Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - SI TĖ PĖRBALLEMI ME PROBLEMET TONA?

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Valter VEGO

www.mnvr.org

      

SI TĖ PĖRBALLEMI ME PROBLEMET TONA?

 

            Nuk ke shumė kohė a shumė energji pėr tė ikur. Me njė jetė kaq tė shkurtėr, me njė fuqi kaq tė vogėl, ėshtė idiotėsi tė biesh nė trishtim, nė zemėrim, nė urrejtje, nė zili. Pėrdore energjinė tėnde pėr tė dashur, pėr tė krijuar, pėrdore pėr miqėsinė, pėr meditimin; bėj diēka me kėtė energji nė mėnyrė qė tė tė ēojė mė lart.

 

 

            Kur flisje pėr mėnyrėn se si mjeshtra tė ndryshėm budistė i kanė shtuar njė shije personale mėsimeve tė Budės, nisa tė pyes veten nėse do tė jetė dikush tjetėr qė do t'i shtojė vizionit tėnd shijen e vet personale. Duket gati e pamundur t'i shtosh diēka tė re njė vizioni qė pėrmban pothuaj gjithēka qė mund tė gjendet mbi tokė.

 

            Duket gati e pamundur, por kurrė e ardhmja nuk mund tė parashikohet. E ardhmja mbetet e hapur. Ajo qė sot duket e pakonceptueshme, nesėr mund tė bėhet e mundur. Nuk arrihet kurrė nė pikėn kur e ardhmja mund tė konsiderohet e mbyllur. Kjo ėshtė domethėnia e ndėrlikuar e njė ekzistence tė pėrjetshme. Do tė jetė shumė e vėshtirė, sepse unė nuk jam i kufizuar nė njė rrugė tė veēantė, nė kėndvėshtrimin filozofik. Jam mjaft i gjėrė pėr tė patur kundėrthėnie, dhe kam bashkuar nė vizionin tim pėr jetėn gjithēka ka ndodhur mbi tokė sa i pėrket evolucionit tė vetėdijes.

            Kėshtu, nėse sheh mbrapa, tė gjithė do tė duken pak mė tė varfėr; deri edhe ata mė tė mėdhenjtė dhe mė tė fuqishmit do tė tė duken tė kufizuar. Por je duke parė nė tė kaluarėn e jo nė tė ardhmen qė ėshtė krejtėsisht e paparashikueshme. Do vazhdojnė tė ndodhin gjėra, dhe do shtohen gjėra tė reja. Unė nuk jam njė stacion i fundėm; jam i ngjashėm me lumin, qė vazhdon tė rrjedhė, duke ftuar ēdo lum tjetėr tė bashkohet me tė. Gjithēka ēfarė ju kam dhėnė do tė mbetet e paprishur, por do tė pasurohet gjithnjė nga zhvillimi i ardhshėm i njeriut, sepse ėshtė njė fenomen i  hapur. Nuk jam profeti i fundit, apo mesi i ndonjė tradite. Unė jam njė fillim, jo fundi, i njė pikėpamjeje pėr jetėn dhe problemet e saj krejtėsisht tė reja, qė fton ēdolloj gjėje, tė konceptueshme apo jo, tė jetė e ftuara ime. Kėshtuqė ke tė drejtė. Duket shume e vėshtirė, por ekzistenca ėshtė kaq e gjėrė dhe mundėsitė janė tė pafundme, pra nuk mund tė thuhet qė ka ardhur ēasti tė ndalojmė. Nuk do tė vijė kurrė, nuk ka pika e as presje. Jeta nuk njeh pika dhe prejse; shkon pėrpara, gjithnjė e mė pėrpara, dhe do tė vazhdojnė tė shtohen gjėra qė as nuk i njohim. Dhe kėshtu ėshtė mirė. Dua tė them po ju jap diēka tė gjallė, qė do vazhdojė tė rritet, do tė ketė rritjen e vet edhe pėrtej nesh. Nuk po ju jap njė gjė tė vdekur, sipas traditave tė vjetra. Ja pse kristianėt kanė kaq shumė frikė qė shkenca mund tė zbulojė ndonjė gjė tjetėr qė kundėrshton Biblėn. Myslimanėt ka shumė frikė nėse dikush thotė gjėra qė kundėrshtojnė Kuranin. Por kėta janė nė fakt armiqtė e progresit, armiqtė e jetės. Unė nuk jam kėshtu. Jam vetėm njė mik, njė fillim i pėrulur, njė realitet i gjallė nė tė cilin ēdo ditė vijnė gjėra tė reja, ekstaza tė reja, hapėsira tė reja; jam i aftė t'i pėrfshij tė gjitha pa patur frikė nga progresi. Nėse njė gjė nuk shkon, unė jam gjithnjė i gatshėm ta lė tė lirė, dhe tė jem gjithnjė nė anėn e sė vėrtetės. Ka dy lloje njerėzish: Njė lloj janė ata qė duan qė e vėrteta tė jetė gjithnjė nė anėn e tyre: egoistėt, arrogantėt. Kurse lloji tjerė qė duan gjithnjė tė jenė nė anėn e sė vėrtetės, me ēdo ēmim; se mund tė humbin diēka, janė gati, por nuk munden tė mos jenė nė anėn e sė vėrtetės. Kėta janė tė pėrulurit, kėta janė shenjtorėt e vėrtetė mbi tokė, dhe si kėta kanė ekzistuar shumė pak.

