Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - SHTRESIME TĖ HERSHME E TĖ MIRĖFILLTA NĖ KANUNIN E LEKĖ DUKAGJINIT (2)

MARK TIRTA

Akademia e Shkencave, Instituti i Kulturės Popullore

SHTRESIME TĖ HERSHME E TĖ MIRĖFILLTA NĖ KANUNIN E LEKĖ DUKAGJINIT (2)

      Besa e betimi, kanė njė natyrė me vlera morale tė pėrcaktuara mirė, por e kundėrta, nėse nuk respektohen, ka pėr to sanksione juridike e fetare. Nė shumė raste kėto janė tė ndėrthurura me rite e besime. Pėr thyerjen e besės dėnoheshe jo vetėm nga gjykimi popullor, ose dhe si cenim moral, por dhe nga forcat hyjnore: “Beja ka rrfenė”,

 

  

            Kėto kanune, duke qenė se pasqyrojnė mendėsi e organizime tė bashkėsive tė lira fshatare, kanė natyrė tepėr demokratike e respektohen tė drejtat e fjala e ēdo anėtari tė bashkėsisė.

            Por njė pabarazi e fortė me natyrė patriarkale ekzistonte nė mes meshkujve e femrave “Tė drejtė trashėgimie nė pronėn e paluajtshme” (shtėpi e tokė) nuk kanė gratė e vajzat. Pėr shumė gjėra tė jetės familjare nuk pyeten gratė, ose sė paku nuk vendosin ato, por vetėm burrat. Nė kuvende marrin pjesė vetėm burrat dhe femrat e konfirmuara virgjėresha me 12 pleqnarė dorėzanė. Ėshtė e vėrtetė se nė jetėn e familjes sundonte mendimi, veprimi e vendimi i burrave. Megjithatė gratė a virgjrat, nė raste tė veēanta, sipas kushteve tė mundėshme, kanė marrė pjesė nė luftė e nė konflikte tė ndryshme sociale dhe kanė pėrjetuar rrjedhojat fatkeqe tė kėtyre pėrplasjeve krah pėr krah me burrat; ato kanė treguar trimėri tė pazakontė e aktet e tyre janė pėrjetėsuar nė kėngė e legjenda, nė dėshmi, tregime historike e nė piktura.

            Ka ekzistuar njė sistem patriarkor mesjatar: gruaja e vajza me tė drejta tė kufizuara nė familje. Pozita e tyre ishte e nėnshtruar ndaj burrave, nė ēdo punė e veprim jetese.

            Me gjithė pozitėn e saj si e nėnshtruar nė familje e nė shoqėri, tė pranishme nė bashkėsitė fshatare nė Shqipėri tė Epėrme e nė tėrė Jugun, femra shqiptare kishte dinjitet e mbrojtje nga ligji dokesor. Gruaja e vajza, kudo qė tė ishte, nė shtėpi a nė rrugė, ishte e mbrojtur nga ēdo cenim a pėrdhunim. Nėse cenohej femra, cenohej rėndė nderi jo vetėm i familjes, por i tėrė fisit, i fshatit e i krahinės. Nga kjo shpėrthente konflikti i ashpėr. Cenuesi dėnohej rėndė, deri me grimje (vrasje) qė bėhej bashkarisht nga bashkėsia fshatare.

            Nė kėto ligje popullore gruaja kishte tė drejtėn e ndores. Nėse njė i rrezikuar tė vritej nga kundėrshtari, i binte nė ndore(i kėrkonte mbrotje) njė gruaje, e cila edhe e shoqėronte rrugės, aq mė tepėr kur kish dhe njė fėmijė tė vogėl nė krah a pėrdore, i kėrcėnuari pėr t’u vrarė ishte i mbrojtur; kėshtu udhėtonte pa frikė se ishte nė ndore tė njė gruaje. Dijetarė tė huaj eksplorues qė kanė shėtitur viset malore tė Shqipėrisė sė Epėrme janė ēuditur e shkruajnė me habi se si ėshtė e mundur qė njė njeri qė ka vrarė nė ēast, e sheh tė ecė lirshėm mes njerėzve, pa frikė se ėshtė nė ndore tė njė gruaje me fėmijė tė vogėl nė krah e qė e shoqėron vrasėsin. Doke tepėr interesante!

