.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - S'ka zhvillim tė qėndrueshėm pa standardizimin e terminologjisė... (pjesa e dytė)

Shkruan: Isa MULAJ

S’KA ZHVILLIM TĖ QĖNDRUESHĖM PA STANDARDIZIMIN E TERMINOLOGJISĖ SĖ EKONOMISĖ NĖ GJUHĖN SHQIPE

(pjesa e dytė)

 

 

 

1. Degjenerimi i terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe

 

Socializmi i centralizuar nė Shqipėri ka ndikuar nė njė lloj pastėrtie tė terminologjisė ekonomike nė gjuhėn shqipe si rezultat i izolimit. Po kėshtu kishte ndikuar edhe socializmi vetėqeverisės nė Kosovė pas decentralizimit tė sistemit politik dhe ekonomik. Titoja ka qenė njė diktator karrierist tė cilin nuk e ka brengosur statusi i shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Ai bile ka realizuar projekte tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Kosova nė marrėveshje me qeverinė Turke. Mirėpo, ai gjithmonė ua ka pasur frikėn serbėve nga grusht-shteti, prandaj avancimi i statusit tė Kosovės sė bashku me gjuhėn kishte pikėrisht pėr qėllim mbrojtjen e karrierės sė tij politike, e kjo do tė thotė ngritje dhe fuqizim i kombeve tjera si kundėrpeshė ndaj hegjemonisė serbe pėr nėnshtrimin e ish-Jugosllavisė.

Ka pasur bashkėpunim ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės gjatė asaj kohe nė lėmin e gjuhėsisė por shumė pak nė terminologjinė e ekonomisė. Tė metat e socializmit centralist dhe vetėqeverisės nė terminologjinė e ekonomisė nė gjuhėn shqipe ishin: i) aftėsia e kufizuar pėr t’i pėrcjellė, futur dhe standardizuar termat e ri qė kanė dalė nga trendėt e ekonomisė botėrore (Shqipėria); dhe ii) nė Kosovė dhe viset tjera tė ish-Jugosllavisė tė banuara me shqiptarė, e meta ishte si nė rastin e Shqipėrisė, plus, ndikimet e gjuhės Serbo-Kroate si gjuha kryesore e ish-Jugosllavisė.

 

1.1 Terminologjia e ekonomisė gjatė transicionit

 

Tė metat gjatė socializmit nė pranimin e termave tė domosdoshėm bashkėkohorė si rezultat i zhvillimit dhe pėrparimit tė shkencės ekonomike nė nivel botėror, u eliminuan me „pushtimin” e shpejtė dhe tė gjithanshėm pas hapjes shumė tė madhe dhe tė menjėhershme tė Shqipėrisė dhe Kosovės ndaj botės. Kėsaj i kontribuoj mė sė shumti numri i madh i studiuesve shqiptarė tė ekonomisė nėpėr botė dhe ardhja e shumė organizatave tė huaja, ku mbizotėroj ndikimi i gjuhės angleze. Megjithatė, kėtu doli njė problem i madh i hyrjes masive dhe tė pakontrolluar tė barbarizmave nė gjuhėn shqipe. Nė mesin e faktorėve kryesor qė ky fenomen ende tė jetė problem, janė: i) pėrkthimet bukėvale dhe tė pastandardizuara, e nė tė shumtėn e rasteve tė dobėta, nga joprofesionistėt; ii) rritja e gatishmėrisė nga studiuesit shqiptarė pėr tė studiuar dhe shkruar punime rreth ekonomisė nė gjuhėt e huaja (sidomos angleze); iii) pėrparėsia nė punėsim dhe paga mė tė larta pėr ata qė flasin dhe shkruajnė anglisht – shpesh herė kusht i domosdoshėm; iv) roli i medieve dhe kanaleve informale tė komunikimit dhe studimit, etj.

