Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Shefqet Dinaj

SHEFQET DINAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SHEFQET DINAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Shefqet Dinaj u lind nė Skivjan afėr Gjakovės, mė 16.09.1969 dhe rrjedh nga njė familje tradicionale dhe patriotike. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme teknike nė Gjakovė. Po nė Gjakovė mbaroi SHLP, dega gjuhė dhe letėrsi shqipe, histori gjeografi dhe mėsim klasor, me sukses tė dalluar. Pastaj u regjistrua nė Fakultetin filologjik tė Universitetit tė Prishtinės dhe kreu studimet nė Letėrsi dhe gjuhė shqipe, si dhe nė Fakultetin filozofik ku mbaroi studimet nė histori.

            Nė Universitetin e Prishtinės vazhdoi edhe studimet postdiplomike nė letėrsi dhe mori titullin Ma sci. pėr shkencat filologjike dhe nė histori ku mori titullin Ma sci pėr shkencat historike. Aktualisht vazhdon studimet e doktoraturės nė Shkencat historike nė Q.S.A. Tiranė.

            Njė kohė ishte arsimtar nė Shkollėn fillore “Ukshin Miftari” nė vendlindje, nė Skivjan dhe nė Shkollėn fillore “Fan Noli” nė Dujakė afėr Gjakovės. Gjatė kohės sė luftės, nė vitin 1999, ishte njėri ndėr themeluesit, mėsimdhėnės si dhe drejtor i Gjimnazit “Ylberi” nė Shijak tė Shqipėrisė. Mė vonė, nė vitet shkollore 2004-2008, ka  punuar  profesor  nė  Gjimnazin  “Hajdar  Dushi”nė  Gjakovė dhe Rogovė tė Hasit, pastaj nga viti 2009 nė Shkollėn e mesme profesionale “Gjon Nikollė Kazazi” nė Gjakovė dhe nė Shkollėn e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” nė Gjakovė. Aktualisht ėshtė profesor i gjuhės shqipe dhe letėrsisė nė Gjimnazin “Hajdar Dushi” nė Gjakovė si dhe ligjėrues nė Universitetin e Gjakovės “Fehmi Agani” nė Fakultetin e Filologjik si dhe nė Universitetin e Prishtinės “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filologjik po ashtu nė Gjakovė.

            Shefqet Dinaj merret edhe me aktivitete tė ndryshme kulturore, artistike e letrare si dhe skulpturė. Ėshtė anėtar i Klubit letrar “Gjon Nikollė Kazazi” tė Gjakovės, sekretar i pėrgjithshėm QKPSHA “Gjakova” nė Gjakovė, kryetar i “Pegasi Albania’’ (Dega nė Gjakovė), Sekretar i pėrgjithshėmi LSHPA “Pegasi Kosova” dhe kryetar i Lidhjes sė Historianėve tė Kosovės “Ali Hadri” (Dega nė Gjakovė). Me shkrime letrare ėshtė marrė si nxėnės, por u dallua nė kohėn kur ishte student sepse botoi shumė shkrime, studime dhe punime tė tjera me rėndėsi nė shtypin e kohės. 

            Artikujt e tij zgjuan interesim tek lexuesit dhe u dalluan pėr tematikėn e trajtuar. Shkrimet e ndryshme nga lėmi i letėrsisė, historisė sė letėrsisė dhe nga historia e historiografia e jonė kanė njė nivel tė duhur dhe janė interesante pėr mėnyrėn dhe aktualitetin e trajtimeve. Po ashtu deri tash ka marrė pjesė me skulpturat e tij nė tri ekspozita kolektive nė Gjakovė, njė nė Tiranė dhe njė nė Prishtinė me rastin e 100 vjetorit tė shtetit shqiptar. Shefqet Dinaj ėshtė edhe poet dhe poezia e tij ėshtė njė qelizė e suksesshme, e cila e plotėson dhe vė nė funksionim trungun e tij prej krijuesi. Duhet potencuar se disa shkrime tė kėtij krijuesi janė pėrkthyer edhe nė gjuhė tė huaja. Edhe poezia ėshtė e pėrkthyer po ashtu nė gjuhėn angleze, italiane, franceze, gjermane, rumune etj...

 

            Deri tani ka botuar kėto vepra: 

 

            “Vėshtrime historiografike shekulli XIX – XX” (botoi Lidhja e Historianėve tė Kosovės, “Ali Hadri”, Prishtinė, 2009); “Skivjani – historiku dhe trashėgimia kulturore” (Lidhja e Historianėve tė Kosovės “Ali Hadri”, Prishtinė, 2010); “Tematika, diskursi, personazhet dhe modeli i shkrimit nė vepėr letrare” (Shoqata e intelektualėve “Jakova”, Gjakovė, 2011); “Aksioni i mbledhjes sė armėve nė Dukagjin, 1955/56”, koautor me Napulon Zeqiri (Shtėpia botuese LULU, SHBA, 2011); “Lotėt e ashtit” (shqip-anglisht-italisht, Klubi letrar “Gjon Nikollė Kazazi”, Gjakovė, 2013); ’’Enigma’’ (shqip-gjermanisht-frangjisht, Klubi letrar “Gjon Nikollė Kazazi”, Gjakovė, 2014); Foleja e shpirtit (shqip-rumanisht, Bukuresht 2015) ėshtė libri i tij i shtatė.