            Kur nė njė grumbullim tė rastėsishėm njerėzish nga malet (nė treg, nė punė, nė kuvend, nė rrugė) shpėrthente papritur njė grindje qė kalonte nė konflikt me armė, po tė ndodhte aty njė grua me njė fėmijė tė vogėl, duke ngritur fėmijėn pėrpjetė thėrriste: “Pashi Zotin, burra, ulni armėt se batė kėrdinė!”; nga kjo menjėherė armėt uleshin, konflikti pushonte e burrat kthenin shpinėn njėri-tjetrit e iknin secili nė punė tė vet. Tė huajt qė i kanė pėrjetuar ngjarje tė tilla, janė ēuditur nga ky autoritet i madh i gruas, sa tė ndalojė vrasjet me anė tė njė thirrjeje, kur nė jetėn familjare ishte tepėr e nėpėrkėmbur. Kėtu, natyrisht, duhet marrė parasysh dhe prania e fėmijės si simbol idhulltar i jetės pėr mendėsitė e shoqėrive tradicionale malėsore; doemos, autoriteti i shenjtėruar i gruas zinte njė vend qėndror, ndoshta doke me prejardhje nga njė kohė tejet e lashtė.

            Nė kėtė ligj popullor ėshtė tepėr domethėnės nderi e dinjiteti i njeriut: fyerja publike, rrahja e poshtėrimi publik ishin tė ndaluara rreptėsisht. Dėnimet pėr faje ishin tė rėnda, por jo me akte poshtėruese. I vrari, sipas normave dokesore, nuk mund tė plaēkitej e as tė shėmtohej, t’i merrej arma. Akte tė tilla ndėshkoheshin rėndė nga bashkėsia fshatare, deri dhe me pushkatim.

            Burrit nuk mund t’i thuhej “rren”, se kėtė tė fundit e ndante shpeshherė vetėm gryka e pushkės. Duhej shpjeguar me mirėsjellje se ky problem, “si e gjykoj unė, nuk ėshtė kėshtu ... po ashtu ...”, pra pa fyer atė qė shpreh mendimin ndryshe.

            Normat e kėsaj sė drejte kanė nė shumė raste karakter moral, besimor e juridik.

            Prona private nė kanun konsiderohej e shenjtė e ndahej me kufij. Kanuni thotė: “Kufini i ngulun njė herė nuk luhet ma.”, “Eshtnat e vorrit e guri i kufinit faqe kanunit janė baraz”. Kemi kėtu pėrcaktim juridik, moral po qė e ruan nga tė cėnuarit dhe besimi nė fatkeqėsi. Besa e betimi, kanė njė natyrė me vlera morale tė pėrcaktuara mirė, por e kundėrta, nėse nuk respektohen, ka pėr to sanksione juridike e fetare. Nė shumė raste kėto janė tė ndėrthurura me rite e besime. Pėr thyerjen e besės dėnoheshe jo vetėm nga gjykimi popullor, ose dhe si cenim moral, por dhe nga forcat hyjnore: “Beja ka rrfenė”, qė do tė thotė se po bėre be nė rrenė, perėndia tė gjuan me rrufe e me pasoja tė tjera fatkeqe tė kėsaj natyre. Edhe respektimi i ekzogamisė kishte natyrė morale, juridike, po dhe mbrojtje nga forcat e mbinatyrėshme tė paganizmit. Dukuritė juridike e ndėrkohė dhe me natyrė moralo- etiko dhe tė besimit nė zotėrimin e forcave tė mbinatyrshme na paraqesin tė qarta arketipe shumė tė lashta tė kėsaj tė drejte dokesore shqiptare.