 

Gjendja e tanishme e terminologjisė sė ekonomisė nė kontekst tė asaj tė mėparshme, nė njėrėn anė ka sjellė disa pėrparėsi dhe pėrfitime, ndėrsa nė anėn tjetėr edhe disa tė dobėsi dhe humbje. Padyshim se mundėsia mė e madhe e thithjes sė termave tė ri bashkėkohorė  tė domosdoshėm janė pėrfitime. Hyrja masive e termave tė huaj pėrmes pėrkthimeve tė pa sqaruara dhe shqipėruara si duhet ose problemi i standardizimit, ėshtė dobėsi dhe humbje. Po qė se kėto dy aspekte merren si tėrėsi, atėherė mund tė konstatohet se gjendja e tanishme e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe krahasuar me atė tė mėparshme ėshtė mė e mirė nė sasi por mė e keqe nė cilėsi.  Si e tillė, terminologjia e sotme bėhet mė e pakapshme pėr shumicėn e njerėzve, me ēka hasen vėshtirėsi nė realizimin e projekteve sipas planeve dhe zbatimin e reformave.

 

 

1.2 Problemet e terminologjisė sė tanishme

 

Mungesa e studimeve, simpoziumeve shkencore, konferencave, punimeve dhe interesimit pėr kėrkime mund tė konsiderohen si problemi mė madhor pse sot kemi njė terminologji tė ngatėrruar dhe tė pastandardizuar nė shkencėn e ekonomisė nė gjuhėn shqipe. Duke mos pasur mekanizma tė duhur tė kontrollit, nuk ėshtė ēudi pse kemi njė cilėsi jo tė duhur nė arsimin e lartė tė shoqėruar me korrupsion, plagjiaturė (kopjim), paga tė vogla pėr  mėsimdhėnėsit dhe rrjedhimisht pėrkushtim mė tė vogėl nė punėn shkencore. I tėrė ky zinxhir ka ndikuar nė degėzimin e problemeve tjera siē janė, anashkalimi i qėllimshėm i termave tė standardizuar nė shqip, rėnia e interesimit pėr lexim shkencor (me pėrjashtim tė studentėve, pedagogėve dhe studiuesve), dhe ndėrlidhja e dobėt e gjuhėsisė me ekonominė dhe rrjedhat e saj. Rezultati i kėsaj ėshtė duke u shfaqur nė mungesėn e aftėsive tė duhura dhe tė integruara pėr realizimin e projekteve dhe qeverisjen mė efikase ekonomike. Ekonomistėt qė nuk e njohin gjuhėn angleze apo kanė vetėm njohuri elementare pėr tė, nė shikim tė parė hamenden se ēfarė kuptimi mund tė kenė fjalėt e shėnuara nė kolonėn e parė tė tabelės sė mėposhtme tė cilat janė duke bėrė „bum” si nė gjuhėn e folur, ashtu edhe nė tė shkruar shqipe. Kėtyre ekonomistėve do t’iu duhet tė shėrbehen me fjalorėt anglisht-shqip pėr ta gjetur domethėnien e barbarizmave qė botimi mė i ri dhe mė voluminoz i fjalorit tė fjalėve tė huaja nė gjuhėn shqipe nuk i njeh si barbarizma. 

 

Tabela 2: Fjalėt e huazuara qė nuk figurojnė nė fjalorėt e gjuhės shqipe si barbarizma

Termi i huazuar

Kuptimi nė shqip dhe pėrdorimi i standardizuar

Burimi i huazimit nė anglisht

  Brain drain/gain

Shterja/pėrfitimi i trurit ose kthimi i menēurisė

Brain drain/gain

  Bordi i menaxhmentit

Kėshilli drejtues

Management board

  Staf

Personel/Kuadėr njerėzor

Staff/ing

Staf miting

Mbledhja/kuvendi e/i personelit

Staff meeting

Piku

Kulminacioni/maksimumi/pika mė e lartė

Peak

Ekuitet

Pjesėmarrje nė aksione/kapitalin aksionar

Equity

Ueb sajt

Faqe interneti

Web site

 

