Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Shpirti (2)

Shkruan: Safvet SENIH

 Pėrgatiti: Majlind SAMA

       SHPIRTI (2)

      Nė fizikė ėshtė i njohur njė ligj, i quajtur ligji i Galilesos, ose ligji i palėvizjes. Sipas kėtij ligji ėshtė e pamundur qė njė trup tė lėvizė, tė ndalojė kur ėshtė nė lėvizje ose tė ndėrrojė lėvizjen pa pasur ndikim tė jashtėm. Pra ėshtė e pamundur qė njė trup vetvetiu tė ndėrrojė vendndodhjen, orbitėn e tij, ose tė ndalė a tė kthehet nė njė drejtim tė caktuar, pa njė ndikim tė jashtėm. Para kėsaj tė vėrtete si mund tė pranojmė vetėm anėn materiale tė ekzistencės sonė, pa e lidhur atė me njė qenie tė ndėrgjegjshme?

 

 

 

            3-SHPIRTI  DHE  SHQISAT

 

            Shpirti ėshtė administratori i makinės jetėsore dhe gjithė nervat simpatikė, qarkullimi i gjakut, sytė, veshėt, stomaku dhe gjithė organet e tjera jetike nuk janė veqse nėnpunėsit e shpirtit. Pėr shembull, nuk ėshtė syri ai qė sheh , por shpirti. Syri ėshtė njė dritare pėr shpirtin. Dihet se po e pat dritaren hapur, shpirti sheh, po edhe nėse gjen njė tjetėr vend pėr tė parė pėrveq syrit, shpirti prapė e merr mesazhin e duhur.

            Sėrish do citojė librin “Kthimi tek Zoti” nė Rusi, ku flitet pėr njerėzit qė shohin me gishtėrinjtė e tyre.

            “Nė pranverėn e 1962-shit, Rosa Kuleshova, qė jetonte nė qytetin Nizhni Tagil tė Uraleve, i thotė Dr. Iosif M. Golbergut se arrin tė shohė me gishtėrinjtė e saj”. Pasi i lidh sytė vajzės, doktori bėn njė sėrė provash. Me tė vėrtetė qė Rosa arrinte tė shihte tė lexonte, tė dallonte ngjyrat me majat e gishtave.

            Nė librin e tij tė njohur “Hipnotizme et spiritizme” drejtori i spitalit mendor tė Pesavos nė Itali, Prof. Dr. Sezar Lombroso thotė:

            “Duke qenė i bazuar nė njė edukim shkencor dhe nė njė shkollim tė rreptė, askush mė shumė se unė nuk ka qenė armik i spiritizmit. Besoja gjithmonė se ēdo forcė ėshtė materiale dhe e lindur nga materia dhe gjithmonė tallesha me pėrrallat me magji. Por vėrtetėsia e disa ngjarjeve qė i kam dėshmuar vetė dhe eksperienca nė punėn time, fitoi mbi bindjet e mia.

            “Njė mėngjes tė vitit 1882, mė thėrrasin pranė njė tė sėmure, Matmazel C. S, e cila kur ishte nė kriza nervore nuk i shihnin sytė dhe hunda nuk i funksiononte. Nė ato qaste ajo shikonte me bulėn e veshit tė majtė dhe me majėn e hundės, kurse thembra i merrte funksionet e hundės. Ashtu sikurse lexonte shumė mirė me bulėn e veshit, ajo ndikohej edhe nga aroma mė e lehtė qė i afrohej tek kėmbėt.”

 

            Njė trup i dytė

 

            E vėrteta qė shpreh ajeti kuranor NE GJITHQKA E KRIJUAM NE QIFT (Zarijat 49), ėshtė nė fuqi edhe pėr materien edhe pėr shpirtėroren. Shpirti ėshtė si njė trup binjak i trupit fizik, ai ėshtė njė trup astral, i pėrbėrė nga energjia, dhe kjo ėshtė provuar. Dikujt qė i ėshtė prerė dora apo kėmba, pėr shumė kohė e ndiejnė sikur ta kishin atė akoma. Ėshtė e pamundur ta quajmė kėtė thjeshtė njė dėshirė qė shkakton halucinacione. Aq me tepėr qė klervojanėt me fuqi tė madhe i dallojnė organet e prera tė dikujt si njė fantomė. Kjo fantomė ka njė formė fluide dhe ėshtė nė varėsi tė trupit. Burimet islame flasin pėr njė bedeni missal- shėmbėlltyrė trupi e pandashme prej trupit fizik, pikėrisht ajo gjė fluide qė perceptohet nė fotografi. Klervojanėt pėrcaktojnė se trupi astral ėshtė mė i madh se trupi fizik. Pjesa qė e quajmė aura dhe qė i ngjan njė mjegullnaje tė shndritshme, ėshtė pikėrisht pjesa e trupit astral qė del nga trupi fizik.

