Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Si mendoni - tė tillė edhe jeni!

Shkruan: Sabir KRASNIQI

       

       SI MENDONI - TĖ TILLĖ EDHE JENI!

 

       Se mendimi ėshtė kreativ, kėtė askush nuk e vė nė dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botės suaj tė jashtme ėshtė pasqyrim i botės suaj tė brendshme i botės sė mendimeve. Pra, tė menduarit ėshtė njė aksion, prej tė cilit edhe ēdo gjė fillon, njė mekanizėm, qė vė nė lėvizje gjitha proceset pasuese.

 

           

 

            “Vetėm njė rrugė ēon kah lumturia dhe kah qetėsia shpirtėrore. Prandaj gjithnjė duhet tė jemi tė gatshėm pėr t’ia mėsyrė kėsaj rruge, nė agun e hershėm dhe nė mbrėmjen e vonshme - kthejuni vetes dhe do tė shihni dritėn”.

Epikteti - filozof grek

 

            Pothuajse tė gjithėve na ėshtė e njohur thėnia: Si mendoni - tė tillė edhe jeni.  Mesazhi i kėsaj thėnie, po ashtu, ėshtė shumė i qartė: nėse mendoni pėr veten ose pėr diē tjetėr pozitivisht, ju do tė ndjeheni i relaksuar, i qetė, i hareshėm, i gėzuar, i lumtur, i shėndetshėm etj. Dhe e kundėrta:  nėse mendoni pėr veten ose pėr diē tjetėr negativisht, natyrisht qė  si rezultat i atyre mendimeve, ju do tė pėrjetoni vetėm shqetėsime, disfata, sėmundje, vuajtje, etj. Dhe a ka mė keq se kur njeriu ndjehet i mjerė shpirtėrisht? Mjerimi shpirtėror ėshtė armiku mė serioz i shėndetit tonė, e shėndeti ėshtė baza mė e rėndėsishme e ēdo suksesi, e mbi tė gjitha, ėshtė dukuri, nevojė jetike. Nuk ka thėnė mė kot Emersoni: “Shėndeti ėshtė pasuria mė e madhe”. Dhe kėtė e di secili qė i  mungon kjo pasuri tė cilėn nuk ka vlerė materiale qė mund tė kompensojė!

            Njerėzit, megjithatė, akoma nuk arrijė ta kuptojnė se burimi i gjithė tė kėqijave gjendet brenda tyre, nė mėnyrėn e tė menduarit tė tyre. Pra, ata vet janė kreator tė vuajtjeve dhe mjerimit, dėshpėrimit dhe dėshtimit, anomalive dhe fatkeqėsive etj., pasi tė gjitha ligjet e natyrės - ligjet hyjnore, janė krijuar pėr tė mirėn e tyre, ndėrsa ata, punojnė kundėr vetes!  Dhe prapė pyesin: E ēfarė duhet tė bėjmė?! Pėrgjigja ėshtė shumė e thjesht - vetėm programojuni pozitivisht dhe do tė jetoni nė harmoni me ligjet universale, me farėn hyjnore.

            Pėr problematikėn e mėsipėrme, pra pėr ndikimin e mendimeve nė jetėn e njeriut, janė shkruar shumė e shumė libra. Librat si: “Sistemi i sukseit” - Oskar Shelbah, “Forca e ndėrdijes” - Xhozef Marfi, “Mendimet e zemrės” - Lujza Hej (qė mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”), “Mėsojmė me tė gjitha shqisat” - F. Zwissin/G. Klinger (qė gjithashtu mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”), “Suksesi nė jetė” - Harry Box, “Shtatė ligjet e jetės e tė suksesit” - Dipak Ēopra e sa e sa libra tė mistikut dhe filozofit tė madh Indian, Osho-s (disa prej tyre, po ashtu mund t’i shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”) etj., sot mund tė gjendėn edhe nė tregun tonė, dhe janė gjithnjė e mė tė kėrkuara. Sot kemi edhe autorė tė shumtė shqiptarė qė me veprat e tyre kanė kontribuar nė pasurimin e kėtij thesar shpirtėrore siē janė librat e Daut Demaku: “Mendimi dhe suksesi”, “Magjia e urtisė”, Thuaji jetės mirėmėngjes” etj. Pastaj, librat e Adnan Abrashit: “Nė vorbullėn e jetės I dhe II. Librat e Adem Demaēit: “Filozofia e jetės”, “Libėr pėr Vet mohimin”si dhe shkrime tė autorėve tė tjerė. Dhe tė gjitha kėto vepra flasin pėr fuqinė e madhe qė fshihet nė thellėsitė e mendjes sė secilit njeri. Pėr fuqinė e mendimit pozitiv - burimin e ēdo gjėje. Fuqinė e cila konsiderohet mė e madhe se fuqia nukleare. Fuqi, tė cilėn ne duhet vetėm ta aktivizojmė dhe ta pėrdorim nė mėnyrė tė duhur pėr t’i shijuar efektet e saj: sigurinė, pasurinė, shėndetin, kėnaqėsinė, lumturinė etj.

