Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Shkolla e hipnozės (1)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

SHKOLLA E HIPNOZĖS  (1)

 

        Pėr vizitorėt e nderuar tė web faqes www.sa-kra.ch e posaēėrisht pėr ata qė janė tė interesuar pėr lėmin e hipnozės, nė kėtė shkrim, tė cilin e kam ndarė nė disa pjesė, do ua paraqes bazėn e induktimit tė gjendjes hipnotike. E kam emėrtuar shkolla e hipnozės, pasi materiali i mėposhtėm nuk pėrbėhet vetėm nga ana teorike, por sqaron hap pas hapi edhe format praktike, tė cilat, pėrmes ushtrimeve tė pėrshkruara, do tė ju shpien padyshim deri te suksesi.

            

           

            Disa nga rregullat e domosdoshme para dhe gjatė procesit tė hipnotizimi

 

            Para se tė filloni ta praktikoni hipnozėn nė qenie njerėzor, pavarėsisht fokusimit tė saj, qoftė pėr qėllime mjekuese, mendore apo thjesht eksperimentale, duhet t’i keni parasysh disa rregulla qė janė tė domosdoshme, para dhe gjatė procesit hipnotik.

            - Praktikoni hipnozėn nė persona qė lajmėrohen vullnetarisht;

            - Mos u mundoni ta hipnotizoni personin kundėr dėshirės dhe vullnetit tė tij:

            - Nė asnjė rast, mos eksperimentoni me persona tė sėmurė rėndė psikikisht, tė sėmurė nga zemra ose me njerėz depresiv;

            - Mos tentoni ta keqpėrdorni hipnozėn pėr manipulime tė pandershme dhe tė pamoralshme;

            - Gjatė procesit hipnotikė, preferohet ose edhe ėshtė e domosdoshme kur punohet me gjininė femėrore ose me persona qė nuk i takojnė rrethit tuja tė ngushtė, tė jetė i pranishėm edhe personi i tret si dėshmitarė;

            - Nėse ju bie rasti tė aplikoni hipnozėn tek ndonjė fėmijė, gjithsesi tentoni qė i pranishėm nė seancė tė jetė edhe prindi i tij (saj) ose personi kujdestar.

 

            Po e theksoj: qėllimi i kėtij kursi nuk ėshtė qė ju ta luani rolin e magjistarit, parashikuesit, mjekut etj., dhe ta pėrdorni kėtė dukuri, pra hipnozėn, pėr qėllime manipulues duke pėrfituar nga fatkeqėsitė e tė tjerėve.

            Siē e dini tė gjithė, shėndeti i njeriut (ku shpesh ėshtė nė pyetje edhe jeta e tij) ėshtė  shumė i ēmueshėm, prandaj nuk do tė ishte e arsyeshme qė tė merrni njė pėrgjegjėsi aq tė madhe duke u munduar tė luani rolin e kujtdo qoftė - “profetit” ose “mjekut”. Profetėt janė krijesa tė pėrzgjedhura, krijesa tė shenjtė dhe posedojnė fuqinė dhe vullnetin e dritės hyjnore pėrmes sė cilės shpėrndajnė rrezet e arta shėruese dhe bartin mesazhet e Perėndisė tek njerėzimi. Ndėrsa mjeku, i cili nga ana e organeve kompetente ėshtė cilėsuar si individ i specializuar dhe i ėshtė dhėnė titulli dr., i bartė tė gjitha pėrgjegjėsitė ligjore pėr veprimet e veta me pacientė...

            Me kėtė nuk dua tė them se ju nuk guxoni ta pėrdorni hipnozėn pėr shėrim, por  pėrdorimi i saj duhet tė ketė qėllim human dhe tė jetė nė pėrshtatshmėri me situatėn. Ju mund ta pėrdorni hipnozėn pėr largimin e shprehive tė padėshiruara: veseve, huqeve e manive psikike; sėmundjeve tė varėsisė: heqjen dorė nga pirja e duhanit, alkoolit etj.; largimin e streseve negative tė krijuara nga faktor tė shumtė, objektiv apo subjektiv, pėr zhvillimin dhe ngritjen e nivelit tė inteligjencės, pėr stimulime kreative etj. Pėr gjithēka tjetėr qė del jashtė kėtyre kornizave, pra pėr tė gjitha pasojat e mundshme nga pėrdorimi i pavend ose keqpėrdorimi i hipnozės, pėrgjegjėsia, morale apo ligjore, do tė bie mbi ju. Kemi tė bėjmė me njė shtresim shumė tė ndjeshėm, me ndėrdijen e njeriut, me shpirtin e tij, andaj po apeloj qė tė jeni shumė, shumė tė kujdesshėm gjatė pėrdorimit tė saj, e nė veēanti, sugjestioneve tė dhėna.

