.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Shkolla e hipnozės (3)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

SHKOLLA E HIPNOZĖS  (3) 

     

       Pėr vizitorėt e nderuar tė web faqes www.sa-kra.ch e posaēėrisht pėr ata qė janė tė interesuar pėr lėmin e hipnozės, nė kėtė shkrim, tė cilin e kam ndarė nė disa pjesė, do ua paraqes bazėn e induktimit tė gjendjes hipnotike. E kam emėrtuar shkolla e hipnozės, pasi materiali i mėposhtėm nuk pėrbėhet vetėm nga ana teorike, por sqaron hap pas hapi edhe format praktike, tė cilat, pėrmes ushtrimeve tė pėrshkruara, do tė ju shpien padyshim deri te suksesi.

 

 

            Testet e Sugjestibilitetit

 

            Pasi tė keni krijuar raporte pozitive me mediumin, filloni me testet e sugjestibilitetit, pėr ta testuar sugjestibilitetin e tij. Ato janė tė shumta, por unė po ua paraqes, si gjithnjė, mė tė rėndėsishmet.

 

       a) Testi i baraspeshės I: Mediumin e urdhėroni qė tė qėndrojė nė kėmbė drejt, me kėmbėt e bashkuara dhe duart e mbėshtetura pėr trup, kurse sytė t’i mbyllė. Ju qėndroni prapa tij me shuplakat e duarve tė mbėshtetura  lehtė mbi shpatullat e tij. Duke e vėshtruar me shikim magnetik, ju i sugjeroni me zė magnetik se do tė numėroni deri nė  10 (nuk ėshtė e thėnė  tė numėrohet patjetėr deri nė 10, mund tė numėrohet  edhe deri nė 5 ose dhe deri nė 3, me rėndėsi ėshtė efekti) dhe gjatė thėnies sė secilit numėr, ai do tė ndiejė njė  forcė tė fuqishme e cila do ta shtyjė prapa. Gjithashtu i sugjerohet  qė atė forcė mos ta kundėrshtojė, por tė lirohet nėn pushtetin e saj, pa pasur frikė se do tė  rrėzohet, pasi ju qė rrini prapa do ta mbani. Pastaj filloni tė numėroni:”

1        - Ju po e ndieni njė forcė qė po ju shtyn prapa.

2        - Ajo po bėhet gjithnjė e mė e fuqishme.

3        - Gjithnjė e mė e fuqishme.

4        - Ju nuk po mund ta pėrballoni atė.

5        - Ju po bini gjithnjė e mė shumė nėn pushtetin e saj.

6        - Ju po bini gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė shumė.

7        - Ju nuk po mund ta pėrballoni atė.

8        - Ju po bini, po bini.

9        - Gjithnjė e mė shumė po bini prapa.

10    - Ju ratė, por unė po ju mbaj, mund t’i hapni sytė etj.”

            Ndodh shpesh qė  mediumi tė bjerė  ende pa arritur numrin 10. Kėtu qėndron edhe njė fshehtėsi: gjatė  numėrimit, shuplakat tuaja tė mbėshtetura  pėr shpatullat e mediumit, duhet t’i tėrhiqni lehtė prapa, kėshtu qė mediumi, pasi i ka sytė e mbyllur, i nėnshtrohet provokimit mashtrues dhe lėviz bashkė me shuplakat tuaja prapa, duke u bėrė pa vetėdije pre e lojės, sakaq efekti i testit do tė ketė sukses.

