Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Shqipėria etnike dhe prometheu

Shkruan: Shefki OLLOMANI

        SHQIPĖRIA ETNIKE DHE PROMETHEU

 

      Kujtuan se e vranė, kujtuan se e mposhtėn sundimtarėt Prometheun, por gabuan, sepse nuk mund tė vritej liria dhe populli, nuk mund tė mposhtej Pellazgjia, sepse ajo pati edhe Promethe tjerė si Herkuli e Anteu. Ajo lindi e rriti Promethe nė vazhdimėsi qė nga Leka i Madh e Pirro Epiroti, deri te Bardhyli e Gjergj Kastrioti.

 

 

Linde nė kohė tė lashta, tė tejlashta Shqipėri. Askush nuk e di kur linde Ti. Linde sėbashku me Dheun, atėherė kur u krijua planeti Tokė. Linde e para, Shqipėri, dhe u quajte Pellazgji. Zoti kėshtu tė  emėroi dhe fat e mbarėsi tė uroi. U fundose Atlantidė, dole sėrish nė dritė, linde Pellazgji, u rilinde Iliri, jetove Arbėri, u pėrjetėsove Shqipėri.

Prometheun e lindi Pellazgjia, e rriti Iliria, e burrėroi Arbėria dhe e pėrjetėsoi Shqipėria. Nėnė e bir, dorė pėr dorė e krah pėr krah ecėn nėpėr histori, nėpėr lashtėsi, nėpėr tokė e nėpėr qiell…  Herė nė kėmbė e herė shaluar, herė duke vrapuar e herė duke fluturuar. Gjithmon bashkė, gjithmon tok e tė pandarė. Nga parahistoria nė histori dhe nga historia nė ardhmėri ato bashkėrisht ēajnė pėrpara krenarė e tė pamposhtur nė rrugėn e tyre tė jetės e tė luftės, nė tokėn e vet, nė tė drejtėn e vet, duke sfiduar ballėlartė tė gjithė armiqtė e tyre nėpėr shekuj e mijėvjeēarė.

Legjendat thonė se Prometheu ua rrėmbeu "zjarrin" - lirinė "Perėndive" tė Olimpit - sundimtarėve tė Pellazgjisė, dhe ua dha njerėzve - popullit, prandaj ata e zunė, e prangosėn dhe e mbėrthyen, e gozhduan pėr njė shkėmbi, sikurse Krishtin nė kryq. E dėnuan me vdekje dhe interrnim, duke e dėrguar nė cepin mė tė largėt verior tė Pellazgjisė, nė malet shkėmbore tė Kaukazit, sepse "PerėnditėØ e Olimpit i frikėsoheshin pėr sė gjalli dhe i tmerroheshin pėr sė vdekuri Prometheut.

Kujtuan se e vranė, kujtuan se e mposhtėn sundimtarėt Prometheun, por gabuan, sepse nuk mund tė vritej liria dhe populli, nuk mund tė mposhtej Pellazgjia, sepse ajo pati edhe Promethe tjerė si Herkuli e Anteu. Ajo lindi e rriti Promethe nė vazhdimėsi qė nga Leka i Madh e Pirro Epiroti, deri te Bardhyli e Gjergj Kastrioti. Qė nga Muji e Halili deri te Mic Sokoli e Abdyli. Qė nga Gjergj Elez Alia e Hasan Prishtina deri te Ismail Qemali e Adem Jashari.

Pellazgjia kishte Promethetė e vet. Iliria kishte Promethetė e vet. Arbėria pat Promethetė e vet. Shqipėria Etnike pati dhe ka Promethetė e vet. Vargu i Prometheve shqiptarė ėshtė i pambarim, i pafund, sepse i pafund e i pavdekshėm ėshtė populli qė i lindi, e pamposhtur dhe e pėrjetshme ėshtė toka pellazgo-iliro-shqiptare qė i rriti e i burrėroi.

