Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Shqipe Hasani

SHQIPE HASANI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SHQIPE HASANI

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

  

         Shqipe Hasani u lind nė Prishtinė. Shkollėn  fillore dhe tė mesme (mjekėsinė e pėrgjithshme) e mbaroi nė Prishtinė. Fakultetin Filologjik, dega Gjuhė dhe Letėrsi shqipe nė Universitetin e Prishtinės. Punon nė QKU, Klinika Radiologji dhe Onkologji – teknike e Rengenit. Ėshtė anėtare e Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

 

            Botoi kėto vepra me poezi:

 

             “Shiu i vetmisė”,  Pena 1997,

            “Qielli i varreve”,  Rilindja 2000,

            “Shtigjet e gjakut”, 2001

            “Akuareli dhembjes”,  Flormed 2008,

            “Premtim i lėnė peng”, 2009 LSHK dega nė Prizren,  dhe dramėn

             “Qėndistarja s’ka mort” , 2011 botuar nga Sh. B. “Orfeu” Prishtinė.

            “Okteti i vajzave” 2012,  Sh. B. ”Orfeu” Prishtinė.

            “Prillin ma solle ti”, 2013, Sh. B. “Orfeu” Prishtinė

            “Ē’gjuhė flasin lulet”, 2013, Sh. B. “Orfeu” Prishtinė

            “ Sytė kėrkojnė pėrtej vdekjes” – Dramė 2014 Sh. B  “Orfeu’’ Prishtinė

            “ Nimfa vjen tė martėn’’ 2014 Sh. B “ Orfeu”  Prishtinė

 

 

            Nė vitin 2009 ėshtė shpėrblyer me ēmimin e parė letrar pėr veprėn mė tė mirė tė vitit “Akuareli dhembjes”, si dhe ėshtė fituese e dy ēmimeve nė Tiranė nga Lidhja e krijuesve “Pegasi”,  dhe Lidhja  shkrimtarėve nga Tirana (me ēmime tė vendeve tė para). Autorja jeton dhe punon nė Prishtinė.

            Krijimtaria e saj letrare ėshtė shpėrblyer me ēmime dhe mirėnjohje tė ndryshme.                

 

 

 

 

SAGĖ   PĖR  TRUALLIN

 

Atje njė limf i pėrgjakur

Po mė thėrret me gjuhėn cipėplasur

Zgjohem mallit tė vluar

Pa mė lag shiu i vjeshtės

Rri nė portė tė kullės

Flas me 101 copėra eshtrash

Tė zhveshur gjer nė palcė tė amshimit

Nėse vonohem gjer nė nėntor

Mos ma ndalni kohėn

Do t’i zgjoj ninullat e moēme

Nga vdekjet e diellta

Gjinjve tė ndrydhjes u jap qumėsht lirie

 

Mbrėmjes vij nė kėpucė pa take

Pa u zbeh zjarrit tė pergamenės

Pa u lodhur natės pa emėr

Nga klithmat e kambanave

Mė djeg njė buzėqeshje e ngrirė

Mė dhemb gjaku yt atdhe

E di se vetėm ti m’a pėrbiron dashurinė

Imazhin mbi kraharor gruaje.

 

Dikur kthehem buzė Ibrit

Shoh si luajnė sagat plot gjak

Si e mbajnė dritėn nė pranga

Si I fshehin mėkatet labirintit

Nė kantatė shpirti thur njė apologji

Populli im me dashurinė nė qepallė

Puth trojet e lashta me njė serenade ēlirimi .

                

                                      

DRITĖSIM  HIJESH  ( ESAT  MEKULI )

 

I  lash  dritaret  e  hapura gjithė ditėn

T’i   shoh “ brigjet  “ si frone tė lakmuara

Nėn diellnajėn  e  syve  rrijnė  zgjuar

Pa u plakur kurrė

As  nė  qiell dimri , as  pranverės me pergamenė

 

Mė duhet  pak  kohė  tė  mėkojė  ėndrrat

Botėn  e  ndezur  me  eshkun  e  fjalėve

“Ē’farė  tė  ngeli  nė majė  tė  gjuhės “

Liria  qė shqiptari  kėndon

Apo  etja  si klithmė  e mishėruar

 

Dimėr  i  brejtur  ē’ ma  ke pirė  gjakun

Pėr  fėmijėt  qė  ngjyejnė  gishtėrinjtė  me  jargė  terri  

Pėr lotin e nėnės   nė  cep  tė  greminės

Pėr vėllanė  qė  barte  sharrėn  nė  krah

Pėrtej  70  bjeshkėve ta  zė  njė  copė  diell

Me trupin shkrumb tej shprese

 