 

          b) Testi i baraspeshės II: Mediumin e urdhėroni tė qėndrojė si nė testin e mėsipėrm, por sytė duhet t’i ketė tė hapur. Ju qėndroni para tij, ndėrsa prapa tij e urdhėroni tė qėndrojė personi i tretė  i cili do ta mbajė nė rast se rrėzohet (ėshtė  rregull dhe obligim i detyruar, qė gjatė  induktimit tė gjendjes hipnotike, pėr shkaqe keqpėrdorimi, tė jetė prezent edhe  personi i tretė, pėr ē‘gjė do tė bėjmė fjalė nė pjesėn-keqpėrdorimi i hipnozės). Gishtin tregues ia afroni 5-10 cm. para syve duke e urdhėruar qė shikimin ta drejtojė nė maje tė tij. Pastaj e vėshtroni me shikim magnetik dhe filloni t’i sugjeroni me zė magnetik, se do tė numėroni deri nė ...10 dhe, gjatė secilit numėr, ai do tė ndiejė njė forcė tė fuqishme se si po e shtyn prapa; i sugjerohet qė mos ta kundėrshtojė atė forcė, por tė lirohet nėn pushtetin e saj. Pastaj filloni tė numėroni si nė testin e mėsipėrm:”

1        - Ju  po e ndieni njė forcė qė po ju shtyn prapa.

2        - Ju po bini gjithnjė e mė shumė  nė pushtetin e saj

3        ... e kėshtu me radhė.”

            Edhe nė kėtė test qėndron njė fshehtėsi, njė lloj truku: Ju duhet qė gishtin tregues ta afroni ngadalė drejt syve tė mediumit, qė tek ai do tė provokojė ndjenjėn mashtruese  tė frikės, dhe nė mbrojtje, instinktivisht e pavetėdije, ai do tė tėrhiqet prapa.

            Te dy kėto teste, zakonisht pėrfundojnė me sukses. (Pėr tė mos e pėrmendur  rregullisht  fjalėn-magnetik, duhet ta keni parasysh se tė gjitha  veprimet, si shikimin, dialogun, lėvizjet etj. duhet t’i bėni nėn atė forcė, me tė cilėn jeni pajisur mė parė, pra  nėn forcėn magnetike).

 

 

       c) Testi i shtrėngimit tė duarve:  Mediumin e urdhėroni qė t’i  lidh gishtat e te dy duarve mes veti dhe t’i shtrėngojė. Pastaj ju ia vendosni duart tuaja mbi tė tijat, duke i sugjeruar se kur tė numėroni deri nė ...10, ai nuk do tė mund t’i zgjidh ato. Gjatė thėnies sė secilit numėr i sugjeroni se duart e tij gjithnjė e mė shumė po shtrėngohen. Filloni tė  numėroni:”

1-      Duart tuaja po ju shtrėngohen.

2-     Gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė shumė.

3-     Ato po bėhen gjithnjė e mė tė rėnda.

4-     Po bėhen shumė shumė tė rėnda.

5-     Gjatė secilit numėr ato gjithnjė e mė shumė po ju shtrėngohen.

6-     Ato janė salduar mes veti.

7-     Edhe po tė provoni t’i zgjidhni nuk do tė mundeni; ato gjithnjė e mė shumė  do t’ju shtrėngohen.

8-     Gjithnjė e mė shumė po vijnė duke ju shtrėnguar .

9-     Ato janė shtrėnguar plotėsisht.

10- Ju nuk mund t’i zgjidhni, provojeni.”

          Nė qoftė se mediumi nuk mund t’i zgjidh duart, atėherė testi ėshtė zhvilluar me sukses dhe induktimi i gjendjes hipnotike  tek ai  ėshtė  70-80% i sigurt.                                                             

          Pas mbarimit tė testit me sukses, sugjestionin duhet ta ndėrpresim kujdesshėm. Kjo bėhet  duke numėruar deri nė tre nė kėtė mėnyrė: „Kur tė numėroj deri nė tre, duart tuaja do tė zgjidhen, ato do tė jenė plotėsisht tė lira.

1-         Duart tuaja po ju lirohen, po i ndieni shumė  tė lehta.

2-         Gjithnjė e mė shumė po ju lirohen, gjithnjė e mė tė lehta po i ndieni.

3-         Ato janė plotėsisht tė lira dhe tė lehta, mund t’i zgjidhni ngadalė.“

 

            d) Testi i bllokimit tė kapakėve tė syve: Mediumi urdhėrohet qė t’i mbyll sytė, pastaj me gishtin tregues dhe tė mesėm tė dorės sė djathtė ia shtypni lehtė kapakėt e sipėrm tė syve, duke i sugjeruar se kur tė numėroni deri ne ...10, ju nuk do tė mund t’i hapni sytė. Filloni numėrimin:”

1-         Jeni shumė i lodhur dhe kapakėt e syve po ju rėndohen.