 

              *****

E stėrlashtė sa vetė Dheu. E urtė, guximtare, stoike dhe e fortė si Prometheu, Shqipėria Etnike rrugėton nga tejlashtėsia pėrmes udhėve tė paudhė, marshon shtigjeve tė pashtigje, pėrmes historisė sė pėrflakur, pėrmes njerėzimit tė pėrgjakur, pėrmes dritės dhe errėsirės, udhėton e vrapon me shpejtėsi e krenari drejtė lirisė, drejtė ardhmėrisė, drejt pėrjetėsisė.

Shqipėria Etnike ėshtė sfidė e pushtuesve, e tiranėve dhe e kolonizatorėve tė Ballkanit e tė botės. Ashtu siē ua rrėmbeu Prometheu zjarrin e diturinė "Perėndive" tė Olimpit, ashtu Shqipėria Etnike po ua rrėmben pėrditė e mė shumė lirinė dhe trojet e veta tė grabitura e tė rrėbyera nga shovenistėt e barbarėt ballkanas dhe evropianė.

Pėr kėtė shkak Shqipėria Etnike ndėr shekuj e mijėvjeēarė u bė rrufepritėsja e ”perėndive” shoveniste tė Ballkanit, tė Europės e tė Azisė. Ashtu siē e gjuajtėn Prometheun me rrufe "Perėnditė" e Olimpit, ashtu e gjuajtėn me zjarr e hekur, me plumba e topa armiqtė e shumtė Shqipėrinė tonė etnike.

Kur "Perėnditė" e gjuajtėn me rrufe Prometheun dhe i thanė qė tė dorėzohet se do t’ia falin jetėn, ai ua ktheu me vendosmėri atyre: ”Nuk i ndėrroj vuajtjet me njė shėrbim prej skllavi”. Kurse Shqipėria Etnike u tha dhe u thotė armiqve tė saj, sa herė ata e goditėn dhe e godasin pėr ta asgjėsuar, se: ”Nuk do tė ketė paqė nė Ballkan dhe nė Evropė, pa u ēliruar dhe bashkuar trojet shqiptare”.

Shqipėria Etnike ėshtė antipod i errėsirės, ėshtė vetė drita. Ėshtė antipod i robėrisė, ėshtė vetė liria. Ėshtė antipod i dorėzimit, frikės dhe dobėsisė. Ėshtė vetė qėndresa, trimėria, guximi dhe forca stoike. Shqipėria Etnike ėshtė vetė Prometheu. Ashtu si u ngritė mbi "Perėnditė" e Olimpit Prometheu me guximin, bamirėsinė, virtytin dhe vendosmėrinė e tij, ashtu u ngritė e po ngritet vazhdimisht Shqipėria Etnike mbi padrejtėsitė, sulmet dhe egėrsinė antishqiptare tė armiqve tė saj sllavo-grekė dhe evro-aziatikė.

Ndėrmjet Prometheut dhe "Perėndive" tė Olimpit qėndron njė hapėsirė e madhe e mbushur me bubullima e  vetėtima rrufeshė, me shkarkime pėrcėlluese zjarri mbi trup tė tij, por Ai qėndroi i pamposhtur, duke qėndruar titanik nė idetė e tij liridashėse e njerėzore. Mateshin kėshtu rrufetė e "Perėndive" tė Olimpit me forcėn e ideve pėrparimtare dhe me zemrėn bujare tė Prometheut. Rrufetė qė hidheshin kundėr Prometheut, u ktheheshin, si bumerang, me forca tė shumėfishuara "Perėndive" tė Olimpit, duke i dobėsuar e cfilitur gjithnjė e mė shumė ata, duke ua shkundur e lėkundur gjithnjė e mė tepėr fronin tiranik "Perėndive", pushtetarėve e diktatorėve tė kohės.

