Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

tema tė tjera 3 - SI U RIZBULUA ZEROJA MĖ E VJETĖR NĖ HISTORI

www.gazeta-shqip.com

SI U RIZBULUA ZEROJA MĖ E VJETĖR NĖ HISTORI

 

 

Sistemi ynė ka pėr bazė dhjetė numra dhe ėshtė i dobishėm prej faktit se ai pėrmban nė brendėsi numrin zero. Nė kėtė kėndvėshtrim, zero nuk ėshtė thjesht njė koncept i asgjėsė, por ėshtė gjithashtu edhe plotėsues i njė vendi.

 

Nėse ka njė arsye pėrse sistemi ynė numerik ėshtė mė i miri, kjo arsye ėshtė shifra zero.

Matematikisht, sistemi greko-romak-etrusk ėshtė njė sistem numrash qė pėrsėriten pafundėsisht nė mėnyrė tė paefektshme dhe tė pavolitshme.

Pėr tė shkruar numrin 3333, qė ne e shkruajmė duke pėrsėritur katėr herė treshin, njė romaku do t’i duhej tė shkruante MMMCCCXXXIII tri herė. Edhe pse njė sistem shumė voluminoz, kjo mėnyrė romake, me origjinė tė lashtė greke dhe etruske e tė shkruarit tė numrave mbeti nė fuqi nė Europė deri nė shekullin e 13.

Sistemi ynė ka pėr bazė dhjetė numra dhe ėshtė i dobishėm prej faktit se ai pėrmban nė brendėsi numrin zero. Nė kėtė kėndvėshtrim, zero nuk ėshtė thjesht njė koncept i asgjėsė, por ėshtė gjithashtu edhe plotėsues i njė vendi.

Kėshtu, zero ėshtė njė numėr qė ne e vėmė nė njė pozicion tė caktuar, pėr tė treguar se kjo shifėr dhjetore ose njėshe nuk pėrmban asnjė njėsi. Pėr shembull, numri 40 nėnkupton se pėrbėhet prej katėr dhjetėsheve dhe prej asnjė njėsheje, ose numri 405 tregon se kemi katėr qindėshe, asnjė dhjetėshe dhe 5 njėshe.

Babilonasit e lashtė pėrdornin njė sistem numerik me 60 numra nė total, pa e pėrfshirė zeron. Pra, rreth 4000 vjet mė parė, njerėzit nė Babiloninė e lashtė e kuptuan se sistemet numerike bėheshin mė tė dobishme, kur pėrdoreshin numra nė cikėl rrethor. Nė sistemin e tyre 60 ishte siē ėshtė 100 pėr ne.

Por, ajo qė babilonasit nuk kuptuan, ishte fakti sesa i rėndėsishėm ėshtė numri zero si njė “mbajtės vendi” kur nuk kemi asnjė shifėr pėrcaktuese. Superioriteti i sistemit tonė numerik ėshtė i qartė, krahasuar me babilonasit, por edhe me sistemin shkronjor greko-romak-etrusk. Zeroja ishte shpikja e madhe, qė e ktheu sistemin tonė nė mjaft tė dobishėm dhe shumė mė lehtėsues.

Pas publikimit nė vitin 1202 nė Europė, te “Libri i Abacus” i Fibonacci, sistemi ynė u bė mjaft i njohur dhe u pėrhap me shpejtėsi. Mesa duket Fibonacci e mėsoi sistemin 10-shifror nga tregtarėt arabė, me tė cilėt bėnte tregti i ati, pėr kėtė arsye ne shpesh e quajmė sistemin e sotėm arabik.