 

            Mė fol pak pėr takimin e burrit tė “brendshėm” mė gruan e “brendshme”, a ėshtė e mundur kjo gjė nė kėtė botė, dhe nėse ėshtė e mundur si mund tė arrihet?

 

            Burri dhe gruaja e “brendshme” nuk arrihet nėse nuk arritur majėn mė tė lartė; nėse nuk arrin tek mbivetėdija kozmike nuk e dallon, vetėm nė atė lartėsi, dualitetet takohen dhe mund tė provosh eksperiencėn orgazmike tė takimit. Pak nga pak bėhesh i vetėdijshėm pėr dy polet tė kundėrta qė lėvizin sė bashku nė harmoni, si nė njė vallėzim, por kjo nuk ėshtė njė gjė qė e sheh nė rrugė, por vetėm nė fund tė udhėtimit.

 

            Tė kėrkoj cilėsinė time kryesore duket njė teknikė e mirė. Ėshtė sikur unė tė kem pranuar gjithmonė se ka disa “gjėra tė shpifura” nė dollapin tim, dhe nė ēaste tė caktuara marr vrull pėr t'i eliminuar apo pėr tė vėzhguar me vetėdije maksimale njėrėn prej tyre. Nė 48 orėt e fundit, nė pėrpjekjen time pėr t'i individualizuar me saktėsi, zbulova se hapja e dollapit dhe pėrdorimi i fenerit nė brendėsi do tė thotė nė vetvete, t'i kthej ato nė skelete tė pafuqishme. Sigurisht duke i krahasuar kėto skelete me probleme, nė vėnd qė vetėm t'i vėzhgoj, nga konkrete si diēka qė nuk ėshtė e gjallė. Osho, ėshtė iluzion apo ėshtė kaq e lehtė?

 

 

