.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Sendet qė shkaktojnė fatkeqėsi ose... (pjesa e parė)

Pėrgatiti: Vllaznim SYLEJMANI

SENDET QĖ SHKAKTOJNĖ FATKEQĖSI OSE FUQIA E SENDEVE TĖ MALLKUARA

(pjesa e parė)

 

     Nė dhjetėra raporte policore, bie fjala, janė regjistruar dėshmi tė pabesueshme nga ritualet e  fshehta tė Aborixhinėve tė Australisė (njė nga ata, sa pėr ilustrim, quhet “Kori i vdekjes”), tė cilėt ndėshkojnė nė atė mėnyrė, ata tė cilėt i zemėrojnė, sa qė, as me ndihmėn e obduksionit, mjekėt nuk patėn sukses asnjėherė tė gjenin shkakun e vėrtet tė vdekjes sė viktimave...

  

            Njohuritė e deritanishme pėr fatin e njerėzve qė kanė shfrytėzuar shtėpitė e “prapta (terse)”, qė kanė udhėtuar me anije tė “prapta” e aeroplanė ose edhe qė i kanė pėrdorur vetėm disa pjesė tė tyre etj., pa dyshim, na tregojnė se vėrtetė ka sende qė sjellin fatkeqėsi.

 

            Rasti i ēiftit Lambert

 

            Pėr shembull, ėshtė i njohur rasti i ēiftit bashkėshortor Lambert, tė cilit fatkeqėsi tė mėdha i shkaktoi njė figurė e vogėl (statujė e Perėndisė japoneze), tė cilėn e blenė gjatė kohės sė qėndrimit nė Japoni. Me fjalė tė tjera, posa e blenė atė figurėz nga fildishi, filluan tė ndjenjė vėshtirėsi shėndetėsore. Kur figurėza ishte nė mesin e sendeve tė zonjės Lambert, ajo kishte dhimbje tė tmerrshme tė dhėmbit, e kur u gjet nė valixhen e zotėriut Lambert - dhimbja e dhėmbit u “zhvendos” tek ai. Me ardhjen nė Amerikė, figurzėn ia falin nėnės sė zotėriut Lambert, e atėherė ajo, vetėm disa orė mė vonė, filloi tė ndjejė dhimbje tė padurueshme tė dhėmbit. Qartė, dhimbja e dhėmbit nxitej nga figura. Pėr atė Lambertėt e strehuan nė njė vend tė vogėl tė shenjtė.

            Si ėshtė e mundur qė njė statujė e vogėl nga fildishi tė shkaktoj dhimbje tė tmerrshme te secili qė ėshtė nė kontakt me tė?

            Ėshtė i mundur supozimi qė nė atė statujė, dikur moti, ka zėnė vend ndonjė “shpirt i keq”. Megjithatė, po ashtu ėshtė e mundur qė ajo figurėz nė vete tė mbarttė gjurmėt e agonisė sė vdekjes sė elefantit nga dhėmbi i tė cilit ėshtė ndėrtuar ajo, derisa elefanti ende ishte gjallė kur ia kanė hequr dhėmbin. Dhimbjet e tij tė tmerrshme qė i ka ndjerė janė “bartur” dhe absorbuar nė dhėmb (bri) gjegjėsisht nė figurzėn, e pastaj nga ajo janė transmetuar nė pronarėt e saj.

            Shembuj tė panumėrta tė shtėpive “tė mallkuara”, po ashtu flasin pėr mundėsin qė mjedisi i caktuar ose gjėrat nga ky mjedis “mbajnė mend”, ose mbajnė nė vete tė kaluarėn dhe e shfaqin atė nė ardhmėri tek ata qė janė nė kontakt me to.

 

            Automobili fatkeq i F. Ferdinandit dhe aktorit Xh. Dini

 

            Janė interesante edhe shembujt e automobilave “fatkeq”.

            Pėr shembull, automobili nė tė cilin janė vrarė arqiduka F. Ferdinand dhe bashkėshortja e tij (tė vrarė nė atentat nė Sarajevė, i cili shėrbeu edhe si shkas pėr fillimin e Luftės sė Parė botėrore) vazhdoi t’u sillte fatkeqėsi ose vdekje pronarėve tė mėvonshėm, derisa nuk u vendos nė muze.

