Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Shkolla e hipnozės (2)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

SHKOLLA E HIPNOZĖS  (2) 

     

       Pėr vizitorėt e nderuar tė web faqes www.sa-kra.ch e posaēėrisht pėr ata qė janė tė interesuar pėr lėmin e hipnozės, nė kėtė shkrim, tė cilin e kam ndarė nė disa pjesė, do ua paraqes bazėn e induktimit tė gjendjes hipnotike. E kam emėrtuar shkolla e hipnozės, pasi materiali i mėposhtėm nuk pėrbėhet vetėm nga ana teorike, por sqaron hap pas hapi edhe format praktike, tė cilat, pėrmes ushtrimeve tė pėrshkruara, do tė ju shpien padyshim deri te suksesi.

 

            Shikimi magnetik

   

            Sytė thuhet sa janė pasqyra e jetės, qė duhet tė jetė e vėrtetė. Ata kanė rėndėsi tė veēantė nė jetėn e njeriut. Shumica e njerėzve kėsaj shqise i japin prioritet ndaj shqisave tjera, sepse nė krahasim me shqisat tjera, kjo shqisė komunikon me njė pjesė mė tė madhe tė trurit dhe ne i besojmė  mė shumė informacionit pamor se ēdo  lloji tjetėr tė informacionit ndijor.

            Kjo shqisė, qė nganjėherė krahasohet me njė  „videokamerė tė gjallė“, ka rėndėsinė kryesore (bashkė me „zėrin magnetik“) pėr induktimin e gjendjes hipnotike. Sytė kanė pushtet shumė tė fuqishėm dhe janė si gjenerator reflektues, kėshtu qė, ushtrimi i shikimit magnetik  luan rol shumė tė  rėndėsishėm nė ndikimin e njė individi mbi tjetrin.

            Nė qoftė se gjatė njė bisede me njė individ, ne e shikojmė atė nė sy, si dhe ai neve, ndikimi dhe pranimi i sugjestionit  nga ai, do tė jetė shumė mė i madh se sa kur  vėshtrimi i tij reflektohet diku tjetėr. Ndikime tė tilla nuk vėrehen vetėm tek qeniet njerėzore, por nė raste tė shumta edhe tek bota shtazore e edhe te llojet mė tė ulėta. P.sh. gjarpri  vetėm me njė shikim „magnetik“ e detyron bretkosėn t’i afrohet, kurse ai e pret viktimėn me kokėn lart, dhe kur ajo i afrohet nė distancėn e caktuar  10-15 cm, me njė lėvizje tė shpejtė e gėlltit atė. Ėshtė interesant tė cekėt  se aq i madh ėshtė koncentrimi i gjarprit, sa qė edhe po t’i afrohemi  deri nė njė metėr largėsi, ai nuk e vėren praninė tonė, pra nuk reagon. Por edhe gjatė asaj kohe, po tė lėvizet bretkosa ose tė ndėrpritet shikimi i gjarprit, do tė ndėrpritet edhe  gjendja e bllokadės sė krijuar dhe bretkosa do tė ndėrmarrė veprim mbrojtės.

            Pastaj kemi  edhe shembullin  e hutinit, i cili nė mėnyrė  tė njėjtė  si gjarpri, rri i shtanguar dhe vetėm me shikim i detyron viktimat e veta, nė kėtė rast zogjtė, qė t’i futen nė gojė pa kundėrshtim... Kėto raste  i cekėm vetėm pėr ta vėrtetuar forcėn e madhe ndikuese qė kanė sytė.

            Sytė paraqesin edhe anėn e brendshme emocionale. Vetėm me njė shikim ne sy mund ta dimė se nė ēfarė gjendje shpirtėrore ėshtė individi, prandaj edhe ushtrimi i shikimit magnetik ėshtė  mė se i domosdoshėm (jo vetėm pėr  induktimin e gjendjes hipnotike, por edhe pėr  paraqitjet nė  jetėn e pėrditshme).

