Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Ja shpikjet e lashta qė sfidojnė shkencėn sot (2)

Shkruan: Armin TIRANA

www.zeriyt.com

       HOMO INGENIUS: JA SHPIKJET E LASHTA QĖ SFIDOJNĖ SHKENCĖN SOT (2)

       Edhe disa produkte qė sot i gjejmė nė tryezat tona kanė origjinė tė lashtė. Pėr shembull, buka njihej tashmė nga Homo sapiens, natyrisht jo siē paraqitet sot nė tryezat tona. Nė fillim drithėrat haheshin krudo dhe mė pas u mėsua qė tė piqeshin. Kjo procedurė jo vetėm pėrmirėsonte aromėn, por lehtėsonte ruajtjen, duke penguar qė tė formoheshin myqe.

 

  

 

            Pėrsa i pėrket veshjes, mendohej se endėsit e parė i pėrkisnin Neolitikut, domethėnė jo mė parė se 5000 apo 10000 viteve mė parė. Sot, ekzistojnė provat se arti i endjes dhe i qepjes praktikohej qysh 30000 vjet mė parė. Sigurisht, rrobat e para bėheshin nga lėkurėt dhe peliēet e kafshėve tė thara nė diell dhe tė qepura me gjilpėrė (gjilpėrat e para, ato prej kocke, datohen viti 20000 B.C. dhe shėrbenin pėr tė qepur lėkurėt), mė pas filluan tė pėrdoren materiale vegjetale. Tashmė ėshtė e sigurt se gratė e Paleolitit tė hershėm qenė endėse tė afta. Ndėr provat mė tė rėndėsishme ėshtė gjetja e nja 90 fragmenteve prej argjile tė gjetura nė Republikėn ēeke, qė u pėrkasin rreth 27000 viteve mė parė. Nė fillim, sigurisht qenė rroba qė i ngjanin thasėve tanė tė trashė prej jute, por krijimi i copėrave komplekse, qė shfaqen midis viteve 2500 - 2000 B.C., solli qė tė siguroheshin copėra gjithnjė e mė tė buta, tė cilat filluan tė quheshin tekstile (nga "texla"), ideale pėr tė prodhuar pelerina, kapuēė, tunika dhe lloje tė tjera veshjeje. E njėjta teknikė u zbatua mė pas nė Indi, pėr fibrat e pambukut dhe nė vende tė tjera pėr leshin. Tė lidhura me historinė e veshjes dhe tė tekstilit janė dy qytetet e Lindjes sė Mesme tė Mosulit (Irak) dhe Damaskut (Siri). Me irakenin Mosul (transkriptim i gabuar i termit arab Mawil) janė tė lidhura "muslin" dhe "mousseline" (copa shumė fine fillimisht prej pambuku, mė pas prej leshi dhe mėndafshi, shumė tė pėrdorura pėr tė linjtat e brendshme ose pėr tė konfeksionuar rroba emėrore, ashtu dhe pėr tė krijuar tenda), ndėrsa nga qyteti sirian Damask morėn emrin copat "damaskine" (njė punim i veēantė qė jep efekte tė ndryshme ndriēimi, duke krijuar dizenjo tė stilizuara apo floreale opake nė sfond tė zbehtė). Kėto metrazhe u futėn mė pas nė Europė respektivisht nė shekujt e XII-tė dhe tė XVII-tė.

            Edhe disa produkte qė sot i gjejmė nė tryezat tona kanė origjinė tė lashtė. Pėr shembull, buka njihej tashmė nga Homo sapiens, natyrisht jo siē paraqitet sot nė tryezat tona. Nė fillim drithėrat haheshin krudo dhe mė pas u mėsua qė tė piqeshin. Kjo procedurė jo vetėm pėrmirėsonte aromėn, por lehtėsonte ruajtjen, duke penguar qė tė formoheshin myqe. Mė pas, u kalua nė bluarjen e drithėrave, duke pėrdorur njė bazė prej guri mbi tė cilėn vendoseshin kallėzat qė shtypeshin me njė gur tjetėr tė mbajtur nė dorė. Sigurohej kėshtu njė miell shumė i trashė, qė i pėrzier me ujin, pėrdorej si ushqim.