            Beja mbi gur ose duke e marrė atė nė dorė a nė sup, pėr sedie (shfajsim) a si garanci nė vendime kuvendi, nė brendinė simbolike qė paraqet, ėshtė njė akt me rrėnjė shumė tė lashta; ka tė bėjė me kultin e gurit,. qė ėshtė mjaft i njohur ndėr shqiptarė. Sh. Gjeēovi thekson se “Beja mbi gur qi bahej tue e mbajtė gurin nė dorė, kishte pasė kenė e randė e nder ma tė shejtnueshmet ndėr kavalete tė lashta”. “Kjo bé themelin e vet e kishte nė nji besim tė hershėm fort,… heret edhe sot pėrdoret e kanuni i maleve tona e njef kėt bé pėr tė ligjshme edhe tė randė fort” (KLD, nyjet 89-93; EZSH, f. 155-159, nenet 166, 167, 169, 170). Se sa kultik, i shejtnueshėm ishte guri ndėr shqiptarė e tregojnė kėto pėrcaktime tė Sh. Gjeēovit: “Guri tėrhiekė randė nė atė jetė. Bindja e nderimi i Shqyptarėve ndaj gurit janė tė pėrhapura nėpėr tė katėr anėt e shqypnisė, por sidoemos ndėr malsi: (KLD, par. 537, 533- 534; DZSH, f. 158). Akoma shumė mė e rėndė ėshtė beja nė “gurin e rrufesė”, nė “kokrrėn e rejės” se vjen nga qielli e pėr tė gjuajtur keqbėrėsit (KLD, nyja 559), pra dhe beja me te ėshtė shumė e rėndė pėr atė qė e bėn.

            Nė kėto betime dokesore me rrėnjė tė lashta e me kufijt gurė, ėshtė e dukshme dhe prania e numrave tė kultit: rreth gurit tė kufirit, si dėshmitarė 12 gurė futen thellė nė tokė, ose duke e pėrgjysmuar edhe gjashtė; diku si dėshmitarė vihen 3 gurė: edhe nėse dikush e luan natėn kufirin mbeten dėshmitarėt nė tokė. Pėr probleme tė rėnda me sedie bėhen betime me 12 betarė a me 24: 12 tė njehur e 12 tė panjehur.

            Pra nė disa akte elementet e kultit tė numrave janė tė dukshme. Nė vėnie kufijsh tė harruar a tė pavėnė nė kohė tė shkuara, mes tokave a pyjeve tė dy familjeve, tė dy fshatrave a dhenave ose krahinave, pleqnari gjykues vinte nė sup njė gur e njė buc dheu duke i mbajtur me dorė e me tjetrėn dorė tregonte shenjat ku duhej vėnė kufiri. Me kėta betohej pėr drejtėsi gjykimi e kjo ka tė bėjė me kultin e tokės, me besimin nė natyrėn hyjnore tė saj.

            Para se tė fillonte caktimin e kufijve betohej me plis e gur nė sup: “Pėr kėtė gur e dhé (ose pėr ket peshė), me tė cilat e ngarkova vedin, pėr shka kam pasė ndie prej sė parėsh, veset e kufijve janė kenė sikurse do tju diftoj tash e, me sa ma merr mendja e shpirti, s’do t’i randohem kurrnjanės lagje!”.  Ose: “Pėr ket peshė, e cila m’u randoftė nė atė jetė, njikėtu janė kenė shejat e vjetra tė kufijve, si mė ka pasė kallxue tatėgjyshi kur ishe camėrdhok e bari dhizėsh me te!”. (EDZSH, f. 215-216, neni 251-253; KLD, neni 245-247). Pra kėto botime kanė tė bėjnė me kultin hyjnor tė tokės, ēka flet pėr njė doke juridike tė lashtė.

            Njė doke shumė e lashtė e theksuar nga botimet e Sh. Gjeēovit dhe nga mbledhės tė tjerė tė sė drejtės dokesore shqiptare, janė kanunet e gjigantėve, pra tė fituarit e pronės me anėn e peshės a tė forcės sė mbinatyrshme. Gėziqi (Mirditė), nga mospėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i sė drejtės nė Bjeshkėn e Oroshit, e kish humbur tė drejtėn. Mblidhen pleqtė te rrėnojat e kishės sė Shėn Lleshit nė Mal tė Shejtė e vendosin se kush ta marrė njė gur tė madh nė krah e nėse mund tė ēojė thellė nė bjeshkė, do tė rifitojė tė drejtėn e Bjeshkės. Del bariu Kolė Prenga i Gėziqit, e mban gurin dhe e ēon deri te Hurdha e Lopėve nė Fushat e Lugjve. Aty e lėshon gurin nė tokė, pin ujė me grreē e vdes menjėherė. Kėshtu Gėziqi fitoi pėrgjithmonė tė drejtėn e kullotjes sė bagėtive nė kėtė bjeshkė. Kjo ka ndodhė, si e kanė shkruar disa eksplorues, mė 1830 ose diēka mė parė. Ka dhe tė tjera fakte interesante qė me anė tė forcės fitojnė tė drejta: njėri po pret dru a qereste nė pyll a mal tė pronarėve tė tjerė. Kapet duke prerė: nėse ėshtė i fortė sa ta ngulė sopatėn nė trung aq thellė sa pronarėt a ruajtėsit e pyllit nuk janė tė zotėt ta shkulin, atėherė ai jo vetėm qė nuk dėnohet pėr aktin e kryer, por fiton dhe tė drejtėn e pronėsisė mbi atė mal, zabel a pyll; pra ka tė drejtė ta pėrdorė atė si gjithė pronarėt e tjerė. Edhe Kthellasit me anė tė nguljes sė sopatės nė trung tė pishės, sa nuk mund tė shkulej me dorė nga kundėrshtarėt, fituan tė drejtėn mbi Shollgjanė shumė kohė mė parė (EDZSH, f. 218-220, nenet, 258-261, shih dhe KLD, nenet 263-266).