            Njė nga mediumet e njohura dhe kryetare e shoqatės sė parapsikologjisė sė New Yorkut, Elieen Garret, nė librin e saj “Warness” thekson se, “Gjatė gjithė jetės sime e kam parė me sytė e mi trupin e dytė tė ēdo njeriu”

            Ndėrsa magjistarja e njohur angleze Geraldine Cummins, nė raportin e vitit 1930, thotė se mendja nuk komandon drejt pėr sė drejti trurin, po ėshtė njė trup elektrik ndėrmjet. Dhe ēdo kafshė ka njė trup qė nuk shihet dot me sy, pėrmbledhės, fluid dhe me forma tė rregullta, tė ndryshme.

 

            4-FOTOGRAFITĖ E TRUPIT SHĖMBĖLLTYRE

 

            Me fotografimin kirilan, fotografim ky i kryer nė frekuenca tė larta, dallohen shumė qartė format e trupit energjik.

            Nė fakt, kėmbėt apo duart qė vėrehen nė foto, janė forma e asaj shėmbėlltyre trupi qė ėshtė i veshur shpirtit. Kjo shėmbėlltyrė trupi ėshtė njė lėndė shumė fluide dhe e brishtė. Shpirti ėshtė njė tėrėsi qė nuk ndahet apo veēohet. Edhe atomi bile ėshtė i pėrbėrė, kurse pėr shpirtin as qė mund tė mendohet njė diēka e tillė.

            Shkrimtarėt e librit “Kthimi tek Zoti nė Rusi”, Sheila Ostrander dhe Lynn Schroeder tregojnė:

            “Nė kėrkimet tona pamė se sovjetikėt kishin vėrtetuar ekzistencėn e njė kallėpi energjik-matrix, pra shpirtit tek gjallesat. Njė lloj trupi i padukshėm me sy, pėrbėrės nė trupin fizik. Po cili ishte funksioni i kėtij trupi energjie? Cilat ishin veēoritė e tij? Nga kush e kishte prejardhjen? Pėr gjithė kėto pyetje, kishte filluar puna dhe kėrkimi nė universitetin Kirov te Kryeqytetit Alma Ata tė Kazakistanit.”  Kishin sjellė nga larg njė aparat kirilan, tė cilin e kishin lidhur me njė mikroskop elektronesh. Tashmė trupi energjik qė mund ta shihnin vetėm klorvojanėt ishte para syve tė studiuesve, nėn frekuenca tė larta tė aparaturės kirilane.

            Nė vitin 1938, njė grup doktorėsh i formuar nga U. Injushin, V. Grishenko, V. Voborev, N. Suiski, N. Fedorova dhe F. Gibaolulin e pėrmblodhėn kėshtu zbulimin e tyre:

            “Nė cdo gjallesė, pėrveq trupit fizik tė pėrbėrė nga atomet dhe molekulat, gjendet edhe njė kopje e kėtij trupi, ai i energjisė.”

            Kėtė trup ata e quajtėn Trupi i Plazmės Biologjike. Rezultati ėshtė vėrtetė rrėqethės.

            Mė pas punimet e Universitetit tė Kazakistanit nė lidhje me trupin e energjisė, u botuan nė njė libėr nėn titullin “Themelet Biologjike tė Medotės sė Kirilanit” (Alma Ata, 1968)

            “Rrezatimi qė vėrehet nė fotografinė me kirilan nuk ėshtė shkaktuar nga elektriciteti po nga bioplazma. Veēoria mė e madhe e kėtij trupi energjie me ngjyrė qė ndodhet tek ēdo gjallesė dhe qė ka njė vibrim fluid, ėshtė organizmi i tij nė njė mėnyrė tė caktuar kozmike. Brenda trupit energjik vazhdon njė lėvizshmėri krejt e pavarur nga ajo e kallėpeve tė trupit fizik. Edhe nė trupin bioplazmik ndodhen polarizime.”

            Njė neurolog amerikan ia ka dalė mbanė tė masė nė zbrazėti gjurmėt e hapėsirės elektrike tė kėmbės sė prerė tek njė salamandėr.

            Ndėrsa nė fotografitė e bėra nga shkencėtarėt sovjetikė, ne pamė qartė se nė hapėsirėn qė zinin pjesėt e prera tė organizmave tė gjallė, megjithėse pjesa fizike nuk ishte mė, trupi bioplazmik dukej fare qartė.

 

            5-TRUPI  FIZIK  DHE  TRUPI  ENERGJIK

 

            Shkencėtarėt rusė kanė bėrė shumė vėzhgime mbi jogat qė mund tė bėjnė udhėtime tė pavarura nga trupi. Njerėzit nė momente krize, kome apo gjendje transi, nėn ndikimin e anestezisė, mund tė hedhin vetiu jashtė trupin e tyre energjik. Nė kėtė temė me shumė vlerė janė punimet e Dr. Charles Tart Nė Universitetin e Californias dhe tė drejtorit tė Institutit ESP tė Arkansasit, Dr. Harald Sherman mbi lėvizjet astrale.