 

            Njohja e vetvetes

  

            Para se tė fillojmė me zbatimin e hipnozės nė praktikė duhet t’i  zhvillojmė disa aftėsi psiko-fizike e, para sė gjithash, kontrollin e rreptė ndaj vetvetes. Pa e arritur njė kontroll tė tillė, ne nuk mund t’i neutralizojmė  e dhe t’i zhdukim  tė metat tona, e pėr kėtė na duhet  durim dhe koncentrim tė mendimeve. Vetėm me vullnet dhe dėshirė, tė gjitha kėto arrihen shumė lehtė.

            Nė literaturėn  e autorėve tė ndryshėm mund tė  hasni  shpesh nė mendime, se pėr induktimin e gjendjes hipnotike nuk duhen kurrfarė ushtrimesh, unė, megjithatė, nė qoftė se dėshironi  tė bėheni njė hipnotizues  komplet, nė kuptim tė plotė tė fjalės, iu kisha  preferuar qė t’i  zbatoni ushtrimet qė do tė pasojnė.

 

            Qėllimi

 

            Hapi i parė qė duhet bėrė nė kėtė drejtim ėshtė orientimi i caktuar, pra -  QĖLLIMI.  Pa qėllim nuk ka koncentrim, kurse koncentrimi  ėshtė burimi i sukseseve. Pėr tė  pasur sukses  duhet me ēdo kusht  tė besoni  nė realizimin e qėllimeve qė ia keni parashtruar vetes, e qė nė kėtė rast ėshtė aftėsia pėr hipnotizim. Duhet tė besoni nė aftėsitė tuaja. Nė qoftė se ju nuk  i besoni vetvetes, atėherė si  do tė mund tė kėrkoni  nga tė tjerėt qė t’ju  besojnė?! Aq sa keni vetėbesim, aq edhe do tė arrini.

            Vetėm ai njeri qė kontrollon vetėn mund tė sundojė mbi tė tjerėt, pra rrethit tė vetė mund t’ia imponojė vullnetin  e tij. Me fjalė tė tjera, ai duhet  tė jetė zotėrues  dhe dirigjues i dėshirave dhe vullnetit tė vetė, e jo rob i tyre.

            Sundimi mbi vetveten ka pėr qėllim  qė individi ta fitojė dhe forcojė  ndjenjėn e vetėbesimit, e me kėtė edhe ndjenjėn e superioritetit ndaj rrethit tė vetė. Kėto veti mundet secili individ, me ushtrime qė do t’i cekim  mė vonė, t’i zotėrojė dhe t’i zbatojė. Pėr tė arritur  sa mė mirė ta njohim vetveten, e nėpėrmjet kėsaj  edhe arritjen e forcės  pėr tė hipnotizuar, duhet  ta zbatojmė metodėn  e psikologut tė njohur Sigmund Freudit - Psikanalizėn.

            Kjo metodė, e cila ėshtė shumė e pėrshtatshme dhe shumė praktike, duhet tė zhvillohet nė mbrėmje, para se tė bini nė gjumė. Pasi tė rehatoheni nė shtrat, mbyllni sytė dhe mundohuni t’i ringjallni  pėrsėri nė mendime  aktivitetet tė cilat  i keni bėrė gjatė ditės, nga momenti kur jeni zgjuar e deri  nė momentin e  shtrirjes  nė shtrat.  Mendoni pėr gjithēka! Jo vetėm pėr ato qė i keni bėrė ose pėrjetuar  ju personalisht, por edhe pėr ato qė i keni vėrejtur ose dėgjuar edhe tek te tjerėt.