2-         Kapakėt e syve i keni shumė tė rėndė.

3-         Ata po ju bėhen gjithnjė e mė tė rėndė.

4-         Gjatė secilit numėr ata gjithnjė e mė shumė po ju rėndohen.

5-         Ju tani nuk mund as t’i hapni, por ju as qė dėshironi njė gjė tė tillė.

6-         Po bėhen gjithnjė e mė tė rėndė; plumb tė rėndė.

7-         Ju nuk mund t’i hapni edhe po tė dėshironi.

8-         Ata u janė mbyllur fortė.

9-         Ata u janė salduar.

10-     Ju nuk mund t’i hapni; provojeni por nuk do tė mundni.”

            Nė  qoftė se pas sugjestionit tė fundit, mediumi nuk mund t’i hapė sytė, testi ka pasur sukses  dhe induktimi i gjendjes hipnotike ėshtė 100% i sigurt.

            Ndėrprerja e sugjestionit bėhet si mė poshtė: “Kur tė numėroj deri nė tre  ju do tė mund t’i hapni sytė.

1-         Kapakėt e syve tuaj po ju lehtėsohen, po ju bėhen shumė  tė lehtė.

2-         Ata janė  tani shumė tė lehtė.

3-         Ju mund  t’i hapni sytė, hapini ngadalė.”

            Procedurėn e testit tė tretė dhe tė katėrt, nė rast mungese tė suksesit, duhet ta pėrsėritni  deri nė tri herė. Nė qoftė se edhe pas herės sė tretė nuk keni sukses, atėherė filloni drejtpėrdrejtė me teknikat e hipnozės.

            Nuk ėshtė e thėnė qė tė  zbatohen tė gjitha testet e lartpėrmendura gjatė aplikimit tė gjendjes hipnotike, nė tė shumtėn e rasteve  mjafton vetėm njėri nga ata. Por, zakonisht, kėto mėnyra tė testimit pėrdorėn  nga fillestarėt pasi, me kohė, kur tė profesionalizoheni, do ta vėreni edhe vetė se nuk do t’ju nevojiten.

 

            Induktimi i gjendjes hipnotike

 

            Pas pėrgatitjes verbale  tė mediumit dhe pas aplikimit me sukses tė  njėrit nga testet e sugjestibilitetit, filloni me induktimin e gjendjes hipnotike.

            Mediumit i sugjerohet qė tė ulet nė njė vend  tė pėrshtatshėm dhe lihet 10-15 minuta qė tė relaksohet. Pastaj uluni edhe ju para tij  nė njė distancė rreth 1 metėr  dhe filloni ta fiksoni atė duke e shikuar drejt nė sy. Urdhėrone edhe mediumin, qė edhe ai t’ju shikojė juve drejt nė sy. Gjatė kėtij shkėmbimi shikimesh nuk duhet qė ta luani as qerpikun. Fiksojeni kėshtu mediumin rreth 30 sekonda, pastaj sugjeroni: „Ju po e ndieni vetėn tė lodhur; kapakėt e syve po ju rėndohen.  Ju po ndieni nevoj pėr gjumė“.

            Pasi t’i pėrsėritin kėto fjali, nė njė interval prej 5-6 sekondash nė mes, bėni njė pauzė 10-15 sekondash. Ky rregull vlen pėr tė gjitha  sugjestionet pasuese. Prapė, pas 10-15 sekondash, vazhdoni fjalitė me zė tė qetė e monoton, por tė qartė: „Kapakėt e  syve po ju bėhen tė rėndė, gjithnjė e mė tė rėndė; ju mezi i mbani ata tė hapur; gjumi, gjithnjė e mė shumė po ju rėndon“. Nė qoftė se vėreni   se mediumit po i dridhen kapakėt e syve, atėherė jepjani sugjestionin: „Mbyllni sytė - flini

            Pas njė pauze 10-15 sek., vazhdoni: „Ju po e dėgjoni ēdo fjalė timen dhe po e kuptoni shumė mirė. Asgjė nuk po  ju pengon; po e ndieni vetėn shumė mirė. Ju do tė flini aq gjatė derisa  unė tė mos ju zgjojė“.