            Pėr ta zhvilluar shikimin magnetik, pėr tė pasur ndikim mbi individėt e tjerė, duhet t’u pėrmbaheni disa rregullave gjatė ushtrimeve sistematike:

   a) Njėherė nė ditė duhet t’i pastroni  sytė nė kėtė mėnyrė: Duhet tė futet koka  (pjesa e fytyrės) nė  njė enė tė mbushur me ujė  tė pastėr e tė vakėt dhe tė hapėn sytė. Nė qoftė se gjatė kėsaj kohe, pėr arsye tė ndryshme,  ndieni ngacmime tė pėrcjella me djegieje nė sy, nuk duhet tė frikėsoheni. Kjo ndjenjė  e pakėndshme  pas disa ditėsh do t’ju largohet dhe ju  do ta ndjeni ndikimin mirėbėrės tė kėtij veprimi. Pėr tė qenė efekti mė i shpejtė, kėtė ushtrim mund ta pėrsėritni dy herė nė ditė.

   b) Nė kėtė ushtrim  duhet t’i ushtroni edhe lėvizjet e kokėrdhakėve  tė syve qė tė shikojnė nė drejtime tė ndryshme. Sė pari duhet qė shikimin ta drejtoni nga ana e majtė  nė tė djathtė (ose anasjelltas) aq sa ėshtė e mundur 10-12 herė, pastaj shikimin ta drejtoni lart e poshtė (ose anasjelltas), prapė, aq sa ėshtė e mundur, 10-12 herė. Ky ushtrim ėshtė mirė tė bėhet mė shpesh, 3-4 herė nė ditė.

   c) Gjithashtu, edhe masazhi i syve  ka ndikim tė madh. Me gishtat tregues duhet qė t’i fėrkoni sytė (duke mos i shtypur fort). Sė pari kapakėt e sipėrm tė syrit, nga ana e brendshme nė drejtim tė  anės sė jashtme, pastaj nė tė njėjtėn mėnyrė  tė veproni edhe me kapakėt e poshtėm tė syve, 8-10 herė. Edhe ky ushtrim preferohet qė tė bėhet dy herė nė ditė. Pas  10 ditėsh tė kėtyre ushtrimeve  mund tė kaloni nė ushtrimin e shikimit magnetik.

  d) Uluni nė njė karrige dhe vendosini duart nė gjunjė. Shikimin drejtojeni  nė njė pikė tė cilėn  e ke vėnė (vizatuar) nė mur ose diku tjetėr, nė lartėsinė e  syve tuaj dhe nė largėsi  1-1,5 m.  Fiksim duhet tė zgjasė 5 min. dhe gjatė kėsaj kohe nuk duhet qė t’i mbyllini kapakėt e syve, e as tė bėni  ndonjė lėvizje tjetėr  tė muskujve tė  fytyrės. Ky ushtrim ndoshta nė fillim do tė duket  i vėshtirė, sidomos pėr ata qė i kanė sytė e dobėt, por pas  ca ditėsh  do ta pėrvetėsoni.

   e) Uluni para pasqyrės  dhe  pėrqendrojeni shikimin  nė mes tė syve tuaj, nė figurėn e reflektuar nė pasqyrė. Pėr fillim do tė ishte mirė qė atė pjesė  ta markoni  me ndonjė simbol ose ngjyrė. Edhe kėtu si nė ushtrimin a), duhet qė tė shikoni pa i mbyllur kapakėt e syve dhe pa bėrė lėvizje tė muskujve tė fytyrės. Nė fillim ky ushtrim duhet tė zgjasė nga 5 minuta, mė pas, pėr ēdo ditė mund t’i shtohet nga njė minutė, derisa tė arrihet koha prej 10 minutash. Brenda kėtyre 10 ditėve duhet  qė ta koncentroni vėmendjen tuaj vetėm  nė mėnyrėn e frymėmarrjes qė ajo tė jetė e thellė dhe me ritėm. Ndėrsa pas 10 ditėsh, koncentrimin mund ta orientoni  nė njė dėshirė tė caktuar, p. sh.: „Unė dėshiroj tė bėjė kėtė e kėtė...“. Pasi tė arrini qė shikimin ta mbani 10 minuta, mund tė kaloni nė ushtrimin tjetėr.