            Aty ku vendosnin tėbanat e verimit nė bjeshkė tė pėrbashkėt a tėbanat nė vėrri tė dimėrimit, secili kishte tė drejtė tė pėrvetėsonte njė copė tokė pėr kopėsht, arė a pėr pemė. Sasia e tokės caktohej me pleqnarė e kėshtu: i zoti i tėbanės ulej ndenjur e hidhte njė gur me dorė tė majtė nė tė katėr anėt e nė vendet ku binte gurivendosej kufiri i tokės e nė vendin e pėrbashkėt nuk kishte tė drejtė mė tepėr. Edhe kjo hyn nė kanu vigajsh e do tė jetė njė doke shumė e lashtė nė kėto norma tė ligjeve popullore.

 

 

            Tė tėra kėto probleme e norma qė u shqyrtuan i ēojnė rrėnjėt e kanunit shqiptar thellė nė lashtėsi, si njė popull autokton e me tradita tė herėshme sedentare.

            Kjo e drejtė dokesore ka ardhė e gjallė dhe e fuqishme deri nė kohė tė re, duke qenė se kryente disa funksione shoqėrore jetike nė bashkėsitė fshatare; ka qenė njė mjet i fuqishėm mbijetese tė kėtij populli, e marrė brenda kompleksit kulturor tė traditės. Nė mungesė tė njė shteti kombėtar pėr tėrė trojet shqiptare dhe i ligjeve pėrkatėse shtetėrore tė kombit, ajo ishte njė mjet mbrojtjeje e lidhjesh krahinore e ndėrkrahinore, mjet i shprehjes sė ndėrgjegjes kombėtare, ligj pėr tė vėnė rregull nė bashkėjetesė fshatare e krahinore, i veprimtarisė atdhetare, i ruajtjes nga nėpėrkėmbja prej tė huajit; ka qenė mjet i konfirmimit tė unitetit kombėtar. Por ajo ka qenė dhe njė mbėshtetėse e formave tepėr arkaike, mesjetare, patriarkale nė jetėn e organizimin shoqėror tė malėsive.

            Nė pėrmbajtjen mė thelbėsore tė instituteve kryesore nė tiparet mė tė mirėfillta vendėse, kjo e drejtė popullore ishte e njėjtė si pėr malėsitė e Shqipėrisė sė Epėrme, po ashtu dhe pėr Jugun (Labėri etj.), pavarėsisht nga ndryshime krahinore: nė “dialekte” e “tė folme”, si mund tė themi, pėr tė shfaqurit nė variante tė saj, sipas kushteve tė veēanta tė jetesės nė fshatra a krahina tė ndryshme: populli thotė: Tym pėr shtėpi, doke pėr katund”.

            Duhet theksuar se kjo e drejtė popullore shprehte gjendjen e mendėsitė e njerėzve tė lirė, krenarė, tė panėnshtrueshėm; dinjiteti e tė drejtat e personit ishin tė njė shkalle tė admirueshme, por gjithnjė nė pėrputhje me nje botkuptim mesjetar patriarkal ku zgjidhja e konflikteve bėhej me mjete tė egra, shoqėruar me ngjarje tė dhimbėshme.

            Kėto norma ka kohė qė kanė dalė nga pėrdorimi i dobishėm. Kjo e drejtė ėshtė njė monument kulture nė duar tė studiuesve: tė etnologėve, tė juristėve, tė psikologėve, tė sociologėve, tė historianėve.

