Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Shtet-bėrja dhe shtet-ndėrtimi

Shkruan: Ibrahim KELMENDI

      

 

SHTET-BĖRJA DHE SHTET-NDĖRTIMI

 

 

 

Libri  i autorit Ibrahim Kelmendi "Sfidat e radhės", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė" dhe nė www.pashtriku.org

 

 

 

            Tashmė u bėmė me shtet konkret, tė cilin, edhe pėr aq sa e kemi, mund ta ndiejmė e ta prekim. Tė gjithė i jemi gėzuar kėsaj fitoreje. Janė gėzuar edhe ata qė mė herėt nuk angazhoheshin pėr tė. Shumė mirė edhe kjo. Gėzimin nuk na e kanė zbehur shumė as pėrfoljet, analizat, garat, se shtetin mund ta kishim bėrė mė herėt, se mund ta kishim bėrė mė mirė, se ndonjėri ka merita mė shumė se sa tjetri, etj. Gjithandej ka tė vėrteta, gjysmė tė vėrteta dhe spekulime tė gjithėllojshme. Mirė qė nuk ndrydhen mendimet dhe as spekulimet e individėve. Kjo ėshtė dėshmi e parė e lirisė se tė menduarit dhe tė shprehurit nė shtetin tonė, gjegjėsisht njė dėshmi fragmentare e demokracisė pluraliste. Gėzimin nuk do tė na e zbehė shumė as fakti se shtetin tonė ende nuk e kemi bėrė krejtėsisht tė pavarur dhe sovran. Jemi nė rrugė tė mbarė dhe tė pakthim pėr ta bėrė shumė shpejt. Pėr kėtė na ngushėllon edhe fakti se pothuajse asnjė shtet i botės mė nuk ėshtė plotėsisht i pavarur dhe sovran, pasi zhvillimet e hovshme teknologjike, informative e shoqėrore e kanė shndėrruar planetin tonė nė njė fshat tė vogėl, siē po praktikohet tė thuhet nė mėnyrė simbolike. Synimi ynė i pėrgjithshėm, se sa, kur dhe si mund ta bėjmė shtetin tonė sa mė tė pavarur dhe sa mė sovran, na bėnė qė tė jemi mė konstruktiv, mė optimistė, mė tė pėrmbajtur dhe mė pak euforikė.

            Por kemi sa tė duash edhe kritikė e skeptikė ndaj shtet-bėrjes dhe shtetndėrtimit tonė.    Ata druajnė dhe kritikojnė, se realizimin e pavarėsisė e tė sovranitetit nuk po e bėjmė shpejt, sa duhet dhe si duhet. Edhe kėta kanė tė drejtė nga kėndvėshtrimi i tyre. Kurse analizat nga kėndvėshtrimi im mė rezultojnė: Kėshtu e kaq ditėm e mundėm, po tė kishim ditur mė mirė, po tė kishim mundur mė shumė, nuk do ishim kaq tė vonuar dhe nuk do kishim kėtė gjendje. Prandaj analizat duhet tė kenė pėr bazė mundėsitė e rrethanat reale nė kohė e hapėsirė e jo dėshirat.

            Fakt ėshtė qė deri tani nuk kemi ditur e nuk kemi mundur tė realizojmė shtet gjithėkombėtar, tė pavarur e sovran, nė nivel tė dėshiruar e tė synuar. Kishim njė gjysmė-shtet tė pavarur, Shqipėrinė “londineze” (nga viti 1913), kurse sa i pėrket Kosovės, tek tani ia arritėm tė mvtetėsojmė. Qė do tė thotė: nuk kishim shtet mė se dy mijė vjet, kishim njė Shtet tė tkurrur (Shqipėrinė) dhe kishim njė Kosovė si krahinė, para gjashtėdhjetė vjetėsh, pastaj autonomi federative nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė, para tridhjetė e katėr vjetėsh, shtet virtual pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė (1991) dhe tek tani po bėjmė shtet konkret. Plotėsisht tė pavarur e sovran nuk do ta kemi as pas 15 qershorit, kur fuqizuam Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Por, edhe kaq sa e kemi, sigurisht qė i gėzohemi, pasi jemi tė bindur se ia kemi vėnė themelet e sigurta. Sidomos njohja e Republikės sė Kosovės nga tė gjitha shtetet mė tė zhvilluara demokratike dhe nga ndonjė shtet qė nuk ėshtė gjithaq i zhvilluar e demokratik, ėshtė njė garanci e fortė se shteti ynė po shkon drejtė realizimit tė plotė. Nuk duhet tė na dėshpėrojė shumė as mosnjohja e menjėhershme nga tė gjitha shtetet dhe as mos-anėtarėsimi i shpejtė nė OKB, sepse ka nga ato shtete qė parapėlqejnė sistemin nacionalist e etatist serb, ka nga ato shtete ku sundimtarėt nuk duan t’ia dinė pėr liritė dhe pėr tė drejtat e njeriut dhe tė popujve. Nuk duhet tė na dekurajojė as Rezoluta e Asamblesė sė OKBsė, qė pavarėsimit tė Kosovės t’i bėhet gjyq ndėrkombėtar. Mbase kjo mund tė na dal pėr mbarė, sepse shpeshherė planifikimet dhe bėmat obstruksioniste e nacionaliste antishqiptare tė serbėve nacionalistė u

janė kthyer atyre si bumerang(?).