            Se mendimi ėshtė kreativ, kėtė askush nuk e vė nė dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botės suaj tė jashtme ėshtė pasqyrim i botės suaj tė brendshme i botės sė mendimeve. Pra, tė menduarit ėshtė njė aksion, prej tė cilit edhe ēdo gjė fillon, njė mekanizėm, qė vė nė lėvizje gjitha proceset pasuese.

            Formimi i mendimeve fillon qė nė fėmijėri tė hershme. Shumė hulumtues tė lėmit tė psikologjisė, mendojnė se ky proces, bashkė me proceset tjera tė edukimit, fillon gjysh nė barkun e nėnės, pėrkatėsisht qė nga lindja. Ashtu si edukohemi nėpėr kėto faza, ashtu edhe do tė sillemi nė vazhdimėsi.

            Nė kėtė shkrim nuk do e elaborojmė edhe atė qė ne, si shpirt, e sjellim me vete gjatė lindjes, pra, programimin nga inkarnimet e mėparshme, nevojėn karmike sipas teorisė sė inkarnimit (lindjes sė re nė njė kohė tjetėr dhe trup tjetėr), e as teori tė formave tjera me origjinė religjioze apo okultike, por do e shqyrtojmė vetėm atė qė i pėrket jetės sonė tė tashme. Pra, ndikimet e faktorėve aktual nė ne dhe marrėdhėniet tona ndaj tyre, qofshin ato pozitive apo negative, dhe ēfarė mund tė bėjė ne qė tė ndikojmė mbi to.

            Siē e cekėm edhe mė lartė, ashtu si edukohemi ashtu edhe do tė sillemi. Pra, tėrė atė qė prindėrit tanė e kanė programuar nė ne, atė dhe do ta realizojmė nė mėnyrė tė pavetėdijshme, pėrderisa, pėr kėtė, nuk vetėdijesohemi dhe nuk marrim masa pėr ndryshim. Nėse p.sh. ata gjatė gjithė kohės na kanė folur se jemi tė prapėt, ky mendim do tė regjistrohet thellė nė ndėrdije dhe, herdokur, do tė vijmė nė aso situatash qė ajo thėnie tė vėrtetohet, pasi ndėrdija jonė do tė veproj sipas atyre sugjerimeve. Ēdo sugjerim, ēdo urdhėr, ēdo programim qė hynė nė kokat tona, qė depėrton nė qelizat tona, nė gjenet tona,  automatikisht edhe realizohet, nėse jo menjėherė, atėherė me siguri mė vonė.

            Njė gjė duhet ta kemi tė qartė: ndėrdija nuk ėshtė selektive. Ajo reagon nė ēdo aksion. “Ndėrdija juaj ėshtė shumė e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnė modelin e matricės nėpėr tė cilėn rrjedh inteligjenca e paskajshme, menēuria, forca jetėsore dhe energjia e ndėrdijes suaj. Po guxuat t’i pėrdorni ligjshmėritė e mendjes, nė vend tė skamjes do tė keni pasuri, nė vend tė besimeve tė kota dhe mosdijes - menēuri, nė vend tė dhembjes - qetėsi, nė vend tė mėrzisė - gėzim, nė vend tė frikės - besim, nė vend tė mossuksesit - sukses.” - thotė Xhozef Marfi nė librin e tij tė famshėm, “Forca e ndėrdijes”.

