.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Shegerti i magjistarit

Shkruan: Evald Flisar

         SHEGERTI I MAGJISTARIT

 

     Libri  "SHEGERTI I MAGJISTARIT", i autorit Evald Flisar, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė".

 

 

          

            Nė pjesėn e poshtme tė lamaserisė. Murgjit ftoheshin nė ceremoni apo ndoshta lexim tekstesh. Mendova: sa e largėt ėshtė kjo botė nga ajo nė tė cilėn jetoj, nė tė cilėn e kam bazėn ekonomike, interesin, miqėt.

            Njohja mbi largėsinė mė tmerroi. E ndoshta krejt ėshtė mashtrim! Ēfarė kėrkoj nė mesin e kėtyre malokėve tė prapambetur, tė cilėt kurrė nuk lahenė dhe ushqehenė me qull thekre dhe pėrdorin flamuj tė grisur dhe rrota tė drunjėta qė kėto tė luten pėr ta? A mos ndoshta me kėrkimin e diēkahit qė ėshtė e pashprehur largohet nga kategoritė ideore-emotive, e cila e pėrfshinė rrėnjėt dhe trungun e tė menduarit evropian. A mos ndoshta po largohem nga pjesa, e cila ėshtė e vetmja nga e cila mund tė mugulloj fryti i ushqyeshėm i pėrpjekjeve krijuese? Kėshtu qė nuk po mundem ashtu lehtė ta mohoj determinizmin tim kulturor.

            Prej nga nevoja pėr tė ndryshuar, zgjeruar? E ēka nėse nuk ēon nė liri, po pėr kundrazi nė shkatėrrim dhe ēmenduri? Dhe ēfare ėshtė natyra e kėsaj shtytjeje? Religjionistike? Filozofike? Psikologjike? Apo mistike?

            Fjala “mistikė” rrjedhė nga fjala greke “mysterion”, mister. Dikush qė ėshtė i orientuar nė misteret(fshehtėsitė) e njohjes ezoterike, kinse ėshtė zgjuar nga bota e historisė dhe e kohės nė botėn e amshimit, pėrjetėsisė. Ka shikuar qartė, dhe ėshtė zgjuar. E nėn influencėn e ideve neoplatonike kuptimi primar ka ndryshuar: mistikė ėshtė quajtur gjithēka qė nuk ėshtė logjike, respektivisht krejt ēka i ka dhėnė dritė shpjegimit intuitiv tė realitetit.

            Mistika nuk ėshtė e domosdoshme tė jetė religjioze. Edhe pse buron nga e njėjta bazė si shumica e religjioneve; nga kjo bazė buron edhe njė pjesė e madhe e filozofisė, poezisė, artit dhe muzikės. Kjo ėshtė parandjenjė pėr diēka qė ekziston, edhe pse nuk ėshtė e dukshme. Pėr diēka qė shtrihet nga bota e dukjes sė jashtme. Mistiku sheh pėmes botės materiale(ndonse jo nė tė njėjtėn mėnyrė siē e kam parė unė nėn ndikimin e kėpurdhave nga Bali). Mistiku ėshtė nė kontekt tė drejtėpėrdrejtė me fushat tek tė cilat intelekti nuk mund tė depėrtojė. Ai ėshtė i vetėdijshėm kėtyre fushave dhe si tė tilla i pėrjetonė, sepse mistika jo vetėm qė dallon nga religjioni (i cili ėshtė praktikė rituale) por edhe nga filozofia (e cila ėshtė praktikė analitiko-logjike). Mistik quhet njeriu, i cili ka depėrtuar me ndihmėn e relativitetit tė spekulimeve metafizike deri te siguria e pėrjetuar.

            A duhet, pra, ta pranoj se dėshira ime pėr njohje mė tė gjerė ėshtė mistike? Nuk ėshtė numėr i vogėl njerėzish, pėr tė cilėt miistika ėshtė vetėm formė e mendimit iracional. Nuk janė tė pakėt, ata qė janė tė bindur, se ėshtė e lidhur me telepatinė, magjinė, hipnozėn. Pėr disa ėshtė persiatje mbi Zotin, pėr tė  tjerėt disciplinė mendore e asketėve religjioz. Mė afėr tė vėrtetės janė ata tė cilėt e definojnė si “intuitė intelektuale”, apo edhe si “dialektikė ndjenjash”. Filozofi indian Radakrishnan ia pėrshkruanė aftėsinė e njohjes. E emėrton si “mendim integrativ”, i cili fenomenet i lidhė me shkaktarėt e ri, nuk i klasifikonė, nuk i analizonė, sikurse qė bėnė mendimi analitik, pėrkundrazi i ndėrlidhė dhe i integronė.

