Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Shqiptarėt - toka dhe banorėt

Shkruan: George F.  WILLIAMS

 

Libri  "SHQIPTARĖT", i autorit George Fred Williams, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė".

 

         SH  Q  I  P  T  A  R  Ė  T -  T O K A   DH E  

 B A N O R Ė T

 

        Tokė e Shiqipėrisė lemė tė hedh sytė e mijė,  mbi ty, o  nanė e mjerė e njerėzve primitivė.

       - Bajroni tek “Udhėtimi i Ēajlld Heroldit”

 

        

         “Bah! Shikoni kėto barbarė!" ka thirrur ēdo tiran qė ka shtyrė nė fatkeqėsi viktimėn e vet, kur mė nė fund e ka pa tė pamundshme me e bėrė skllav. Ngjarja e dhimshme e Shqipėrisė nuk i ėshtė  treguar popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ajo ka qenė zhdukur nė vendin e vet tė Bajronit dhe tė shteteve tė mėdha, tė cilėt kanė vendosur tė zhdukin nga faqja e dheut kėtė popull heroik. Nė sallat e errta tė diplomacisė Europiane pėr shekuj me radhė ka qenė mbyllur e munduar fati i Shqipėrisė. Edhe tani, me lot ndėr sy dhe krejt e dobėsuar nga robėrija dhe padrejtėsia e shekujve, ajo po nxjerr pėrpara duart thatanike pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe liri; por akoma mė kot. Po, shpėrblimi i mėkateve ėshtė vdekja dhe kujdesi i drejtė i Perėndisė nxjerr pėrpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europės rrjedh drejtpėrsėdrejti po nga ajo politikė qė e pėrdori pėr Shqipėrinė. Megjithėse ka shumė pėr tė thėnė, dal pėrpara ta them unė kėtė ndodhi, tė pėrshkruaj tokėn, origjinėn, gjuhėn, zakonet dhe historinė e kėtij populli, intrigat e Europės pėr ta mbajte kėtė popull skllav tė Turqisė, mundimet dhe kėrkesat e drejta tė tij pėr liri dhe pavarėsi, dhe mė nė fund se si Amerika mund ta ndihmojė duke i prirė kėtij populli nė tė drejtat e veta.

 

         Toka e Shqiptarėve

        

         Valona ishte njė pjesė e vogėl e kėsaj toke prej sė cilės ata qė shkelėn Shqipėrinė krijuan emrin Albania nė shekullin XI. Emri i vėrtetė i kėsaj toke ėshtė Shqipėri dhe i popullit Shqiptar qė domethėnė toka dhe bijt e Shqipes. Shqipėria, nė mes tė Malit tė Zi dhe tė Austrisė kah Veriu, le Serbinė kah Lindja dhe Greqinė kah Jugu, dhe shtrihet 390km pėrgjate bregut Lindor tė Adriatikut. Ajo ėshtė shumė afėr bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri nė Venedik duket sikur duan me thėnė se janė kryenaltė me pėrparimin dhe lumturinė e tyre pėrpara anės tjetėr tė shkretė tė detit tė fqinjės sė vet. Si nė Jug ashtu edhe nė Veri tė Shqipėrisė ka porte tė bukur dhe liqenj tė mėdhenj e tė mrekullueshėm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrės, tė cilėt janė tani pothuaj tė pavozitshėm, duhet qė nėpėrmjet tyre t’u zhvillonte njė tregti e madhe e pėrgjithme. Katėr porte tė tjerė pėrgjatė bregut Shqiptar janė pa mole dhe pa farė pėrmirėsimi. Lumenjt janė tė mbushur e tė pavozitshėm, ndėrsa pyje tė mėdhenj po kalben nė balta e moēale. Fusha tė mėdha e pjellore shėrbejnė vetėm si njė kullote e dobėt pėr tufat e dhenve tė njė race shumė tė dobėt; i vetmi plug ėshtė parmenda e drunjtė e Romės sė lashtė. Minierat e punuara prej Romakėve dhe Venecianėve janė zhdukur nga pamja dhe s’dihet fare ku janė. Pėrveē rrugės Egnatia, njė tregues i pushtimit Romak, s’ka rrugė dhe fuqi tė mėdha ujrash shkojnė kot, sepse s’ka asnjė central elektrik. Nuk ka bankė dhe ka shumė pak tė holla; nuk ka njė zyrė postare tė vendit veē atyre tė tė huajve. Ka shumė pak gazeta dhe libra; shumė rrallė lėviz ndonjė lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri tė vendit.

