.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Sistemi i suksesit (pjesa e parė)

Shkruan: Oskar SHELBAH

Pjesė nga libri “Sistemi i suksesit”

(pjesa e parė)

 

            QĖNDRIMI OPTIMIST ĖSHTĖ I DOMOSDOSHĖM NĖ JETĖ

 

         Pozitivisht mendohet kur njeriu nuk ankohet nė pengesat dhe nė pakėnaqėsitė, nėse nuk merr frymė pėr shkak tė tyre, siē vepron sot shumica e njerėzve, nėse frikėn nga sėmundja e dėbon nga zemra e vet dhe vetes i thotė vazhdimisht se ēdo gjė do tė bėhet mirė dhe se ēdo gjė qė dėshiron ta arrish - do tė plotėsohet domosdo.

    

 

            Rėndėsi tė madhe duhet kushtuar qėndrimit optimist nė jetė. Kjo ėshtė e nevojshme jo vetėm qė tė jemi pėrherė tė vullnetshėm, nė mėnyrė qė smira dhe pakėnaqėsia tė mposhten shpejt, por nė radhė tė parė qė t’u pėrgjigjemi ligjeve tė mendimeve. Mendimet, ē’ėshtė e drejta, janė shkaku kryesor i suksesit.

            Mendimet e mėdha, tė fuqishme, tė cilat e mbisundojnė ndjenjėn, bėjnė tė na drejtojnė dhe tė na udhėheqin, tė na cytin drejt ngadhėnjimit ose drejt shkatėrrimit.

            Mendimet kėtu e kanė kuptimin e pėrfytyrimeve, do tė thotė tė figurės shpirtėrore, qė krijohen qoftė me anė tė ndikimit tė jashtėm, qoftė me anė tė mendimit tonė. Ato mund tė krahasohen me qenie tė cilat pėrmes pėrkushtimit dhe kujdesit i ngjallim dhe tė cilat sipas qėllimit tė vet ndikojnė nė proceset shpirtėrore nė tru, me ē’rast ose i prishin ose i pėrparojnė.

            Vullneti kryesisht ėshtė sundimtar i atyre pėrfytyrimeve. Gjatė gjithė kohės qė ai vigjilon mbi tė nėnshtruarit e vet, pa lejen e tij nuk mund tė shfaqet asnjė pėrfytyrim. Ndėrkaq, nėse nuk vigjilon apo nėse me fuqinė e vet nuk bėn asgjė, atėherė lehtė mund tė ndodh e kundėrta.

            Ashtu siē kemi thėnė, pėrfytyrimi e udhėheq trupin dhe ndikon nė tė atėherė kur e sundon emocioni. Kur ndodh ky rast, vullneti privohet nga fuqia e vet dhe pėrfytyrimi, kur tė jetė fare i mundshėm, bėhet realitet. Ekzistojnė dy lloje pėrfytyrimesh: pozitive dhe negative. Derisa pozitivet krijojnė suksesin, lumturinė dhe shėndetin, negativet sjellin sėmundjen, pakėnaqėsinė, gabimet dhe dėshtimet.

 

            Kur mendohet, pra pozitivisht?

            Pozitivisht mendohet kur njeriu nuk ankohet nė pengesat dhe nė pakėnaqėsitė, nėse nuk merr frymė pėr shkak tė tyre, siē vepron sot shumica e njerėzve, nėse frikėn nga sėmundja e dėbon nga zemra e vet dhe vetes i thotė vazhdimisht se ēdo gjė do tė bėhet mirė dhe se ēdo gjė qė dėshiron ta arrish - do tė plotėsohet domosdo.

 

            E kur mendohet negativisht?

            Kur ēdo gabim merret si fillim i shkatėrrimit vetjak, kur vazhdimisht mendohet se vetėm tė tjerėt kanė suksese, kurse vetveten e konsideron vetėm si fatkeq, tė cilit ēdo gjė i vete mbrapsht, kur tėrė ditėn e lume nuk di tė punojė gjė tjetėr, pėrpos tė mendojė pėr dertet dhe dhembjet e veta.

            E kuptoni, pra, pse i jap kaq rėndėsi qėndrimit tė drejtė nė jetė?

            Secili ėshtė farkėtues i fatit tė vet; njeriu atė qė e mbjell, atė gjithsesi edhe do ta korrė.