            Po ashtu, edhe “porsheu”, nė tė cilin humbi jetėn aktori i filmit, Xhems Dini edhe mė tutje u sillte fatkeqėsi shfrytėzuesve tė tjerė, edhe kur ishte i zbėrthyer nė pjesė (i demoluar). Mekanikut, tė pronarit tė garazhit qė e bleu, ia theu te dy kėmbėt kur gjatė shkarkimit iu kėput mbajtėsja. Pasi qė automobili u nda nė pjesė, motori iu shit njė mjeku. Mjeku sė shpejti humbi jetėn nė njė garė me veturėn nė tė cilėn ishte vendosur motori i “porshesė”. Nė garime tė njėjta automobilistike u pėrmbys edhe vetura ku ishte montuar ndėrruesi i shpejtėsive nga “porsheu” i Dinit dhe shoferi i saj ishte lėnduar seriozisht! Njė As automobilistik pėr pak nuk e humbi jetėn kur pėrnjėherė eksploduan te dy gomat e automobilit tė tij qė ishin marr nga “porsheu” i Dinit. Edhe karroceria e veturės sė tij, shkaktoi fatkeqėsi me rastin e rėnies nga piedestali - ia theu ashtin e kofshės njė djaloshi qė ishte duke e shikuar atė. Pse?

            Ėshtė e mundur qė automobili i trashėgimtarit tė fronit austriak (Fredinandit) e ka “thithur” (absorbuar) nė vete energjinė nga tragjedia e parė. Efektet e asaj energjia, nga ajo tragjedi e tmerrshme, e kanė “mbush” (mbėshtjell) materialin e automobilit, i cili, duke vazhduar “jetėgjatėsinė”, edhe mė tutje ka prodhuar eko-efekte, gjegjėsisht u ka sjell kob shfrytėzuesve tė tij tė ardhshėm.

            Automobili i Xhems Dinit ishte aq shumė “i akumuluar” me ngarkesė tė energjisė negative nga ngjarja tragjike, sa qė reflektoi pastaj pandėrprerė energji tė tillė, gjatė njė periudhė bukur tė gjatė. Kėshtu, kjo energji, ndikoi tek shfrytėzuesit e ardhshėm tė pjesėve tė atij automobili, duke shkaktuar impulse negative, tė cilėt, nė fund, i ēoi edhe nė vdekje.

 

 

            Figura vdekjeprurėse e “Perėndeshės nga Lembi”

 

            E quanin “Perėndesha nga Lembi”, sipas vendit, ku para njė shekulli ėshtė nxjerrė (nė Qipro). Vjetėrsia e kėsaj figure nga guri gėlqeror u vlerėsua nė rreth pesė mileniume (pesėmijė vjeē) e gjysmė. Shumica ndėrkaq, konsiderojnė se do tė ishte mė mirė qė arkeologėt mos ta kishin gjetur fare. Pse? Kjo do tė ju bėhet e qartė kur t’i lexoni rreshtat e mėposhtėm.

            Figura, me fjalė tė tjera, sė pari i takoi lordit Elfon, i cili mund t’i lejonte vetes atė luks, pra qė ta blinte atė. Ndodhi qė gjatė pesė viteve tė ardhshme vdiqėn tė gjithė shtatė anėtarėt e familjes Elfont! Figurėn pastaj e bleu ser Ajvor Manuqi, por edhe familja e tij vdiq pėr pak mė shumė se tre vjet. As pronari i ardhshėm i “Perėndeshės nga Lembi” nuk kishte fat me atė figurė tė vjetėr enigmatike. Katėr vite e gjysmė, pasi qė e bleu lordi Tomson Noel, vdesin tė gjithė anėtarėt e familjes sė tij.