Dikush do tė se edhe fjala „personel” dhe „kuadėr” janė me bazė nga ndonjė gjuhė e huaj dhe kanė tė drejtė. Nė tė njėjtėn kohė, ata nuk kanė tė drejtė nėse mendojnė se nė gjuhėn shqipe vazhdimisht duhet tė futen fjalė tė reja, bile me shqiptim krejtėsisht tė njėjtė si nė gjuhėn e huaj qė i bėnė ato tė pakuptimta, dhe tė anashkalohen ato me tė cilat janė mėsuar pėr njė kohė shumė tė gjatė. E kemi provuar kėtė strategji tė „pėrshtatjes” edhe ndaj barbarizmave serb edhe nė tė kaluarėn e afėrt me fjalėt „zadruga”, „prekolica”, „k(r)ompir” dhe erdhėm nė pėrfundim se nuk paskan qenė zgjidhje, pa marrė parasysh se disa shqipfolės mendonin se ish-Jugosllavia do tė ishte e amshueshme, prandaj bėnin „punėn e tyre” me barbarizma nė funksion tė mbrojtjes sė asaj krijese artificiale. Shtrohet pyetja se a kemi mėsuar diēka nga ajo pėrvojė. Pėrgjigjja ėshtė Jo. Aq shumė janė duke eksploduar barbarizmat e panevojshėm sa qė ato i hasim edhe nė titujt e librave rreth ekonomisė nė gjuhėn shqipe. Shih tabelėn qė vijon.

 

Tabela 3: Titujt e disa e librave tė botuara

 

Titulli i botimit

Gjendja

Autori, vendi, shtėpia botuese dhe viti i botimit

Titulli mė i pėrshtatshėm

Menaxhimi i resurseve humane

Tekst universitar

Ymer Havolli, Riinvest, Prishtinė, 2003

Qeverisja e burimeve/pasurive njerėzore

Menaxhimi i resurseve humane

Tekst universitar

Enver Kutllovci, Universiteti i Prishtinės, Prishtinė, 2004

Qeverisja e burimeve/pasurive njerėzore

Makroekonomia aplikative

Tekst universitar

Musa Limani, Universiteti Universum, Prishtinė, 2008

Makroekonomia e zbatuar

E drejta biznesore ndėrkombėtare

Tekst universitar

Riza Smaka, Universiteti Mbretėror Iliria (UMI), Prishtinė, 2006

E drejta afariste ndėrkombėtare

Matematikė pėr biznes dhe ekonomiks

Tekst pėr universitet privat

Faton M. Berisha dhe Muharrem Q. Berisha, UMI, Prishtinė, 2006

Matematika pėr afarizėm dhe ekonomikė

Shtegtimi i Unionit Europian

Botim i universitetit privat

Shpresa Shehu – Kursani, UMI, Prishtinė, 200?

Rrugėtimi i Bashkėsisė Evropiane

Management: Menaxhmenti kreativ dhe lidershipi

Tekst universitar

Berim Ramosaj, Vatra, Prishtinė, 2006

Qeverisja (bėnė edhe Menaxhmenti por jo Management): Qeverisja kreative dhe udhėheqja/drejtimi

 

Ēudit fakti se si shumė autorė komunist qė i ka krijuar socializmi vetėqeverisės dhe ndoshta i ka detyruar tė shkruajnė shqip sa mė mirė qė ėshtė e mundur pėr shkak tė hegjemonisė serbe qė Titoja dhe kombet tė ish-Jugosllavisė ia kishte frikėn, tani kanė shpėrthyer me barbarizma tė gjuhės angleze. Nuk ka kurrfarė dyshimi se Titoja i ka detyruar kėta ksenomanė tė bėhen shqiptar me „qykė t’zorit”, deshėn e s’deshėn. Por tash nuk ka fuqi qė i ndalė nga dėshira dhe praktika pėr t’u bėrė ēdokushi i huaj qė iu vie nė mendje.

