.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Shenjat para kthesave (pjesa e parė)

Shkruan: Daut DEMAKU

SHENJAT PARA KTHESAVE

(pjesa e parė)

 

       Shpirti ėshtė pika bashkuese e tė gjitha qenieve tė gjalla. Aty nė shpirt, nuk ekzistojnė kufizimet, shtrėngesat, frika, dyshimet e ndarjet e helmėta tė tjera. Aty, nė shpirt, gjenden qetėsia e plotė, harmonia e pėrkryer, dashuria e thellė, krijimtaria e pakufishme, dituria e pafund dhe gėzimi i pastėr. Por: edhe pajtimi i plotė.

 

 

            Pėr ty, lexues!

 

            Po tė drejtohem Ty, lexuesi i shkrimeve tė mia, po ta vė zemrėn time nė kėtė letėr e po tė them, me germa tė mėdha tė shtypit: TĖ DUA!

 

            Tė dua sa gjuhėn e bukur shqipe! Tė dua a gjakun e pastėr tė kombit, tė dua sa Atdheun e shtrenjtė tė shqipeve.

 

            Tė dua e tė dua e tė dua... Sa e dua vetė Zotin! Sepse Ty do tė tė mbeten gjuha, gjaku dhe Atdheu - amanet!

 

            Kozmopolitėt do tė thonė: Deklaratė patetike! Ani. Le tė thonė. Unė e di, saktėsisht e di se: Po nuk deshe veten tėnde - nuk mund ta duash askėnd tjetėr nė botė! (Kozmopolitėt le t’i hanė pėrrallat e veta).

 

            Lexuesi im, Zotin e kam dėshmitarė se po e them tė vėrtetėn e plotė: Tė dua me gjithė zemėr, tė dua, sepse ti je: mė i miri ndėr tė mirėt nė botė, mė i dashuri ndėr mė tė dashurit nė botė dhe mė i vuajturi ndėr mė tė vuajturit nė botė...

 

            Tė dua pėr vuajtjen dhe qėndresėn tėnde, sepse, po tė futej vuajtja jonė, siē tha njė i urtė, nė njė kompjuter - qė i ka parametrat normale pėr ekzistencėn e njė populli - kompjuteri do tė thoshte: jo, ky komb, pas gjithė kėtyre pėsimeve, ėshtė zhdukur para njėqind vjetėsh.

 

            E Ti, lexuesi im, nuk u zhduke, por u rilinde, si Feniksi! Pėr ēdo ditė u bėre edhe mė i ri, pėr ēdo ditė u bėre edhe mė i fuqishėm, pėr ēdo ditė u bėre edhe mė i menēur, pėr ēdo ditė u bėrė edhe mė i bukur!

 

            Nė laboratorėt pėr zhdukjen tonė, larg tokės sonė, kuzhinat e shėmtisė distiluan helme tė panumėrta pėr ne. Dhe, me kėto helme bėnė shkatėrrime tė mėdha shpirtėrore. Mbollėn farėn e helmėt tė urrejtjes.

 

            Por, Ti je i menēur, lexuesi im, Ti e di se, pėrveē shpirtit tonė dhe Zotit, ne nuk kemi askėnd tjetėr nė botė dhe ti nuk do tė lejosh tė rritet ndėr ne fara e helmėt e urrejtjes. Ti do ta kultivosh PAJTIMIN e zemrės me zemėr. Ti do tė dallosh “mollėn e sherrit”, ti e di: kur dy vėllezėr pėrēahen e vriten - gjithmonė fiton - armiku i tyre!

 

           Ti e di mirė kėtė, prandaj: TĖ DUA!

 

 

 

      

            Tė dua pa kusht, sepse prej teje nuk kėrkoj asgjė, madje as votėn. Po tė shkruaj Ty, lexuesi im, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt, tė thjeshtė, tė qartė, sepse kėtė shkrim e kuptojnė tė gjithė. Nuk dua tė shkruaj pėr elitėn, pėr disa. Gjuhėn e elitės nuk e kuptojnė tė gjithė, kurse gjuhėn e tė gjithėve elita e kupton. E unė i dua tė gjithė, do tė doja tė komunikoja me tė gjithė. Sepse: vetėm kur janė tė gjithė, sė bashku me tė gjithė - krijohet tėrėsia. Mjaft ndarje, plasaritje, urrejtje...

 

            Shpirti ėshtė pika bashkuese e tė gjitha qenieve tė gjalla. Aty nė shpirt, nuk ekzistojnė kufizimet, shtrėngesat, frika, dyshimet e ndarjet e helmėta tė tjera. Aty, nė shpirt, gjenden qetėsia e plotė, harmonia e pėrkryer, dashuria e thellė, krijimtaria e pakufishme, dituria e pafund dhe gėzimi i pastėr. Por: edhe pajtimi i plotė.

 

            Tė bashkohemi tė gjithė nė ylberin e qetėsisė e tė dashurisė hyjnore, nė shpirtin tonė, qė aq shumė e do mirėsinė dhe pajtimin (Gjithmonė do tė ketė nevojė pėr pajtim).

 

            *

 

            Nė mėnyrė tė veēantė dua t’u drejtohem (siē do tė thoshte L. B..):

            -atyre, qė nuk kanė nevojė pėr njė rrugė,

            -atyre, qė nė kėto ēaste e kanė humbur rrugėn,

            -atyre qė nė mėnyrė tė disiplinuar e kėrkojnė rrugėn,

            -atyre, qė e dinė, por nuk janė tė aftė ta ndjekin rrugėn,

            -atyre, qė me thjeshtėsi e ndjekin rrugėn,

          -dhe, nė fund, them unė: atyre qė e dinė se ligjet e mendjes janė mbretėria e pakontestueshme e gjithė e botės.

 

            Vazhdon...

 

            Pjesė nga libri i Daut Demakut, “SHENJAT PARA KTHESAVE”

 

           Autori ėshtė themelues dhe udhėheqės i “Qendrės sė Mendimit Pozitiv”nė Prishtinė.

           dautdemaku@yahoo.com

           mendimipozitiv@yahoo.ccom