            Edhe nė operacionet e gjata dhe tė vėshtira, ose nė rastet e paravdekjes, si nė rastin e ngrirjeve, vėrehen kėso ndarjesh tė fizikės me metafizikėn. Nė revistėn “Le Monde et La Vie” tė marsit 1963 tregohet njė ngjarje nė lidhje me kėtė:

            Prifti protestant anglez L. J Bertrand kishte shkuar nė Zvicėr pėr tė shėtitur njė grup fėmijėsh nė malet e larta atje. Rreth orės dy, pranė Lucernės, nisin ngjitjen nė mal. Pasi kapėrcyen shkėmbinjtė, kur po i afroheshin akujve tė ngrirė pranė majės, prifti e ndjeu veten tė lodhur. Pasi i la fėmijėt nėn kujdesin e udhėrrėfyesit dhe u pėrshkroi atyre rrugėn qė do ndiqnin, i porositi disa herė qė tė mos ndaheshin nga njėri-tjetri.

            Pasi kaluan fėmijėt, ai u ul nė njė vend tė sheshtė dhe desh tė pushonte pak. Po shumė shpejt i erdhi njė gjumė i rėndė.

            Pastaj iu duk sikurse u zgjua papritur. Dalėngadalė po kthjellohej. Por mė pas, i tmerruar vuri re se nuk ishte mė nė trupin e tij. Vetėdija po sillej si njė balonė pėrreth trupit tė tij. Nga lart, sodiste trupin e vet, qė i fjetur ngjante me njė statujė. Me gjithė sforcimet pėr tė lėvizur dorėn a kėmbėn, nuk ia arriti kėsaj. Trupi i tij ishte tashmė njė gjė e huaj pėr tė.

            Po pas ca momentesh arriti tė dallonte se kjo gjendje nuk ishte aspak shqetėsuese pėr tė. E ndiente veten larg ēdo lodhjeje fizike, tė lehtė dhe pa asnjė lidhje materiale. Me pak lėvizje e kuptoi se mund tė ndėrronte vendndodhjen shumė lehtėsisht. Mund tė sillej si njė zog nė ajrin e majės sė ngrirė tė malit.

            Nė mendje i erdhėn fėmijėt, ēfarė po bėnin vallė? Dhe sapo e mendoi kėtė, e gjeti veten mes tyre. I ēuditur, pa se ata nuk e kishin ndjekur rrugėn e pėrshkruar nga ai. Edhe pse u pėrpoq shumė t’u tėrhiqte vėmendjen, mė kot se asnjė nuk e vuri dot re. Bile gjatė njė pushimi pėr t’u ushqyer, pa i ēuditur shokėt e grupit tek hanin gjithė oreks edhe ushqimet e tija. Kaloi goxha kohė pranė tyre dhe pa me imtėsi ēdo lėvizje, dėgjoi ēdo fjalė dhe vėrejti ēdo veprim qė ata bėnė. Pastaj u kthye sėrish pranė trupit tė tij tė fjetur.

            Po ndėrkohė u kujtua pėr tė shoqen qė ishte nė njė hotel tė Lucernes. Ēfarė po bėnte vallė? Pa kamerierėt tek dera e hotelit, grumbullin e njerėzve qė shkonin e vinin, u afrua njė makinė dhe qė andej zbriti e shoqja. Bashkė me tė ishin edhe katėr persona tė tjerė. U mundua t’u tėrhiqte vėmendjen dhe kėtyre, po sėrish ishte e pamundur. Pa zbritjen e tyre nga makina, valixhet e sė shoqes, ēajin qė pinė sė bashku dhe bisedat e tyre i pa dhe i dėgjoi shumė mirė.

            Papritur u ndie keq. Pamja nė Lucerne humbi dhe sėrish u gjend pranė trupit tė vet. Shokėt e grupit ishin kthyer dhe kishin kujtuar se ai kishte vdekur i ngrirė. Po udhėrrėfyesi kishte dėgjuar rrahjet e zemrės dhe tani po pėrpiqeshin ta sillnin nė vete. Kur erdhi nė vete, nisi t’u tregonte gjithė ē'kishte parė gjatė udhėtimit tė tij metafizik. Tė gjithė u shokuan, sidomos e shoqja, sepse ai kishte arritur t’i pėrshkruante tė gjitha deri nė imtėsinė mė tė vogėl.