            Mistiku, shkencėtari, poeti, muzikanti – tė gjithė thithinė energji nga instikti i tė dhėnitė kuptim botės sė pakuptimtė. Por mistiku veēohet nga tė tjerėt me atė se me pėrpjekjet personale dėshironė tė shpėtojė, qė tė zgjohetė nga errėsira nė dritė.

            A t’ia them kėtė Joganandės? Se dėshiroj tė zgjohem? Fjala “buddha” rrjedhė nga rrėnja e fjalės sankrite “budh”, qė do tė thotė tė dish, tė kesh njohuri, tė zgjohesh. Pėr kėtė shprehje pėr Budėn nė gjuhėn serbokroate mund tė jetė Budan. Kur zgjohem jam Budan. Kjo tingėllon shumė mė arritshėm sesa pohimi i Joganandės tė bėhem Buda nė ēastin kur e kuptoj se veē jam i tillė. Kur bėhem i vetėdijshėm tė vėrtetės, e cila ėshtė nė ēastin e tashėm, pėrnjėherė zgjohem. I zgjuar nuk ėshtė Zoti por njeriu, i cili ėshtė zgjuar nga ėndėrra pėr ekzistimin e botės materiale nė dritėn e tė kuptuarit mė tė lartė.

            Princi Gotama nuk ėshtė i vetmi i Zgjuari i botės. Veēantia e tij ėshtė historike, kulturore; gėzon famėn e mėsuesit tė madh, jo si i deleguar i Zotit nė tokė, sepse ēėshtja e Zotit nė kuadėr tė budizmit nuk ėshtė e rėndėsishme. Shkaku i natyrės rituale e pjesės mė tė madhe tė praktikės sė budizmit na duket mė e pėrshtashme qė budizmin ta quajmė religjion, edhe pse vetėm nė dukjen e jashtme ėshtė i tillė. Mendimi budist qarkullonė nėpėr nivele tjera. Nuk i ndėrronė proceset nė gjėra dhe ngjarjet nė objekte. Deri nė njė masė tė caktuar ėshtė shkencė psikologjike: formė e vėshtirė e njohjes sė vetvetes dhe rolit tė kėsajė vlere nė botė. E me kėtė edhe arti i lidhshmėrisė me realiteti. Dhe kėshtu gjendja e zgjuarsisė mendore nė esencė ėshtė shėndet optimal shpirtėror!

            Tash mė ėshtė e qartė se ēfarė kėrkoj nga Jogananda. Kam ardhur nė terapi! Si i sėmur kam ardhur: i dėrmuar, i pasigurtė, neurotik, i pabesė, i padurueshėm, i shqetėsuar, pėrplotė me “poezi e pavlerė”, i ngopur me mut metafizik, rob i shprehive dhe reflekseve tė fituara, i gozhduar nė kryqin e iluzioneve kotradiktore. Kam ardhur si viktimė e mjedisit kulturo-ideor, i cili mė ka formėzuar. Kam ardhur me qėllim qė atė mjedisė ta tejkaloj dhe tė nxirrem nga sundimi i zemėngushtėsisė. Ta krijoj distancėn, e cila do tė ishte bėrė kufi i lirisė sime.

            Furrishėm dola nga qelia qė Joganandės t’ia them se si tash definitivisht jam i vetėdijshėm se ēfarė po kėrkoj nga ai. Jam i sėmur. E tė sėmurit i nevoitet mjeku. Do tė bėj krejt ēka kėrkon nga unė. Le tė mė operojė, le tė mė prenė, e pėrsėri tė mė qepė.

            Kur hyra i dihatur nė sallėn qėndrore, murgjit rrinin ulur nė tre rreshta tė gjatė dhe nė kor recitonin mendimet e Budės. Dola jashtė. Nė kopshtin me rrotė lutėse hasa nė lamėn Labsanga, i cili me buzėqeshje mė pyeti se mos po e kėrkoj mikun tim. Tunda kokėn nė shenjė pohimi.

            “Pėr fat tė keq, para dy orėve na ka braktisur” – zgjati fytyrėn gjysmė ngushllueshėm, gjysmė shpirtligshėm – “ka shkuar nė Zanskar”. Dhe bėri me dorė kah shkrepat ngjyrė hiri-kaltėrt, tė cilat qėndronin nė anėn tjetėr tė lumit Ind dhe ngjiteshin kah majet e mjegullosura.

 

Fragment nga libri “Shegerti i magjistarit”