   f) Zgjedhni disa fotografi tė ndryshme, mundėsisht me ngjyra, nėpėr revista  dhe vendosini  para vetės nė tavolinė nė largėsi 30-50 cm. Fiksojeni vėshtrimin nė njėrėn nga ato, nė mes tė syve tė individit  qė ndodhet aty (nė fotografi). Do tė ishte mirė ta zgjidhni fotografinė e ndonjė individi qė ka shikim tė thellė e tė mprehtė. Sė pari duhet qė tė ushtroheni, qė ta shikoni atė individ nė sy pėr 10 minuta, e pastaj pėr ēdo ditė deri sa ta arrini kohėn e dėshiruar (do tė ishte mirė mbi 20 min.). Gjatė kėsaj kohe, derisa e shikoni  individin e zgjedhur, duhet  ta urdhėroni (me  mendime tė koncentruara) qė t’i kryej  veprimet e dėshiruara prej jush.

          Ky ushtrim ėshtė edhe testim i aftėsive tė fituara gjatė ushtrimeve tė mėparshme dhe njėkohėsisht  aplikimi i kėsaj force nė praktikė. Dilni nė rrugė dhe fiksojeni njė individ qė po vie nė drejtimin tuaj. Ecni edhe ju nė drejtim tė tij dhe, kur tė afroheni nė distancėn e caktuar 10-20 metra, shikojeni direkt nė mes tė syve me shikim magnetik dhe koncentrohuni me mendime se nė cilėn anė tė rrugės, djathtė apo majtė, t’ju largohet. Ta keni parasysh, se gjatė koncentrimit duhet ta pėrfytyroni sa mė qartė nė mendime ngjarjen qė duhet tė ndodh, pra ta shihni ngjarjen pėrpara me „syrin shpirtėror“, tė kryer ashtu siē dėshironi. Pasi ta keni kaluar kėtė ushtrim me sukses nė disa persona atėherė provojeni edhe njė tjetėr. Dilni nė rrugė  dhe pėrcilleni njė individ nga prapa, nė distancė 2-4 metra. Drejtojeni shikimin magnetik nė pjesėn e prapme tė kokės dhe koncentrohuni duke e urdhėruar: “Ti duhet ta kthesh kokėn  nė anėn e majtė (ose tė djathtė)... “. Por veprimi duhet tė jetė si nė rastin e parė, i vizualizuar nė „ekranin  shpirtėror“ si i kryer. Kėtė urdhėr pėrsėriteni disa herė, derisa  individi ta bėjė atė veprim qė e keni urdhėruar ju. Kur ta arrini kėtė atėherė ju keni arritur qė tė keni ndikim mbi individin tjetėr vetėm me forcėn e shikimit dhe mendimit tė koncentruar. Nė qoftė se nė rastet e para nuk korrni sukses, nuk duhet assesi tė dėshpėroheni por duhet tė vazhdoni me persona tjerė, deri sa t’ia arrini, sepse  suksesi varet shumė edhe nga  gjendja pėrkatėse shpirtėrore e  personit  nė tė cilin mundoheni tė ndikoni. Mos harroni, se kėtė forcė mund ta orientoni  edhe pėr qėllime negative qė hyjnė nė rangun e magjisė sė zezė, por ju kėshilloj qė ēdo tentativė e ndėrmarrė nė atė drejtim, do t’ju kthehet si bumerang i shumėfishtė, sepse vetė dialektika e ligjeve tė natyrės  funksionon nė atė  sistem.  

 

  

            Zėri magnetik

  

            Zėri ėshtė i rėndėsishėm pėr induktimin e gjendjes hipnotike, aq sa edhe shikimi. Ndryshimet  e shpejta, tė shkaktuara  nga ndonjė objekt vibrues, quhen: valė zanore. Kėto valė zanore  qė depėrtojnė  nėpėrmjet ajrit, pėrngjajnė  nė  valėzimet e ujit tė shkaktuara nga  hedhja e ndonjė guraleci. Por edhe  kėto valė  zanore  ndryshojnė, varėsisht prej frekuencės, amplitudės dhe timbrit, qė d.m.th., tingujt e lėshuar nga  goja  duhet tė kenė volum tė caktuar (qė matet me decibel). P.sh. frymėmarrja  normale varion rreth 10 decibel, biseda normale rreth 60 decibel, autobusi rreth 90 decibel, bubullima rreth 120 decibel, e kėshtu me radhė. Mbi 130 decibel fillon pragu i dhembjes, p.sh. motori i aeroplanit qė  varion rreth 150 decibel ose raketa kozmike rreth 180 decibel  etj.