            Pas 10-15 sek., vazhdoni prapė: „Ju po ndjeheni shumė mirė. Sytė gjithnjė  e mė shumė po ju rėndohen; po ju bėhen si plumb tė rėndė; aq tė rėndė  sa qė ju nuk po mund t’i hapni, por ju as qė e dėshironi njė gjė tė tillė „ ...10-15 sek. „Gjumi  juaj po bėhet gjithnjė e mė i thellė e mė i fortė, por zėrin tim po e dėgjoni dhe ēdo fjalė timen po e kuptoni qartė. Vetėm zėrin tim po e dėgjoni dhe  asgjė tjetėr nuk po ju intereson; vetėm zėri im. Nėn tingujt e zėrit tim ju po ndjeheni kėndshėm, shumė kėndshėm“. ...10-15 sek. „Ju po flini plotėsisht i qetė. Sistemin nervor e keni tė qetė; zemra po ju  rrah plotėsisht normal; i gjithė organizmi ėshtė nė harmoni tė plotė. Ju po kėnaqeni nė kėtė gjumė tė thellė. Ju po flini theeellė, theeellė, por zėrin tim po  e dėgjoni; vetėm zėrin tim dhe asgjė tjetėr. Jeni shumė i qetė; ēdo gjė ėshtė me ju nė rregull“.

            Pas njė  pauze tė shkurtėr, me zė magnetik drejtojuni mediumit: „Kur tė numėroj deri nė tre ju do tė jeni nė gjumė tė thellė hipnotik. 1...2...3 ju jeni nė  gjendje hipnotike; ju jeni nė gjendje tė thellė hipnotike“.

            Gjatė gjithė kohės, derisa mediumi gjendet nė procesin e gjendjes  hipnotike, duhet t’ia pėrsėritni sa mė shpesh sugjestionin:“ Ju po e ndieni vetėn nė ēdo aspekt plotėsisht mirė“.

            Pėr ta verifikuar thellėsinė e gjumit hipnotik, sugjeroni mediumit pas njė pauze tė  shkurtėr: „Dora  juaj  e djathtė po ju rėndohet, gjithnjė e mė shumė po ju rėndohet. Ju po e ndieni se si  nėpėr tė  po qarkullon  njė energji  e nxehtė. Dora juaj ėshtė bėrė plumb e rėndė; ju as qė  mund ta luani; edhe po tė doni nuk mund ta luani; provojeni“.

            Nėse mediumi nuk mund ta lėvizė dorėn, atėherė ai gjendet nėn pushtetin e gjendjes hipnotike, pra induktimi ėshtė bėrė me sukses.

            Zhbllokimi i dorės bėhet nėn urdhrin e kėtyre  sugjestioneve: “Dora juaj po ju lirohet; gjithnjė e mė shumė po ju lirohet; po e ndieni dorėn shumė tė lehtė, gjithnjė  e mė tė  lehtė; kur tė numėroj deri nė tre,  dora juaj do tė jetė plotėsisht nė gjendje normale. 1...2...3 ..., tani e keni dorėn  nė gjendje normale. Provoni ta lėvizni; ju mund ta lėvizni lirisht“. Do tė vėreni se si mediumi do ta lėvizė dorėn.

            Sugjestionet  e dhėna gjatė gjendjes hipnotike janė shumė tė rėndėsishme. Njė sugjestion i gabuar  mund tė ketė pasoja tė rėnda  pėr shėndetin e mediumit. Prandaj, duhet tė keni shumė kujdes gjatė pėrpilimit tė tyre. Gjithashtu rėndėsi tė posaēme  duhet t’u kushtohet edhe  urdhėresave tė prera dhe ndalesave. P.sh., kurrsesi nuk  guxoni  ta urdhėroni: „Koka nuk po ju  dhemb“ por „kokėn e keni  tė lehtė dhe tė kthjelltė“, ose „duhet tė keni sukses“, por „do tė keni sukses“, e tė tjera tė ngjashme.

