.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Shkolla e hipnozės (6)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

SHKOLLA E HIPNOZĖS  (6) 

 

       Pėr vizitorėt e nderuar tė web faqes www.sa-kra.ch e posaēėrisht pėr ata qė janė tė interesuar pėr lėmin e hipnozės, nė kėtė shkrim, tė cilin e kam ndarė nė disa pjesė, do ua paraqes bazėn e induktimit tė gjendjes hipnotike. E kam emėrtuar shkolla e hipnozės, pasi materiali i mėposhtėm nuk pėrbėhet vetėm nga ana teorike, por sqaron hap pas hapi edhe format praktike, tė cilat, pėrmes ushtrimeve tė pėrshkruara, do tė ju shpien padyshim deri te suksesi.

 

 

             HIPNOTIZIMI I FĖMIJĖVE

 

            Sugjestibiliteti te fėmijėt varet shumė edhe nga mosha e tyre, p. sh. fėmijėt  e moshės mbi 10 vjeē hipnotizohen shumė mė lehtė se sa fėmijėt nėn kėtė moshė. Fėmijėt e moshės mbi 10 vjeē, e sidomos adoleshentėt, siē thamė, hipnotizohen shumė lehtė, prandaj te ata mund tė zbatohet ēdo lloj metode, ndėrsa tek fėmijėt nėn kėtė moshė preferohen zakonisht metoda indirekte. Fėmija nuk duhet tė jetė i informuar, as nga ju e as nga prindi pėr procesin e hipnotizmit qė to tė zbatohet mbi tė. Me fėmijėt duhet tė bėni variacione tė ndryshme pėr tė mėnjanuar te ai praninė e frikės. Fėmijės nuk duhet t’i sugjeroni direkt, por  nė mėnyrė tė tėrthortė, nėpėrmjet ndonjė loje tė cilėn fėmija e adhuron. P. sh. kėrkoni nga fėmija qė ta sjellė kukullėn qė e adhuron mė sė shumti. Pastaj filloni t’i sqaroni fėmijės se kukulla ėshtė e sėmurė dhe duhet patjetėr tė shėrohet. Filloni tė bisedoni me kukullėn: „Ti je e sėmurė, por unė do tė shėroj. Shtrihu nė krevat dhe mbylli sytė“. Kėtu lute edhe  fėmijėn qė tė shtrihet sė bashku me kukullėn, duke i sqaruar se kukulla nuk po kupton, prandaj duhet  ai t’i tregojė se ēfarė tė bėjė. Pasi tė arrini ta bindni fėmijėn qė tė shtrihet sė bashku me kukullėn, vazhdoni me sugjestione: „Tregoj kukullės se ēfarė duhet tė bėjė pėr t’u shėruar. Mbylli sytė. Ja edhe kukulla  duke ju parė juve, po i mbyll sytė. Kukulla po bėnė gjithė atė qė po e bėni edhe ju. Ajo po mėsohet nga ju, por ju duhet t’i tregoni pak mė gjatė qė tė mėsohet edhe mė mirė. Do t’i mbani sytė e mbyllur deri kur t’ju them unė t’i hapni prapė, pasi po t’i hapni ju edhe kukulla do t’i hap dhe nuk do tė shėrohet. Tani filloni tė merrni frymė thellė - thellė, edhe kukulla, duke ju parė juve po merr frymė thellė-thellė. Me ēdo frymėmarrje po ju lirohen duart edhe kėmbėt; edhe kukullės gjithashtu. Tani do t’i tregoni kukullės se si mbahen sytė gjatė tė mbyllur  dhe si rrihet gjatė qetė i shtrirė. Ju po e ndieni vetėn shumė mirė; po merrni frymė shumė lehtė; kėmbėt dhe duart i keni shumė tė lehta; po sheh njė ėndėrr shumė tė mirė, por zėrin tim po e dėgjon  shumė qartė dhe mirė. Do ta bėsh  gjithė atė qė do ta sugjeroj unė. Kjo ėshtė shumė me rėndėsi  qė kukulla juaj tė mund tė jetė sėrish e shėndoshė, prandaj  gjithēka qė do t’ju them unė do ta zbatoni me pėrpikėri dhe kukulla juaj do tė shėrohet...“

            Shumica e fėmijėve  i pranojnė   sugjerimet e juaja, dhe i nėnshtrohen pa rezistencė gjumit hipnotik, duke mos i kuptuar variacionet e lojės suaj. Por, ėshtė mirė qė sugjestionet tė thellohen edhe mė, pėr tė qenė efekti  mė i sigurt.