            Shumė nga problemet tona janė akoma tė tilla sepse ne nuk i kemi vėzhguar kurrė, nuk i kemi fokusuar kurrė sytė tonė mbi to pėr tė krijuar njė ide se ēfarė kėto probleme janė. Ėshtė si tė tregosh njė histori. Ishte natė me hėnė tė plotė dhe njė hajdut kishte vjedhur njė sasi tė madhe florinjsh. Natyrisht kishte frikė. Vraponte, papritur ndjeu hapa prapa tij. Ndodh gjithnjė; nėse vrapon nė errėsirė, dėgjon hapat e tu dhe tė duket sikur dikush po tė ndjek. Kur hajduti pa mbrapa, shikoi nė fakt vėrtetė dikė qė e ndiqte: ishte hija e tij. Por ai nuk ishte nė gjendje tė kuptonte pėr ēfarė bėhej fjalė. Problemi i tij ishte ai tė ikurit nga ndjekėsi. Kėshtuqė hajduti vrapon edhe mė shpejt, por vuri re qė edhe ndjekėsi vraponte edhe ai mė shpejt. Duke parė mbrapa qė ai ishte fill pas tij. I shkreti ishte i lodhur, i lodhur pėr vdekje, dhe pėr mė tepėr nuk ishte ēliruar nga hija. I shkatėrruar u hodh nė njė hije peme ku nuk binte drita e hėnės dhe kontrolloi rrethe rrotull duke kėrkuar ku shkoi ndjekėsi: njė ēast mė parė ishte shumė afėr, pikėrisht pas tij. Mori zemėr, pa rrotull, pa arritur ta shihte; por mė pas doli nga hija e pemės dhe ndjekėsi ishte pėrsėri pas tij. Por kėtė here nuk mund tė gėnjehej mė, u kthye dhe e pa. Nuk kishte asnjeri ishte hija e tij. Shumė nga problemet tona – ndoshta pjesa mė e madhe – ekzistojnė sepse nuk i kemi parė kurrė nė fytyrė, nuk i kemi pėrballur kurrė; por t'i shmangėsh do tė thotė t'i kesh frikė dhe t'i japėsh atyre energji, sepse do tė thotė si i ke pranuar si probleme. Pranimi qė ti i bėn njė problemi ėshtė vetė ekzistenca e tij. Jashtė vėmendjes tėnde problemet nuk ekzistojnė. Kėshtu nėse hap dollapin tėnd dhe me fener sheh skelete, do tė zbulosh se janė tė vdekur. Skeletet janė tė palėvizshėm, por tė gjithė kanė frikė prej tyre. Ėshtė njė gjė shumė e ēuditshme. Nuk ke frikė nga tė gjallėt qė mund tė tė dėmtojnė, munden deri edhe tė vrasin – dhe tė gjithė kanė nė brėndėsi tė trupit njė skelet – dhe janė gjallė gjithsesi. Ėshtė njė gjė shumė e ēuditshme. Por nėse njė ditė papritur gjendesh pėrballė njė skeleti tė mjerė pajetė, ndjehesh i terrorizuar. Ēfarė mund tė tė bėjė njė skelet? Ėshtė mė mirė t'i lėsh gjėrat tė shkojnė. Nė fakt ti nė fillim i fsheh, dhe rri hipokrit – nuk je i nxehur, nuk urren njeri, nuk bėn as kėtė as atė; por e gjithė kjo akumulohet nė brendėsi. Janė tė gjitha gjėra tė vdekura, nuk kanė energji tė tyren, vetėm po ua dhe ti vetė. Ti je burimi i energjisė. Gjithēka qė ndodh nė jetė ka nevojė pėr energji. Nėse ndėrpret njė burim energjie… me fjalė tė tjera ėshtė ajo qė e quaj identifikim; nėse nuk identifikohesh me diēka, ajo diēka vdes mėnjėherė, sepse nuk ka energji tė vetėn.

 

            Tė mos identifikohesh me problemin ėshtė pamja tjetėr e tė vėzhguarit?

 