            Kjo gjendje, kur mediumit arrihet t’i bllokohet njė pjesė e trupit, paraqet shkallėn e tretė tė thellėsisė sė gjendjes hipnotike, pra fazėn mė tė thellė tė saj (pėr  shkallėt e thellėsisė sė gjumit hipnotik do tė bėjmė fjalė nė pjesėn vijuese - teknikat e ndryshme hipnotike). Nė kėtė gjendje, mund tė provokohet edhe  katalepsia e plotė e trupit, por pėr fillestarė kjo nuk ėshtė e preferuar as e lejuar.

 

Demonstrim i katalepsisė nga njė fakir  indian

Demonstrim i katalepsisė para kamerave. Mediumi ėshtė nė gjen-dje tė mbajė peshėn mbi 100 kg

 

            Pasi tė keni arritur qė mediumin ta futni nė gjumė hipnotik, duhet ta  hapni dialogun komunikues mes jush, pasi qė mediumi, pa marrė komandė nga ju, nuk flet. Ēdo  kėrkesė qė e kėrkoni nga  mediumi, pavarėsisht se e ēfarė karakteri ėshtė, duhet qė sė pari  atij t’ia lejoni atė me sugjestion tė caktuar. Pasojnė kėto sugjestione: „Ju jeni nė gjendje tė thellė hipnotike por zėrin tim po e dėgjoni. Kur tė numėroj deri nė tre, edhe ju do tė mund tė bisedoni me mua, por gjithnjė duke qenė nė gjendje tė thellė hipnotike. Asgjė nuk do t’ju pengojė pėr dialog. ..1...2...3... edhe ju mund tė bisedoni dhe tė mė pėrgjigjeni nė ēdo pyetje. A po mė dėgjoni ?“ Pėrgjigja  zakonisht ėshtė:  „Po!“  Nė qoftė  se nuk jep pėrgjigje, pėrsėriteni sugjestionin.

            Pastaj vazhdoni me sugjestione pėr hapjen e syve: „Ju po e ndieni vetėn shumė mirė; ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull. Ju po mund tė komunikoni me mua pa problem. Kėshtu si po komunikoni, kėshtu edhe do tė mund tė shikoni, duke i hapur sytė, por gjithnjė duke qenė nė gjendje tė thellė hipnotike. Kur tė numėroj deri nė tre, ju do t’i hapni sytė shumė  lehtė, do tė shihni sikur nė gjendje tė zgjuar. ...1...2...3... ju mund t’i hapni sytė. Hapini sytė! A po mė shihni mua?“  dhe mediumi do t’ju pėrgjigjet zakonisht me „Po!“.

            Pasi ta kaloni edhe kėtė provė me sukses, pra  mediumi mund tė flasė dhe tė shohė, atėherė kaloni nė fazėn e fundit tė procesit tė hipnotizimit. Kjo fazė ka tė bėjė me lėvizjet e lira tė mediumit, por gjithnjė duke qenė nė gjendje hipnotike. Pasojnė sugjestionet: „Ju  po e ndieni vetėn shumė mirė, ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull. Pasi qė po mund tė dėgjoni, bisedoni dhe shikoni, kur tė numėroj deri nė tre,  ju do tė mundeni edhe tė lėvizni, tė ecni, por,  gjithnjė duke qenė nė gjendje tė thellė hipnotike. ...1...2...3..., ju mund tė lėvizni lirisht, si nė gjendje tė zgjuar; provojeni dhe ngrehuni nga ulėsja“.

            Gjatė kėsaj kohe ju duhet qė mediumin ta mbani pėr krahėsh deri sa ai tė marrė baraspeshėn, pasiqė nė atė gjendje levizjet janė mė tė kufizuara.

