Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - SE... "VET I PATE FAJET SHKOVE PAS RROSPAJET..."

Shkruan: Pėrparim HYSI

Tregim

SE... "VET I PATE FAJET SHKOVE PAS RROSPAJET..."

(Popullore dibrane)

 

       Se ky "sherri" ynė filloi nė plazh, kėtu e dyzet vjet mė parė, por blana e atij "sherri" nė faqen time ėshtė, ende, e freskėt. Se ne kabinat i kishim, pothuaj, ngjitur dhe nė tė gjitha radhėt (e kush nga brezi ynė nuk i kujton kėto radhė me brengosje!), hera sikur na vendoste, sado nė njėsh kolonė...

 

 

            Se ti e pate fajin. Se mė  vėrvite "dorashkėn" pėr  dyluftim dhe unė, kur ka dasėm, nuk shkoj pėr shkarpa. Se dhe mua aq mė hante hunda pėr  sherr, sa kisha nevojė pė fre se sa pėr shtyrje. Se unė nga mendimet dhe veprimet jam  paksa napoleonian,qė, nėse iks predhė ėshtė nisur pėr tė mė vrarė mua, edhe njėqind pashė nėn dhe, po tė fshihem, do mė vrasė qė do mė vrasė. Se, siē kam  vėnė re dhe nė raste analoge, sikur nė  gene kam pak gjak arab, se  arabėt thonė:- Mos e kėrko aventurėn, por mos iu shmang asaj, po tė doli nė rrugė.

                                       

*    *   *

            Se ky "sherri" ynė filloi nė plazh, kėtu e dyzet vjet mė parė, por blana e atij "sherri" nė faqen time ėshtė, ende, e freskėt. Se ne kabinat i kishim, pothuaj, ngjitur dhe nė tė gjitha radhėt (e kush nga brezi ynė nuk i kujton kėto radhė me brengosje!), hera sikur na vendoste, sado nė njėsh kolonė, por pėrbri. Se ti, ngaqė doje burrin shumė, u kishe dalė radhėve pėr zot. Se dhe unė nuk e haja thatė: ngaqė kisha afeksion pėr time shoqe, i kisha marr vet pėrsipėr tė gjitha radhėt. Se sa tė bezdisshme qenė ato radhė, s'kam pse ndalem  mė shumė. Se shkoje nė radhė dhe do tė qe si me fat, qė tė ktheheshe me mallin qė do bleje. Se qe si rregull i pashkruar, por i pranueshėm nga tė gjithė: kish mė shumė njerėz nė radhė, se sa mall qė tregtohej. Se kėshtu ndodhte tek radha e qumėshtit dhe, ca mė shumė, tek radha e mishit. Se dhe, pėr ēdo tregoj mė poshtė, ka ndodhur tek radha e mishit. Se pėr radhėn e mishit do ngriheshe mė herėt se pėr gjithė radhėt e tjera dhe, kur ktheheshe nė shtėpi, me atė kg mish (kaq ta bėje dhėmbin, nuk kishte mė shumė), tė dukej vetja sikur kishe bėrė njė vepėr heroike. Se qemė mėsuar me  kėtė jetė rutinė edhe nė plazh dhe, si nė ato garat" mė i shkathti, mė i shpejti", kush e kush mė parė vraponim nė korsinė e radhėve. Se radhėt mbaheshin (me trup, sigurisht) me aq rreptėsi, sa askush nuk lėshonte pe. Se ishte plazh dhe ujtė e detit tė bėnte "lavazh" tė stomakut qė kish nevojė pėr mish. Se  qemė tė ndėrgjegjshėm pėr disiplinėn, pothuaj, ushtarake nė mbajtjen e radhės. Se aty, tek radha e mishit, qėlloi qė i shtati nga burrat tė isha unė dhe se e shtata nga gratė tė ishe ti. Se, tek koteshim nė pritje tė ardhjes sė mishit, herė-herė plasnin dhe muhabetet pa kripė dhe, ndonjėherė, edhe shpotitė. Se, siē mė kujtohet, kish ndodhur qė tek radha e burrave paska hyrė njė grua. Epo natė, or tunjatjeta, dhe nuk i ka parė shoqet kjo. Se nuk paska qenė fare kėshtu. Se kjo qė qenka futur tek radha e burrave paska qenė finoke e madhe. Se e kish parė qė nga radhėt burrave (po qenė burra me rrrrrrr tė fortė ata), radha qe mė e shkurtėr dhe ajo sulm dhe atje. Se, kur i paskan thėnė, shoqe kjo radha ėshtė e burrave, ajo qenka lėshuar nė sulm: - Pse burra jini ju? Burrė ėshtė ai imi qė fle si pasha dhe pėr shtatė qejfe atje nė kabinė. Kurse ju jini si ata qetė qė vret lopa.  Se kaun qė e vret lopa, nė fshat e therin. Se, sa dėgjoje, nga kėto (epo ku mbaroheshin ato), harroje fare qė po shkriheshe qiri nė kėmbė duke pritur tė vinte mishi.