            Vlerėso bukurinė e tė vėzhguarit dhe aftėsinė e madhe tė saj pėr tė transformuar. Vėzhgo ēdo gjė, dhe do tė shohėsh menjėhėrė se nuk ka asgjė ėshtė thjesht njė skelet pa jetė qė nuk mund tė tė bėjė keq. Por ti i jep energji, projekton energji mbi tė. Nė kėtė pikė njė skelet qė nuk mund tė tė bėnte asgjė, tani mund edhe tė tė vrasė, mund tė provokojnė njė atak nė zemėr; fillo t'i shmangesh dhe i ke dhėnė jetė, i ke dhėnė forcė. Jepi jetė gjėrave tė bukura. Mos ia dhuro jetėn gjerave tė tmerrshme. Nuk ke shumė kohė a shumė energji pėr tė ikur. Me njė jetė kaq tė shkurtėr, me njė fuqi kaq tė vogėl, ėshtė idiotėsi tė biesh nė trishtim, nė zemėrim, nė urrejtje, nė zili. Pėrdore energjinė tėnde pėr tė dashur, pėr tė krijuar, pėrdore pėr miqėsinė, pėr meditimin; bėj diēka me kėtė energji nė mėnyrė qė tė tė ēojė mė lart. Sa mė lart tė shkosh, aq mė shumė burime energjie tė hapen. Nė hapėsirėn e vetėdijes, je i ngjashėm me njė zot. Por ne nuk lejojmė qė kjo tė ndodhė. Biem poshtė, nė hapėsira gjithnjė e mė tė errėta, ku bėhemi gati “tė vdekur qė marrin frymė”. Gjithēka ėshtė nė dorėn tonė.

 

            Pak kohė mė parė kam kuptuar se nuk reagoj ndaj situatave por ndaj personave, kėshtu nėse dikush qė mė pėlqen bėn diēka, kjo nuk mė shqetėson, por nėse dikush qė nuk mė pėlqen bėn tė njėjtėn gjė, mendoj: ”Sa gjė tė shėmtuar bėri”. Nė nivel intelektual kam kuptuar arsyen pse disa njerėz nuk pėlqejnė, ėshtė se reflektojnė disa cilėsi nga unė tė cilat do doja t'i injoroja. Shpresoja qė ngadalė do arrija ta pranoja kėtė fakt tė pakėndshėm nė thellėsi, dhe qė gjykimet e mia do tė ishin zhdukur si pėr mrekulli pa patur nevojė ta pėrballja atė qė ėshtė e pakėndshme brėnda meje. Fatkeqėsisht deri tani nuk ka ndodhur. Vazhdoj tė reagoj ndaj disa personave, dhe nganjėherė gjej vėshtirėsi deri edhe tė kujtohem qė ta ēoj energjinė time drejt vėzhgimit dhe drejt gjykimit. Jam kėnaqur duke thėnė: ”Nuk mund tė bėj asgjė, ec pėrpara pėr tė vėzhguar”, por duke parė qė vėzhgimi im ėshtė kaq i dobėt dhe po shpenzoj shumė kohė pėr tė, pyes veten nė mund tė mė sugjerosh ndonjė hile qė mund tė mė ndihmojė?

 

