Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Si ta ruajmė vitalitetin tonė pėrmes dietės

Shkruan: Qazim VESELI

        SI TA RUAJMĖ VITALITETIN TONĖ PĖRMES DIETĖS

      Me metoda shkencore ėshtė vėrtetuar se forma fizike - vitaliteti i njeriut mund tė arrihet vetėm atėherė kur organizmi ballafaqohet me ngarkime fizike mė tė mėdha se nė gjendje normale. Ky ėshtė princip themelor i stėrvitjeve sportive. Ky princip vlen edhe pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė ngrisin shėndetin dhe aftėsitė e tyre pėr punė dhe jetė normale.

           

 

            Nocioni dietė rrjedh nga greqishtja qė nėnkupton mjekim pėrmes rregullit nė tė ngrėnė e nė tė pirė, qė i caktohet dikujt nga mjeku. Sot ajo mori kuptim mė tė gjerė dhe nėnkupton mirėmbajtjen e organizmit, ruajtjen e vitalitetit dhe eliminimin e peshės sė tepėrt trupore.

            Koha nė tė cilėn jetojmė ėshtė shumė dinamike - kohė e mekanizmit, e automatizmit, e fluturimeve interplanetare, e hulumtimeve nukleare, e zhvillimit tė bujqėsisė e tė industrisė, e zhvillimit tė standardit e tė tjera, gjė qė lėnė gjurmė nė jetėn psikofizike tė njeriut.

            Nė ambientet e mekanizuara lėvizja e njeriut ėshtė nė minimum, ndėrsa sistemi kardiovaskular, respirator e lokomotorik u nėnshtrohet rreziqeve qė rrjedhin nga moslėvizshmėria. Pėr shkak tė moslėvizshmėrisė lindin shumė pasoja negative, si: atrofimi i muskujve (rritja e peshės sė trupit dhe fitimi i masės dhjamore), humbja e kondicionit dhe dobėsimi i organeve kardiovaskulare e respiratore.

            Pėr nevojat e metabolizmit brenda 24 orėve, njeriut i nevojiten 40 kalori pėr ēdo kg peshė tė trupit. Kjo do tė thotė individit me peshė prej 70 kg, pėr ta ruajtur peshėn vitale  tė trupit, i duhen patjetėr tė marrė 70X40=2800 kalori. Mirėpo, nėse punojmė punė fizike, atėherė numrin e kalorive, qė e marrim gjatė ditės, duhet ta rrisim pėr 100-150 kalori, varėsisht nga intensiteti i punės.

            Mosnjohja e kėtyre qė cekėm mė lartė, nė njėrėn anė, dhe e ushqimit me bollėk qė kemi, nė anėn tjetėr, ka bėrė qė ēdo ditė e mė shumė tė rritet numri i njerėzve me peshė tė rėndė, numri i barkmėdhenjve fiziologjikė.

            Sot, shkaktarė kryesorė tė rritjes sė peshės sė trupi janė, nė radhė tė parė, moslėvizshmėria, pastaj marrja me bollėk e ushqimit, e sidomos e ushqimit me kalori tė zbrazta, kalori tė vobekta me proteina. Kėto kalori tė zbrazta ndikojnė nė grumbullimin e indit dhjamor. Nė muskuj nuk mbetet asgjė tjetėr, pėrveē dhjamit e ujit. Kėso lloj kalorish, nė radhė te parė ka nė ėmbėlsira, nė tė gjitha drithėrat, nė makarona dhe nė tė gjitha prodhimet qė pėrgatiten prej  miellit tė bardhė dhe sheqerit. Pėrkundėr kėtyre gjėrave ushqimore nevojiten, mishi i freskėt, peshqit, suxhuku, vezė, qumėshti dhe prodhime tė qumėshtit, patate, oriz, arra, lajthi, ananas, banane, si dhe gjėra tė tjera ushqimore, tė pasura me proteina, vitamina dhe kripėra minerale.

            Element tjetėr me rėndėsi pėr mbajtjen e vitalitetit ėshtė numri i racioneve qė marrim gjatė ditės. Nėse dėshirojmė tė konsumojmė ushqim nė mėnyrė racionale, shkencėrisht tė vėrtetuar, atėherė nuk duhet t’i kemi vetėm tri racione nė ditė, por pesė mė tė vogla.

