Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Shenjat para kthesave (pjesa e dytė)

Shkruan: Daut DEMAKU

SHENJAT PARA KTHESAVE

(pjesa e dytė)

 

       Jam pėrpjekur, lexuesi im, qė secila prej kėtyre “piklave” tė jetė shenjė buzė rruge, posaēėrisht para kthesave, pėr ty dhe pėr tė gjithė ata qė duan t’ia kujtojnė e t’ia ringjallin vetvetes diturinė dhe potencialin e pafund qė gjendet nė qeniet e tyre.

           

 

            Pse po kėmbėngul nė kėtė pėrcaktim: tė marrim rrugėn e mendimit tė disiplinuar, tė kultivojmė mendimin pozitiv, tė pėrcaktohemi pėr njė shkallė mė tė lartė tė vetėdijesimit.

 

            Pėrgjigjen mė tė fortė do ta gjejmė nė kėto tri thėnie, nė kėto tri konstatime, tė mendimtarėve tė urtė, librat e tė cilėve janė pėrkthyer  nė mė shumė se pesėdhjetė gjuhė tė botės. Lexoni me vėmendje dhe, ju lus, t’i mbani si vetullėn mbi sy (vetulla e mbron syrin, siē e mbron e vėrteta vetėdijesimin):

 

            Aureli: Jeta e secilit prej nesh ėshtė e tillė ēfarė e bėjmė ne me tė menduarit tonė!

 

            Shelbah: Mendimet negative sjellin sėmundjen, varfėrinė, vuajtjen dhe fatkeqėsinė. Mendimet pozitive sjellin shėndet, begati, sukses dhe lumturi.

 

            Marfi: Mund tė manipulohet edhe me njė popull tė tėrė, nė qoftė se ai popull nuk i njeh ligjet e mendjes!

 

            ***

 

            Ndėrtuesit e mendimit tė ri botėror i drejtohet individit.

 

            Individėt e fuqishėm sjellin kthesa tė mėdha.

 

            Cilėn kthesė po e gjakojmė ne?

 

            Kthesėn mė tė lehtė dhe mė tė thjesht: tė kthehemi me fytyrė nga vetvetja, tė ndryshojmė veten tonė dhe ky ndryshim, pastaj, le tė vazhdojė tė zgjerohet nė familje, nė rrethin e ngushtė, nė rrethin e gjerė, nė tėrėsinė kombėtare dhe, mė nė fund, t’i dhurojmė edhe njerėzimit, sepse gjithė bota nuk ėshtė asgjė tjetėr, pėrveē njė fshat i madh global.

 

            Ky kthim nga vetvetja sjell tė mira konkrete: pėr shėndetin nė tėrėsi, pėr rinimin, pėr bukurinė e jashtme e tė brendshme, pėr suksesin, pėr plotėsimin e dėshirave, pėr lumturinė e plotė.

 

            Do tė ketė edhe tė tillė qė nuk e pranojnė Mendimin e Ri Botėror, ani, le tė ketė. Tė gjithė ata qė do tė vonohen nė kėtė  rrugė, do t’i vjelin, me dėme tė mėdha, frytet e vonesės. Sepse, fundja, njeriu krejt ēka bėn nė jetė, e bėn pėr veten e vet, ose, siē do tė thoshte Franklini: Kush tė ka mashtruar mė shpesh sasa ti vetveten! Le tė vazhdojnė ta mashtrojnė (me mosbesim) veten e tyre, e kjo ėshtė e drejt e tyre, ata vetė janė pėrgjegjės pėr vetveten. Por, le ta dinė se: jeta nuk buzėqesh kurrė, nė qoftė se ti nuk i buzėqesh jetės i pari!

 

            ***

 

            Derisa po shkruaj, parasysh po mė dalin shumė njerėz qė e kanė humbur shijen e jetės, qė janė strukur diku nė qoshet e dhomave tė tyre, qė dridhen si thupra nė ujė prej frike, qė i ndėrtojnė deri nė pafundėsi kullat e ndryshme tė dyshimeve..., qė (O Zot, ēfarė telefonatash kanė pasur nė orėt e vona tė natės) e kanė vrarė vetėbesimin dhe nuk kanė kurrfarė sigurie nė jetė, qė e kanė humbur dashurinė ndaj vetvetes dhe ndaj njerėzve nė tėrėsi, qė ua hapin rrugėn sėmundjeve e mjerimit tė pafund, qė...

 

            Tė gjithėve do t’u drejtohem me njė fjali e do t’u them zėshėm: mos u dorėzoni! Kurrė mos e pėrdorni fjalėn “nuk mundem”.

 

            T’i bini me gomė, me shqelma, fjalės “nuk” dhe le tė mbetet fjala “mundem”, sepse: pėr tė gjallin kurrė nuk mbyllen tė gjitha dyert e jetės!

 

            Sepse: trupin e njeriut, makinėn mė tė pėrsosur nė botė, mendjen e njeriut, kompjuterin mė tė fuqishėm nė botė; shpirtin e njeriut, potencialin mė tė madh tė energjisė sė pastėr nė botė - nuk e ka bėrė ndonjė farkėtar i varfėr i skajeve tė qytetit, por e ka krijuar menēuria universale, ose thėnė me gjuhėn mė tė vjetėr: I Madhi ZOT!

 

            Tė ecim jetės me vendosmėri, me vetėbesim, me dashuri, me guxim, me shpresė e me besim tė thellė nė synimin tonė tė lartė.

 

 

            *

 

            Jam pėrpjekur, lexuesi im, qė, nėpėrmjet kėtyre “piklave”, tė krijoj mozaikun themelor tė mendimit pozitiv,

           

            jam pėrpjekur, lexuesi im, qė secila prej kėtyre “piklave” tė jetė shenjė buzė rruge, posaēėrisht para kthesave, pėr ty dhe pėr tė gjithė ata qė duan t’ia kujtojnė e t’ia ringjallin vetvetes diturinė dhe potencialin e pafund qė gjendet nė qeniet e tyre,

 

            jam pėrpjekur t’i rikujtoj tė njohurat e amshueshme, duke shpresuar qė edhe  Ti, aq sa ke mundėsi, do t’u dhurosh tė tjerėve zgjim nga gjumi gjysmėhipnotik dhe nisje rrugės sė vetėdijesimit,

 

            jam pėrpjekur... dhe tė kam thėnė me fjalė “tė dua shumė”, por tė jesh thellėsisht i bindur se ajo qė tė kam thėnė nuk e shpreh as tė njė miliontėn pjesė tė asaj dashurie qė ndjej pėr Ty, pėr Ju tė gjithė tė gjuhės e tė gjakut tonė.

 

            ...dhe ēka tė them nė fund? Asgjė mė shumė se njė urim: I realizofsh tė drejtat e tua njerėzore! E tė drejtat tua themelore janė: tė jesh i shėndoshė, i lirė, i suksesshėm, i pasur dhe shumė-shumė i lumtur!

 

            Vazhdon...

 

          Pjesė nga libri i Daut Demakut, “SHENJAT PARA KTHESAVE”

 

           Autori ėshtė themelues dhe udhėheqės i “Qendrės sė Mendimit Pozitiv”nė Prishtinė.

           dautdemaku@yahoo.com

           mendimipozitiv@yahoo.ccom