Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Shenjat para kthesave (pjesa e tretė)

Shkruan: Daut DEMAKU

SHENJAT PARA KTHESAVE

(pjesa e tretė)

       Njerėzit e paorganizuar janė sikur zerot! Edhe njė miliardė zero tė rreshtohen njėra pas tjetrės, e kotė: asnjė vlerė nuk kanė! Janė vetėm vija rrethore, qė nuk shprehin vlera. Por, kur ndodh qė kolonės sė kėtyre vijave rrethore t’u dalė pėrpara njė numėr, eh, atėherė bėhet nami. Tė gjitha zerot fitojnė vlerė.

 

 

            Sot, me ty, kam vendosur: tė pjesėtoj qė tė shumėzohesh!  A s’ke thėnė ti, mė i miri ndėr mė tė mirėt: dituria, kur ndahet me tė tjerėt - shtohet!

 

            Kur ndahet toka nė shumė hise - pakohet! Kur ndahen paratė nė shumė pjesė - pakohen! Kur ndahet shtėpia nė shumė pronarė - hapėsira zvogėlohet. Kur ndahet trupi nė shumė copa - njeriu vdes!... Kur ndahet e kur ndahet e kur ndahet - gjithnjė pakohet, zvogėlohet, grimcohet, vdes e zhduket! Vetėm ti, e madhja, e bukura, hyjnorja, dritėdhėnėsja, freskuesja, erėmira, shijekėndshmja, vetėm ti, drita e jetės, me emrin aq tė thjeshtė: DITURI, kur tė ndajnė njerėzit nė shumė pjesė - shtohesh e rritesh, si lisat e malit prej njė fare!

 

            E sot, kam vendosur: tė tė pjesėtoj, qė tė shumėzohesh!

 

            ***

 

            Ka thėnė njė i urtė, moti doherė: njerėzit e paorganizuar janė sikur zerot! Edhe njė miliardė zero tė rreshtohen njėra pas tjetrės, e kotė: asnjė vlerė nuk kanė! Janė vetėm vija rrethore, qė nuk shprehin vlera. Por, kur ndodh qė kolonės sė kėtyre vijave rrethore t’u dalė pėrpara njė numėr, eh, atėherė bėhet nami. Tė gjitha zerot fitojnė vlerė. Po, qe besa, them unė, fiton vlerė edhe numri vetė pėr vete. Sepse, po e zėmė, ishte njėsh i vetmuar, e tash para zerove tė paktėn bėhet dhjetė, njėqind. E mund tė bėhet edhe njė miliard...

 

            Sa e thjeshtė ėshtė jeta: midis hiēit e vlerės - njė hap! Thjesht, njėmend, fare e thjeshtė ėshtė jeta! Pėr ata qė dinė ta bėjnė jetėn - jetė.

 

            E jeta - jetė bėhet me njohje. Njėherė njohje, pastaj tė tjerat, si: zbatim, pėrdorim praktik i njohjes.

 

            Artistėt janė si krojet. Asnjė krua nuk e pi ujin e vet. O Zot, sa tė mirė janė njerėzit qė krijojnė.

 

            Kroi qė pi ujin e vet shteron, mbetet baltak i ndyrė! Kroi qė jep ujė tė freskėt, kroi qė freskon zemrat njerėzore, ai krua ėshtė hyjnor.

 

            A nuk janė krijuesit si krojet, si nėnat? Secilėn dhembje tė fėmijės nėnat e pėrjetojnė si dhembje tė veten! Secilėn dhembje tė njerėzve tė gjuhės e tė gjakut tė vet, krijuesit e pėrjetojnė si tė veten... Edhe gėzimin. Pse  tė mos nisemi sė bashku nė rrugėn e gėzimit?

 

            ***

 

            E vogėl ėshtė zemra. Profesorėt e anatomisė thonė: afėrsisht treqind gramė peshon zemra e njeriut. E vogėl ėshtė zemra. Nuk ka vend nė zemėr edhe pėr dashuri, edhe pėr urrejtje. E vogėl ėshtė zemra. Mund tė hyjė nė zemėr dashuria e gjithė botės. Ose: urrejtja e gjithė botės. Por, te dyja nuk kanė vend nė tė njėjtėn zemėr!

 

            E vogėl ėshtė zemra. Dashuria e urrejtja nuk bashkėjetojnė!

 

            Njėra-tjetrės i thonė: dil jashtė.

 

 

 

            Tė urtit  e lashtė, moti, moti, moti kanė thėnė: njeriu  duhet tė jetė si reja mbi det, qė thith ujin e njelmėt e e lėshon ujin e ėmbėl! Ēfarė zbulimi?! A nuk tė kam thėnė, miku im i mirė, se unė do tė jetoj mirė pėr veten time, nė qoftė se jetoj pėr tė tjerėt? Hė, mė thuaj; tė kam thėnė, apo nuk tė kam thėnė? Edhe kur kemi helm nė shpirt, nga shpirti tė prodhojmė mjaltė.

 

            ***

 

            Jeta nuk ėshtė zbulim, por krijim.

 

            Jemi mėsuar qė jetėn ta quajmė zbulim, sepse ne mungon njohja.

 

            Njohja krijon mundėsi tė pakufishme pėr ndėrtimin e jetės.

 

            Njėherė, pra: njohje, pastaj: zgjedhje. Edhe njėra, edhe tjetra janė nė kompetencė tė njeriut.

 

            Pse thuhet (madje tepėr shpesh thuhet): “kemi zbuluar horizonte tė reja tė jetės?”

 

            Thuhet kėshtu pėr njė shkak tė thjeshtė: nuk i kemi njohur deri tash ato “horizonte tė reja tė jetės”, prandaj kur t’i njohim, na duket zbuluam diēka tė re, diēka tė madhe.

 

            E nuk kemi bėrė asfarė zbulimi, por, thjesht, kemi arritur t’i njohim.

 

            Sikur nė atė anekdotėn e thjesht, kur po bisedonin njė kohė tė gjatė dy njerėz. Njėrin e grinte nervoza, sepse nuk i kujtohej emri i bashkėbiseduesit, derisa e pyeti:

 

            -Qysh e pate emrin, bre mik?

            -Ali - u pėrgjigj ai tjetri.

            - Heu , dreqi e marrtė, po lehtė paska qenė. Emėr me tri germa.

 

            Tri germa, por kur nuk i di, kur nuk i njeh, e humb njė mik. Kur i njeh, kur i mėson, fiton njė mik.

 

            Njėherė: njohja:

 

            Vazhdon...

 

           Pjesė nga libri i Daut Demakut, “SHENJAT PARA KTHESAVE”

 

           Autori ėshtė themelues dhe udhėheqės i “Qendrės sė Mendimit Pozitiv”nė Prishtinė.

           dautdemaku@yahoo.com

           mendimipozitiv@yahoo.ccom