            Kjo ngjarje, mė vonė u mor nė studim nga “Society of Research” e Anglisė dhe u aprovua vėrtetėsia e saj. Bashkė me vdekjen pranohet se lidhja mes trupit fizik dhe atij energjik mbaron. SEPSE BASHKĖ ME VDEKJEN, KĖLLĖFI PREJ MISHI E CLIRON SHPIRTIN DHE JETA JONĖ VAZHDON NĖ TRUPIN ENERGJIK (NĖ SHPIRT).

 

 

            6-GALILEO DHE MAGJISTARĖT

 

            Nė fizikė ėshtė i njohur njė ligj, i quajtur ligji i Galilesos, ose ligji i palėvizjes. Sipas kėtij ligji ėshtė e pamundur qė njė trup tė lėvizė, tė ndalojė kur ėshtė nė lėvizje ose tė ndėrrojė lėvizjen pa pasur ndikim tė jashtėm. Pra ėshtė e pamundur qė njė trup vetvetiu tė ndėrrojė vendndodhjen, orbitėn e tij, ose tė ndalė a tė kthehet nė njė drejtim tė caktuar, pa njė ndikim tė jashtėm. Para kėsaj tė vėrtete si mund tė pranojmė vetėm anėn materiale tė ekzistencės sonė, pa e lidhur atė me njė qenie tė ndėrgjegjshme?

            Njė vajzė e re e quajtur Roz Mari, para egjiptologut tė famshėm Holmen dhe kompozitorit Vood, shfaq njohuritė e saj mbi egjiptianishten e lashtė, tė pa deshifruar gjer atėherė, mbi dialektin, muzikėn dhe kėrcimet e Egjiptit tė lashtė, duke pretenduar se kėto njohuri i ka marrė nga shpirti i Nones, gruas sė faraonit Amen Hatep.

            Pak rėndėsi ka nėse kjo gjendje ėshtė rezultat i pėrshkrimit tė njohurive nga xhindėt, tė cilėt jetojnė mė shumė se njė mijė vjet, apo i bindjes sė gabuar tė disave qė pretendojnė se i marrin kėto tė dhėna nga shpirtrat e tė vdekurve njė mijė vjet mė parė. E rėndėsishme ėshtė njė e vėrtetė e qartė. Gjithė ndodhia dhe fjalėt e vajzės janė regjistruar dhe raportet e dokumentet e mbajtura nga tė autorizuarit dhe personat nė fjalė janė botuar nė librin “Ancient Egypt Speaks”. Ėshtė e pamundur qė kėto fakte tė shpjegohen me materien dhe me ligjet e lidhura me tė.

 

            7-NJĖ  EKSPERIMENT  LABORATORI  QĖ  VĖRTETON EKZISTENCĖN  E  PERISPIRIT (TRUPIT SPIRITUAL)

 

            Shpesh studiuesit kanė dashur tė vėrtetojnė ekzistencėn e shpirtit me prova laboratorike. Mė e rėndėsishmja prej tyre ėshtė bėrė nga amerikani Dr. R. Watters nė vitin 1933 dhe ėshtė paraqitur nė 1934 nė kongresin ndėrkombėtar tė spiritualizmit nė Barcelonė. Nė kėtė eksperiment ėshtė pėrdorur “dhoma e Wilsonit”. Sikurse dihet, nga lėndėt radioaktive dalin dy lloj rrezesh, alfa dhe beta. Me anė tė kėtyre rrezeve, duke bėrė bombardimin nė dhomėn e Wilsonit, analizohet struktura e materies. Nė kėtė aparaturė ka edhe njė dhomėz vėzhgimi ku vendoset lėnda qė do tė analizohet. Brenda ka edhe njė sistem qė kur duhet mund tė lėshoj avull uji. Ka edhe njė llambė pėr ndriēim. Esenca e kėtij eksperimenti qėndron tek grumbullimi i bulėzave tė avullit mbi jone, duke mundėsuar kėshtu fotografimin e tyre.

            Duke pėrfituar nga kjo metodė, Dr. R. Watters ka vendosur pesėdhjetė karkaleca tė zakonshėm, tė mpirė qė mė parė dhe tė mbėshtjellė me pambuk dhe eter dhe nė momentin kur ėshtė parashikuar se me ndikimin e eterit do tė vdesin, nė dhomėz ėshtė hedhur avull dhe janė fotografuar. Nė pllakat fotografike vėrehet qartė njė imazh i 13 karkalecave tė fiksuar nė momentin e vdekjes sė tyre. Mė e rėndėsishmja e kėtij eksperimenti ėshtė vėrtetimi se vdekja ėshtė diēka qė i pėrket vetėm trupit tė tonė fizik dhe bashkė me tė ndodh edhe ēlirimi i trupit spiritual, si dhe bazimi i kėsaj  tė vėrtete edhe nė eksperimentet shkencore dhe materiale. (La Fotographie Transcedentale Raul Montandoon, fq,96-102)

 

 

            Marrė nga libri i Safvet Senih "Shpirti"

 

 (1)