Nga vėshtrimi sipėrfaqėsor i kėtyre autorėve dhe atyre qė kanė studiuar ekonominė nė gjuhėn angleze, mund tė konstatohet se autorėt me njohuri mė tė kufizuara tė gjuhės angleze kanė gjasa mė tė mėdha qė nė veprat e tyre tė pėrdorin mė shumė barbarizma. Ndonėse kjo hipotezė duhet tė vėrtetohet me vėshtrime dhe hulumtime shtesė, nga Konferenca e Takimit tė Tretė tė Institutit Alb-Shkenca. Nė hapjen e Konferencės tri ditore, u theksua rėndėsia e njė projekti pėr „brain gain”, nismė kjo e Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė dhe Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim (UNDP). Gjatė pauzės, nė bashkėbisedime me pjesėmarrėsit e Konferencės komentohej me tepėr arsyeja e pėrdorimit tė termit „brain gain” e mė pak rėndėsia e tij si projekt i Qeverisė sė Shqipėrisė dhe UNDP-sė. Nė mbrėmje, pas ditės sė parė tė Konferencės, njė bashkėbanues nė Konviktin te Prokuroria po mė tregonte pėrshtypjet e tij nga sesioni e shkencave tė natyrės. Atij i kishte bėrė pėrshtypje se si moderatori i sesionit qė jeton dhe studion nė SHBA, pėrdorte gjuhė pak mė origjinale shqipe se pjesėmarrėsit qė vinin nga trojet shqiptare. Unė po i pėrgjigjem duke i treguar se situatė e ngjashme ishte edhe nė sesionin e shkencave ekonomike ku isha prezent. Edhe pse njėri moderator jeton nė SHBA dhe ėshtė i varur pėr ēdo ditė nga gjuha angleze, nė fjalimin, pyetjet dhe komentet e tij nuk vėrejta anglizma tė qėllimshėm sikur nga ata qė bėnin prezantimin e punimeve, e tė cilėt ishin nga fakulteti ekonomik i Universitetit tė Tiranės ose ndonjė universitet tjetėr publik i Shqipėrisė. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr moderatoren qė nė studimet e saj ishte e varur mė shumė nga gjuha gjermane dhe tjera se sa gjuha shqipe.

Fenomeni i pėrdorimit tė barbarizmave tė qėllimshėm nga pedagogėt dhe asistentėt krahas anashkalimit tė termave mė tė njohur dhe mė tė pranueshėm kur flitet dhe shkruhet shqip, ndoshta bėhet nga shkaku pėr tė lėnė pėrshtypje tek lexuesit dhe studentėt e tyre se autorėt janė shumė nė trende bashkėkohore. Nė fakt nuk ėshtė ashtu. Librat dhe punimet janė mė tė mira nėse shkruhen me njė gjuhė tė thjeshtė dhe tė kapshme pėr shumicėn e lexuesve. E si tė ndodhė kjo me librat e autorėve tė cekur nė Tabelėn 3 nė tė cilat ka vjedhje (nė gjuhėn popullore thuhet hajni) masive nga librat tjerė nė anglisht, serbo-kroatisht dhe shqip. Kjo ėshtė dokumentuar me fakte tė forta edhe nė shtypin ditor tė Kosovės, por autorėt e akuzuar i kishin futur veshėt nė lesh, kishin mbyllur sytė dhe gojėn, me fjalė tjera heshtėn duke na treguar se atyre si hajdutė dhe kriminelė akademik nuk u han palla fare. Kjo ndodh edhe kur titujt e librave tė tyre pėr nga natyra e barbarizmave janė kėrdi.

