Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Shaip Emėrllahu

SHAIP EMĖRLLAHU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SHAIP EMĖRLLAHU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            U lind mė 13 prill 1962, nė Trebosh, Tetovė. Fakultetin Filologjik, Degėn Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe e mbaroi nė Universitetin e Prishtinės. Magjistroi nė letėrsi nė Universitetin e Tiranės, nė temėn “Struktura e poezisė sė Azem Shkrelit”. Ėshtė doktorantė i Letėrsisė nė Tiranė. Ai, ėshtė mėsimdhėnės nė Universitetin e Tetovės.

            Botoi vėllimet me poezi “Pagėzimi i viteve” (1994), “Projekti i thyer” (1997), “Vdekja e paktė” (2001). Mė vitin 2001, “Akademia Orient - Oksident” e Bukureshtit ia botoi nė gjuhėn shqipe dhe rumune vėllimin me poezi “Vdekja e paktė / Putina moarte”. Nė vitin 2004, PEN-i kroat dhe Shoqata e Shkrimtarėve Kroatė ia botoi vėllimin dygjuhėsh kroatisht/shqip, me titull “Poezi”. Nė vitin 2004, sh.b.“Feniks” nga Shkupi ia botoi nė gjuhėn maqedone librin me poezi tė zgjedhura “Dvorski son”. Nė vitin 2000, nė bashkautorėsi botoi librin me dėshmi tė masakrave nė Kosovė “...edhe ne dėshmojmė / We Witness”, sh.b. “Ditėt e Naimit” (shqip-anglisht). Nė vitin 2009, shtėpia botuese italiane “La stanca del poeta – 57”, ia botoi vėllimin me poezi “Stracci di vita”, ndėrkaq, po atė vit i botohet nė gjuhėn angleze libri poetik “Life‘s Rags”. Mė 2014, i botohet nė gjuhėn frenge librin me poezi "Les Albanian marathon". Nė Japoni, Junpa books ia boton poezinė nė njė libėr me titull "Duet of Roads" (dialog poetik -Taro Aizu). Ndėrkaq, sivjet nė Taivan i botohet nė gjuhėn kineze (mandarin) dhe nė ate angleze libri “Life‘s Rags”.  Cikle poetike tė tij janė botuar edhe nė gjuhėn spanjolle, hebraike, suedeze, arabe, rumune, ukrainase, induse, turke, polake, bullgare, boshnjake, maqedonase etj. Poezia e tij ėshtė pėrfshirė nė disa antologji ndėrkombėtare. Ka marrė pjesė nė festivale poetike ndėrkombėtare dhe ata vendore.

            Ėshtė lauruar me ēmime letrare kombėtare dhe ndėrkombėtare, si; ēmimin letrar pėr kreativitet “Naji Naaman”, nė Liban, 2003, ēmimin letrar “Ali Ben Ghadem”, tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė nė Tunis, 2003, ēmimin letrar “Lyra e liqenit”, nė Festivalin e Poezisė nė Pogradec (2003) dhe ēmimin letrar “Skampini” nė Festivalin e Poezisė “Lulet e Verės”, 2002, Elbasan, (Shqipėri),  ēmimin letrar tė Radio Ulqinit nė Festivalin e Poezisė “Kalimera poetike”, nė Mal tė Zi (2001), etj.

            Ministria e Kulturės e Republikės sė Bullgarisė i ndan Mirėnjohjen e lartė "GRAMOTA" pėr ngritjen e urave tė komunikimit tė kulturės shqiptare dhe asaj bullgare. Nė Greqi, nderohet pėr punėn e tij shumvjeēare pėr promovimin e letėrsisė, kulturės dhe artit nga UNESKO - Dega e Pirreut dhe merr gjithashtu Medaljonin e praruar nė ar "Aleksandri i Madh".

            Ka punuar gazetar nė mediumet elektronike dhe tė shkruara, brenda dhe jashtė vendit. Nė Berlin e themelon dhe punon kryeredaktor i Radiotelevizionit "Zėri i Shqiptarėve". Pėr disa vite ka punuar redaktor i Rubrikės sė Kulturės nė tė pėrditshmen “Flaka”.

            Ėshtė themelues dhe drejtor i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė ‘Ditėt e Naimit’.