            Nuk ka hile, e as kurthe sepse tė vėzhguarit ėshtė rruga mė e shkurtėr pėr ndriēimin. Kėshtuqė ēėshtja e hileve nuk ndihmon aspak. Asnjė hile nuk mund tė tė ndihmojė. Hilet shkojnė nėse je duke laujtur me letra, por nuk mund tė bėsh hile me ekzistencėn, nuk mund tė bėsh hile me jetėn. Nėse ti do njė rrugė mė tė gjatė, mund ta gjejmė; sepse ėshtė e mundur tė tė tregoj gjėra jo thelbėsore, ose si tė thaush tė kota, dhe kėshtu rruga ėshtė mė e gjatė. Religjionet kanė bėrė pikėrisht kėtė. E kanė bėrė rrugėn shumė tė gjatė, nė mėnyrė qė tė mos kesh mundėsi tė arrish brenda njė jete: sepse do duheshim shumė jetė. Ishte njė strategji e klerikėve pa principe pėr tė gėnjyer njerėzit, sepse nėse thua se mund tė mbėrrihet nė kėtė ēast, atėherė lind pyetja: E pse nuk ke mbėrritur akoma: ndoshta nuk do, ndoshta do tė presėsh edhe pak, apo do tė mbarosh mė parė diēka tjetėr, apo mendon se ndriēimi ėshtė gjėja e fundit e jetės nė radhėn e rėndėsisė. Dhe i gjithė mundi yt shkon pėr tė bėrė gjėra banale dhe tė zakonshme tė jetės. Mund tė ketė nga ata qė e provojnė dhe nuk munden ta mbėrrijnė. Atėherė kleriku ėshtė nė bela, sepse edhe ai ėshtė po aq larg sa ata. Me qenė klerik pėr tė ėshtė vetėm profesion, nuk ėshtė sikur tė ishte njė kėrkimtar. Dhe ti mund tė filloje ta pyesje: “pse nuk ndodh?” Dhe ai nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrgjigjej sepse edhe ai nuk e di ēfarė ėshtė, ēfarė e pengon dhe ēfarė e ndihmon. Dhe gjėja mė e thjeshtė pėr tė ėshtė tė thotė: Ėshtė njė rrugė shumė e gjatė. Do tė ndodhė pas shumė jetėsh, kėshtuqė mos u ngut, nuk ėshtė diēka qė mund ta kesh tani. Vazhdo tė punosh dhe tė lutesh; kur tė jetė koha e duhur, do tė ndodhė”. Kjo ishte njė shpjegim i klerikut pėr tu mbrojtur. Tė vėzhgosh ėshtė rruga mė e shkurtėr. Pėr tė mbėrritur nuk duhen shumė jetė. Nuk varet nga koha, por mė shumė nga intensiteti i dėshirimit, nga etja jote; kur ke etje pėr tė vėrtetėn – si tė ishte ēėshtje pėr jetė a vdekje – vendos tė gjitha energjitė e tua nė kėtė ēast, dhe porta do tė tė hapet patjetėr. Dhe kujtohuni tė mos bėni kurrė hile nėse ke tė bėsh me realitetin, sepse kėshtu nuk do tė arrish kurrė askund.

 

            E vėrteta e thjeshtė ėshtė se tė vėzhgosh ėshtė rruga mė e shkurtėr; nuk mund tė bėhet edhe mė e shkurtėr?

 

            Tė vėzhgosh ėshtė ajo qė pritet prej teje… mundohu tė kuptosh, nė tė vėrtetė nuk pritet asgjė. Ndėrkohė ti po i vėzhgon gjėrat, e di ēfarė do tė thotė tė vėzhgosh. Sheh njė ndeshje futbolli, sheh TV, sheh njė film. E di ndėrkohė ēfarė do tė thotė tė shohėsh, nuk ka nevojė ta thuash: e njėjta gjė aplikohet tek ajo ēfarė sheh nė ekranin e mendjes tėnde. Mbyll sytė dhe lėr qė mendja jote tė funksionojė si ekrani i njė kinemaje apo televizioni; ēdo gjė qė kalon nė mendje, ti mbetesh njė vėzhgues, nuk bėn asgjė, as nuk gjykon. Kjo ėshtė mrekullia e vetme qė njoh: ndėrsa vėzhgimi yt bėhet gjithnjė e mė i qėndrueshėm, ekrani boshatiset. Nė pak kohė tė do jetė vėzhguesi por nuk do tė ketė asgjė pėr tu vėzhguar, ekrani do tė jetė krejt bosh. Dhe kur vėzhguesi lihet krejt i vetėm, nis e vėzhgon vetveten, sepse kjo ėshtė natyra e tij: tė vėzhgojė. Dhe tė vėzhgosh vetveten ėshtė gjėja mė e madhe qė mund tė ndodhė nė jetėn e dikujt. Gjithēka tjetėr ndodh falė kėsaj: ekstaza, heshtja, paqja, dhe sė fundi vjen tė shkuarit deri pėrtej kėtyre pėrvojave dhe tė qėndruarit nė esencėn e pastėr tė vetes. Kush ka mbėrritur kėtė esencė tė pastėr ka realizuar atė qė ėshtė misioni i jetės njerėzore.

 

            Marrė nga libri i Osho Rajneesh: “Transmetimi i Llambės”, Kapitulli 23