            Pasi ta hipnotizoni fėmijėn dhe i jepni sugjestionet e caktuara, preferohet qė, para nxjerrjes nga kjo gjendje, t’i jepet edhe shifra, e cila do t’ju ndihmojė shumė pėr induktimin e hipnozės sė ardhshme: „Gjithēka qė ju kam thėnė i keni mbajtur mend dhe tė gjitha do t’i  zbatoni  vetėdijshėm. Duke filluar nga ky moment, vetėm kur t’ju pėrkėdhel tri herė flokėt, ju do t’i mbyllni sytė dhe do tė bini nė kėtė gjendje qė jeni tani. Dhe prapė do tė jeni i qetė si tani dhe do tė ėndėrrosh ėndrra tė bukura... Kur tė numėroj deri nė tre,  ju do t’i hapni sytė dhe do tė dilni nga ky gjumė i kėndshėm. Do tė ndiheni shumė mirė, do tė jeni shumė i qetė dhe duart e kėmbėt do t‘i keni prapė nė gjendje normale. Njė,dy,tre. Hapini sytė! Jeni plotėsisht i zgjuar, i freskėt dhe po ndiheni shumė mirė.“

            Gjatė induktimit tė gjendjes hipnotike te fėmijėt, duhet t’u kushtojmė kujdes tė posaēėm  mendimeve tona, pasi qė ndėrdija e fėmijėve ėshtė shumė e pastėr si dhe vetėdija e padjallėzuar ende, mendimet tona pranohen shumė lehtė nga ai, e nė rast se janė negative, jo vetėm qė do tė mungojė suksesi, por mund tė lėmė edhe pasoja nė psiken e tij tė pastėr.

            Gjithashtu te fėmijėt mund tė pėrdorni edhe teknika tė tjera, por me rėndėsi ėshtė qė mė fėmijėn tė lidhni raport miqėsor dhe procesi i hipnotizimit duhet tė zhvillohet gjithnjė nė prani tė njėrit ose te dy prindėrve, pasi ashtu fėmija e ndien vetėn shumė tė sigurt dhe rezistenca ndaj sugjestioneve tė hipnotizuesit ėshtė mė e zbehtė.

            Njė ndėr teknikat tjera ėshtė edhe teknika me anė tė tregimit tė  ndonjė pėrralle, teksti i sė cilės duhet tė koincidojė (i fantazuar nga hipnotizuesi) me sugjestionet e procesit hipnotik. Por, siē thamė mė lartė, me rėndėsi  ėshtė raporti miqėsor, pasi pa njė raport  tė tillė ai nuk do tė pranojė  tė bashkėpunojė  miqėsisht me ju. Fėmija duhet tė shtrihet nė krevat dhe hipnotizuesi (nė prani tė prindit), pasi e urdhėron qė t’i mbyll sytė, fillon t’i tregojė ndonjė pėrrallė dhe gradualisht e futė nė pushtetin e gjumit hipnotik.

 

 

            HIPNOTIZIMI I NJERĖZVE TĖ MOSHUAR

 

            Njerėzit e moshuar zakonisht janė shumė rezistentė ndaj  ndikimit tė gjumit hipnotik,  prandaj edhe procesi i hipnotizimit tė tyre kėrkon kohė dhe durim. Pasi qė ata karakterizohen nga vetitė e pjekura tė personalitetit, vėshtirė i nėnshtrohen ndikimit tė sugjestioneve, sidomos kur ato bėhen nga personi me moshė me tė re se ata. Gjithashtu, te njerėzit e moshuar, rol tė madh luan edhe motivacioni. P.sh., nė qoftė se ai (ajo) ėshtė i sėmurė dhe hipnozėn e sheh si mjetė ndihmės pėr shėrim, atėherė edhe sugjestibiliteti do tė jetė mė i rritur e edhe efekti mė i suksesshėm etj.