 

 

            Pra, nėse mendojmė: “Kurrė nuk do tė dalė nga kjo situatė!”, natyrisht qė ndėrdija jonė do tė na pėrgatisė pėr dėshtim - “shkatėrrim”. Do t’i ndėrmerr tė gjitha masat e mundshme, nė mėnyrė qė ky mendim i yni edhe tė realizohet. Dhe fare nuk ėshtė e rėndėsishme se a e themi kėtė mendim me zė apo nė vete, mjafton qė ky mendim tė ekzistojnė diku thellė nė ndėrdijen tonė dhe sigurisht qė kurrė nuk do tė dalim nga ajo situatė.

            Aq mė keq ėshtė nėse ne pėr kėso mendimesh jemi tė vetėdijshėm. Sa mė tė vetėdijshėm, njė hapė mė pranė katastrofės do tė gjendemi. Akoma mė i madh do tė jetė hapi nėse mendimet e tilla i themi me fjalė, ose edhe mė keq nėse ato fjalė rregullisht i pėrsėrisim. Kėtė gjė e ilustron shumė mirė Daut Demaku nė librin e tij “Sekreti i lumturisė” (qė mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”): “Ēdo gjė lindė nė shpirt. Nė xixėn e parė lindė IDEJA, pastaj ideja formėsohet nė MENDIM, mendimi shprehet me FJALĖ, fjala krijon ENERGJI, energjia rrėnon ose ndėrton JETĖN”.

            Shumica e njerėzve janė lypsar. Ata mundohen qė pėrmes mėshirės t’i zgjidhin problemet e veta. Zgjidhjen e kėrkojnė gjetkė, jashtė vetės! Ka edhe tė tjerė qė fatin e kėrkojnė pėrmes formave tė ndryshme: teknikave psikologjike, shtigjeve religjioze, fenomeneve paranormale, veprimeve magjike, etj., qė nė realitet shpeshherė gjejnė edhe fatkeqėsinė, pasi bien pre e matrapazėve, e sharlatanėve tė shumtė, veprimet e tė cilėve mund tė jenė me pasoja mjaft tė rrezikshme.

            Se a do tė arrijmė tė bėhemi ashtu siē duam, varet tėrėsisht nga vendimi ynė se a dėshirojmė vėrtet njė gjė tė tillė. Secili prej nesh ėshtė i aftė tė lirohet nga prangat shpirtėrore qė ia ke vėnė vetes. E rruga mė e lehtė, mė e shpejtė, mė e lirė dhe mė e mirė pėr tė dalė nga errėsira ėshtė ajo rrugė qė kalon pėrmes dritės. Vetėm me anė tė dritės mund tė dalim nga errėsira, vetėm me anė tė mirės mund ta mposhtim tė keqėn, vetėm me anė tė mendimeve pozitive mund tė lirohemi nga mendimet negative dhe tė bėhemi kreatorė tė ardhmėrisė sonė.

            Mendoj se tė gjithė e kemi dėgjuar shprehjen se jeta ėshtė njė lojė teatrale, ndėrsa ne, individėt, jemi artistė me role tė ndryshme. Prandaj, varėt tėrėsisht nga ne, se a dėshirojmė ta luajmė rolin e lypsit apo tė njeriut tė pasur, rolin e tė vuajturit apo tė te lumturit, rolin e tė dėshtuarit apo tė tė suksesshmit.  Pra, tė bėhemi vet ne, regjisor tė skenės sė jetės dhe tė mos e lejojmė vetėn qė dikush tjetėr tė jetė pėrcaktues i qėllimeve tona.