            Pasi ta kaloni „shiritin filmor“ tė ditės nė mendime, do tė ishte mirė  qė pranė vetės ta keni  edhe njė  fletore dhe laps.  Fletėn e fletores ndajeni nė dy  pjesė: nė njėrėn anė shėnoni simbolin +, pėr veprimet pozitive, ndėrsa nė anėn tjetėr simbolin - , pėr veprimet negative. Pasi t’i keni shėnuar veprimet qė i konsideroni  si pozitive ose si negative, atėherė analizoni dobitė dhe dėmet qė i keni pasur nga kėto veprime. Pastaj mendoni dhe shėnoni se ēfarė duhet bėrė nė perspektivė. Pėr veprimet negative  mundohuni tė gjeni  rrugėzgjidhje sa mė tė  mirė,  duke i mėnjanuar  pasojat e tyre, ndėrsa pėr veprimet pozitive, kėrkoni mundėsi qė dobitė e tyre tė shtohen  edhe mė.  E kur ėshtė fjala pėr veprimet e individėve tė tjerė, atėherė shėnoni se ēfarė do tė bėnit dhe si do tė silleshit ju po tė ishit nė vendin e tyre...

            Kėtė mėnyrė psikoanalitike, mundėsisht ushtrojeni sė paku tri herė nė javė. Kjo metodė ėshtė mėnyra mė e mirė  pėr ta njohur vetveten nė mėnyrė tė pėrgjithshme, por edhe tė tjerėt, dhe njėkohėsisht rrit aftėsitė e tė mbajturit mend, zhvillon koncentrimin dhe mėnjanon vetitė negative  tė personalitetit. Koha e pakėt qė do ta humbni pėr ushtrim, do t’ju kompensohet disa fish dhe atė  ju do ta vėreni qė nė javėn e  parė. Por, mos harroni: duhet ta kemi gjithnjė parasysh parashtrimin e qėllimeve tė dėshiruara, pa marrė parasysh se pėr ēfarė veprimi  ėshtė fjala.

  

 

            Koncentrimi

  

            Arritja e qėllimeve tė parashtruara fillon me ushtrimin e koncentrimit. Koncentrimi, siē thamė, ėshtė  burimi i sukseseve dhe paraqet ēelėsin e aftėsive tė larta punuese. Sėmundje e kohės sonė  konsiderohet mungesa e  koncentrimit, mungesa e harmonisė  sė brendshme dhe asaj tė jashtme. Shumė njerėz e konceptojnė  nocionin koncentrim nė mėnyrė tė gabuar. Ata mendojnė  se koncentrimi vlen vetėm pėr ata qė mėtojnė drejt njė zhvillimi tė lartė  shpirtėror. Kjo ėshtė e gabuar. Koncentrimi ėshtė ēėshtje e jetės sė pėrditshme. Pėr tė qenė i koncentruar  nuk nevojitet  ndonjė  pėrgatitje e posaēme ose ndonjė ushtrim i rėndė. Nė fakt, duhet qė gjithė atė qė e  bėn, ta kryesh  me vėmendje tė pėrqendruar; qė gjatė ēdo pune, gjatė ēdo detyre tė thellohesh me tė gjithė qenien brenda  qėllimit tė caktuar qė tė mund ta realizosh atė nė mėnyrė tė drejtė. Koncentrimi pra, nuk ėshtė ndonjė forcė konvulsive, nuk ėshtė  ndonjė orvatje e detyruar, por vetėm  orientim tjetėr, nė tė cilin fuqitė tona behėn mė tė rregullta dhe aplikohen mė mirė, ndėrsa energjia, e cila ishte e shkapėrderdhur, kursehet, sepse atė qė e bėjmė  nė mėnyrė tė koncentruar na merr mė pak kohė, ndėrsa  nervave tona mė pak fuqi.