            Nė tė vėrejmė tė kaluarėn etnokulturore tė kėtij populli, po e tashmja ka dalė nga e kaluara dhe e ardhmja do tė dalė nga e tashmja. E tashmja e bashkėsive njerėzore, si etnokulturė, nuk mund tė studiohet pa marrė dije tė thella pėr tė kaluarėn. Ndėr tė tjera kėtė na e japin dhe normat kanunore.

            Kjo e drejtė dokesore ėshtė dėshmi e aftėsive krijuese tė shqiptarėve nė fushėn juridike, pėr tė vėnė rregull e ekuilibėr social me veti kombėtare, ashtu si ia kėrkuan praktika e rrethanat e jetės. Pėr t’u vetėqeverisur, populli krijoi, ruajti e zhvilloi ndėr shekuj ligjet popullore tė tij, me natyrė krahinore, ndėrkrahinore e mbarė shqiptare.

            Kompleksi i etnokulturės shqiptare e, nė tė dhe e drejta dokesore shqiptare, duhen njohur nė themel pėr tė kuptuar se si ka mbijetuar ky popull e ku i ka pasur energjitė shpėrthyese nė kalimin pėrmes dallgėve tė egra tė historisė. Lufta pėr mbrojtjen e kulturės etnike ka qenė qėndresė pėr mbijetesė. Psika e njeriut tė lirė e liridashės, tė panėnshtrueshėm, krenar, me ndjenja tė theksuara tė barazisė, tė sė drejtės nė bashkėsitė e lira fshatare kanė qenė burim i energjive shpėrthyese pėr progres shoqėror e kombėtar.

            Disa mbijetoja tė kanunit gjallojnė diku-diku dhe sot dhe bėhen pengesė nė emancipimin shoqėror. Me norma dokesore mesjetare shoqėria bashkėkohore nuk mund tė ndėrtohet e tė ecė pėrpara. Nė hartimin e zbatimin e ligjeve modernejuristėt doemos duhet tė bazohen nė elemente tė veēanta tė sė drejtės dokesore, se ato shprehin psikėn e prakticitetin e popullit, urtinė e tij me ngjyra kombėtare e si trashėgimi e shekujve. Ligjet popullore, pra dhe Kanuni i Lekės, janė pjesė e rėndėsishme e historisė sė qytetėrimit tė shqiptarėve. Gjeēovit nė kėtė vėshtrim i takon njė meritė e veēantė nė nxjerrjen nė dritė tė kėtyre ligjeve popullore, nė shpalosjen pėrpara botės tė kėtyre vlerave tė etnokulturės shqiptare, si eksplorues, si etnolog, si dijetar, si atdhetar.

 

 

            REFERENCAT

            Castelletti, Giuseppe, Consuetudini e vita sociale nelle montagne albanesi secondo il Canun di Lekė Ducagjini, “Studi Albanesi”, 1933- 1934, vol. III-IV, fq. 61-163.

            Cozzi, Ernesto, La vendetta del sangue nelle montagne dell’Alta Albania, “Anthropos”, Bd. V, K. Heft 4; Revue Int. de L’Ethn. et de Linguistique, Wien, 1910, fq. 655-687.

            Cozzi, Ernesto, La donna albanese con speciale riguardo al diritto consuetudinario delle Montagne di Scutari, “Anthropos”, Revue Inst. d’Ethn. e de Linguistique, Wien, tom. VII, 1912, f. 310-335.

            Cozzi, Ernesto, Le tribś Alta Albani - apunti sulla loro organizzazione sociale e politika, Roma, “Studime e tekste”, Tiranė, Instituti i Studimeve Shqiptare, Roma, 1943, fq. 231-269.

            Dorėshkrimet e Gjeēovit (D. Gj.), Arkivi Etn. I Inst. tė Kulturės Popullore, Tiranė. Durham, Edith, Brenga e Ballkanit…, Tiranė, “Sht. Bot. 8 Nėntori, 1990.

            E drejta zakonore shqiptare (EDZSH). Mbledhur dhe kodifikuar nga Shtj. Gjeēovi, Tiranė, Akademia e Shk. e Shqipėrisė, 1989.

            Elezi, Ismet, E drejta zakonore penale e shqiptarėve, Tiranė, Sh.B. “8 Nėntori”, 1983.