            Me metoda shkencore ėshtė vėrtetuar se forma fizike - vitaliteti i njeriut mund tė arrihet vetėm atėherė kur organizmi ballafaqohet me ngarkime fizike mė tė mėdha se nė gjendje normale. Ky ėshtė princip themelor i stėrvitjeve sportive. Ky princip vlen edhe pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė ngrisin shėndetin dhe aftėsitė e tyre pėr punė dhe jetė normale.

 

 

            Gjetja e metodės se si tė ushtrohet, me cilat ushqime tė fillojmė, ėshtė punė e lehtė. Gjatė javės duhet tė planifikojmė lojėra tė ndryshme nė natyrė, not, lundrim, peshkim, gjueti e tė tjera.

            Njė ndėr mjetet mė tė mira pėr zvogėlimin  e peshės, pėrmirėsimin e punės sė zemrės, mushkėrive dhe tė organeve tė tjera tė brendshme ėshtė vrapimi nė natyrė, nė ajėr tė pastėr e tė freskėt. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se duhet vrapuar pandėrprerė me shpejtėsi tė njėjtė dhe vetėm nė rrafsh. I kombinojmė vrapimet e shpejta dhe tė ngadalshme, nė shtigje tė shkurtra dhe tė gjata. Pushimin e shfrytėzojmė duke ecur me frymėmarrje tė thellė. Marrim frymė thellė dhe me ritėm. Me rėndėsi ėshtė qė nė fillim tė mos provojmė qėndrueshmėrinė, mjafton tė ushtrojmė 12 minuta. P. sh.: vrapojmė 200 metra, kurse 200 metrat e ardhshme ecim, pastaj pėrsėri vrapojmė 200 metra e kėshtu me radhė. Mė vonė kur tė fitojmė kondicion tė duhur, i rrisim minutat dhe kilometrat. Ėshtė shumė me rėndėsi qė vrapimet t’i kombinojmė me ushtrime tė ndryshme, qė i forcojnė muskujt. P.sh.: kėrcejmė sa mė lartė pėr tė prekur degėt e lisave me duar, kaēuba apo tejkalojmė pėrroska tė ndryshme.

            Luhatemi nėpėr degė, kėrcejmė me dy kėmbė (pup) para dhe prapa, hedhim gurė tė vegjėl e tė mėdhenj prej kraharorit, ngrisim degė tė rėnda nėpėr pyll e tė tjera.

            Nėse veprojmė kėshtu do tė shohim se suksesi nuk do tė mungoj, ngase ushtrimet trupore nė fazėn evolutive (rritjes) dhe tė zhvillimit tė trupit, e sidomos nė fazėn involutive (fazėn kur fillojnė tė realizohen gradualisht aftėsitė funksionale tė organizmit nė tėrėsi) mund tė kemi efekte shumė tė rėndėsishme pėr pengimin e sėmundjeve tė civilizimit modern, si: mosshtimin e peshės sė tepėrt trupore, procesit tė atrofimit tė muskujve dhe tė zvogėlimit tė funksioneve tė organeve nė veēanti dhe organizmit nė tėrėsi. Kontributi i kėtyre ushtrimeve shumė mirė mund tė shihet nė treguesit financiarė, p.sh.: vjen deri te pėrmirėsimi i shėndetit nė tėrėsi, qė do tė thotė se zvogėlohen korrigjimet pėr mjekim, njeriu i tillė do tė punojė, nuk do tė ketė nevojė pėr pushim mjekėsor. Nga ana tjetėr nė prodhimtari do tė rritet kualiteti dhe kuantiteti. Krahas me kėto, shumė pozitivisht do tė ndikojė nė pengimin e alkoolizmit, delikuencės, kriminalitetit, si dhe ēdo lloji tjetėr antisocial, antihuman, dhe njeriu i kėtillė do tė jetė shumė mė i dobishėm pėr shoqėrinė.

 

            (Autori ėshtė profesor i edukatės fizike)