Edhe midis Shqipėrisė etnike dhe barbarėve tė panumėrt pushtuesė tė tė gjitha kohėrave ekziston njė mal i tėrė me kufoma dhe njė det i gjerė me gjak. Dhe ata qė thyen kokėn mbi kėtė mal kufomash, heronjsh e heroinash pellazgo-iliro-shqiptare ishin vetė armiqtė pushtuesė. Ata qė u mbytėn nė detin e gjakut tė Shqipėrisė Etnike ishin vetė ushtarėt bisha tė legjioneve tė huaja barbare, tė cilėt sulmonin pandėrprerje atdheun e shqiponjave dhe feniksve – Shqipėrinė Etnike.

Prometheu dhe Shqipėria qėlluan dhe qėllojnė sė bashku, vazhdimisht dhe pandėrpreje ”perėnditė” e djeshme dhe tė sotme tė botės. Qėllojnė pėr vdekje tė gjithė tiranėt e diktatorėt e tė gjitha kohėrave, qė janė ngritur e ngriten kundėr njerėzimit, kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė popujve. Zjarri qė rrėmbeu Prometheu nga ”perėnditė” ende flakėron nė duartė, nė zemrat dhe nė mendjet e njerėzve tė lirė e tė robėruar tė botės. Ai zjarr pėrcėllon e shkrumbon nė vazhdimėsi tiranėt, diktatorėt, sundimtarėt, pushtetarėt dhe pushtuesit e mbarė njerėzimit.

Prometheu i sotėm modern pandėrpreje, me pishtarin flakėrues e tė zjarrtė nė dorė, ngjitet e zbret monopateve tė Olimpit, duke sulmuar e goditur vazhdimisht ata tė cilėt qėndrojnė ulur nė fronet e pushtetit me duar tė pėrgjakura nė popull. Liria dhe robėria janė ende nė ndeshje e pėrleshje tė ashpėr pėr jetė a vdekje. Ata janė antipodi i njėra-tjerės. Nuk ka bashkėjetesė dhe pajtim ndėrmjet tyre. Lufta midis tyre ėshtė e pėrjetshme.

Zjarri i Prometheut nuk ėshtė thjeshtė zjarr, ai ėshtė mbi tė gjitha liri, ėshtė drejtėsi, barazi, paqė, harmoni, teknikė e teknologji e zhvillimit tė njerėzimit. Zjarri i Prometheut ėshtė mbijetesė e njeriut nė luftė me forcat dhe ligjet e ashpra tė natyrės, ėshtė luftė pėr ekzistencė. Prometheu ėshtė simboli i luftės sė njerėzimit kundėr forcave jo humane tė natyrės qė nė muzgun dhe agun e parė tė shoqėrisė njerėzore. Prometheu ėshtė lufta midis sė mirės dhe sė keqes, progresit dhe regresit, dritės dhe errėsirės, lirisė dhe robėrisė.

Prometheu u pėrballoi shekujve dhe mijėvjeēarėve, ai i mbijetoi tė gjitha kohėrat dhe sistemet shoqėrore politike tė njerėzimit, sepse ai u bė njėsh me popullin e vet, me atdheun e vet.

Mbijetoi dhe triumfoi Shqipėria Etnike, trashėgimtarja  e vetme e Pellazgjisė, ndaj fitoi e mbijetoi edhe Prometheu, biri i saj trim e besnik. Shqipėri e Promethe u bėn njė trup i vetėm dhe marshuan sėbashku pėrmes stuhive tė kohėrave, pėrmes rrebesheve tė historisė dhe pėrmes tiranisė sė sundimtarėve, shfrytėzuesve tė popujve dhe mohuesve tė lirisė.

Prometheu ėshtė Krishti i Parahistorisė, Krishti i Pellazgjisė qė luftoi pėr liri, qė pėrhapi me forcė, me veprim konkret, me shpatė e shtizė nė dorė dritėn, diturinė dhe lirinė. Ua rrėmbeu me dhunė ”zjarrin” ”perėndive” tė rrejshme tė kohės, sundimtarėve tė egėr dhe ia dha popullit, duke e vetėdijėsoi atė qė tė mos gjunjėzohet pėrballė tiranisė sė sundimtarėve gjakpirės dhe ”perėndive” tė Olimpit.