            Inteligjenca krijuese, qenies njerėzore, pra neve, na ka lėnė nė dispozicion gjithēka. Bile shumė mė shumė se sa aftėsia e logjika sonė mund t’i akceptoj. Pra, neve na ėshtė dhėnė mundėsia e lirė qė vet tė zgjedhim mes tė mirės dhe tė keqes. Dhe pėr tė qenė nė baraspeshė me ligjet e menēurisė universale ne duhet edhe tė sillemi nė harmoni me to. Duhet ta kemi parasysh, edhe pse ne vėrtet kemi tė drejt tė bėjmė pothuajse ēdo gjė, pasi qė gjithēka edhe ėshtė krijuar pėr ne, megjithatė, duhet t’i respektojmė disa norma, sė paku etike, pėr tė mos e lėnduar as vetėn e as tė tjerėt. Nuk do ta lėndojmė as vetėn e as tė tjerėt nėse themi: “Unė jam i lumtur por edhe ti je i lumtur”. Pėr njė sugjestion ose formulė tė ngjashme si kjo: “Unė jam OK, ti je OK”, E. Berni ka shkruan njė libėr tė tėrė, nga i cili edhe do tė veēojmė diēka qė koincidon me temėn tonė.

            Berni thotė se ekzistojnė njerėz tė njė kategorie qė kanė marrėdhėnie negative ndaj vetes, e pozitive ndaj tė tjerėve. “Ata zakonisht flasin: “Unė nuk jam OK, ti je OK”. Kėta janė njerėz qė punojnė ēdoherė kundėr vetes, pra nė dėm tė vetės, megjithėse janė tė vetėdijshėm se meritojnė mė shumė. Ata gjithnjė e gjykojnė vetėn, shpesh bile deri nė vetėvrasje. Nuk kujdesėn pėr trupin e tyre, zakonisht kanė mbipeshė ose janė shumė tė dobėt. Nuk kanė vullnet pėr jetė, nuk angazhohen pėr asgjė dhe ankohen rregullisht. Janė pėrtac e pėrtacia ėshtė sėmundje. Edhe varfėria ėshtė sėmundje! Ajo paraqite kur ju mendoni se nuk jeni tė aftė tė krijoni pasuri ose edhe kur mendoni se pasuria sjell fatkeqėsi! Pavarėsisht situatave dhe krizave tė kohės, edhe pasuria edhe lumturia mund tė arrihen. Ēėshtja ėshtė vetėm se a jemi ne tė gatshėm pėr kėtė, a dėshirojmė t’i posedojmė ato”.

            Ekziston edhe njė grup i tė paaftėve sipas Bernit. “Ata fajin ua lėnė tė tjerėve me qėndrimin: “Unė jam OK, ti nuk je OK”. Ose me fjalė tė tjera: “Ti mė rrezikon”. Nė psikologjinė, pra nė mendimet e kėtyre njerėzve vend qendror zėnė vetit negative dhe tė dėmshme si: xhelozia, narcizmi, paranoja etj”.

            Berni nuk preferon lidhje tė ngushtė me ta. “Pėr ta lidhen vetėm ata qė kanė dėshirė tė mundohen. Nė njė lidhej tė keqe, ēdo herė do tė gjeni dikė qė krijon probleme dhe dikė qė gjithnjė vetėn e dėnon. Shpeshherė, njeriu duke dashur tė bėhet shpėtimtar, shumė lehtė bėhet viktimė”. “Nėse nuk ndjeheni mjaftė tė sigurt” -thotė Berni, “atėherė mė mirė tė mos pėrziheni aty”.

            Mendime tė tilla, tė lartpėrmendura, lindin zakonisht nė situata krizash tė ndryshme si: ekonomike, politike etj., e qė janė aktuale edhe sot e kėsaj dite nė pjesėn mė tė madhe tė globit, pa pėrjashtuar kėtu as trojet tona. E kėto mendime, nėse situatat e tilla zgjasin gjatė, zėnė rrėnjė thellė nė ndėrdije, duke asfiksuar kėshtu mendimin pozitiv. Mungesa e besimit nė mendimin pozitiv ėshtė humbje e shpresės. Humbja e shpresės ėshtė gjė e tmerrshme - ėshtė humbja e gjithēkaje.

            Dhe pėrsėri lind pyetja: e si tė dilet nga kjo situatė?