            Zbulimi i bukės, sipas ēdo gjase, ndodhi nė mėnyrė tė rastėsishme kur, e lėnė afėr zjarrit pėrzierja e ujit dhe miellit, u kuptua se forcohej duke ndryshuar aromė. U kalua kėshtu nė gatimin e drithėrave tė bluara dhe ujit mbi njė gur tė nxehtė. Drithi i parė i konvertuar nė bukė ka shumė mundėsi tė ketė qenė elbi, sė bashku me melin. Egjiptianėt qenė planifikues tė aftė: atyre u detyrohet ndėrtimi i furrave tė parė me kupola, qė mundėsonin pjekjen nė temperatura mė tė larta, por edhe zbulimi i tharmimit. Nė fakt, rreth vitit 3500 B.C., egjiptianėt zbuluan se nėqoftėse pėrzierja e drithėrave lihej jashtė pėr disa kohė sigurohej njė pėrzierje mė voluminoze dhe, pasi piqej, njė bukė mė e butė dhe mė e sfungjertė nga brenda. Pėr egjiptianėt buka nuk ishte vetėm burim ushqimi, por edhe pasurie. Nė fakt, rroga shpesh pėrbėhej nga njė sasi e ndryshueshme buke. Buka u bė edhe simbol dallimi social: popullit i takonte buka prej elbi apo tėrshėre, fisnikėve ajo prej mielli gruri.

            Teknika e bėrjes sė bukės u pėrmirėsua ndjeshėm nga grekėt. Me ta buka mori forma dhe aroma tė reja: nė Greqinė e lashtė u arrit qė tė prodhoheshin rreth 72 lloje tė ndryshme buke (me specie, me qumėsht, me mjaltė e kėshtu me radhė), emrat e tė cilave e kishin origjinėn nga format, nga lloji i drithėrave tė pėrdorura, nga pėrbėrėsit dhe nga mėnyra e pjekjes. Grekėt qenė edhe tė parėt qė ndėrtuan furra publike dhe shoqata bukėpjekėsish qė pėrcaktonin rregullat pėr punėn e natės sė furrxhinjve. Arti i bukės u pėrhap nė Romė pas humbjes sė mbretit maqedonas, Perseus nga skllevėrit e saj grekė, qė i importuan punimin. Romakėt rafinuan bluarjen, duke siguruar miellra mė tė bardha dhe mė tė imta.

            Pasta ėshtė njė ushqim qė e gjejmė tashmė qysh rreth vitit 8000 B.C., natyrisht me emra tė ndryshėm. Ajo vjen nga njė pėrzierje drithėrash me ujė e lėnė tė thahet nė diell. Fjala pasta vjen nga latinishtja e vonshme pasta(m), nga greqishtja pįste me domethėnien "miell me salsė" qė vjen nga folja pįssein domethėnė "tė pėrziesh". Me kalimin e shekujve pasta fitoi njė pozicion tė rėndėsishėm nė Itali e nė Kinė, megjithėse sipas rrugėtimesh tė pavarura.

            Dėshminė mė tė lashtė e gjejmė nė Kinė dhe i pėrket 4000 viteve mė parė: ėshtė njė pjatė spageti prej meli e zbuluar pranė Lajia-s nė Veriperėndim tė vendit. Gjurmė tė lashta vaktesh ushqimore janė gjetur pranė etruskėve, arabėve, grekėve dhe romakėve. Pėr shembull, nė Cerveteri nė varrin Grotta Bella qė i pėrket shekullit tė IV-ėt B.C., disa mbeturina paraqesin instrumenta akoma sot nė pėrdorim pėr prodhimin shtėpiak tė pastės, si makina e makaronave dhe petėsi. Ndėrsa pėr botėn greke dhe atė latine, tė shumta janė citimet midis autorėve klasikė, midis tė cilėve Aristofani dhe Horaci, qė pėrdorin termat ląganon (greqisht) dhe laganum (latinisht) pėr tė treguar njė pėrzierje uji dhe mielli, e pėrpunuar dhe e prerė me shirita. Nė librin e katėrt tė De re coquinaria, njė pėrmbledhje recetash e Marco Gavio (i lindur rreth vitit 25 B.C. dhe i mbiquajtur Apicio, nga emri i grykėsit tė famshėm qė jetoi nė shekullin e mėparshėm), pėrshkruhen me hollėsi erėzat. Homologu i Apicio ėshtė muzikanti Ziryab, njė gastronom i apasionuar i shekullit tė IX-tė A.D. qė pėrshkroi pėrzierje uji dhe mielli tė asimulueshme pėr pastat.