            Duhet tė cekim se ekzistojnė dy drejtime koncentrimesh: ai i vetėdijshmi dhe ai i pavetėdijshmi. Koncentrimi i pavetėdijshėm  arrihet pa kurrfarė mundi, sepse rrjedh si nxitje  ose e shprehisė ose  e interesimit tė madh,  derisa  koncentrimi i vetėdijshėm  arrihet mė me vėshtirėsi. Por,  nė qoftė se koncentrimi i vetėdijshėm  bėhet nė mėnyrė tė organizuar mirė,  pas njė kohe ai realizohet sikurse koncentrimi i pavetėdijshėm. P.sh., gjatė bisedės nė njė ambient tė lirė, ju nuk keni nevojė pėr koncentrim tė vetėdijshėm, aty koncentroheni pavetėdijshėm, derisa nė njė ambient tjetėr masiv, ku janė prezentė njerėz me respekt etj., ju duhet ta aktivizoni koncentrimin e vetėdijshėm. Nė librin  „Sistemi im i suksesit“, autori Oskar Shelbah nė lidhje me koncentrimin thotė: „Koncentrimi ėshtė faktori mė i rėndėsishėm me rastin e punės  mendore tė njeriut tė  suksesit; me ndihmėn e tij bėhet i mundur, jo vetėm  mendimi i vetėdijshėm  logjik, por edhe mendimi i ndėrdijshėm logjik si krijim, do tė thotė krijim produktiv shpirtėror. Tė koncentrohesh do tė thotė: tė pėrmbahesh,  tė pėrqendrohesh nė njė  pikė, e pastaj  kėtė ta vėsh nėn dritėn e qartė tė vetėdijes, d.m.th., ta kapėsh dhe ta kuptosh me tė gjitha hollėsitė e saj“.

            Ushtrimet pėr arritjen e koncentrimit janė tė shumta dhe tė ndryshme, por kėtu do t’i cek vetėm disa, tė cilat konsiderohen si mė tė suksesshmet:

            a) Para se tė shkoni pėr tė fjetur, bėjeni shprehi qė rrobat tuaja t’i rregulloni me kujdes, duke iu dhėnė mė kėtė rast ai veprim njė kėnaqėsi  tė veēantė.

            b) Ēdo obligim mundohuni ta kryeni  me vullnet deri nė fund, pavarėsisht nga pengesat dhe vėshtirėsitė qė ju paraqiten; mundohuni t’i mėnjanoni ato pa  shqetėsime, si pengesa e vėshtirėsi normale.

            c) Merreni njė libėr dhe lexojeni nė njė vend publik, zakonisht nė ndonjė qendėr  ku frekuentimi i masės ėshtė i dendur dhe ka shumė zhurmė, duke u munduar qė ta kuptoni pėrmbajtjen e tekstit, pa u shqetėsuar apo dekoncentruar nga zhurma. Njė gjė tė tillė mund ta provoni edhe nė shtėpi, nėn zhurmėn e kasetofonit ose televizionit etj.

            d) Merreni njė gotė tė mbushur me ujė  nė dorėn e djathtė, pėrkatėsisht me krahė tė zgjatur, duke e mbajtur atė  nė atė pozitė 2-3 minuta dhe gjatė kėsaj kohe tė mos ju derdhet asnjė pikė ujė. Pastaj provojeni edhe  me dorėn e majtė. Koha e ushtrimit  zgjatet gradualisht, pėr ēdo javė nga njė minut, derisa tė arrini qė gotėn ta mbani nė atė pozitė sė paku 10 minuta.

            e) Merreni ndonjė fotografi  tė ndonjė personaliteti qė e adhuroni ose  tė ndonjė anėtari tė familjes, vendoseni para syve  dhe vėshtrojeni pėr njė minutė, dhe pastaj, pas mbylljes sė syve, mundohuni  ta pėrfytyroni  atė figurė shpirtėrisht, mundėsisht me tė gjitha detajet. Ky ushtrim ėshtė  ndėr ushtrimet mė tė mira tė koncentrimit vizual, dhe duhet tė ushtrohet  derisa tė arrihet, qė symbyllurazi tė shihet fotografia, e tillė ēfarė ėshtė nė realitet.

            Pasi  tė arrini t’i pėrvetėsoni kėto ushtrime, mund tė vazhdoni  me tė tjerat. Por, nuk ėshtė e preferuar qė tė kalohet  nė ushtrimin  tjetėr pa e pėrsosur tė para, pasi qė tė gjitha ushtrimet janė tė lidhura ngushtė mes  veti dhe efekti i  dėshiruar i tyre do tė japė rezultat  vetėm kur tė zotėrohen qė tė gjitha nė mėnyrė tė plotė.