            Induktimi i gjumit hipnotik te njerėzit e moshuar duhet patjetėr  tė fillojė me aplikimin e testeve tė sugjestibilitetit, pasi njė induktim direkt, zakonisht pėrfundon me dėshtim. Me aplikimin e testeve tė sugjestibilitetit, ne vėrtetojmė shkallėn sugjestibile te tė moshuarve dhe, pasi disa nga testet e sugjestibilitetit gjithmonė pėrfundojnė me sukses, forcojnė bindjen  ndikuese tė tyre mbi ta.

            Pasi ta zbatoni ndonjėrin nga testet e sugjestibilitetit me sukses, vazhdoni me induktimin e gjendjes hipnotike. Teknika mė e pėrshtatshme konsiderohet ajo e rėnies sė duarve, e kombinuar me ndonjė teknikė tjetėr. Urdhėrojeni mediumin qė t’i mbyll sytė dhe t’i mbajė duart tė zgjatura nė pozitė horizontale dhe filloni me sugjestionet: „Duart tuaja po rėndohen, gjithnjė e mė tė rėnda po bėhen. Gjithnjė e mė shumė po ju rėndohen, gjithnjė e mė shumė.“ Gjatė ēdo pėrsėritjeje tė sugjestionit bėni njė pauzė tė shkurtėr pėr tė fituar nė kohė, pasi pas disa minutash asnjė individ i ri, e lėre mė njė i moshuar, nuk mund t’i mbajė duart nė atė pozicion. „Duart tuaja aq tė rėnda po bėhen sa qė ju nuk po mund t’i mbani mė. Janė bėrė si plumb tė rėnda. Ato po fillojnė tė lėvizin, po fillojnė tė bien. Ato po bien gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė shumė dhe ju as qė po e kundėrshtoni njė gjė tė tillė, pėrkundrazi, po ndieni njė kėnaqėsi. Sa mė shumė qė po ju bien duart  aq mė shumė po ju shtohet kėnaqėsia.“

            Pas tensionit disaminutėsh, lėshimi i duarve provokon ndjenja tė kėndshme, pasi me rėnien e tyre fillon edhe shtensionimi i muskujve  dhe kėshtu shpejtohet edhe procesi i hipnotizimit. „Ato po bien gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė shumė. Sa mė shumė qė po ju afrohen gjunjėve, aq mė  thellė po futeni nė kėtė gjendje tė kėndshme gjumi... Duart tuaja i prekėn gjunjėt dhe ju po ndieni njė ndjenjė tė kėndshme. Po e ndieni se si ajo ndjejė po fillon t‘ua pėrshkojė tė gjithė trupin dhe ju po ndieni njė qetėsi tė mrekullueshme. Ja, po fillon nga kėmbėt, nėpėr  bark, gjoks, duar e deri te koka. Asgjė nuk po ju pengon. Tė gjithė trupin tani e keni tė relaksuar dhe tė pėrfshirė nga njė ndjenjė e kėndshme. Po ndiheni mirė dhe po i nėnshtroheni kėtij pushteti duke u thelluar thellė e mė thellė nė kėtė gjumė hipnotik. Jeni plotėsisht i qetė dhe ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull. Zėrin tim po e dėgjoni shumė qartė dhe kthjellėt. Asgjė tjetėr nuk po ju intereson pėrveē zėrit tim. Po ndiheni gjithnjė e mė i lodhur, gjithnjė e mė i lodhur. Thellė - thellė po futeni nėn pushtetin e kėtij gjumi tė kėndshėm hipnotik. Vetėm zėrin tim po e dėgjoni dhe asgjė tjetėr - vetėm zėrin tim...“ 

            Nuk duhet harruar se gjatė induktimit tė gjumit hipnotik te njerėzit e moshuar, edhe shikimi duhet tė ketė forcė magnetike, por edhe zėri duhet tė jetė i shprehur  me ton  magnetik.