            Nė vitin 1987 figura nga Qipro bėhet pronė e ser Aslen Biverbrukut. Pas kėsaj vdiqėn ai, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre! Tė tmerruar nga kjo tragjedi qė i solli kjo figurė edhe kėsaj familje, si dhe nėn ndikimin e rrėfimeve pėr fatin e kobshėm qė sillte ajo, bijtė e Biverbrukut, “Perėndeshėn nga Lembi” ia dorėzuan Muzeut Skocez nė Edinburg, ku nxituan tė kundėrshtojnė ēfarėdo hipoteze pėr ekspeditėn e saj vdekjeprurėse. Dhe tėrė kjo do tė ishte nė rregull, derisa shtypi anglez, pak kohė pas kėsaj dhurate, e botoi lajmin se shefi i seksionit nė tė cilin ishte vendosur kjo figurė, papritur e sėmur dhe - vdiq!

            Rastėsi ose diēka mė shumė se kjo?

            Mendimet janė, si zakonisht, tė ndara. Ata qė besojnė nė mallkime dhe fuqi magjike tė relikteve, janė bindur qė rrėfimet autentike sikur ky vetėm e plotėsojnė, edhe ashtu, dosjen e madh tė rasteve tė cilat shkojnė nė favor tė teorive tė tyre. E ato raste tė jashtėzakonshme nga kjo dosje i janė tė njohura mjaft mirė opinionit nė mbar rruzullin tokėsor. Pėr shembull, kujtoni rastin, gati tė pabesueshėm, me egjiptologėt tė cilėt nė mėnyrė tė pashpjegueshme vdiqėn pas hapjes sė varrezės sė Tuatankamonit, ose gjithė viktimat e “Diamantit tė shpresės” tė hequr nga koka e njė idhulli nė njė tempull indian. Raste autentike janė shėnuar edhe nė Afrikė, nė Amerikėn Jugore, nė Australi, ku ardhėsit, tė cilėt i bėnin dėm falltarit lokal, pėsonin fatkeqėsisht ose sėmureshin fatalisht.

 

            Vazoja e mallkuar nga Basano

 

            Nė dhjetėra raporte policore, bie fjala, janė regjistruar dėshmi tė pabesueshme nga ritualet e  fshehta tė Aborixhinėve tė Australisė (njė nga ata, sa pėr ilustrim, quhet “Kori i vdekjes”), tė cilėt ndėshkojnė nė atė mėnyrė, ata tė cilėt i zemėrojnė, sa qė, as me ndihmėn e obduksionit, mjekėt nuk patėn sukses asnjėherė tė gjenin shkakun e vėrtet tė vdekjes sė viktimave...

            Rastin tjetėr detajisht e ka pėrshkruar shtypi italian.

            Nė rrethinė e qytetit Basano ėshtė gjetur njė vazo (saksi) e argjend dhe e vjetėr rreth pesė shekuj - e rėnd rreth dy kilogram. Nė vazon e zbuluar nė murin e njė shtėpie tė madhe e tė braktisur, u gjet edhe kjo porosi: “Kjo vazo nė vete mban vdekjen”. Nė ankand vazon e argjend e bleu farmacisti i Basanos. Por nuk shkuan as tre muaj nga ky investim i tij, e njeriu, edhe pse deri atėherė i shėndosh - vdiq! Vazon pastaj e bleu kirurgu i spitalit tė qytetit, por edhe atė sė shpejti, vetėm pas dy muajsh, e gjet i njėjti fat i zi. Kishte vetėm 37 vjet!

            Pastaj vazon e bleu njė arkeolog... dhe pas tre muajsh, edhe ai, vdiq mistershėm! Pronari i ardhshėm i saksisė vdekjeprurėse, njė muaj pas sjelljes sė saj nė shtėpi e tij - vdes edhe ai! E tmerruar nga kjo tragjedi, familja e tij e hedh vazon nga dritarja e shtėpisė nė rrugė, pėr ēka edhe dėnohet nga policia lokale.

            Vazon, sipas shkrimeve nė shtypin italian, pas kėtyre ndodhive tė tmerrshme, askush nuk dėshironte ta blinte, bile nuk dėshironte ta merrte as muzeu, kėshtu qė policia e fut nėn dhe... Athua, a do t’u sjell “fat” edhe  atyre qė, ndoshta, pas ndonjė dekade ose shekulli do ta gjejnė pėrsėri?

 

            Vazhdon...