Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - SHTĖPIA E VERDHĖ

Shkruan: Flori BRUQI

 

SHTĖPIA E VERDHĖ

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi, "Shtėpia e verdhė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

      

 

 

 

            Esat Mekuli

 

            SI KE MUNDUR?

 

            (Duke lexuar tekstin e njė dokumenti nga viti 1939, i cili u publikua tash vonė, e shkruar nga I. A.)

 

            Fjalė pas fjale – faqe tė tėra ke shkruar –

            faqe dhune, robėrie e smire?…

            Ėndėrrues i dikurshėm, nė burgje i sprovuar,

            t’i robėrosh tė tjerėt? Tė ndjellish ditė errėsire?!

            Si t’i marr sot, nė kėto ditė lirie,

            fjalėt e tua farmak?

            Po shkrimet tua tė tjera, qė aq tė patėn hije?!

            Syve si t’u besoj?… Ti, qė nderimin e pate hak, vallė,

            lirinė e tjetrit ta vėsh nė darė e lak?!

 

            (Jeta e re, nr. 4, fq.390, Prishtinė, 1979

 

            Ne kemi sjellė tė dy variantet e poezisė sė E. Mekulit, sepse ato dallojnė nga njėra tjetra. Ne kemi bėrė pėrkthimin e variantit koratisht, por duke ditur se vetė autori ka botuar nė shqip kėtė poezi, ne nuk po e botojmė atė kėsaj radhe. Ndryshimet qė vėrehen sigurisht qė E. Mekuli i kishte parasysh, veēanėrisht ai kėto i bėn pėr lexuesin e gjuhės “serbokrate” tė kohės kur u botua poezia. Njė tjetėr reagim interesant ėshtė edhe ai qė Ivo Andriq dhe veprat e tij tė hiqen nga literatura (L. Radoviq, 2008) dhe librat e letėrsisė shkollore nė Kosovė (D. Kostiq, 2010). Njė kėrkesė e tillė u bė edhe nga dr. Ibrahim Rugova nė vitin 1988 (V. Lalić, 2008; A. Paliq, 2013).

 

            Pėrshkrimi fizik i dokumentit

            Dokumenti i Ivo Andriqit sot ruhet nė: “Arhiv Serbije, [Jugoslavije, m.a.] fondi i: Milan Stojadinoviqit, kutia 37, f. 1-13” dhe ėshtė i daktiloshkruar nė dy kopje, e para me ngjyrė blu ndėrsa e dyta me ngjyrė tė zezė. Ėshtė daktiloshkruar me grafema ēirilike. Ėshtė i paginuar nė fund nė mes te faqeve me numra 1-13, dhe kopja e parė me laps plumbi me tė njėjtit numra, ndėrsa kopja e dytė ėshtė e papaginuar me laps plumbi. Faqja e parė ka pėrmbajtėn e dokumentit, ku janė tė shėnuar dhjetė kapituj me numra romak. Nė fund tė faqes sė parė, djathtas, poshtė ėshtė shkruar me stilograf me ngjyrė blu nga kryeministri dhe ministri i punėve tė jashtme i Serbisė sė asaj kohe, Milan M. Stojadinoviq: “Referat i z. Ivo Andriq, 30 janar 1939”.

            Dokumenti nuk ka titull autorial. Data e krijimit tė tij, merret ajo qė ka shėnuar Stojadinoviqi me dorė nė faqen e parė, po ne jemi tė mendimit se dokumenti ėshtė hartuar tė paktėn disa ditė mė herėt (gjithashtu nuk jemi dakord se ky dokument u hartua me 1 janar tė vitit 1939, siē mund tė haset nė ndonjė shkrim tė autorėve shqiptarė). Fletėt e dokumentit kanė dimensione: 28.8cm x 20,6cm. Nuk kanė shenja filigranes. Dokumenti nuk ka shėnime tė tjera.

            Dokumenti lexohet lehtė. Ėshtė nė gjendje shumė tė mirė. Ruhet nė njė kuti kartoni sė bashku me disa dokumente tė tjera me pėrmbajtje tė ngjashme, pėr tė cilat do shkruajmė njė herė tjetėr. Dokumenti ėshtė i ndarė nė dhjetė kapituj dhe ka edhe katėrmbėdhjetė nėnkapituj, tė parėt tė shkruar me grafema kapitale ndėrsa tė dytėt me grafema normale.

 

            Ēfarė ėshtė “Elaborati i Ivo Andriqit pėr Shqipėrinė i vitit 1939”?

            Njė ndėr projektet e shumta pėr zhdukjen, shpėrnguljen e asimilimin e shqiptarėve si dhe pėr pėrvetėsimin e territoreve tė tyre etnike dhe ndarjen e tyre nė mes tė fqinjėve si dhe zhbėrjen e shtetit tė tyre tė cunguar, ėshtė edhe ai i nobelistit jugosllav, Ivo Andriqit. Ky projekt ka pėrmbajte raciste (A. Stipēeviq, 1992), dhe mbėshtet gjenocidin mbi shqiptarėt (S. Ēekiq, 2009), ėshtė punuar me pėrkushtim, (S. Keēmezi-Basha, 2014) vetėdije tė plotė, qėllime tė qarta dhe ide largėpamėse, nga Ivo Andriqi nė janar tė vitit 1939, pėr kryeministrin dhe ministrin e punėve tė jashtme tė Mbretėrisė Serbe Kroate Sllovene,(MSKS) Milan M. Stojadinoviqin (M. M. Stojadinović, Ni rat ni pakt. 1963), i cili ka shėnuar me dorėn e tij nė tė djathtė, poshtė tė faqes sė parė tė dokumentin datėn 30 janar tė vititi 1939 dhe emrin e autorit, Ivo Andriq.

Kėtė “Elaborat” Andriqi e shkroi kur ishte me funksion ndihmės ministėr i punėve tė jashtme (A. Stipēeviq, 1992) nė MSKS (D. Kostiq, 2010), qė nė fakt ishte persnoni me pėrgjegjėsi mė tė madhe nė ministrinė e punėve tė jashtme tė MSKS, pasi M. Stojadinoviq ishte kryeministėr, I. Andriqi kryente punėt e ministrit tė punėve tė jashtme (R. Paviq, 2001). Mė 25 mars tė vitit 1941 nė Vienė, Ivo Andriqi firmos paktin “Trepalėsh“ pėr bashkimin e MSKS me shtetet fashiste (L. Radoviq, 2008).

            Leximi i kujdesshėm i tekstit tė “Elaboratit” hedh dritė mbi disa ngjarje dhe personalitete historike shqiptare, psh. siē ėshtė “Republikėn e Mirditės” si krijesė e ideuar, financuar dhe mbėshtetur nga serbėt, (B. Horvat, 1988) etj, por edhe mbi pretendimet serbe pėr tė pasur njė baraspeshė nė rajon ndaj pretendimeve greke e italiane.

            Ne kemi bėrė njė pėrkthim ad literam tė tėrė “Elaboratit” duke ruajtur besnikėrisht terminologjinė profesionale diplomatike, juridike, gjeopolitike, politike, ekonomike dhe toponiminė. Nė ato vende ku nė origjinal mungonte kuptimi i fjalės nė fjali, ne nė kllapa kemi vėnė fjalėn qė mungon ose atė qė duhej tė ishte. Nuk kemi bėrė asnjė lloj ndėrhyrje nė tekst sikurse ėshtė bėrė nė botimet sllavish ose nė pėrkthimet shqip.

 

            Pjesė nga libri "Shtėpia e verdhė"