 

 

2. Detyrat, rekomandimet dhe rezultatet e pritura

 

Nė bazė tė problemeve qė u hasen nga analiza e dy pjesėve nė kėtė artikulli ku u shtjellua gjendja e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe, dalin disa detyra dhe rekomandime. Detyra e parė dhe mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė bėhet zhvendosja e trajtimit nga fjalorėt dhe pėrkufizimet e fjalėve nė njė sistem tė hulumtimit nga shumė kėndvėshtrime si problem strukturor. Kjo detyrė pastaj do tė degėzohej nė analiza veē e veē pėr segmente tė terminologjisė sė ekonomisė, si pėr shembull, punimet pėr termat qė nė gjuhėn letrare ende nuk figurojnė si barbarizma por thjeshtė dikujt iu ka tekur t’i fus ato duke menduar se janė tė domosdoshėm dhe tė tjerėt (lexuesit, recensentėt, kritikėt) nuk kanė bėrė vėrejtje. Analizat mė tutje do tė duhej tė nxisnin komente, mendime dhe diskutime nė mas media – elektronike dhe tė shkruara – dhe tė kthehen nė sintezė tė rekomandimeve pėr standardizimin e terminologjisė. Nė mesin e rekomandimeve qė bazohen nė kėtė artikull dhe do tė ishin nė funksion tė standardizimit pėrfshihen:

•         ruajtja e termave me domethėnie tė qartė nė shqip karshi atyre tė gjuhėve tė huaja qė nė shikim tė parė janė tė pakapshėm pėr shumicėn;

•         mbajtja e vazhdimėsisė dhe periodicitetit tė rregullt tė botimeve;

•         pėrgatitja dhe botimi i fjalorėve sipas problemeve tė identifikuara, duke pėrfshirė edhe njė pėr termat e pėrgjithshėm qė pėrdoren nė shumė gjuhė tjera e qė pėrdoren edhe nė shqip;

•         pėrkrahja e studimeve dhe kėrkimeve nė lėmin e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe;

•         standardizimi i termave dhe pėrcaktimi i kritereve pėr botimet qė tė konsiderohen tė pranueshme pėr nga terminologjia;

•         nxitja dhe pėrkrahja e bashkėpunimit ndėrmjet ekonomistėve, albanologėve dhe linguistėve rreth terminologjisė nė fjalė.

Kėto janė vetėm rekomandime nė vija tė trasha qė pak a shumė dihet se kujt i adresohen. Adresa mė e saktė e subjekteve pėr kėto dhe rekomandime tjera do tė paraqitet nė versionin pėrfundimtar tė punimit. Pėr momentin, supozimi pėr rezultatet e pritura

nga detyrat e identifikuara dhe zbatimi i rekomandimeve pėrkatėse do tė ishin:    

•         ndalja e “bredhjes” nėpėr termat e gjuhėve tė huaja sipas “nevojės” historike dhe eliminimi i shumė paqartėsive;

•         terminologji mė e standardizuar dhe mė e kapshme pėr shumicėn;

•         botime mė standarde, mė profesionale dhe mė tė kuptueshme;

•         lehtėsi mė e madhe pėr zbatimin e strategjive dhe reformave ekonomike;

•         nxitje e diskutimeve dhe interesimit tė mė shumė njerėzve pėr t’iu qasur problemeve ekonomike dhe alternative mė tė shumta pėr zgjidhje e tyre;

•         komunikim mė efikas dhe si rrjedhojė produktivitet mė i lartė nė punė dhe gjasa mė tė mėdha pėr sukses;

•         mbajtje nė kontinuitet (vazhdimėsi) dhe krijimi i lehtėsive pėr studimin dhe pėrparimin e shkencės sė ekonomisė tek shqiptarėt;

•         ndėrlidhje mė e mirė ndėrmjet planeve nė letėr dhe rezultateve nė terren.<

 

 

            (Autori ėshtė hulumtues i lartė dhe koordinator pėr Kosovė i Institutit pėr Studime dhe Analiza Ekonomike)

 

Isa Mulaj

Mobile: +377 (0)44 112 397