            Po t’i kemi me bollėk pėrfytyrimet e shėndetit, do tė jemi tė shėndosh; po t’i kemi me bollėk pėrfytyrimet e fuqisė dhe tė guximit, mund tė jemi tė fuqishėm dhe tė guximshėm; po t’i kemi me bollėk pėrfytyrimet e vetėbesimit, do tė jemi tė arsyeshėm dhe tė qetė nė punėn tonė.

            E dini, pra, tashti pse kam thėnė se duhet t’i besoni madhėshtisė sonė? Sepse, vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė bėhemi tė mėdhenj.

 

 

            Ē’mendojmė tė bėhemi, tė tillė edhe do tė jemi, asgjė tjetėr!

 

            Nėse mendoni se kurrė nuk do tė arrijmė asgjė, atėherė vėrtet kurrė asgjė nuk do tė arrijmė; nėse megjithatė mendojmė se domosdo do tė krijojmė atė qė dėshirojmė, atė edhe do ta arrijmė me siguri.

            Prandaj tė krijojmė kushte shpirtėrore tė suksesit, tė mendojmė vetėm pozitivisht.

 

 

 

            Si tė bėheni fare pozitivė

 

            Pranoj se kjo ėshtė mė e lehtė tė thuhet sesa tė realizohet, sepse rėndom ndodh kėshtu: njeriu sa mė shumė tė pėrpiqet tė mendojė pozitivisht, atė me shumė e ndien kur shfaqen mendimet negative. Pse ndodh kėshtu? Fjala ėshtė mu pėr atė qė e kemi thėnė  mė parė: emocionet ka kohė qė ndodhen nė pushtetin e mendimeve negative, gjė qė bėn tė  shkatėrrojė ēdo pėrpjekje tė vullnetit rreth synimeve tė tij pėr tė pasur vetėm mendime pozitive.

 

             E si ndodh kjo?

            Fare e qartė se me anė tė edukimit pėrmes ndikimeve tė ndryshme sikundėr edhe me anė tė pėrvojės sė deritanishme jetėsore brenda njeriut janė zgjuar frika dhe brengosja. Natyra e njeriut bėn qė ai, mundėsisht, pėrpiqet t’i evitoj nga vetja tė gjitha pengesat dhe pakėnaqėsitė. Porse, nėse tashmė ka fituar pėrvojė tė keqe, atėherė ajo i mbetet e ngulitur nė kujtesė dhe pėr kėtė shkak mė vonė shfaqet shpesh frika nga pėrjetimi i tillė apo i ngjashėm me tė. E frika ėshtė bazė e pėrshtatshme pėr pėrfytyrimet negative.

            Ėshtė gjė qenėsore dhe karakteristik se pėrfytyrimet qė e sundojnė trupin nuk ėshtė e thėnė qė pėrherė tė arrijė nė vetėdije. Ato veprojnė dhe shpesh shfaqen, kurse njeriut as qė i shkon nė mendje se ato ekzistojnė fare. Po tė vėshtrojmė fushėn e veprimit tė tyre, do tė arrijmė deri te ndėrdija, ku kanė arritur pėrfytyrimet.

            Ndėrdija pėr tė cilėn kam folur shpeshherė ėshtė pjesė e unit tonė, i cili vepron fshehurazi, ekzistimi i tė cilit konstatohet me anė tė manifestimeve tė tij pėrmes trupit. Aty ndodhin tė gjitha proceset qė janė tė domosdoshme pėr realizimin e pėrfytyrimeve. Aty lindin tė gjitha nxitjet  e pavetėdijshme shpirtėrore dhe trupore. Aty ėshtė qendra e fuqisė qė rregullon funksionet e gjithmbarshme tė organizmit dhe qė e mban trupin gjallė. Dhe nėse ajo ndėrdije vepron nė mėnyrė fare tė pavarur, ajo nė pjesėn mė tė madhe i nėnshtrohet vetėdijes dhe nė rrethana tė caktuara vepron sipas vullnetit tė vet apo tė huaj; nė tė, pra, mund tė bėhet ndikim nė veprimin e saj. E mjet i kėtij veprimi janė pėrfytyrimet e pėrmendura tė cilat nė ndėrdije mund tė arrijnė me pajtimin apo pa pajtimin tonė.