 

 

            Se, sa erdhi mishi, i premė muhabetet dhe sy e vesh u bėmė andej nga kasapi, Llahu.

            Se, sado ju, gratė, pėrpiqeshit ta futnit nė kular, Llahun, kėtij i qe regjur lėkura dhe as qė tundohej nga pekulet tuaja.  Se filloi shitja e mishit dhe, kur po afrohej radha jonė (tė shtatėt, de), plasi dhe sherri. Se, sikur doli nga fundi i dheut, njė nga ato tė bėra me dorė. Veshur si pėr sfilatė, me  njė tualetė qė binte nė sy dhe me njė paturpėsi qė, sa tė grricte nervat aq dhe tė vinte poshtė me atė portret aq impozant, ēau mes radhėve si njė gjeneral madhor shtabi mbi njė regjiment ushtarėsh dhe, kur u afrua tek Llahu (kasapi qė nuk ua varte teneqenė fare grave), foli: - Mė bėj njė kg mish, por kėtu (aty qe gjithė tule) dhe, ndėrsa Llahu zbatoi urdhrin si njė ushtar i bindur para komandantit, ajo hodhi lekėt dhe, si mori pakon e mishit, u largua me tė njėjtin pompozitet. Se, sa mori rrugėn nga kish ardhur ajo, plasi sherri me Llahun e mirė.

            -Po ti, - se qenė gratė ato qė vunė ulėrimėn, de, - mos e ke mallin e babait qė jo vetėm i dhe pa radhė asaj edepsėze, por ia zgjodhe tule!!! Se i ndukeshin dhėmbėt dhe i binin pėr tokė. E shaj e mallko. Ne, burrat, ashtu zė e nėn zė. Kurse Llahu (epo ky nuk fliste kurrė), ua ktheu: - Pse unė e kam fajin apo Perėndia qė ia kish bėrė tėrė nishanet si me porosi. Se, kur tha kėshtu Llahu, vullkani  i ankesave sikur u fashit, Se, sikur nuk kishte ndodhur asgjė, vazhdoi sipas radhės dhe shitja.  Se ne, qė tė dy, pothuaj e morėm nė tė njėtėn kohė mishin.

            Tek po u afroheshim  kabinave, ti e zbraze: - More, -  the ti, - unė sikur tė njoh pėr tė gojės, po si nuk u ndjeve, kur ajo "edepsėska" bėri atė ynerin e bukur.

            Se mė kujtohet mirė qė tė thashė: - Sije, ajo "edepsėska" ishte e bukur. Qe si prodhim jashtė serie dhe unė, para tė bukurės, bie nė gjunjė dhe dorėzohem. Se, kur flas, hajde dhe mė mbaj mua. Se e vazhdova dhe mė tej ligjėratėn dhe tė thashė: - Se dhe unė, po tė isha kasap, kėshtu do kisha bėrė: do ia jepja mishin pa radhė dhe do t'ia zgjidhja. Se, moj Sije, kėtė do kisha bėrė dhe me ty, se je si njė lule e ēelur. Se, kur pashė qė tė mbulojė njė tė kuq sikur kishe bėrė faj, vazhdova: se pas lindjes sė fėmijės sikur ke fituar njė kthjelltėsi qiellore dhe, o Zot, lutem si mund qė t'i vė buzėt e mia mbi ato tė tuat qė janė si luleshege. Se unė e kisha kaluar me kohė Rubikonin dhe turpin e kisha ngrėnė me bukė. Se, tek vazhdoja me ato pekulet e mia nė adresėn tėnde, pashė qė ti  gati po dridheshe nga gjithė kjo trysni sulmesh. Se tė ndodhi si me atė lulen e brishtė qė befas goditet nga njė breshėr kokėrrmadh. Se, sado qė po ēapiteshim me hapabreshke, pothuaj kishim arritur para kabinave. Se, kur mė the, mirė u pafshim, e mbaj mend mirė qė  ta ktheva: -Ardhsh mė e bukur se sa sot!

 

                                   *     *      *

            Se e mbaj mend mirė: se qe mbasdite dhe unė isha vetėm nė kabinė. Se nuk e di se si e kishe mar vesh qė imeshoqe me gjithė fėmijė kish shkuar pėr vizitė. Se, kur trokiti dera dhe e hapa, u rrėfeve ti, moj lule e ēelur. Se, kur mbylla derėn, fole :- Kam ardhur tė marr mish pa  radhė... Se... po a ka kuptim pėr ta vazhduar mė tej?!!!

 

Tiranė, 7 gusht 2015