            Pra, gjatė bisedave, si gjatė induktimit tė gjendjes hipnotike, si nė jetėn e pėrditshme, duhet tė ushtrohemi  qė ta pėrdorim tingullin me volumin e caktuar, varėsisht prej  rastit tė imponuar, gjė qė na prezanton para tė tjerėve si njė personalitet tė vendosur, tėrheqės etj. dhe automatikisht krijojmė  pėrshtypjen  e simpatisė tek ata, e njėkohėsisht edhe pushtetin mbi ta.

            Gjatė jetės sė pėrditshme, edhe ju lexues tė nderuar, keni raste takimesh me individė  tė ndryshėm. Sigurisht se keni vėrejtur se secili nga ata kur flet ka zėrin e tij karakteristik, gjė qė paraqet volumin e caktuar tė zėrit pėr personin e caktuar. Kėshtu qė, njė individ nėpėrmjet modulimit tė zėrit tė vet, ose na tėrheq ose na refuzon, pavarėsisht nga kuptimi i fjalive qė i shqipton.

            Kėto ishin disa karakteristika  mbi  rėndėsinė e zėrit. Ju zėrin  momentalisht e keni ashtu siē e keni, por pėr ta bėrė zėrin  ashtu siē dėshironi, pra magnetik,  duhet t’i vazhdoni ushtrimet  qė do t’ju  paraqesim mė poshtė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė kėto ushtrime  tė zhvillohen nė  mėnyrė tė koncentruar. Ēdo fjalė qė do ta pėrdorni duhet tė jetė  e qartė  dhe e kuptueshme. Gjithashtu, ėshtė me rėndėsi  edhe  shqiptimi i zanoreve; ato duhet tė shqiptohen pa kurrfarė shtese  e as nuance.

   a) Sė pari duhet tė filloni me leximin e ndonjė libri ose artikulli gazetaresk. Fjalėt mė tė gjata, ndani nė rrokje; pėrsėriteni secilėn rrokje veē e veē, pastaj gjithė fjalėn nė tėrėsi p.sh.: hipnozė - hi-pno-zė. Fillo me rrokjen e parė „hi“, duke e pėrsėritur disa herė „hi“,“hi“,“hi“..., pastaj tjerat me radhė, e pastaj gjithė fjalėn - hipnozė. Kur ta pėrvetėsoni kėtė aftėsi, kaloni nė ushtrimin tjetėr.