 

            Shefqet M. Dinaj jeton nė vendlindje dhe deri tani ka marrė pjesė me punimet e tij shkencore nė shumė konferenca te nivelit kombėtar dhe ndėrkombėtarė si nė Tiranė, Shkup, Prishtinė etj. Ėshtė fitues i titullit prestigjioz Anėtar nderi i LNPSHA “Pegasi Albania” pėr vitin 2011. Akademia  alternative  e  LNPSHA “Pegasi” Albania  e shpall fitues i titullit te lartė “Historian i vitit 2012 i LNPSHA “Pegasi” Kosova, “Pegasi” Albania.

            Po ashtu ėshtė fitues i titullit tė lartė: “Poet i vitit 2013 pėr Kosovė” i LNPSHA “Pegasi Albania”. Fitues i titullit tė lartė: ” Vėllimi poetik lirik pėr Kosovė” i LNPSHA “Pegasi Albania-Kosova”. Fitues i “Ēmimit tė parė pėr poezinė mė tė mirė” nė manifestimin letrar “Nė rrugėtim me  Yllka Domin” dhėnė nga QKPSHA “Gjakova”, Gjakovė 2015. Ėshtė pėrfaqėsuar edhe nė librin me kritika: “Lexime tė poezisė”, botuar nga Ndėrmarrja shėrbyese “Jeta e re” , Prishtinė, 2013 tė Halil Haxhosajt; nė librin “Nė rrugėtim me Yllka Domin”, botuar nga QKPSHA-Gjakova, Gjakovė, 2013; nė librin “ Rrugėtimi i pėrjetėsimit tė Ali Ibėr Nezaj nė bronz”, botuar nga Shoqata e Intelektualeve “Jakova”, Gjakovė,2013 tė Halit Nezajt,nė antologjinė poetike “Korsi e hapur 3” (LNPSHA Pegasi-Albania,Tiranė, 2014); nė antologjinė poetike “Altari I Pegasit” (LNPSHA Pegasi-Albania, Tiranė, 2014); nė Enicklopedia e Shkrimtarėve Shqiptarė (Akademia Alternative Pegasiane, nė botim); nė antologjinė poetike “Muzgu”, Tiranė, 2014, nė antologjitė poetike kushtuar dėshmorėve Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu, Prishtinė 2015: nė antologjinė poetike kushtuar dėshmorit Sejdi Kralani, Prishtinė 2015, Nė antologjitė “Malli poetik”, Prishtinė 2014, 2015 dhe 2016 et

 

 

 

 

 

BOTĖ E VOGĖL PĖR SHPIRTIN TĖND

 

Akordova telat e harpės

pranė burimit tė Drinit tė Bardhė.

Cila je vashė qė flirton

me buzėqeshjen tėnde flakė?!

 

O botė e vogėl nė shpirtin tėnd tė madh,

theu, bėhu copė e grimė,

nė grimcėn tėnde kristalore

tė ngjizet gjaku dhe loti im!

 

Hapat e tu tė lehtė vajzėror

trokasin, vrasin zemrėn time,

harlisur nė fushat e gjelbėra

Ti o melodi e ėndėrrimit tė ri.

 

Pėrse mė buzėqesh?

Pse sillesh vėrdallė?

Bota sa e vogėl

pėr dashurinė tonė tė parė!

 

Dua tė tė kem pranė

ēdo sekondė tė shoh,

bota ėshtė e vogėl

pėr folenė e shpirtit tonė!

 

 

DERI KUR?

 

Deri kur?

T’i lutem Ujėvarės

tė freskojė

shpirtin tim tė ndezur.

 

Deri kur?

Tė kėrkoj nga Ujėvara,

Tė mė ledhatojė

me ujė flokėt e saj.

 

Deri kur?

Ti Ujėvarė lozonjare,

shtegton madhėshtore

drejt detit kaltėrosh.

 

Deri kur?

I vetmuar pres

tė freskohem

nė gjolin tėnd.

 

Deri kur?

Do mė lagėsh

me ujėlotėt e shkumėzuar

tė kroit tėnd Ujėvarė ...

 

 

BUZĖ LIQERIT

 

Freski drithėruese nė muzg tė parė

dy engjėj vėshtronin

vallėzimin e lehtė

tė liqenit kaltėrosh.

 

Nė kupėn qiellore

vezullonte njė yll,

lakmonte dehjen

e dy shpirtrave tė lumtur.

 

Melankoli zėrash,

romancė rinore,

puthje afshore

atje buzė liqenit.