Ē’farė   murose  nė  fund  tė  gjuhės

Dhembje  tė  copėtuara  qė  nuk qetoheshin

Kur flinin  tingujt  nė  cipėn  e  nates

Atdheu  gjėmonte   me  buzė  tė  ngushėllimit

                 

Dikur  larg “ sytė  qė  panė  botėn “

Rrefyen  plagėn  e  kuqėrremtė  si  relikt  tė lashtė

Ofshamat , buzėqeshjet i lage  nė  oqean dritash

E pėrsėri  mbete  lakmitar  i heshtur

 

Rrugėtove me dhembjen Kosovė

Shtrive  hartėn  e  fisit

 “Mos mė thirr me emėr  tė huaj “

Ne  tokė  lulekuqesh  kėndove  himnin  e  dritės

Gjallė  valsit  tė  kohrave

Bbete  poet me dhembjen sa bjeshka.

 

        

SERENADĖ    PĖR ĒAMĖRINĖ

 

Atje ku thėrrohet kupa e padukshme e dritės

syri i majtė ēelet me lot

bebėzave te heshtjes I prehen buzėqeshjet

syri i  djathtė digjet me mall.

Mos mė kėrkoni shtatė ditė tė javės

valėt qė kullohen si gjėmė ankthi

m’i lagin gishtėrinjtė e kėmbės

me plagėn e hapur nė shiun e shekujve.

 

Ditėn e mėrkurė gjenden nė zgripin e stuhive

do te gjunjėzohem kur emri im

mbush njėqind vjet kur u nda nga shpirti

e mbeti nė skelet klithmash .

Mos mė thirr nėnė derisa  Ēamėrisė

i’a prek rrezet e zėna rob.

 

Vazhdoj t’a  gjej gjakun e mpiksur nėn akull

t’a afroj pranė vetes ...

me perden e grisur tė veriut

t’a mbėshtjell telave tė pakėputur gjembor.

 

Udha ime zgjat njė muaj

andej bregohem gjinjėve tė etjes

nėpėr qiellin e kotur me thikė

ditėn e enjte tė njė lule  tė bardhė

qė u  kurorėzua me lirinė.

 

Tė premten e fundit do tė ēlodhem

nga ėndrrat mbetur nė ēengel

nga gjėma qė djeg kujtimin.

Nėnė atėherė mė prit me fustan gjaku

se dasmorėt e mi do tė ēlirohen

ne pranverėn e ardhshme

                

                                         

PĖR VARKĖN E LOTIT 

 

Kur mė ranė ca trosha buke nga goja

E dija se dikush lėshon gjėmė tė urisė

Larg rri nga mėkati  kur nė  gishtat e  kujtimit

Mbaj mėshirėn

Nuk dua t ’ mė  verbojė djersa

Po qe se e shihja tė mbramin muzg .

 

Rrėqethjet s’ mund  t’ I  nxjerr nga trupi

As pelerina e bardhė  s ’ mund  t ’mi  mbuloj

Pikėllohet Van Gogu nė pikturė

Me njė vesh dėgjon vetėvrasjet e reja

Ēerret baladohen nė njė kor  antik

Karriga e lagjes prit dhe pėrcjell mall

Varkat e lotėve a do tė  mbyllen  ndonjėherė ?

 

Porta e qytetit mban ēelėsin e pėrjetimit

Njė foshnjė qan me vajin e braktisur

As  zjarri  i  Trojės nuk e fal

T’ a djeg at nėnė tė pashpirt

Kur  dikush  I kėrkon nėpėr etje dielli

Le tė ruhet nga toka se njė ditė

Druaj tė vėrshohemi me dhembje

 

Diku nė qoshe tė udhės rri njė plak I lodhur

Mbledh shkrumbin xhepave te shqyer

Pėshpėrit me statujat e natės

Pėr njėmijė poema tė shqetėsimit

O zot  ēdo  shpjegim  ėshtė I tepėrt

Qepallat e lagura mė dridhen nga pezmi

Ndiej se sagat  janė plot shtrėngata.

 

 

 VIOLINA QAN POETIN

 ( Ali Podrimjes )      

 

Diku nėn diellin e Ulpianės

Njė heshtje e pėlcitur

Shkrin gurėt nė kohėra

Copėton harenė e ditės

 

Violinė  e qytetit qan

E mbush peizazhet e Arbrit

Ballkoneve tė pezullta

Vyshken  degėt  e  kėputura

 

Askund  s’ ndalet loti

As  kujtimet nuk heshtin

Ato rrinė pezull

Nė vargje tė ndrydhura

E vapėn verės ia shtojnė

 

Herėt ia prek diellin mėngjesit

Natės ia le ėndrrat e vendlindjes

Lumit ia mbolle lulet rreth shtratit

Qė njė ditė vėrshoi

Duke ia marrė gjuhėn antikės

Trėndafilin e ēelur

Nė etje ,nė luftė ,nė vargje .