            Kjo ishte njė ndėr metodat e induktimit tė gjendjes hipnotike, krahas sė cilės kemi edhe  qindra tė tjera, ku mė tė rėndėsishmet do t’i cekim nė pjesėn  vijuese.

            Pasi tė kryhet procesi i dėshiruar  dhe t‘i jepen sugjestionet e caktuara (tė cilat duhen t’i regjistrohen nė ndėrdije), mediumi duhet tė nxirret nga gjendja hipnotike. Por, para se ta nxjerrim mediumin nga gjendja hipnotike, duhet sė pari tė rikontrollojmė se mos na ka mbetur ndonjė sugjestion negativ  i regjistruar. Pėr njė gjė tė tillė duhet tė kemi shumė kujdes, pasi sugjestioni i pa zhbllokuar vepron edhe pas gjendjes  hipnotike si sugjestion posthipnotik dhe mund tė ketė pasoja tė padėshiruara pėr shėndetin.

            Nxjerrja e mediumit nga gjendja hipnotike  bėhet kėshtu: i sugjeroni mediumit se kur tė numėroni deri nė tre, ai do tė dalė nga gjendja hipnotike. Do tė jetė ēdo gjė nė rregull, do tė jetė i qetė, do tė ndihet shumė mirė dhe do tė jetė shumė i disponuar e plot energji. Filloni tė numėroni ngadalė:

            „1-  Ju po filloni tė dilni nga gjendja hipnotike dhe po e ndieni vetėn shumė mirė.

            2-  Sa mė shumė qė po dilni nga gjendja hipnotike  aq mė i disponuar po ndjeheni dhe plot energji.

            3-  Ju tani jeni nė gjendje tė zgjuar, gjithēka me ju ėshtė nė rregull; ju jeni tani nė gjendje plotėsisht normale. Zgjohuni!“.

            Gjithashtu, ėshtė e nevojshme  qė para nxjerrjes nga gjendja hipnotike, mediumit t’i jepet  njė shifėr ēfarėdo p.sh.: A-1 ose B-2 etj. Kjo do tė na lehtėsojė punė nė raste tjera induktimi tė kėsaj gjendje tek mediumi i njėjtė.

            Procesi zhvillohet kėshtu: „Para se t’ju nxjerr nga gjendja hipnotike, po ua regjistroj shifrėn personale. Kėtė shifėr do ta regjistrojė ndėrdija juaj, derisa vetėdija nuk do tė dijė asgjė pėr tė. Me kėtė shifėr do tė mund t’ju hipnotizoj vetėm zėri im dhe asnjė zė tjetėr. Shifra juaj ėshtė (p.sh.) A-1.  Regjistrojeni nė ndėrdije. Sa herė ta dėgjoni kėtė shifėr tė pėrsėritur tri herė A-1,A-1,A-1 nga zėri im, ju  automatikisht do tė bini nė gjendje hipnotike. A e regjistruat kėtė shifėr?“  Nė qoftė se mediumi pėrgjigjet me „Po!“, atėherė shifra ėshtė regjistruar me sukses, pėrndryshe ajo duhet tė pėrsėritet.

            Ėshtė me rėndėsi tė ceket fjalia „vetėm zėri im“ sepse, pa kėtė urdhėr, mediumin mund ta hipnotizojė ēdokush qė e pėrmend tri herė atė shifėr dhe ai mund tė bėhet vegėl e verbėr pa dėshirėn e tij...

            Besoj se nė kėtė pjesė e bėra njė sqarim tė dėshiruar pėr induktimin e hipnozės sė parė, sidomos pėr fillestarė. Edhe nė qoftė se pėr herė tė parė nuk do tė keni sukses, ju nuk duhet tė zhgėnjeheni, provojeni prapė edhe njė, dy e tri herė, derisa tė arrini sukses. Tė kujtojmė shembullin e Edisonit i cili, pas 3000 eksperimenteve tė pasuksesshme, mė nė fund, duke menduar pozitivisht „megjithatė do t’ia  dal“,  arriti ta konstruktojė poēin elektrik.

 

            Vazhdon...