.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Zona e muzgut - Shoqėria hyjnore nuk vdes asnjėherė!

Pėrgatiti dhe pėrshtati: Sabir KRASNIQI

      

SHOQĖRIA  HYJNORE  NUK VDES ASNJĖHERĖ!

 

     Nuk po arrij ta kuptoj as sot e kėsaj dite, se a po mė priste Rubini tė kaloj edhe kufirin e fundit dhe tė mė pėrgjigjej dhe sqaronte se ēfarė nė tė vėrtet kishte ndodhur me mua, apo dėshironte tė mė inkurajoj, tė mė jep zemėr dhe guxim, tė mė nxis qė unė atė kufi mos ta kaloj, pasi kam arsye pėr tė jetuar edhe mė tej!!!

  

           

            Hekuran Toska dhe Rubin Kuqi ishin dy shokė tė ngushtė. Jetonin nė njė lagje tė Therandės dhe, pothuajse gjatė gjithė kohės, ishin bashkė. Vetėm gjumin e bėnin nėpėr shtėpitė  e tyre. Qė nga shkolla fillore ishin nė tė njėjtėn klasė, bile ulur edhe nė tė njėjtėn bankė. Nė moshėn fėmijėrore ishin vėllazėruar - kishin prerė pakė gishtat tregues dhe kishin pėrzier gjakrat. Tė gjithė ua kishin lakmi shoqėrinė e tyre.

            Pasi kryen shkollėn e mesme vazhduan studimet nė Universitetin e Prishtinės: Rubini nė fakultetin Juridik, ndėrsa Hekurani nė atė Teknik. Shoqėrinė nuk e ndėrprenė as atje.

            Pothuajse, gati njė vit pas fillimit tė studimeve, Rubini pėson nė njė fatkeqėsi, ku humb jetėn - goditet nga njė makinė, vozitėsi i sė cilės ishte i dehur. Lajmi pėr humbjen e shokut mė tė afėrt e goditi rėndė Hekuranin. Iu errėsua shkėlqimi i ēdo gjėje nė botėn, tė cilėn ata, e kishin ėndėrruar krejt ndryshe. Para syve tė tij gjithēka dukej e zbehur, e pavlerė...

            Personalisht e dėrgoi trupin e shokut tė tij pėr ta varrosur nė qytezėn ku ata kishin lindur, rritur sė bashku dhe pėrjetuar ndjesitė mė tė kėndshme tė jetės. Ishte aq i pikėlluar se qė babai i Rubinit, e mbante gjatė gjithė kohės pranė vetes. Por edhe tė gjithė ata qė vinin nė tė pame e ngushėllonin sikurse tė ishte anėtarė i familjes Kuqi. Nė realitet, ai edhe ashtu ndjehej.

            Me ditė tė tera, pas humbjes sė shokut tė tij, shėtiste pa asnjė cak! Ndėrpreu studimet dhe u kthye nė Therandė. E vizitonte ēdo ditė varrin e Rubinit dhe qėndronte pran tij me orė tė tėra. Filloi tė dobėsohej, pasi nuk i kushtonte rėndėsi ushqimit, dhe nė kėrkim tė ngushėllimit, zbutjes sė dhembjes shpirtėrore pėr humbjen e shokut, filloi ta konsumoj edhe alkoolin... dhe pas pak javėsh pėrjeton sulm nė zemėr...

            Rrėfimi i tij pėr kėtė rast ėshtė mjaft interesant, prandaj edhe po e sjellim pėrmes kėtij artikulli:

            “Kur isha nė prag tė vdekjes, pra kur pėsova sulm nė zemėr, disi u ndava nga trupi im fizik. Nė ato ēaste e ndjeva se Rubini ishte pranė meje. E shihja si shpirt - trup astral, dhe e ndjeja pranin e tij - ishte ndjesi e ēuditshme qė nuk e njihja nga bota reale! Pa lėvizur kokėn unė arrija tė shihja gjithkah!