            Elezi, Ismet, E drejta zakonore e Labėrisė, Tiranė, “Toena”, 2002.

            Hahn, J. G. von, Udhėtim nėpėr viset e Drinit e tė Vardarit, (HUVDV) Prishtinė, SH.B. Rozafa”, 2006.

            Kanuni i Lekė Dukagjinit, (KLD). Mbledhur e kodifikuar nga Shtjefėn Gjeēovi, Shkodėr, Shtypshkroja Franēeskane, 1933.

            Kanuni i Skanderbegut. (KS). Mbledhė e kodifikue nga Dom Frano Illia, Milot. Botuar: “Editrice la Rosa”, Breshia (Italia), 1993.

            Kanuni i Lekė Dukagjinit – Varianti i Pukės (KLDP). Mbledhur e kodifikuar nga Xhemal Meēi, Tiranė, Sh. B. Ēabej, 1996.

            Kanuni i Lekė Dukagjinit. Nė variantin e Mirditės (KLDM). Mbledhur e kodifikuar nga Xhemal Meēi, Tiranė, Geer, 2002.

            Konica, Faik, Shqipėria, Kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, (KSHKSH). Tiranė, Sh.B. “M. Barleti”, 1993.

            Palaj, Benedikt, Mitologji, doke e zakone shqiptare, Prishtinė, “Shpresa”, 2000. Peinsipp, Walter, Populli i Shqipeve tė Malit, (PPSHM). Tiranė, “Mirdita”, Mirgeeralb, 2005.

            Pupovci, Syrja, Kanuni i Lekė Dukagjinit, Prishtinė, “Rilindja”, 1972.

            Pupovci, Syrja, Kanuni i Lekė Dukagjinit (SPKLD), (Origjina, zhvillimi dhe karakteristikat).

            Studim botuar nė “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, Pėrmbledhur dhe kodifikuar nga Shtj. Gjeēovi, Prishtinė, E.T. dhe i M.M., “Rilindja”, 1972.

            Studime e Tekste (Studi e Testi),(ST), Dega I, Seria I. Juridike, nr. 1 – Giuridica, Tiranė, Inst. i Stud. Shqiptare, 1943.

            Salihu, Ismet, Vrasjet nė krahinėn Soc.Aut. tė Kosovės, Prishtinė, “Rilindja”, 1985.        Tirta, Mark, E drejta dokesore shqiptare nė bashkėsitė e lira shqiptare, “Tė drejtat e njeriut”, Tiranė, 1998, nr.2, f. 31-43.

            Tirta, Mark, Ulqini nė traditat e tij tė hershme, “Ulqini nė rrjedha tė kohės”, Ulqin, Art Club, 2000, fq. 261-269.

            Tirta, Mark. Croyances paļennes dans le droit coutumier albanais et rapprochement avec des pays voisins, “Makedonski Folklor”, nr. 56-57, Skopje, 2001, fq. 327-331.

            Tirta, Mark. Ekspedita. Shėnime nga vėzhgimet nė eksplorime nė malėsitė shqiptare nė vitet ‘50-’70, tė shek. XX, nė Ark. Etnologjik tė IKP e nė Arkivin vetiak nė shtėpi.

            Valentini, Giuseppe, Il diritto delle comunitį. Nella tradizione giuridica albanese. Generalitį (VDK). Firenze, “Vallachi”, 1956.

            Valentini, Giuseppe, La legge delle montagne albanese nelle relazioni delle missione volante, 1880-1932, Firenze, “Leo Olschi Ed.”, 1969, vol.I-II.

            Villari, Salvatore, Le consuetudini giuridiche dell’Albania (Il Canun di Lekė Dukagjini), Roma, Societa Editrice del libro italiano, 1940.

            Zojzi, Rrok, Mbi tė drejtėn kanunore tė popullit shqiptar, (RrZDK), “Buletin pėr shkencat shoqėrore”, Tiranė, Botim i Inst. tė Shkencave, 1956, nr.2, f. 144-151.

            Zojzi, Rrok, Aspekte tė Kanunit tė Skėnderbeut tė para nė kuadrin e pėrgjithshėm tė sė drejtės kanunore, “Studime historike”, Tiranė, USHT-IHGJ, 1967, nr. 4, f. 173-182.

 

            Bartur nga revista: STUDIME SOCIALE - Revistė e Institutit tė Sociologjisė

 

 

(1)