            Tashmė siē e dini pėrfytyrimet krijohen me anė tė mendimeve ose me anė tė ndikimit tė jashtėm. Nė rastin  e parė pėrfytyrimet janė kryesisht figura tė kujtesės dhe jo aq tė rėndėsishme. Vetėm atėherė kur tė mbahen nė vetėdije me vėmendje dhe kur ta kenė bėrė pėr vete ndjesinė ato depėrtojnė nė ndėrdije, kėtė herė me pajtimin tonė. Me kėtė rast ėshtė e rėndėsishme qė pėrfytyrimet e nxitura me anė tė mendimit rėndom zhduken vetvetiu, porse nė raste tė jashtėzakonshme ndodh qė qėllimisht, pėrmes koncetrimit, tė shkaktohen nė  vetėdije.

            Nėse pėrfytyrimet krijohen me anė tė ndikimit tė jashtėm, kjo gjė ndodh pėrmes veprimit shqisor (tė parit, tė dėgjuarit, etj.). Kur ndodh kjo dhe kur ekziston vullneti, atėherė pėrfytyrimet fare lehtė do tė shfaqen nė vetėdije, duke supozuar se nuk ėshtė fjala pėr pėrfytyrime tė tilla tė cilat kaherė kanė mbisunduar ndjenjat, para se tė jenė nxitur nga veprimi shqisor. Atėherė, kuptohet, me anė tė vullnetit vėshtirė tė bėhet punė me to.

            Nėse vullneti nuk merr kurrfarė qėndrimi negativ ndaj pėrfytyrimeve qė janė shkaktuar me anė tė ndikimit tė jashtėm, atėherė ato, meqė nuk hasin nė kurrfarė pengesash, menjėherė shkojnė nė ndėrdije, nė mėnyrė qė aty, nėse janė tė fortė sa duhet, tė zhvillojnė veprimin e tyre. Me kėtė rast kemi tė bėjmė me sugjestionin (ndikimin). Ndikimi i ndėrdijes bėhet me kėtė rast edhe pa pėlqimin tonė, duke pėrjashtuar, kuptohet, sugjestionin e vetėdijshėm.

            Shembulli (modeli) edhe kėtu ėshtė mėsuesi mė i mirė. Ta themi kėtė figurativisht: kėto shqyrtimet e fundit i kemi bėrė me anė tė  konstatimit se mendimi pozitiv ėshtė i pamundshėm, apo tė paktėn tepėr i vėshtirė, nėse pėrfytyrimet negative dominojnė, sado qė tė bėjė pėrpjekje vullneti.  Si shkak kryesor theksohet frika, tė cilėn pėrfytyrimit negativ ia ofron pushteti mbi trupin. Qė tė jem mė i qartė do t’ju pėrkujtoj edhe njė herė se secili pėrfytyrim ėshtė i fortė dhe qė gjendet nė kufijtė e sė mundshmes, bėn tė realizohet, do tė thotė me anė tė vetėdijes ia detyron organizmit vullnetin e vet. Ai vullnet i pėrfytyrimit e bėn trupin  e tillė ēfarė vetė pėrfytyrimi kushtėzohet shpirtėrisht, qoftė ai pozitiv, qoftė ai negativ. Nėse, ta zėmė, pėrmbajtja e pėrfytyrimit pėrmban shtangimin e dorės, ta marrim vetėm kėtė  rast i cili ėshtė fare i kuptueshėm, atėherė ky shtangim dore edhe do tė ndodhė, do tė thotė ai tė cilin e mbisundon pėrfytyrimi i tillė, nuk do tė mund tė bėjė me dorė kurrfarė lėvizjesh.

            Kurdoherė qė tė jetė fjala pėr dukuritė thjeshtė nervoziste, kjo gjė kuptohet lehtė, porse edhe dukuritė organike mund tė shkaktohen me anė tė pėrfytyrimeve, siē do ta shihni kėtė mė vonė.

 

            Nė vazhdimin tjetėr, ndėr tė tjera, do tė lexoni:

 

            Si lindin pengesat shpirtėrore;

            Ndjenja mė e fortė se vullneti;

            Vėmendja u jep shpirt mendimeve;

            Autosugjestioni i  vetėdijshėm  etj.