.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Sistemi shėndetėsor i Kosovės

Shkruan: Dr. Xhevat HASANI - Tone BERISHA

    Ekskluzivisht pėr  www.sa-kra.ch (nė sektorin: Literaturė), u ofrohet tė interesuarve, pėr shkarkim falas, libri i autorėve Dr. Xhevat Hasani dhe Tone Berisha,  “SISTEMI SHĖNDETĖSOR I KOSOVĖS”

I  falėnderojmė pėrzemėrsisht autorėt

 

 

SISTEMI SHĖNDETĖSOR I KOSOVĖS

Mjekėsia popullore dhe ritualet

 

 

  

            PĖRKUJDESI DHE SHĖRIMI I TĖ SĖMURĖVE ORGANIK-TRUPOR

 

            Nė kėtė periudhė te popullata shqiptare ndryshoi shumė jo vetėm botėkuptimi mbi sėmundjen, diagnozėn dhe terapinė, por ndryshoi nė tė mirė edhe pėrkujdesi ndaj tė sėmurit. Kėshtu, shumica e tė sėmurėve shqiptarė filloi qė nė radhė tė parė tė kėrkojė ndihmė nėpėr institucione pėrkatėse shėndetėsore, ndėr tė tjera edhe pėr faktin se sipas ligjeve qė u aprovuan asokohe pėr sigurimin shėndetėsor dhe social, edhe njė pjesė e konsiderueshme e popullatės shqiptare pėrfitoi nga kėto ligje dhe filloi ta shfrytėzojė atė tė drejtė.

            Shėrimi i tė sėmurėve nė kėtė periudhė me metoda alternative tė mjekėsisė popullore, nė bazė religjioze (te hoxha me hajmali, ose te "njerėzit e mirė"), dhe shėrimi me rituale tė ndryshme filloi tė binte nė mėnyrė rapide dhe pothuajse shumė rrallė aplikohej. Edhe kur aplikohej, tė shumtėn e herave kombinohej me shėrimin institucional

shėndetėsor.

            Edhe pse u bėnė deridiku ndryshime pozitive nė gjithė jetėn shoqėrore, te shqiptarėt e Kosovės roli i familjes, pėrsa i pėrket pėrkujdesjes dhe trajtimit tė tė sėmurėve ndonėse ra, ai nė shumė momente e rrethana vazhdoi tė jetė i njė rėndėsie tė veēantė, duke u kombinuar nė tė njėjtėn kohė edhe me trajtimin tani mė profesional shėndetėsor dhe social. Pėrkujdesi familjar tanimė jo vetėm pėr shkak tė traditės, por edhe pėr vetė faktin se pėrkujdesi spitalor dhe infrastuktura e spitaleve ishin nga mė tė ulėtat nė krahasim me pjesėt tjera tė federatės, si dhe pėr shkak tė paisjeve spitalore tė pakta (buxheti i ish-Krahinės sė Kosovės ishte shumė i vogėl), bėnė qė ai sėrish ta ketė vendin e tij.

            Pacientėve shpeshherė pėr shkak tė ushqimit tė dobėt nė spital, nga tė afėrmit e tyre iu dėrgohej ushqim, pemė ose pije, dhe shumė shpesh, me qė banjot nėpėr spitale nuk funksiononin, shumė tė sėmurė posa e mirrnin sadopak veten, pėr tė bėrė njė larje trupi shkonin nė shtėpitė e tyre . Edhe nė kėto rrethana nė klinikat e Kosovės janė trajtuar, kuptohet, nė mėnyrė konvencionale shumė nga sėmundjet e organeve tė brendshme dhe janė bėrė edhe operacione konvencionale.

            Sa i pėrket diagnostifikimit, deridiku u bėnė hapa pozitiv. Kėshtu pėr popullatėn shqiptare ishte asokohe njė senzacion i mirė bėrja e ekografisė me ultra zė dhe kateterizimi i zemrės, kurse pėr bėrjen e tomografisė sė kompjuterizuar pacientėt dėrgoheshin nėpėr qendra spitalore tė republikave tjera. Natyrisht vetėm ajo pjesė e vogėl e tė sėmurėve e cila ishte e privilegjuar nga strukturat politike e shtetėrore tė asaj kohe.

 

            PĖRKUJDESI DHE SHĖRIMI I TĖ SĖMURĖVE SHPIRTĖRORĖ-PSIKIK

 

            Qasja ndaj tė sėmurėve shpirtėrorė u ndryshua pėr tė mirė, sepse nė kuadėr tė klinikave qė u ndėrtuan nė Kosovė, nė Prishtinė u ndėrtua edhe njė klinikė neuropsikiatrike. Nė kuadėr tė pesė spitaleve tė pėrgjithshme, kishte edhe nga njė pavion psikiatrik, ndėrsa nėpėr dispanzere tė mjekėsisė sė punės kishte edhe ndonjė shėrbim psikologjik e pedagogjik. Nė kėto institucione tani punonin edhe mjekė psikiatėr, e ndonjė psikolog e pedagog shqiptar, gjė qė tė sėmurėve shpirtėrorė iu ofronte mundėsi mė tė mėdha pėr qasje, komunikim e shėrim. Kėshtu njė pjesė e konsiderueshme e tė sėmurėve me neuroza dhe psikoza tė ndryshme, pėr herė tė parė filloi tė trajtohet nga psikiatrit dhe psikologėt shqiptarė, kurse njė pjesė e vogėl e tyre qoftė pėr shkaqe materiale, shkallės sė ulėt tė arsimimit, ose edhe pėr shkak tė traditės dhe botėkuptimeve tė sė kaluarės, vazhdonte akoma me pėrkujdesin dhe shėrimin familjar.

            Ndonėse botėkuptimi i mėhershėm se sėmundja "vie nga lartė, nga zoti" pėr sėmundjet organike-trupore u zbeh mjaft, botėkuptimi i tillė sa i pėrket sėmundjeve shpirtėrore, po ashtu u zbeh, por mė pak. Kėshtu nė njėfarė mase edhe nė kėtė periudhė, trajtimet me rituale, me hajmali, ose edhe trajtimet nga "njerėzitė e mirė", megjithatė gjenin zbatim. Shikuar nė pėrgjithėsi shėrbimet psikiatrike, psikologjike dhe pedagogjike nė krahsim me tė kaluarėn, kur kėto pothuaj se nuk ekzistonin fare, tani kishin bėrė hapa pėrpara, por nė krahasim me pjesėt tjera tė federatės jugosllave ato qėndronin shumė prapa si nė rrafshin diagnostik ashtu edhe nė atė terapeutik.

            Vetė pėrkujdesi spitalor i tė sėmurėve psikik, tė cilėt edhe pėr shkak tė statusit social e politik tė ish-Krahinės sė Kosovės, nuk ishin tė pakėt, ishte nga mė tė ulėtit nė vend, prandaj njė pjesė e tė sėmurėve tė tillė trajtohej ende nė familje duke u bėrė barrė e saj dhe e rrethit ku jetonte.

 

(pjesė nga libri “Sistemi shėndetėsor i Kosovės")