 

 

A.D. Aczel

 

Zeroja origjinale

 

Cili ishte ai qė e shpiku zeron, qė i dha aq shumė fuqi sistemit tonė numerik? Nuk ėshtė e ditur se kush ėshtė shpikėsi me saktėsi, por ajo ēka dihet, ėshtė se zero ėshtė njė shpikje lindore. Zeroja mė e vjetėr nė Indi, me njė datė tė konfirmuar, ėshtė e mesit tė shekullit tė nėntė dhe ėshtė zbuluar nė tempullin “Chatur-bujha” nė qytetin e Gualiorit.
Nė vitin 1930, njė zero qė datonte prej vitit 683 pas Krishtit, u zbulua nė Kamboxhia. Qyteti me njė lashtėsi tė madhe lejoi njė kėrkues francez, me emrin Georges Coedes, tė provonte origjinėn lindore tė zeros.

Nga ana tjetėr, teksa origjina e zeros sė shekullit tė nėntė, qyteti i Gualiorit, kishte mundėsi tregtie tė shumtė me arabėt, zeroja e zbuluar nė Kamboxhia nė 683-in na jep njė version tjetėr. Ajo vjen nga njė vend qė ėshtė mė shumė nė lindje sesa India.

Kėto prova e bėjnė mė pak tė besueshme teorinė se zeroja ėshtė shpikur nė Arabi apo Europė e mė pas ėshtė transportuar nėpėrmjet tregtarėve. Ndonėse ėshtė besuar kėshtu deri nė fillim tė shekullit tė 20, e vėrteta vjen me njė tjetėr teori.

Zeroja kamboxhiane ėshtė qartėsisht njė shpikje lindore. Por kjo zero u zhduk gjatė regjimit tė Khmer Rouge nė Kamboxhia dhe askush nuk e dinte se ekzistonte ende.

Amir D. Aczel rrėfen pėr “Discover Magazine” si e zbuloi zeron mė tė lashtė nė histori. Ai kaloi pesė vite tė jetės sė tij duke bėrė kėrkime tė mbėshtetura nė teori tė ndryshme. Njė vit mė parė atij iu dha njė fond bujar prej fondacionit “Alfred P. Sloan” nė Nju Jork, pėr tė bėrė tė mundur udhėtimin drejt Kamboxhias pėr arsye studimi. 

Siē dihet, objektet e lashta kamboxhiane janė plaēkitur prej vitesh dhe janė shitur nė tregjet ndėrkombėtare tė sendeve antike. Gjatė epokės sė Khmer Rouge, u vranė rreth 1.7 milionė vendas dhe u vandalizuan mė shumė se 10 000 statuja e objekte me vlerė.

Vendi ku gjendej zeroja mė e vjetėr nė botė, e vendosur mbi njė gur tė shekullit tė shtatė, mbahej i plaēkitur prej regjimit tė Khmer Rouge deri nė vitet 1990.

Shkencėtari Amir D. Aczel udhėtoi drejt kėtij vendi, qė gjendej jo shumė larg prej tempullit tė njohur Angkor Wat dhe pas vėzhgimeve disajavore mbi objektet e dėmtuara arriti tė haste rizbulimin e mahnitshėm.

Nė gurin e madh ku gjendej zeroja mė e lashtė nė histori, ajo paraqitej nė formėn e njė pike nė mes tė shkronjave spirituale, qė nė gjuhėn e vjetėr tė Khmerit ėshtė 6. Numri nė tė djathtė tė pikės (zeros) ėshtė njė pesė, gjė qė e bėn numrin e plotė 605.

Mbishkrimi i gurit thoshte: “Epoka Chaka arrin vitin 605 nė ditėn e pestė tė hėnės nė ulje…”

Siē dihet, epoka Chaka nė Kamboxhia filloi nė vitin 78 pas Krishtit, kėshtu qė kjo zero daton nė vitin 683. Qeveria kamboxhiane u vu nė dijeni tė zbulimit tė madh dhe ministri vendas i Kulturės premtoi ta vendosė mbishkrimin nė zonėn mė tė mbrojtur tė objekteve antike, sepse ai gur tashmė simbolizonte zeron mė tė vjetėr nė histori.