr ta bėn.

                        DĖSHIRA QĖ THUHET ME FJALĖ, por me bindje e besim tė plotė, lirėshėm, pa sforcime, me gėzim e dashuri, ajo dėshirė PLOTĖSOHET.

                        T'i shohim eksperimentet shėndetėsore:

                        Pas ekzaminimit medicinal tė dorės plotėsisht tė shėndoshė, thuaj asaj dore se ėshtė e sėmurė, po thuaj me bindje e besim, shihe, pastaj, a do tė gjendet mjek kund nė botė qė ta shėrojė dorėn qė ishte e shėndosh, por u sėmurė me fjalė.

                        Njėqind tė sėmurėt nga kanceri nė spitalin izraelit i ndanė nė dy grupe: grupi i parė (50) i dėrguan nė tretman normal medicinal; grupi dytė (50 tė tjerėt) pėrveē tretmanit medicinal e patėn edhe fjalėn pėr ndihmė: iu thanė familjarėve tė tyre qė t'i thėrrasin nga disa herė nė ditė dhe t'u thonė: ti je i mirė pėr ne, ne tė duam, ti ke fuqi tė shėrohesh etj. Dhe, ēka ndodhi? Nga grupi i parė nuk mbijetojė ASNJĖ, nga grupi i dytė mbijetuan 35 tė sėmurė. Trajtimin e patėn tė njėllojtė, por grupi i dytė e kishte nė ndihmė FJALĖN.

                        Rasti i fundit i shėrimit tė kėtillė ėshtė Kryetari slloven, Janez Dėrnovsheku, tri librat e tė cilit do tė botohen nė Prishtinė.

                        PRANDAJ: ASNJĖHERĖ FJALĖ NEGATIVE, VETĖM AFIRMIME POZITIVE QĖ T'I CAKTON MĖSUESI (pėr secilin inivid tė veēanta), PA NEGACION DHE PA KUNDĖRTHĖNIE DHE – GJITHNJĖ: NĖ KĖTU E NĖ TASH.

 

                                   FAKTORI I TRETĖ: JETA NĖ KĖTU E NĖ TASH

 

                        Nė jetėn e rėndomtė njihen tri kohė:  e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja. Nė jetėn shpirtėrore ekzsiton NJĖ kohė: E TASHMJA. E kaluara ėshtė KUJTIME, e ardhmja ėshtė SHPRESA. Kohė e vėrtetė, reale ėshtė vetėm e tashmja, NĖ KĖTU e NĖ TASH.

 

                        Eksperimentet shkencore kanė dėshmuar se 99% tė njerėzimit jetojnė nė dje ose nė nesėr. Tė kalurėn e njohin, pėr tė ardhmėn shpresojnė. Vetėm 1% e njerėzimit jetojnė jetė tė vėrtetė, nė kėtu e nė tash. Por kėta janė mė tė menēurit dhe mė tė lumturit.

 

                        Ēka do tė thotė tė jetosh nė kėtu e nė tash? Do tė thotė: PRANIM. Do tė thotė se ti  E DI DHE E PRANON se nė kėtė ēast e nė kėtė momenet ĒDO GJĖ nė tėrė universin ėshtė duke u zhvilluar me saktėsi kompjuterike: planetet lėvizin,sillen dhe frymojnė pikėrisht ashtu siē duhet tė jetė; se era fryen ashtu siē duhet, shiu bie ashtu siē duhet; oksigjeni prodhohet aq sa duhet; dielli rrezon ashtu siē duhet, shkurt: ēdo gjė ėshtė nė rregullin e pėrkryer universal dhe, BRENDA  rregullit universal, edhe jeta njerėzore zhvillohet pikė pėr pikė ashtu si duhet.

 

                        JETOJE SECILIN MOMENT TĖ JETĖS NĖ KĖTU E NĖ TASH.

                        Njeriu nuk e ka vetėm njė mendje, por shumė mendje. Mendjet e njeriut janė sikur retė nė qiell: nė asnjė moment nuk kanė njė trajtė, njė gjendje. Prandaj edhe bėhet njė shpenzim enormė i energjisė, sidomos nė dy lėvizjet: nė kujtime dhe nė shpresa. Tė dyja janė ZERO dhe nuk i duhen njeriut. Dielli i ditės sė sotit nuk rrezon as nė DJE as nė NESĖR.

                        Menēuria supreme ėshtė MEDITIMI DINAMIK. E ē'ėshtė meditimi dinamik?

                        Ēkado qė bėn, me ēfarėdo pune tė mirresh, p.sh. Prenė dru, merr ujė, shėtit, vrapon, lanė pjata, hekuros, vozitė makinėn, punon nė kopjuter, mėson, pushon – cilėndo punė qė ta bėsh – gjithnjė tė jesh 100%  nė KĖTU nė TASH.

                        Ēdo gjė qė prekė, ta pėrjetosh prekjen; secilin hap qė e bėnė – ta pėrjetosh ecjen; secilėn gotė tė ujit qė pi – tė jesh kėtu, ta pėrjetosh. Kur je 100% nė kėtu e nė tash nuk tė ndodhė e keqja:nuk merr nė thua,nuk lėndohesh,nuk bėn aksident,nuk bėn gabime. Kurrė.

 

                        NJERIU QĖ NUK ĖSHTĖ NĖ KĖTU E NĖ TASH – nuk ėshtė njeri, por kufomė e gjallė qė merr frymė. Nė ēdo moment bėn gabime, lėndohet, shkakton aksidente, asnjėherė nuk arrinė sukses dhe, lumturia pėr tė ėshtė VETĖM emėr kuptimi.

                        Kur je nė kėtu e nė tash nuk je jetim, pjesė e shkėputur, ishull i vetmuar, por i takon tėrėsisė, universit dhe mėshira hyjnore tė vie nga tė gjitha anėt, pėrnjėherė.

 

                        PSE NJERĖZIT NUK E APLIKOJNĖ KĖTĖ MĖNYRĖ TĖ JETĖS?

                        Sepse nuk ėshtė aspak e lehtė dhe kėrkon USHTRIME E USHTRIME nėn mbi- kėqyrjen e Mėsuesit. Vetėm pas ushtrimeve serioze, pas metodave e teknikave mė tė ndryshme tė ushtrimeve, njeriu fillon ta ndiejė, ta vėrejė dhe ta pėrjetojė MREKULLINĖ qė tė dhuron jeta nė kėtu e nė tash dhe, vetėm atėherė, secili individ mund ta pėrjetojė tėrėsisht SECILIN MOMENT tė jetės.

 

                        Nė qoftė se mėsohesh ta pėrjetosh secilin moment tė plotė - nė secilin hap tė jetės, atėherė, mund tė thuhet se nė dorėn tėnde gjendet ēelėsi i LUMTURISĖ sė vėrtetė.

                        Kjo ėshtė liria e njeriut. Nėse do tė jetosh nė fatkeqėsi, nė dhimbje e nė mjerim –  zgjidhe jetėn nė HARRIM. Nėse do tė jetosh me suksese, me lehtėsi, me gėzim -  zgjidhe jetėn e VETDĖDIJĖSIMIT tė plotė: jeto nė tash e nė kėtu.

 

            KY ĖSHTĖ FAKTORI I TRETĖ: JETOJE TĖ PLOTĖ SECILIN MOMENT.