            Pėr ngushėllim pėr mos-anėtarėsim tė deritanishėm nė OKB do tė duhej tė kemi parasysh Tajvanin. Pėr shumė dekada nuk e kanė njohur shumė shtete tė botės dhe, pėr rrjedhojė, nuk ėshtė as anėtare nė OKB, kryesisht pėr shkak tė qėndrimit dhe pretendimit tė Kinės. Por unė, sigurisht edhe shumė banorė tė Kinės, mė parė do tė kishim pranuar tė jetonim nė Tajvanin “e panjohur” si shtet e si anėtar tė OKB-sė, se sa nė Kinėn sovrane, superfuqi e shtet me tė drejtė vetoje nė Kėshillin e Sigurimit.

            Edhe pse e kemi kėtė shtet, me pavarėsi e sovranitet tė kufizuar, nuk do duhej tė hutohemi qė ta vlerėsonim si tė vetėmjaftueshėm dhe tė sigurt. Shteti ynė ėshtė nė sprovė. Duhet ta bėjmė e ta ndėrtojmė qė tė jetė i mjaftueshėm dhe i vlefshėm sė pari pėr vetė shtetasit e tij, por edhe pėr tė plotėsuar kriteret qė i kėrkojnė nga ne, sidomos shtetet qė e kanė njohur shtetin tonė. Nuk guxojmė tė zhgėnjejmė vetėn tonė, dhe as miqtė, qė po na pėrkrahin e ndihmojnė qė tė bėjmė shtet sa mė tė konsoliduar nė aspektin e zhvillimit demokratik, ekonomik, social, kulturor, me njė fjalė qė tė bėjmė shtet sa mė tė qytetėruar. Prandaj duhet tė vetėdijesohemi, sa mė shumė qė tė jetė e mundur, pėr pėrgjegjėsitė tona konstruktive nė kohė dhe hapėsirė.

            Shteti ėshtė “produkt” i mundėsive dhe i marrėveshjes sė qyteta-rėve tė tij, ėshtė kontratė kolektive pėr formė tė bashkėjetesės e tė organizimit, por ėshtė i kushtėzuar edhe nga njohja ndėrkombėtare. Prandaj secili duhet tė respektojė kėtė proces, dhe tė angazhohet pėr ndėrtimin e pėr pėrparimin e shtetit tonė, siē interesohet njeriu pėr tė krijuar familje dhe pėr tė ndėrtuar shtėpi tė tij.

            Do tė ishte idealizėm iluzionist sikur tė prisnim qė secili bashkėshtetas menjėherė ta mirėpriste formimin e kėtij shteti dhe secili tė angazhohej maksimalisht pėr ndėrtimin e zhvillimin e mbarė tė tij. Ēdo shtet i botės ka banorė pasiv tė tij, por gjithsesi ka edhe kundėrshtarė tė brendshėm dhe tė jashtėm. Numri i banorėve pasivė zvogėlohet nė raport me zhvillimin e shtetit qė prodhon rritje tė mirėqenies sociale dhe rritje tė vetėdijes qytetare tė shtetasve. Edhe numri i kundėrshtarėve tė brendshėm e tė jashtėm bie nė raport me nivelin e ndėrtimit e tė zhvillimit demokratik, ekonomik e shoqėror tė shtetit.

            Aktualisht ne nuk mund tė ndėrtojmė shtetin tonė sipas dėshirave, bindjeve dhe pėrcaktimeve tona, sepse jam i mendimit qė nuk do tė dinim dhe nuk do tė mundnim, nuk kemi pėrvojė dhe kapacitete pėr tė qenė nė gjendje tė ndėrtojmė menjėherė shtet tė zhvilluar demokratik.

            Por kėto deficite po na i kompensojnė pėrkrahėsit e shtetit tonė - shtetet e zhvilluara demokratike (kryesisht ato tė Aleancės Veri-Atlantike, tė G7, tė BE-sw, etj.). Lum si ne qė kėto shtete po na ndihmojnė e po e mbikėqyrin ndėrtimin e shtetit tonė!

 

            Pjesė nga libri "Sfidat e radhės"