 

         Ministri i Punėve tė Jashtme tė Italise, i shquari San Xhuljano, bėri njė pėrshkrim se si mbėrriti nga bregu i detit deri nė Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalė, nėpėr fusha, moēale, ferrishte e baltra, mbi njė rrugė tė verbėt, ndėrsa gjatė rrugės sė tij nė njėrin krah kalonte i bukuri lumė pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund tė bėhet qė tė kalojnė nėpėr tė prej qytetit deri nė det vaporė prej mė se tre mijė tonelatash. E pamundur! Nė zemėr tė Europės tė ndodhet njė shkretirė kėsi soji, por qe njė fakt. Nė tė vėrtetė kjo rrjedh nga se ky vend ka mundėsira pėrparimi mė tė mėdha se ēdo shtet tjeter i Ballkanit por qė Europa e ka pa tė arėsyeshme me e bėrė kėtė vend tė mjerė e tė shkretė. Ky vend zė pozitėn gjeografike mė tė mire nė Europe; ai ėshtė ēelsi i tregtisė sė Ballkanit dhe porta e kalimit pėr nė Lindje. Me gjithė kėtė, sot nuk ka asnjė udhė hekuri qė t’i pėrshkojė Ballkanet prej Adriatiku nė atė mėnyrė qė kjo tė jetė njė vijim i linjės Austriake.

 

 

         Origjina e Shqiptarėve

 

         Mbrapa nė kohėt parahistorike, para se poetėt e Homerit tė kėndonin pėr perėnditė e tyre dhe heronjtė e pėrrallave, pėrpara se tė shkruhej gjuha greke, rronte njė popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgėve historinė e cila kėto i pėrmend shumė mė parė se sa qytetėrimin e grekėrve; punimi i ashpėr qė mbulon anėt e Panteonit nė Athine akoma quhet Pellazgjik. Kėta ndėrtuan mure tė mėdhenj qė quhen ciklopike dhe pėr tė cilėt Prof. Pokok thotė qė qenė ndėrtuar shumė mė pėrpara se tė egzistonin grekėrit e Homerit. Prej kėsaj race tė fortė parahistorike  mbetėn vetėm Shqiptarėt. Vetėm nė kohė tė vona u shkoqit se Pellazgėt qenė Ilirianėt e vjetėr, e para degė Indo-Europiane, perandoria e tė cilėve shtrihesh qė nga Azia e Vogėl deri nė Adriatik dhe nga Veriu deri nė Danub. Nga studimet e shkrimtarėve tė rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, nė gjuhėn Shqipe u bė e qėndrueshme kjo origjine. Kėto Ilirianė, qė rrojnė akoma nė Shqipėri si Toskė, u shpėrndanė edhe nė Itali dhe njihen si Toskė, Toskanė, Etruskė.

 

         Ėshtė e kotė tė kėrkohet pėr perėnditė e Greqisė nė etimologjinė e gjuhės sė saj. Nė gjuhėn Shqipe kėto janė shumė tė qarta dhe domethėniet e tyre shumė tė drejta. Pėr shembull, Kaos ėshtė hapsi, hapėsira; Erebus, biri i Kaosit, ėshtė er-het-os, me e bėrė tė errėt; Uranos ėshtė I-Vran-os, domethėnė zana e reve, vranėt; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zė rrufe; Athena ėshtė E thėna, me thėnė fjalėn; Nemesis, nemės, domethėnė nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, ėshtė mėsuesi; Afėrdita domethėnė afėr ditės, agimi. Kur do tė jetė studiuar mirė gjuha Shqipe dhe kur do tė jenė zhvarrosur gojėdhanat e saj, atėhere shumė nga veprat e Homerit do tė rishkohen dhe ca nga ato do tė jetė nevoja edhe tė korigjohen. Herodoti nuk e pati ditė qė emrat e heronjve tė veprės sė Homerit ishin fare qartė nė gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund tė gjurmohet nė gjuhėn Shqipe:  I mirė, dhe nė formėn Imiros do tė thotė poezia e mirė.

 

         Flamuri kombėtar

 

         Nė gjuhėn Shqipe ėshtė Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai qė mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhės; Priamos, Bir-i-amės, biri i amės e me kuptim ironik Biri i tokės, i vendit; Akili, i qiellit, njė i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhės, udhėtari, aji qė shėtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai qė druhet,  frigac. Shumė tė tjera mund t’i shtohen kėsaj liste. Nuk ėshtė ēudi nė se njerėzit qė kanė studiuar gjuhėn Shqipe tė thonė se kjo ėshtė gjuha origjnale e Homerit dhe qė grekėrit e morėn nga poetėt Pellazgjike tė shumtėn e kėngėve tė trimėrive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do tė hapi thesarin e historisė Pellzagjike! Kėta dhe shumė rrjedhime tė tjera provojnė qė Shqiptarėt sot janė mbi tokėn e tė parėve dhe flasin gjuhėn e stėrgjyshėve tė tyre. Edhe pėrpara se dega helene tė njifej nė malet e Thesalisė, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipėrisė, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretėrisė madhėshtore tė Ilirisė. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit tė Madh qė pushtoi botėn dhe e Pirros sė Epirit, njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj qė pėrmend historia dhe pėrballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Njė tragjedi, pėrtej pėrfytyrimit tė tragjedistit, ėshtė kjo qė njė racė e vjetėr dhe e fortė erdhi nė njė gjendje kaq tė keqe dhe mizore, gjė e cila shikohet si skandal i qytetėrimit Europian. Nuk ėshtė pėr ēudi qė otomanėt nuk lejuan ndonjė gėrmim nė tokėn Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndėrmend kėtij populli lulėzimin e parė.

 

         Pjesė nga libri i autorit George  F. Williams “SHQIPTARĖT”