            Pėr njerėzit e moshuar, por edhe pėr ata qė janė rezistentė ndaj hipnozės, zbatohet edhe njė lloj teknike tjetėr, ku si mjet ndihmės pėrdoret njė aparat i vogėl pėr elektrizim. Nė kėtė teknikė, mediumit  i jepet nė njėrėn dorė njė elektrodė e kėtij aparati, ndėrsa mė dorėn e majtė, hipnotizuesi e merr  elektrodėn tjetėr. Forca e rrymimit pėrmban 2 miliampera, ndėrsa tensioni 50 volt. Aparati posedon edhe rregullatorin, me tė cilin  e ulim ose e rrisim tensionin, varėsisht prej situatės. Posa  ta prekim mediumin me dorėn e djathtė,  ne mbyllim qarkun  e rrymimit dhe  ai e ndien se si  atė pjesė tė trupit, ku e kemi prekur me dorė tė djathtė, po  ia pėrshkon njė fėrgėllimė e kėndshme. Efekti ėshtė veēanėrisht  qetėsues kur mediumit i preket balli, qafa  ose zverku. Procedimi ėshtė plotėsisht i parrezikshėm, si pėr mediumin, ashtu edhe pėr hipnotizuesin.  Posaēėrisht ėshtė efikas kur kombinohet me teknikėn e ledhatimit mesmerik.

            Edhe biofidbeku, siē e kemi cekur mė herėt, ėshtė aparat shumė praktik  qė ka sot pėrdorim tė gjer si nė mjekėsi ashtu edhe nė organet e policisė. Ky aparat elektronik, i cili i shndėrron  ndryshimet fiziologjike nė sinjale zėri me intensitet tė ndryshėm, mediumit i vihet  nė  sipėrfaqe tė trupit nėpėrmjet  elektrodave ose  nėpėrmjet njė transmetuesi pėr t’i kapur  kėto sinjale. Sipas pozitės sė gjilpėrės  qė gjendet nė aparat, mund tė konstatojmė ndikimin e sugjestionit tė dhėnė  dhe, varėsisht nga efekti i ndikimit, i mėnjanojmė sugjestionet  joefikase dhe i stimulojmė ato efikase duke i pėrsėritur nga disa herė.

            Pėr dallim nga  aparati elektrizues, ku mediumi e ndien qarkullimin e rrymės, te ky aparat ai nuk ndien asgjė, pasi  aktivitetet fiziologjike si: valėt e trurit, rezistenca e lėkurės,  tensioni i gjakut, temperatura etj., kalojnė nėpėrmjet elektrodave deri te gjilpėra treguese e aparatit, nga ku ne marrim pėrgjigje pėr gjendjen e tij emocionale nga sugjestionet e parashtruara.

            Pasi qė ku aparat pėrdoret edhe si „detektor i gėnjeshtrave“, pėr kėtė qėllim mund tė pėrdorėt edhe nė hipnozė. Mediumit i parashtrohen  pyetje tė ndryshme dhe gjatė ēdo pėrgjigjeje nė tė cilėn  mundohet tė gėnjejė, shkaktohen tek ai reagime emocionale tė cilat e vėnė gjilpėrėn e aparatit nė lėvizje, nga ku ne edhe konstatojmė vėrtetėsinė e pėrgjigjeve dhe, nė  bazė  tė tyre, e vazhdojmė procedurėn e mėtejme tė hipnotizimit, gati gjithnjė me sukses.

