.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Skėnder Buēpapaj

SKĖNDER BUĒPAPAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SKĖNDER BUĒPAPAJ

 

 

 

 

          

 

 

              Hyrje

 

              Skėnder Buēpapaj, ėshtė lindur mė 25 maj 1953 nė fshatin Tplā tė Tropojės. Arsimin tetėvjeēar e ka kryer nė fshatin e lindjes, arsimin e mesėm nė qytetin Bajram Curri, ndėrsa studimet e larta pėr gjuhė e letėrsi nė Universitetin e Tiranės. Ka kryer studimet mastėr po nė Universitetin e Tiranės nė fushėn e kritikės letrare.

            Krijimtarinė e ka filluar qė nė shkollėn tetėvjeēare, kur ka botuar edhe krijimet e para nė shtypin pėr fėmijė. Nga viti 1970 nė pothuajse tė gjitha tė pėrditshmet dhe periodikėt shqiptarė ka botuar poezi, pėrkthime nga poezia botėrore prej italishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, shėnime pėr librat, kritika, studime monografike etj. Nga viti 1976 ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Nga viti 1986 deri nė vitin 1991 ka qenė redaktor nė gazetėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Artistėve tė Shqipėrisė, ku ka mbuluar kryesisht sektorin e kritikės. Nė fillim tė vitit 1991 ka qenė iniciator dhe bashkėthemelues i Lidhjes sė Pavarur tė Gazetarėve tė Shqipėrisė, mė vonė Lidhja e Gazetarėve, i zgjedhur dy herė nė kryesinė e kėsaj organizate. Nė vitin 1991, pėr pak kohė, ka qenė kryeredaktor i gazetės "Kosova". Po nė vitin 1991, nė dhjetor, ėshtė emėruar zėvendėsdrejtor i pėrgjithshėm i Radiotelevizionit Shqiptar; ndėrsa mė 1992 ėshtė drejtor i pėrgjithshėm i RTSH, detyrė qė e kreu deri nė gusht tė vitit 1995. Prej atėherė ka kaluar nė diplomaci, nė Ministrinė e Jashtme e pastaj nė ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė nė Bernė, Zvicėr, ku ka mbuluar sektorė tė ndryshėm dhe ka qenė edhe i ngarkuar me punė (chargé d'affaires) pranė kėsaj ambasade. Nga viti 1998 filloi nė gazetėn e pėrditshme "Bota sot", kryeredaktor i sė cilės ishte pėr dhjetė vjet rresht. Nga viti 1991 ėshtė anėtar i Federatės Ndėrkombėtare tė Gazetarėve me qendėr nė Bruksel, Belgjikė. Ėshtė po ashtu anėtar i Shoqatės sė Gazetarėve APES, me qendėr nė Gjenevė, i Sindikatės sė Gazetarisė Krijuese, me qendėr nė Zyrih. Ėshtė anėtar i kryesisė sė Shoqatės sė Krijuesve Shqiptarė tė Zvicrės.

            Ka lėvruar pothuaj tė gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, qė nga informacioni, kronika, reportazhi, pėrshkrimi, udhėpėrshkrimit, analiza, komenti, fejtoni, replika, vėzhgimi, polemika, biseda, intervista etj, si dhe ka realizuar shumė dokumentarė televizivė. Ka fituar ēmime tė ndryshme kombėtare nė poezi, kritikė, publicistikė, studime dhe skenarė dokumentarėsh. Ėshtė pėrfshirė nė antologji tė ndryshme tė poezisė shqipe. Ka tėrhequr vėmendjen e kritikės dhe historiografisė letare nė Shqipėri dhe jashtė vendit qė me ciklin e parė poetik tė botuar nė revistėn "Nėntori" nė janar tė vitit 1973.

            Skėnder Buēpapaj ėshtė autor i librave me poezi, studime, eseistikė, tekste shkollore kryesisht tė botuara nga shtėpitė botuese dhe mediat nė Shqipėri, Kosovė e tjerė:

 

Ka shkruar:

 

Vėllime poetike:
1."Zogu i bjeshkės" (1973)
2. "Epikė" (bashkautor, 1979)
3. "Poezi" (1986)
4. "Frika nga Atdheu" (2009)


Studime:
1. "Pėrmbajtja filozofike dhe morale e poezisė sė Fatos Arapit" (1979)
2. "Poetika e simbolikės" (poezia shqipe e Kosovės) (1986)
3. "Zana e Fishtės dhe trillet e saj" (1991)


Eseistikė
1. "Nė vetė tė parė Hasan Prishtina, njė patraes patriae" (1995)
2. "Kėndo, hyjneshė, mėninė e Faik Konicės" (2001)
Tekste shkollore (bashkautor)

1. "Historia e letėrsisė shqipe", tekst pėr shkollat e mesme tė Republikės sė Shqipėrisė (1993)
2. "Antologjia e letėrsisė shqipe", tekst pėr shkollat e mesme tė Republikės sė Shqipėrisė (1993)

 




POEMA E TPLANIT

Tplani
Prej Moknit nė Arvejė
Prej Ballfushės nė Kryekand
Ėshtė metropoli botėror
I bretkosave.