 

            Forcimi dhe stabilizimi  nervor

  

            Me arritje tė dėshiruar tė koncentrimit, ju faktikisht keni arritur edhe njė lloj stabilizimi nervor. Forca  nervore paraqet kushtin kryesor pėr arritjen  e „magentizmit“ personal dhe aftėsinė e hipnotizimit, sepse i dobėti nuk mund  tė mbisundojė mbi mė tė fortin. Fjala nerv, rrjedh nga latinishtja qė do tė thotė: dell, damar. Nė kuptim figurativ do tė thotė:

            a) gjendje  e pėrgjithshme e njeriut, sjellje, qėndrim a ndjeshmėri qė varet nga  gjendja e acaruar e sistemit nervor;

            b) tėrėsia e energjive tė brendshme, qė ve nė veprim njeriun pėr tė arritur diēka;

            c)  forcė e brendshme pėr tė shprehur diēka;

            d)  pjesa mė e rėndėsishme, thelbi i diēkaje etj.

            Kjo do tė thotė se sistemi nervor paraqet koordinatorin kryesorė  nė  funksionimin dhe harmonizimin e organizmit  nė pėrgjithėsi. Pra, nėpėrmjet nervave, truri baraspeshon  funksionimin e tė  gjitha organeve, e ky funksionim,  nė tė vėrtetė, ėshtė vetė jeta. Prandaj, vetė stabilizimi  i sistemit nervor ka rėndėsi shumė tė  madhe, jo vetėm  pėr arritjen e ndonjė qėllimi tė dėshiruar, por  edhe nė gjithė  kontinuitetin e rrjedhave   tė jetės.

            Njerėzit nervoz janė njerėz me nerva tė dobėta ose tė sėmurė dhe kėshtu ata nuk mund tė kenė  forcė  sugjestive  e aq mė  pak  hipnotike.  Simptomat qė tregojnė  nervozen janė tė ndryshme si: brejtja  e thonjve me dhėmbė, luhatja nė karrige, shėtitje nėpėr dhomė, gjestikulimi gjatė bisedės, lėvizja e ndonjė objekti nėpėr duar etj., pa pasur ndonjė shkas. Kėto simptome, nė qoftė se  vėrehen, duhet  patjetėr tė mėnjanohen. Duke i mėnjanuar kėto veprime, njėkohėsisht i shėrojmė edhe nervat.

            Pėr t’i mėnjanuar kėto simptome  pėrdoret metoda e relaksimit. Kjo metodė ėshtė e njėjtė  si ajo e psikanalizės, por kjo ka njė pėrparėsi, sepse  mund tė zbatohet  nė ēdo vend dhe nė  ēdo kohė, si ditėn ashtu edhe natėn.

            Duhet ta  merrni pozicionin qė ju pėrshtatet mė sė miri, ulur ose shtrirė. Mbyllni  sytė dhe filloni t’i largoni tė gjitha brengat dhe mendimet negative qė ju shqetėsojnė. Pastaj filloni tė meditoni se duhet gjithnjė  t’ju shmangeni kėtyre vetive  negative, tė cilat, nė fakt, janė  simptome tė nervozes. Mėnjanoni ēdo dyshim nė suksesin tuaj, pasi qė dyshimi ėshtė armiku kryesor i sukseseve. Pasi tė jeni relaksuar, pėrpiquni  tė mendoni (pėrfytyroni) ndonjė sekuencė nga njė ngjarje  qė ju  sjell kėnaqėsi  shpirtėrore, pra, ndonjė ngjarje  qė ju ka lėnė pėrshtypje tė thella pozitive nė ndėrdijen tuaj, e cila me anė tė relaksimit do t’ju ringjallė prapė ato kėnaqėsi dhe do ta harmonizojė edhe gjendjen tuaj shpirtėrore.

            Ushtrimet duhet tė zgjasin prej 5-15 minuta. Por munden, sipas vullnetit dhe dėshirės, tė vazhdohen edhe deri nė 30 minuta e mė tepėr.

            Nė qoftė se gjatė ushtrimit tė metodės sė psikanalizės keni vėrejtur  se keni veti tė shumta  negative, atėherė edhe ushtrimet duhet tė pėrsėriten mė shpesh, sė paku njė herė nė ditė.

            Nuk ėshtė me rėndėsi se i ēfarė karakteri ėshtė mendimi a pėrfytyrimi, me rėndėsi ėshtė qė ju tė arrini  ta ndryshoni gjendjen shpirtėrore nė kuptim pozitiv brenda kėtyre minutave, nga gjendja e tendosur nė  gjendje tė qetė, e kjo bėhet vetėm duke pėrfytyruar ndonjė  rast, siē thamė mė lartė,  me pėrshtypje tė forta  pozitive.

 

            Vazhdon...