            Nuk e shihja trupin e tij material. Asgjė nuk arrija tė vėrej nga format materiale, por e shija qartė pamjen e tij - tė tėrėn! Nė veēanti ishin tė theksuar dhėmbėt e tij tė bardhė dhe sytė e zi, tė mėdhenj e tė shkėlqyer. Rubini ishte aty, por siē thashė, pa trup material (fizik). Ishte kjo njė lloj strukture e tejdukshėm pėrmes sė cilės arrija ta dalloja shumė mirė ēdo pjesė tė trupit tė tij: duart, kėmbėt, kokėn etj. por pa rroba, megjithėse ky shikim nuk ishte fizik.

 

 

            Pas pak fillova ta pyes: “Rubi, ku po shkoj tash unė? Ēfarė ka ndodhur me mua? A jam i vdekur apo jo?”, por ai nuk mė pėrgjigjej. Nuk e tha as edhe njė fjalė!

            Trupi im astral, shpirti im, apo nuk di si ta quaj, shėtiste nėpėr dhomė e Rubini levitonte bashkė me mua. Nuk mė largohej pėr asnjė ēast. E kisha njė ndjesi se ishte disi i pikėlluar - sė paku ashtu mė dukej mua!

            Kur mjekėt pėrpiqeshin tė mė kthenin nė jetė, ai me kėrshėri, bashkė me mua, shikonte trupin tim mbi krevat, dhe dridhej nė momentet kur ai goditej nga aparati i elektroshokut. Mė kujtohet gjithashtu, dhe atė shumė mirė, se u ndjeva shumė keq, disi i mjerė, para se ta humb kėtė “vizion” - faktikisht nė ato ēaste unė isha kthyer nė jetė, por isha akoma nė gjendje kome.

            Tani e shija Rubinin nga trupi im fizik! Ai qėndronte pezull mbi mua, dhe prapė vazhdoja ta pyesja: “Ēfarė po ndodh Rubi?- por ai prapė nuk mė pėrgjigjej.

            Rubini iku atė moment kur mjeku tha: “Pėr Zotin ky djalosh do tė mbetet gjallė!”. Dhe atėherė, para se tė largohej u mundua tė thotė diēka, por pa sukses. Buzėqeshi ėmbėl dhe u largua. Kėtė pėrjetim nuk do ta harroj kurrė.

            Nuk po arrij ta kuptoj as sot e kėsaj dite, se a po mė priste Rubini tė kaloj edhe kufirin e fundit dhe tė mė pėrgjigjej dhe sqaronte se ēfarė nė tė vėrtet kishte ndodhur me mua, apo dėshironte tė mė inkurajoj, tė mė jep zemėr dhe guxim, tė mė nxis qė unė atė kufi mos ta kaloj, pasi kam arsye pėr tė jetuar edhe mė tej!!! Pavarėsisht tė gjitha kėtyre, ai u tregua se ishte shoku im mė i mirė - shoku i vėrtet. Dėshmoi se shoqėria hyjnore nuk vdes asnjėherė - ajo mbetet e amshuar.”

            Rrėfimi i Hekuranit nuk ėshtė tregim i pazakontė - pėr raste tė tilla kemi lexuar dhe dėgjuar sa e sa herė. Shumė njerėz qė kanė pėrjetuar “vdekje klinike”, dėshmojnė se e kanė parė trupin e tyre fizik, por edhe tė personave tė tjerė e edhe tė familjarėve, bile i mbajnė mend edhe bisedat e tyre gjatė atyre ēasteve “kritike”. Ėshtė kjo dukuri, njė projeksion mental nė ato ēaste apo realitet i pakapshėm pėr shqisat tona tė kufizuara, do tė mbetet, me gjasė, edhe gjatė enigmė e pazgjidhur pėr qenien njeri.

           

            Bazuar nė njė ndodhi tė vėrtet