I kam merak
Se ato, nė miliarda,
Mos mė mardhin
Nė gjumin e tyre letargjik
Nėn akull.

Pa muzikėn e tyre
Nuk vė gjumė nė sy
As kėtu midis Alpeve tė Evropės.

Druaj se mos mė mardhin
Rrėshqanorėt e bokave
Zhguallorėt dhe jozhguallorėt
Ata flenė ēdo vit nga gjashtė muaj
Duke mos e ditur
Sa i kushton botės sė ēmendur
Ky gjumė i pafajshėm i tyre.

Druaj se mė mardh
Fauna me gėzof nė karma,
Prapshtia, shullėre
Druaj se mos mė mardhin nė shtėpitė e ftohta
Shkretanėt, mbrapshtanėt,
Gubanėt, qurranėt,
Zhelanėt, breshkanėt,
Gjenialėt e Tplani

 



MOJ E MIRA NĖ ORTEK TĖ BORĖS

 

Ajo ishte midis diellit
Dhe ortekut tė borės
E bardha.

Dielli ishte midis
Sė bardhės
Dhe ortekut tė borės.

Orteku i borės
Ishte midis
Diellit
Dhe sė bardhės.

Flokėbardhėn
Sybardhė
Qerpik-bardhė
As me sy
As me tė prekur
Por vetėm se kundėrmonte zanė mali
E dallova

E bardha
Tamėl deleje
Mjelė nė ortek tė borės
Isha i zanuari i zanės
O.



 


POEMA E TPLANIT

Tplani
Prej Moknit nė Arvejė
Prej Ballfushės nė Kryekand
Ėshtė metropoli botėror
I bretkosave.

I kam merak
Se ato, nė miliarda,
Mos mė mardhin
Nė gjumin e tyre letargjik
Nėn akull.

Pa muzikėn e tyre
Nuk vė gjumė nė sy
As kėtu midis Alpeve tė Evropės.

Druaj se mos mė mardhin
Rrėshqanorėt e bokave
Zhguallorėt dhe jozhguallorėt
Ata flenė ēdo vit nga gjashtė muaj
Duke mos e ditur
Sa i kushton botės sė ēmendur
Ky gjumė i pafajshėm i tyre.

Druaj se mė mardh
Fauna me gėzof nė karma,
Prapshtia, shullėre
Druaj se mos mė mardhin nė shtėpitė e ftohta
Shkretanėt, mbrapshtanėt,
Gubanėt, qurranėt,
Zhelanėt, breshkanėt,
Gjenialėt e Tplanit.

 



 

PLEPAT

Te dritarja e dhomės sime tė mėsuesit nė Ibėr-Hasaj tė Gashit
Plepat nuk rrinė thjeshtė pėr tė fshirė yjet nė prag tė agimit
Ata qėndrojnė aty pėr tė thėnė

Aty po fle Skėnder Buēpapaj
Prandaj mbani aq qetėsi e aq zhurmė
Sa duhet pėr njė gjumė tė mirė.

Plepat ndanė Valbonės
Si matės tė nivelit tė kaltėrsisė sė lumit
Nuk rrinin gjithmonė pėr tė treguar
Se gjithmonė lumi i kaltėr do tė kalojė aty

Poshtė Urės sė Bujanit
Ata rrinin aty pėr tė treguar
Se nėpėr tė pėrthimė tė ditės sė re
Kėtu do tė kalojė mėsuesi i fshatit dhe poeti i Alpeve Skėnder Buēpapaj

Plepat rrinė pranė brigjeve, urave, lumenjve
Dregėzohen, lėmohen, gjethohen, zhgjethohen
Gjysmėdrejtėza tė hequr nga toka drejt pafundėsisė
Pėr tė treguar se nga pafundėsia
Pasi tė ketė lėnė nė pritje tė gjithė plepat e botės
Do tė rikthehet pėrsėri te plepat e vet
Skaj dritares sė mėsuesit nė Ibėr-Hasaj tė Gashit,
Skaj lumit aty ku merr udhė pėr nėn Urėn e Bujanit
Gjithandej brigjeve, urave, lumenjve