   b) Ky ushtrim rekomandohet tė bėhet nė ndonjė vend, mundėsisht sa mė tė qetė. Mund ta zhvilloni si nė ambient tė mbyllur (dhomė) ashtu edhe nė natyrė. Duhet tė uleni nė njė vend ku do ta ndieni vetėn kėndshėm, dhe pėrballė jush duhet ta paramendoni njė individ tjetėr. Sė pari pėrfytyroni  njė individ, nė tė cilin besoni se keni ndikim, e me kohė  (pas disa ditėsh), filloni t‘i pėrfytyroni individėt pėr tė cilėt mendoni ai se ndikojnė mbi ju. Kėtė ushtrim duhet ta zhvilloni pėr ēdo ditė  nga 15-20 minuta. Shikoni me shikim magnetik nė individin e pėrfytyruar dhe filloni t’i flisni atij me zė magnetik. Bisedėn mund ta pėrgatitini edhe mė herėt; temat mund tė jenė tė ndryshme, me rėndėsi ėshtė qė zėri juaj duhet tė ketė efekt ndikues mbi tė pėrfytyruarin. Gjatė bisedės (sė pėrfytyruar) nuk ėshtė e preferuar tė gjestikuloni. I gjithė trupi juaj duhet tė jetė nė gjendje stabile, si dhe koncentrimi duhet tė jetė maksimal. Pasi tė besoni se keni arritur efekt ndikues edhe tek personat  qė mė parė kanė pasur ndikim mbi ju, atėherė filloni me pyetje provokuese, tė cilave ai do t’ju kundėrvihet (gjithnjė nė pėrfytyrim), e ju, gjatė gjithė kėtyre provokimeve, nuk duhet tė reagoni. Duhet tė jeni i qetė dhe gjakftohtė. Kėtė ushtrim qė e cekėm  mė lartė si dhe ushtrimet e mėparshme, e edhe ato qė do tė pasojnė, duhet tė merren nė mėnyrė shumė serioze, edhe pse nė dukje tė parė  duken si fantazi, iluzione, lojė fėmijėsh etj., sepse nė fakt, ndikimi i tyre  ka efekt tė madh. Ata qė i njohin ligjet e psikes, ligjet e mendjes (shpirtit) e dinė kėtė. Pėr informim dhe njohuri mė tė thella  ju rekomandoj disa libra si: „Forca e ndėrdijes“ nga autorit Xh.Marfi, „Sistemi im i suksesi“ nga O. Shelbah, „Sugjestioni dhe autosugjestioni“ nga E. Caue etj.

   c) Pasi tė besoni se jeni i sigurt nė bisedat tuaja me individin e pėrfytyruar, atėherė kaloni nė ushtrimin direkt me individė realė. Ky ushtrim ėshtė i njėjtė  me tė mėsipėrmin (b), por ndryshimi qėndron nė atė se tani kemi kontakt fizik dhe psikik me individė realė. Edhe kėtu preferohet, si mė sipėr, qė sė pari tė filloni me ndonjė individ  mbi tė cilin besoni se keni ndikim, e pastaj me  tė tjerė qė kanė ndikim mbi ju. Mos harroni: gjatė bisedės shikimi  duhet tė jetė gjithnjė magnetik. Do tė habiteni edhe ju vetė (nė qoftė se i keni pėrvetėsuar ushtrimet e cekura) se ēfarė ndikimi do tė kenė fjalėt tuaja dhe sa i pushtetshėm do tė jeni mbi tė tjerėt.

            Pasi t’i keni  kryer kėto veprime me sukses, atėherė ju i keni pėrvetėsuar  aftėsitė e ndikimit mbi tė tjerėt, qė janė  shumė tė rėndėsishme pėr hapat e mėtejmė, pėr tė cilėn gjė do tė bindeni edhe vetė.

 

            Veprimi nė praktikė

  

            Pasi  tė jeni aftėsuar me ushtrimet, tė cilat i kemi sqaruar nė pjesėn e mėparshme, mund tė kaloni nė aplikimin e gjumit  hipnotik nė praktikė. Procesi i hipnotizimit zhvillohet nė shumė mėnyra dhe kalon nėpėr disa faza. Pavarėsisht se ku realizohet  hipnoza, qoftė nė ordinancė, shoqėri apo vend publik etj., themelorja ėshtė qė tė zgjojmė interesim tek tė pranishmit, e sidomos te mediumi, si dhe tė krijohet atmosferė disponuese duke biseduar pėr anėt  pozitive dhe  efektet e kėndshme tė hipnozės. Dhoma duhet tė jetė e ngrohtė, pa zhurmė, pa ndonjė erė tė keqe, pak e errėsuar dhe preferohet tė ketė muzikė tė lehtė relaksuese.

            Natyrisht, qė kėto kushte nuk mund t’i plotėsojmė nė ēdo rast, kėto zakonisht vlejnė pėr aplikimin e hipnozės klasike dhe nė vende tė mbyllura. Por, ekzistojnė  edhe shumė lloje teknikash tė tjera  tė cilat mundėsojnė  vėnien nė gjumė hipnotik tė secilit individ, pavarėsisht nga  rrethanat qė mbizotėrojnė, qofshin ato subjektive apo objektive, pėr tė cilat do tė bėjmė fjalė mė vonė.