 

 

NĖN LISIN QARR

 

Binte shi mbi tokėn e etur

rrėshqasin currilėt si djersėt nė ballė,

nėn Qarrin e vjetėr rėnduar nga motet

dy shpirtra luanin mallin dashuror.

 

Nė degėn e varur tė Lisit plak

kėndonte hareshėm njė Kanarinė,

melodi e saj pėrzier flakė

rėnkime, ofshamė, lutje, pėrqafim’.

 

Shiu tėrbohet mbi tokė tė lagur

pajton Lisin e shkrehur nė vaj,

currilėt rrėshqasin mbi ballin e njomur

ėmbėlsisht pėrkėdhelur nga vajzėri’ e saj.

 

Papritur nė qiell vezullon njė yll

lakmon dehjen e shpirtėrave nėn Qarr,

oh, sa tė lumtur ishim sot

shiu lagte trupin e saj... !

 

 

TUNDIMI

 

Fryma jote

tundonte valėt e shpirtit tim

lodronim, putheshim

pasqyruar mbi valėt e liqenit.

 

Sytė e mi

lexonin ndjenjėn tėnde,

thyenin heshtjen e kallur

atje buzė liqenit.

 

Melankoli shpirti,

zjarr i pashuar,

ledhatim fytyrash,

prekje buzėsh ...

 

Me vite prita puthjen e atyre syve

shtangur nė heshtjen e hijes tėnde,

pritja e gjatė mė ndezi buzėn

tundimi rrėmbeu afshin tonė!

 

 

DĖSHIROJ

 

Dėshiroj tė ngjitemi

nė “Kėshtjellėn” e dashurisė,

tė sodisim sė bashku

valėt e detit.

Nė sytė e tu magjepsės

tė shoh si lozin vallen

dielli dhe hėna!...

Tė shtrihemi mbi bedena,

qiellin tė kundrojmė

tė ndiej aromėn e shpirtit tėnd

qarkulluar nė damarėt e mi.

Tė arkitekturojmė

ujėvarėn e Niagarės,

me lotėt e tu

tė freskojmė

afshin tim tė ndezur.

Tė tė prek butėsisht

buzėn e pėrvėluar,

dėshmitarė tė jenė

pėllumbat e bardhė...

 

 

 NĖ SYTĖ E TU

 

Nė sytė e tu

shikoj si lozin hareshėm

dielli dhe hėna

vallen e dashurisė hyjnore.

 

Nė sytė e tu

dėgjoj kėngėn e pulėbardhės

qė fluturon e lirė

mbi shkumėzimin e detit.

 

Nė sytė e tu

mėsoj mrekullitė e shpirtit

qė puthen hareshėm

me valėt e zemrės.

 

Nė sytė e tu

ndiej zjarrin e tėrbuar

qė shkrin acarin

e frymės sime.

 

Nė sytė e tu

prek dehjen epshore

tė dy trupave tė lakuriqėsuar

lagur nga lot shiu!

 

Nė sytė e tu...

 

 

MĖ MBYTI HESHTJA JOTE

 

I ngulfatur nga heshtja jote

vij vėrdallė duke mėrmėritur...

Pyes veten:

’’Vallė pse bota nuk shembet,

e unė tė ndryhem

nėn gėrmadhat

e mėrisė tėnde ?!

Apo ndoshta kozmosi ka faj

qė retė e zeza tėrbohen,

mbėshtjellin dashurinė

qė kishim dikur’’.

Ah dikur ... !

Ti vazhdon me zemrėn kryeneēe,

unė gishtat thyej, s’kam ē’bėj.

E dashur, ende bota sillet e

heshtja jote nė zemėr mė ther!

 

 

EJA!

 

Tik-taku i orės thyen heshtjen,

melodi njėtrajtėshe,

zymtėsi,

pritje!...

 

Eja tė lutem me erėn e malit!

 

Kapėrce kurorat e luleshtrydheve,

shkrije vesėn e netėve me hėnė

Kalėro meteorėt e kėshtjellės sė shpirtit.

 

Eja!

 

Tė pres me puthjen e petaleve tė luleve,

tė avullojmė me epshet e mallit,

tė ndėrtojmė barkėn e dashurisė,

tė numėrojmė yjet e varguar.

 

Eja!

 

Tė ngjitemi nė lartėsitė e qiellit,

tė shkrihemi nė vullkanin e ndjenjave,

tė puthim buzėqeshjet

nėn pikėllimin e shiut tė ujėvarės.

 

Eja!...

 

 

PRITJE NĖ PEIZAZHIN MAGJIK

 

Unė tė pres,

ndjej trokitjen e zemrės

se si rreh

nga malli ynė dashuror.

 

Ti vonon,

ndjej frymėmarrjen

e ngulitur thellė

nė damarėt e mi.

 

Ti po vjen,

ta dėgjoj hapėrimin

nė peisazhin tim magjik

me puthje syri tė prek!

 

Ti erdhe,

ta dėgjoj zėrin

orkestruar hareshėm

me zhurmėvalėt e detit!