 

            Lexues tė nderuar,  kėto qė ua paraqita deri mė tani ishin vetėm disa nga teknikat dhe metodat  e ndryshme pėr induktimin e gjumit hipnotik, nga numri shumė i madh ekzistues i tyre. Po qe se i keni  zbatuar  ushtrimet pėr  zhvillimin e aftėsive hipnotike dhe keni  pėrfituar aftėsi tė tillė, aplikimi i saj  nė kombinim me njėrėn nga teknikat e lartėpėrmenduara me siguri do t’ju sjell rezultat, pasi qė, siē do ta shihni edhe vetė mė vonė,  tė gjithė njerėzit nuk reagojnė  njėjtė ndaj  teknikave qė aplikoni, prandaj,  pėr tė pasur sukses, gjithmonė duhet  zgjedhur teknikat qė i pėrgjigjen  karakterit tė individit i cili duhet  hipnotizohet.

            Gjithashtu, me rėndėsi ėshtė edhe pėrshtatja e fjalorit me atė tė mediumit. Bisedat, e sidomos sugjestionet, duhet t’i pėrshtatėn shkallės sė ngritjes intelektuale tė tij, sepse  ato ndikojnė vetėm atėherė kur  pranohen nga gjuha e ndėrdijes sė mediumit duke u transformuar nė fotografi psikike. Kusht pėr kėtė janė sugjestionet e kuptueshme dhe tė qarta.

            Arritja e hipnozės sė parė me sukses pėr ju do tė jetė pėrjetim i paharruar. Fakti qė keni arritur  qė nė personin tjetėr tė ndikoni me fjalė sugjestive do ta forcojė aq shumė  sigurinė dhe vetėbesimin sa qė do ta ndryshojė edhe  mendimin tuaj pėr shumė dukuri. Kur ta zbuloni kėtė dimension tė ri, nuk do tė jeni mė ai njeri i mėparshėm. Do tė pėsoni, nė njėfarė mase, ndryshim personaliteti dhe do tė  krijoni bindje plotėsisht tė reja, si mbi njeriun ashtu edhe mbi shoqėrinė, natyrėn e kozmosin nė pėrgjithėsi. Prandaj, pėr tė pasur sukses tentativat e para, po ua pėrkujtojmė edhe njėherė disa rregulla:

   1. Zhvillimi i aftėsive hipnotike: koncentrimi – shikimi magnetik – zėri magnetik.

   2. Gjetja e mediumit tė pėrshtatshėm: testet e sugjestibilitetit.

   3. Relaksimi trupor: frymėmarrja e thellė dhe e qetė - relaksimi i kėmbėve, duarve, trupit, kokės.

   4. Relaksimi shpirtėror: ndjenja e qetėsisė dhe kėnaqėsisė - hapja e dyerve tė ndėrdijes.

   5. Sugjestionet e dėshiruara.

   6. Zgjimi nga hipnoza: dhėnia e shifrės - rikontrollimi i sugjestioneve tė mėhershme - sugjestionet pėrfundimtare.

            Nė fund po cek edhe diēka qė ėshtė me rėndėsi. Nė qoftė se gjatė gjendjes hipnotike mediumi humb kontrollin me ju dhe nuk reagon nė sugjestionet tuaja ose nė sugjestionin pėr t’u zgjuar nga gjendja hipnotike, mos u shqetėsoni! Mos krijoni panik! Gjėja mė e rėndėsishme nė kėto momente ėshtė ruajtja e qetėsisė shpirtėrore. Mos  tentoni ta ndėrprisni hipnozėn nė mėnyrė tė shpejtė, pasi nuk do tė keni sukses, por mundohuni me sugjestione pėrkatėse  ta zgjoni atė. Nėse edhe pas kėsaj nuk keni sukses, lėreni mediumin nė atė gjendje, pasi ai vetė, pas njė kohe, do tė kalojė, nga gjendja hipnotike nė gjendje gjumi normal dhe zgjimi i tij atėherė do tė jetė i lehtė. Sepse, siē thotė K.Tepperwein: „Ēdo njeri  qė fle edhe hipnotizohet“. D.m.th., ēdo njeri, para se ta zėrė gjumi, kalon nėpėr fazat e gjendjes hipnotike, por pa vetėdije dhe pa kontroll nga jashtė.

            Edhe njė herė po e cek: nė qoftė se u pėrmbaheni  udhėzimeve  tė dhėna, suksesi me siguri nuk do tė mungojė. Provojeni!

 

            Fund