 

 

 

 

 

MOLLĖT E TETOVĖS

 

 

nėpėr koncerte shekujsh

i krasiste e ujiste Tetova

Mollėt e veta

 

si kokė kripe

tė vjen tė pėlcasėsh

kur i sheh tutje

si i grin dhėmbi i keq

 

fundja

hėngrėn aq

sa t’u mpihen dhėmbė

 

 

UDHA E SHQIPĖRISĖ

Sadudin Gjurės

 

ndiqte diellin e udhės

qenēe i dukej

jeta e falė

ngutej tė linte

ē’kishte pėr tė lėnė

 

ikte

diellin e udhės

e kishte njė pėllėmbė

 

bora

i shtrihej nė ėndrrėn

e shprishur

ecja

e dėgjonte lartėsive

 

 

LULEPLUMBASH ĒELTE QIELLI

 

dy violina jete

para nesh u thyen nga plumbi

e tingullin ia vodhėm

 

e jeta

jeta e bukur ishte mbi Tetovė

 

ishte zoti vet

 

natėn te frėngjia mė ftonte

 

kur luleplumbash ēelte qielli

njerėzve ē’sylirie u jepte

 

sylirie qė i qorruam vetė

 

 

RILINDI PAS FITORES

Azem Shkrelit

 

kthesave tė ashtit tė historisė

shtatvargjesh sogjonte shpėrndarė

njėrendi

nė psalmin Kosovė

i fjalshėm feniks rilindi

etshėm pas fitores

vdekjen e vet tė bukur

ilirisht ta tallė

 

fitorja

hise e atij

qė di tė rilindet A.P.

 

 

KUR DUKJA SHEMBĖLLEN VALLĖZIMIN E YLLIT

 

lajmi i rėndė pėr Poezinė, pėr shqiptarėt

… vdiq POETI

 

kur tėrmet ju merr shpirti

e thehen leqet nga kjo idhtėsi ikjepoeti

ēelni njė poezi,

me zė…

 

Poeti do ta ndijė oshėtimėn e saj

meteorshi do tė shfaqet

nė hapsirėn e meskalimit

 

Lamtumirėn duhet thėnė

 

kur mungon

te shendi i poezisė, … (nė Lodeve)

orėve tė mbrame na pėrgatit pėr kumtin…

pėr vdekje poetike

 

Lamtumirėn duhet thėnė

 

kur zbret mbrėmjejeta

poeti ikėn larg

ku dukja e shembėllen yllin

dhe vallėzon… me Lumin

 

Lamtumirė!

 

 

TROJA E KALIT

 

me thikat kafshuar

zgjerohet gjeografia e trokut

tė kalit tė Trojės

pėlcet

e s’ta kap ajo e vockla mendje

si e hamė karemin

kur hijet na e veshin trupin

pashė e mė pashė me Trojėn e kalit

e na bėhet mė e bardhė se bora

shkuma e gojės

 

tavolinat na i mbushė

 

askush s’ia turbullon koklės sė qejfit

 

ē’na mbet nga Troja

pėrveē kalit

me hingėllimėn e hiles

 

 

MARATONA SHQIPTARE

 

Tiranėn

mė parė se

maratonisti spartan

Athinėn

do ta shkeli atė ditė

kur lajmin e rėnies

sė Mesjetės sė ngelur

do ta shpie

 

vdekjen maratone do ta sfidojė

etja e madhe pėr tė soditur

kurorėn aq tė pritur

tek lėshohet pas

mbi visin tim

 

sa vjen e provokohet

nė kėtė krah

Maratona shqiptare

                                               

 

BREZI IM

 

ende pa tė pushuar

tambli tė tė rrjedhė,

qimet e flokėve

filluan tė tė zbardhen

 

ē’fat paske

o Brezi im?!

 

 

KAH PO SHKOJMĖ

 

bishti i natės

mbeti pėr ēerdhe buklash

 

gjethi i mėngjesit

plasi me zor

 

kah tash?!

 

 

UDHA E DRENICĖS

viktimave tė Masakrės sė Drenicės

 

gjithmonė

kur jetės vendos

t’i  japėsh vertikalen tėnde

i bie udhės sė Drenicės

 

ecja

ėshtė lapidare

 

Arbėria preket

edhe pas vdekjes