            Nėse ne vazhdojmė t’i luajmė lojėrat tona negative ose pajtohemi me rregullat e kėtyre lojėrave, dihet si mbarojmė - zakonisht tragjikisht. Nėse ne shprehim sė paku guxim pėr ndryshim dhe dėshirojmė tė shkėputemi nga ajo logjik e pavlerė dhe e dėmshme, sė pari duhet tė sjellim vendim tė fuqishėm se jemi tė gatshėm qė ta ndėrrojmė rolin tonė nė skenėn e teatrit tė jetės. Tė fillojmė njė rol tė ri me njė regji tė re, qė do tė reflektohet drejtpėrdrejt edhe nė skenėn e ndėrdijes sonė.

            Duhet ta ndjejmė vetėn tė gatshėm pėr ndryshime, ta njohim atė ndjenjė, ta pėrjetojmė atė dhe ta pranojmė nė mendime. Tė nisemi nga sugjestioni: “Unė jam i gatshėm pėr ndryshime!”. Bile edhe nėse nuk jemi plotėsisht tė gatshėm, ta fillojmė me bindje artificiale, t’ia imponojmė kėtė qėndrim ndėrdijes sonė: “Po, unė jam i gatshėm pėr ndryshime!”. Njė sugjestion tė tillė duhet pėrsėritur disa herė gjatė ditės: nė shtėpi, punė apo rrugė. Se besimi, ėshtė i vėrtetė apo i rrejshėm, gjithmonė vepron, e ka vėrtetuar para pesė shekujsh edhe alkimisti dhe mjeku u njohur zviceran, Filipus Paracelzus. Ai shkroi njė fjali qė edhe sot merret si fakt shumė domethėnės: “Pa marrė parasysh se objekti i besimit a ėshtė i vėrtet apo i rrejshėm, efekti i tė besuarit ėshtė i njėjtė”.

            Ne duhet t’i ndėrpresim me ēdo kusht ndikimet negative, ndjenjėn e pamundėsisė, ndjenjėn e paaftėsisė, dhe nė vend tė tyre, tė ndėrtojmė qėndrime optimiste, tė mendojmė pozitivisht pavarėsisht krizave tė kohės. Pra, ne duhet tė pėrpiqemi nė ēdo formė ta ndryshojmė veten dhe t’i aktivizojmė tė gjitha resurset e brendshme pozitive, duke mos lejuar qė tė infektohemi nga dukuritė e shėmtuara pėrreth, nga forcat e errėta negative. Suksesin duhet ta kėrkojmė brenda nesh, e jo jashtė nesh. Edhe nėse nė fillim na duket se nuk po kemi sukses, nuk duhet tė dėshpėrohemi, as tė demoralizohemi, po tė vazhdojmė me vendimin jetik: “Jam i gatshėm pėr ndryshime!” dhe, me siguri, herdokur, ndryshimet pozitive do tė ndodhin. Pjesa mė e madhe e njerėzve mė tė famshėm, janė nisur nga hiqi. Ndoshta njė hiq edhe mė tragjik se yni, e megjithatė kanė arritur suksese madhėshtore. Ēdo gjė e madhe buron nga fillimet e vogla. Prandaj, besimin nė arritjen e suksesit nuk duhet ta humbim kurrė. Edhe nė mbrėmje kur tė shtrihemi, duke i zhveshur rrobat, duhet larguar nga vetja, nga mendja jonė, tėrė atė qė ka ndodhur ditėn qė po e lėmė pas, sidomos situatat e pakėndshme. Tė shtrihemi me besim tė madh se edhe nesėr na pret njė ditė e re ku do tė korrim suksese tė reja, ku do tė ndihemi edhe mė mirė. Dhe, ēdo ditė, do tė jemi mirė e mė mirė.

            Duhet tė mėsohemi qė shikimin ta hedhim pėrpara. Ajo qė na ka ndodhur dikur, pra gabimet e mėhershme, duhet t’ia lėmė sė kaluarės pėrgjithmonė. Sa mė herėt qė ta fillojmė ndryshimin, aq mė herėt edhe do tė jemi pranė qėllimeve tona - pranė sukseseve dhe lumturisė. Pėr tė arritur diku, duhet patjetėr sė pari tė nisemi. Prandaj tė nisemi sa mė herėt. Ta hedhim hapin e parė. Nuk humbim asgjė nėse fillojmė qė sot me ndryshime. Ne jemi farkėtarė tė fatit tonė, ndėrtues tė ardhmėrisė sonė.