Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Shpėrblesa e pėrplotė

Nga: Mary RAYMOND SHIPMAN ANDREWS

Pėrktheu: C.A.CHEKREZI

      

SHPĖRBLESA E PĖRPLOTĖ

Njė Episod Dramatik nė Jetėn e Abraham Linkoln-it

 

 

Librin "Shpėrblesa e pėrplotė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe nė

 

http://gazetakritika.net

 

 

  

 

            ABRAHAM LINKONL-I  DHE LIGJĖRATA E GETTYSBURG-UT

 

            Shėnime tė Pėrkėthyesit

            Disa dit mė parė se t’i hipnja vaporit pėr t’u kthyer nė Shqipėri kėtė herė, m’arrijti n’adresėn time nė New-York njė librezė e vogėl me titullin “The Perfect Tribute.” Librėza, e shkruar prej autoreshės sė njohur mirė n’Amerikė, zonjės Mary Raymond Shipman Andrews, mė dėrgohej si dhuratė pėrcjellėse prej zonjės Gertrude M. S. McClintock, njė nga studenteshat e mia nė kursin e Theorive Politike qė dhashė n’Universitetin National tė Washington-it nė vitin 1924-1925.

            S’ka dyshim qė zonja Mc Clintock vinte me idenė qė do tė kėndoja librėzėn udhės sė gjatė qė kisha pėrpara. Por, udhėtimi plot ngjarje tė kujtushme, si me det edhe me tokė, arrijtja nė Shqipėri pas njė mėrgimi tė gjatė, pritja gazmore nga miq dhe farefis, pjekja dhe ēmallja me shokė tė vjetėr, e bėnė kohėn tė rriedhė me ėmbėlsinė qetėsore tė muzikės sė jazit qė kėndon pėrpara shtėpisė sime nė fshat. Dhe tėrė kėtė kohė, librėza po rrinte e harruar, e pakėnduar. Mė nė funt, e hapa t’i heth njė sy kur ardha nė Tiranė, pėr herėn e dytė, kur, midis bukurive natyrale tė pa-shoqta dhe vapės dhjamė-shkrinjėse tė kryeqytetit, kisha nisur tė velem me praktikimin e kėshillės lazzarone “dolce far niente”1. Se ahere mė morri malli qė tė leēit diē gjė nė gjuhėn inglishte, me shpresė se tingėlli i saj energji-ngjallės munt tė zgjonte sė-rish nė mua dėshirėn pėr punė.

            Dhe mrekullia qė prisnja ngjau me tė vėrtetė. Vakėsia, gjysmė e kėndėshme dhe gjysmė e mėrzitur, nė tė cilėn e kish hedhur shpirtin tim atmosfera e qetė, e ngeshme dhe e ēkujdesur u tret me kėndimin e faqėve tė para tė librezės. Shtylli elegant, bukuria e fjalėve, vargimi i kėndėshėm i mėndimeve, zotėsia e shpėrfaqjes sė tyre, pėnda e mprehur dhe e stėrhollė e shkrimtares plot shpirt dhe imagjinatė, kapnė edhe shpirtin tim nė leqet e tyre t’argjentė.

            Por, pėrveē kėtyre cilsive tė ralla tė kėsaj vepre, hasa ne ‘tė edhe dy subjekte qė kishin tėrhequr vėrejtjen dhe interesin tim qė nė kohėn q’isha student n’Amerikė: personaliteti aqė i kėndėshėm sa edhe dramatik i Abraham Linkolnit, i ēunit tė lindur e tė rritur nė njė kasolle prej drasash nė njė pyll tė Shtetit Kentucky qė tė bėhėj mė von President i Amerikės nė kohėn mė tė kritikėshme pėr Shtetet e Bashkuara; dhe ligjėrata e bujėshme qė dha Presidenti dėshmor nė fushėbetejėn e Gettysburg-ut. E vėrteta ėshtė q’ajo ligjėratė mallėngjyese q’ėshtė monumenti mė i math i madhėrisė sė tij shpirtėrore, mė kish tėrhequr aqe shumė sa e pėrkėtheva nė gjuhėn shqipe, shtatė vjet mė parė, dhe e pėrmblodha nė librėn “Letra, Shkresa, Fjalėtore”, tė botuar nė Boston.

            Dhe tani qė gjenja tė bashkuar tre elemente nga mė tė ēmuarėt – personin e Linkoln-it tė math, ligjėratėn e tij mė tė famėshme, dhe pėndėn artistike tė zonjės M.R.S. Andrews – dhe tė lidhur nė njė romancė tė gjallė e dramatike, a munt tė gjendej nonjė fuqi qė tė munt tė mė ndalonte nė punėn e pėrkėthimit nė gjuhėn shqipe tė librezės “The Perfect Tribute?”

            Sė, kryepari, Abraham Linkoln-i ėshtė njė nga fytyrat e pavdekėshme nė historinė, jo vetėm t’Amerikės, po edhe tė njerėzimit tė tėrė. Se tani qė muarr funt, pas mė tepėr se gjysmė shekulli, polemikat e vrerta tė Luftės Civile t’Amerikės dhe u zbutnė gjakrat, Linkoln-i nderohet aqė prej pėrkrahėsve tė tij sa edhe prej atyre q’iu pėrgjegjnė zgjedhjes sė tij si President me shpalljen e njė lufte vėllavrasėse. Dhe sot emri i tij lavdėrohet an’ e mb’anė Amerikės sė madhe si emri i njeriut mė tė math qė ka nxjerrė ay vėnt, ndofta mė i math edhe nga George Washington-i, Kryekumandanti i ushtėrisė nė Luftėn e Independencės (1776-1783) dhe President i parė i Shteteve tė Bashkuara.

 

            1- Lazzaronėt, lypėsit e lumur tė Napolit, kanė gjetur shijėn e pėrplottė tė jetės nė dergjien e ēkujdesur dhe nė mefshtėsinė mė tė plottė, si tregon edhe kryefjala e tyre qė ka kuptimin se “s’ka gjė mė t’ėmbėl se sa tė mos bėnjė gjė njeriu.”

 

            Pjesė nga libri "Shpėrblesa e pėrplotė"