Prandaj, pėr kėtė veprim njerėzor, pėr kėtė luftė ēlirimtare Prometheu u gozhdua, u kryqėzua sikurse Krishti mė vonė, pėr shkėmbit gjigant tė malit. Dallimi i vetėm nė mes Prometheut e Krishtit ėshtė mėnyra e pėrhapjes sė lirisė dhe drejtėsisė nė popull. Prometheu ėshtė luftėtari i forcės dhe i shpatės, kurse Krishti ėshtė luftėtari i paqės dhe i fjalės sė urtė. Dhe  tė dy arritėn qė nė popull dhe nė gjithė botėn njerėzore tė asaj kohe e tė kėsaj kohe tė pėrhapin mesazhin e njėjtė tė lirisė, tė dashurisė, tė drejtėsisė e tė barazisė midis njerėzve dhe popujve.

              *****

Shqipėria dhe Shqiptarėt krenohen e mburren me bijtė e tyre si Prometheu dhe tė tjerėt, para e pas tij. Shqipėria i ka pėrjetėsuar nė kujtesėn e saj, i mban tė paprekshėm nė gjirin e saj, kurse kombi shqiptar i ka ngulitur nė zemėr e nė mendje bijat e bijtė e tij luftėtarė si Prometheu dhe herė pas here  po lind Promethe tė Rinj, duke i edukuar e brumosur me idealin Promethean tė lirisė, me guximin dhe forcėn e tij prej vigani tė pamposhtur  pėrballė armiqve e ”perėndive” moderne tė kohės sonė.

Sa herė qė Shqipėria jonė ėshtė nė rrezik pėr shfarosje nga ”perėnditė” e kohės, ajo lind Promethe tė rinj dhe i rreshton pėrballė legjioneve vandale tė armiqve tė saj, duke ua ndalur turrin e duke i kthyer prapa hordhitė barbara pushtuese.

Ėshtė lidhur njė Besė e fortė, e shenjtė dhe e pėrjetshme midis Shqipėrisė dhe Prometheve tė saj: qė sa herė tė jetė nė rrezik atdheu ata rilindin pėrsėri, ngriten nga shtrati i lėngatės e nga varri, rinohen, ringjallen dhe dalin nė log tė burrave, nė fushėbeteja pėr tė luftuar me ”perėndi” e ”bajlozė deti” qė sulmojnė Shqipėrinė, pėr tė mbrojtur  popullin dhe atdheun.

Kėshtu vepruan sa e sa herė Kreshnikėt e Jutbinės, Gjergj Elez Alia, Konstandini e Ago Ymeri. Besėn qė kishin lidhur me popullin dhe atdheun e tyre nuk e shkelėn e nuk e harruan kurrė, por e ēuan nė vend sa herė i thėrriste atdheu pėr ndihmė.

Aq e fortė ishte dhe ėshtė Besa e lidhur midis Nėnės Shqipėri dhe bijve tė saj Promethea, sa qė ata as vdekja nuk mundi e nuk mundet t’i ndajė, ata komunikojnė vazhdimisht midis tyre dhe e ndihmojnė njėri-tjerin nė kohė tė vėshtira.

Besa Shqiptare dhe Dashuria midis Shqipėrisė dhe Bijve tė saj ėshtė ajo Fryma Hyjnore qė bėn lidhjen e pėrjetshme midis tyre dhe i bėn tė pandarė, tė pamposhtur dhe tė pavdekshėm nė jetė tė jetėve.

 

Dhjetor 2007

 

 (Fragment nga Libri i Shefki Ollomanit  ”ĒĖSHTJA KOMBĖTARE SHQIPTARE”)