 

            Si gjendet mediumi i pėrshtatshėm

 

            Pėr  eksperimentet e para hipnotike preferohet qė tė zgjedhet mediumi i cili  mė parė ka qenė nėn ndikimin e hipnozės, pasi personi i hipnotizuar mė parė i nėnshtrohet mė lehtė hipnozės, qė do ta lehtėsojė punėn dhe do t’ua shtojė sigurinė pėr veprime tė mėtejme. Gjithashtu, pėr fillim preferohen edhe adoleshentet (12-16 vjeē), pasi ata i nėnshtrohen  mė lehtė gjendjes hipnotike. Edhe gjinia femėrore i nėnshtrohet mė lehtė pushtetit  hipnotik, prandaj pėr fillim mund ta aplikoni edhe nė femra. Zakonisht preferohet qė mediumi tė mos i takojė familjes sė ngushtė, pasi anėtarėt e familjes, duke qenė nė kontakte tė pėrditshme me ju, nuk ju besojnė dhe kėtė ēėshtje nuk e marrin seriozisht, kėshtu qė eksperimenti mund t’ju dėshtojė, qė do tė shkojė nė dėm tė sigurisė suaj pėr hapa tė mėtejmė.

            Edhe personat qė janė mėsuar me urdhra (shėrbėtorėt) i nėnshtrohen lehtė hipnozės. Gjithashtu medium tė mirė janė personat sugjestibilė (tė ndejshėm); pastaj personat qė posedojnė  fantazi tė bujshme; personat me flokė  ngjyrė  tė kuqe ose biond; personat me ten delikat etj. Pasi ta keni bėrė studimin e karakteristikave tė caktuara tė mediumit, filloni dialogun me tė. Siē e kemi cekur edhe mė lartė, duhet tė krijohet atmosferė sa mė e kėndshme pėr mediumin. Pėr ta ditur mendimin e mediumit mbi hipnozėn, duhet qė t’i parashtroni pyetje qė kanė tė bėjnė me kėtė temė. Nė rast se mediumi ka bindje pozitive pėr kėtė dukuri, atėherė induktimi i gjendjes hipnotike do jetė mė i lehtė, por nėse ai posedon bindje negative, qė janė raste mė tė shpeshta (pasi hipnoza  si lėmi ėshtė shumė pak e njohur nė mesin tonė dhe shpesh krahasohet me nocionin magji, e nocioni magji tek njeriu i rėndomtė merret si sinonim i sė keqes, qė nė fakt nuk ėshtė e vėrtetė. Sqarime mė tė hollėsishme rreth magjisė kam dhėnė nė librin „Parapsikologjia...“ por informacione tė bollshme keni edhe tek sektori i kėsaj web faqeje me tė njėjtin titull “Parapsikologjia”), atėherė duhet qė nėpėrmjet  dialogut, nga logjika e tij tė largohen (eliminohen)  tė gjitha ato mendime e bindje  tė gabuara negative, tė cilat ai i ka  pranuar e kultivuar mė herėt  nė lidhje me hipnozėn.

            Mediumi duhet tė bindet se ju ia dėshironi tė mirėn nė mėnyrė mė tė sinqertė. Pra ju, gjithēka qė bėni, e bėni pėr tė. Pėr tė krijuar siguri tek ai, ju duhet qė t’i sqaroni, se ai ēdo mbrėmje kur bjerė pėr tė fjetur ose nė mėngjes para se tė zgjohet, kalon njė kohė tė shkurtėr  nėpėr disa nga fazat e gjendjes hipnotike, por pa vetėdije. Gjithashtu edhe ditėn, kur ėshtė i koncentruar diku p.sh., kur ėshtė duke shikuar nga dritarja, kur ėshtė duke vozitur automjetin, kur ėshtė duke medituar etj., ai nė ato ēaste gjendet nė pushtetin e njė gjendjeje tė lehtė hipnotike. Pra, mediumi gjithsesi duhet tė bindet pėr efektet pozitive  qė ka hipnoza, duke mėnjanuar ēdo premisė droje a frike pėr tė.

 

            Vazhdon....