 

 

            Dėshmia e parė e shkruar qė sjell zyrtarisht pastėn nė Itali i pėrket vitit 1154 dhe ėshtė libri Kėnaqėsia pėr kė dėshiron tė shėtisė botėn apo Libri i Mbretit Ruggero i shkruar nga gjeografi i Mbretit Ruggero i II-tė i Siēilisė, shkrimtari Scerif Al-Idrisi. Duke kryer njė udhėtim nėpėr Siēili pėr llogari tė Mbretit Ruggero i II-tė me qėllim qė t'i njihte, doke, tradita dhe zakone tė popullsive tė asaj kohe, Al-Idrisi pėrshkroi qytezėn Trabia, njė vend nja 30 kilometra larg nga Palermo, si njė zonė e pasur me mullinj ku prodhohej njė pastė nė formė fijesh e quajtur itrya (nga arabishtja itryah qė do tė thotė "fokaēia e prerė me rripa"). Shkruan gjeografi: "Nė veri tė Termini ėshtė njė vend qė quhet 'At Tarbiah (kuadrati): vendbanim magjepsės; pėrrenj ujėrash tė pėrjetshėm qė vėnė nė lėvizje shumė mullinj. Trabia ka njė ultėsirė dhe fermash tė mėdha, nė tė cilat fabrikohet shumė pastė pėr t'u eksportuar nė tė gjitha anėt, veēanėrisht nė Kalabri dhe nė vende tė tjera myslimane dhe kristiane: qė u dėrgojnė shumė ngarkesa anijesh [...]".

            Edhe dy pije sot tė pranishme nė tryezat tona, tė tilla si vera dhe birra, kanė origjina shumė tė lashta. Gjurmė tė bimės sė hardhisė (Vitis Vinifera) i pėrkasin rreth 2 mijė viteve mė parė: nė Valdarno Superiore, rreth Montevarchi nė Arezzo, janė gjetur nė disa rezerva linjiti fosile degėsh Vitis Vinifera. Disa specie bimėsh tė egra tė hardhive lulėzonin nė brigjet e Detit Kaspik dhe qė ndoshta nė njė zonė tė tillė qė bima, rreth vitit 3000 B.C., ju nėnshtrua pėr herė tė parė kultivimit. U shtri mė pas nė Mesopotami, nga kėtu nė Egjipt, nėpėrmjet Kaukazit drejt brigjeve tė Detit tė Zi dhe, mė pas, nė Greqi.

            Dėshmitė e parė tė pėrdorimit tė pijes dehėse qė mund tė nxirrej nga shtrydhja dhe fermentimi i mėpasėm i frutit tė rrushit janė rreth viteve 6000 - 5000 B.C. nė Lindje. Midis tyre, ato tė lėna nga sumerėt, qė jo vetėm simbolizonin me njė degė hardhie ekzistencėn njerėzore, por tashmė e njihnin kėtė pije. Nė fakt, mbi bazorelievet e tyre gjejmė skena banketesh, nė tė cilat janė paraqitur skllevėr qė e nxjerrin verėn nga kraterė tė mėdhenj dhe ua shėrbejnė ngrėnėsve me kupa tė mbushura plot. Njė ndėrvarėsi e ngushtė midis Vitis dhe Vinum ėshtė pranishme nė disa piktograma sumere qė i pėrkasin fundit tė mijėvjeēarit tė IV-ėt B.C. Edhe disa hieroglife egjiptiane qė i pėrkasin vitit 2500 B.C. pėrshkruajnė praninė nė mbretėri tė tipave tė ndryshme tė verės.

            Edhe Bibla, tek Zanafilla, referon pėr Noen, qė sapo ka dalė nga Arka pas Pėrmbytjes Universake, mbjell njė rrėnjė rrushi dhe i nxjerr verėn, duke na dhėnė dėshminė e faktit qė teknikat enologjike njiheshin shumė kohė pėrpara epokės para Pėrmbytjes. Ashtu si pėr bukėn, zbulimi qe i rastėsishėm. Ai i detyrohet fermentimit natyral tė ndodhur nė kontenitorė ku hominidėt e parė mbanin rrushin e pėrdorur si frut.

            Edhe birra ka origjinė shumė tė lashtė, ka mundėsi midis viteve 8000 B.C. dhe 6000 B.C. Megjithatė, burime e datojnė praninė e kėsaj pijeje pranė sumerėve rreth vitit 3000 B.C., tė cilėt e prodhonin nė 8 varietete (njė legjendė sumere nxjerr Zoten Ninkasi tė manipulojė drithin e lulėzuar). Nė tė njėjtėn periudhė, edhe egjiptianėt prodhonin birrė, tė quajtur haq, duke e nxjerrė jodrejtpėrsėdrejti me drithėra krudo tė lulėzuar, por me bukė tė pjekur nė pėrbėrjen e sė cilės kishte drithėra tė tilla. Kėto "bukė" liheshin mė pas pėr t'u fermentuar pėr njė ditė tė zhytur nė ujė, pas sė cilės lėngu filtrohej dhe birra ishte e gatshme pėr t'u pirė. Mė pas birra u paraqit nė Mesopotami dhe dora-dorės nė zona tė tjera tė Mesdheut.

            Kėto janė disa shpikje dhe zbulime qė kanė njė histori shumė mė tė gjatė nga sa besohet. Mund tė vazhdohet, duke folur pėr shembull pėr vajin (pema e ullirit njihej qysh nė vitin 6000 B.C.) apo pėr shpikjen e numrave (numri i parė i shkruar i takon vitit 3500 B.C. pranė sumerėve) apo akoma tė varkave (varkat e para, edhe pse shumė rudimentare, i pėrkasin vitit 7500 B.C.) dhe tė anijeve (2500 B.C.). Edhe shpikje tė tjera, nė dukje tė thjeshta dhe tė parėndėsishme, janė pjesė e historisė sė lashtė: krehėri (8000 B.C), kozmetikėt (3500 B.C.), gozhda (3500 B.C.), karrigia (3000 B.C.), pasqyra (3500 B.C.), gėrshėrėt (2000 B.C.), komēa (2000 B.C.), loja me top (e njohur qysh nga qytetėrimet parakolombiane), skitė (3000 B.C. dhe ndoshta akoma mė thellė nė parahistori), patinat mbi akull (1000 B.C.), peshorja (disa papiruse tė datuara 3500 B.C. paraqesin kėtė objekt), qiriu (3000 B.C.), ombrella (800-900 B.C.) dhe mund tė vazhdohet pafund.

            Nė pėrfundim tė kėtij udhėtimi shumė tė shkurtėr rreth zbulimeve dhe shpikjeve nė lashtėsi, imponohet njė konsiderim: asnjė kulturė nuk mund tė quhet mė superiore ndaj njė tjetre, secila ėshtė nė borxh karshi tė tjerave, pasi vetėm nėpėrmjet shkėmbimit reciprok ėshtė mundur tė gėzohet njė progres i pėrgjithėsuar. Pėr kėtė, mund tė pohohet se ēelėsi i progresit njerėzor konsiston jo vetėm nė konkurrencėn, por edhe (ndoshta edhe mė shumė) nė bashkėpunimin.

 

            Fund

 

(1)