Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Skender Rusi

SKĖNDER RUSI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SKĖNDER RUSI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Skėnder Rusi u lind mė 1952 nė Korēė dhe ka mbaruar studimet e larta pėr gjuhė-letėrsi. Nė vitin 1984 ėshtė diplomuar pėr dramaturgji dhe nė vitin 1998 pėr drejtues biblioteke nė Kajro. Qė prej vitit 1992 vazhdon tė jetė drejtor i bibliotekės “Thimi Mitko”, Korēė.

            Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janė vėnė nė skenė nga trupa e teatrit “A. Z. Ēajupi”. Krijime tė tija janė pėrfshirė nėpėr antologjitė e disa vende tė Evropės si nė Gjermani, Zvicėr, Maqedoni, Kosovė, Greqi etj. Prej 12 vjetėsh ėshtė kryetar i Klubit tė Shkrimtarėve “Bota e Re” nė Korēė. Prej 7 vjetėsh organizon dhe drejton aktivitetin mė tė madh kulturor nė Korēė: “Netėt korēare tė poezisė" me poetė tė ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj

            Librat e botuar: "I njomė ishte bari", poezi 1975, "Pashė njė mall", poezi 1982, "Dikush hyri mes nesh", poezi1987, "Dhe vjen njė moshė", poezi 1999, "Net marrėzish", poezi 2002, "Simfonia e takave", poezi 2003, "Si gjithmonė seē bėn ca gjėra", lirikė dashurie, 2004, "Gruaja mėkatare", poezi 2005, "Ē’ditė e bukur pėr tė vdekur", poezi 2005, e shumė tė tjerė tė pėrkthyera...

 

 

 

 

KAPITENI I ANIJES

 

Dhe vjen njė ēast kur mua mė vjen keq,

Qė kaq tė lodhur sot ju po mė gjeni!

Po bėhen shumė dete

qė unė dot s’i ndjek,

U mplak kapiteni!

Rrethuar jam me ujėra tė mbetura,

Anije si kjo mė s’do tė gjeni!

Brenda saj jam unė

me dashuritė e vdekura,

U lodh kapiteni!

Unė e di qė duhet tė vdes me tė,

Nė fund tė detit bashkė do tė jemi!

Ndaleni kėtė anije qė po mbytet pranė jush,

Jam kapiteni!

Dhe vjen njė ēast kur mua mė vjen keq,

Qė me kėtė anije mė nuk do tė jem!

Unė i dhashė asaj lavdinė

qė pėrgjithmonė ta ketė!

Ajo mė dha vdekjen

qė pėrgjithmonė ta kem!

Djall o kapiten!

 

 

NJĖ KĖNGĖ E DĖSHPĖRUAR

 

Sot jam ai qė s’dua tė jem,

Pėrfytyroni njė pyll me asnjė ketėr!

Jua kisha harruar edhe emrat njerėzve,

Ose nuk mė pėlqente t’iu thėrrisja

nė emėr!

Disa mė duken tmerrėsisht tė vegjėl,

Akoma mė tė vegjėl mė duken

tė mėdhenjtė!

Unė njė herė bėhem dimėr me ta,

Njė herė vjeshtė!

Seē mban kėtu brenda kjo kokėza ime,

Lumė qė rrjedh e kėrkon detin!

Sot ndjehem i vetėm,pėrtej ēdo vetmie,

As dorėn nuk e dhashė tė ma prekin!

Ėshtė dita qė unė i kam braktisur tė gjithė,

Nė kėtė qytet me sharlatanė tepėr!

Tani do tė shkoj tė gjej dashuritė,

Nė atė pyll ku s’ka asnjė ketėr!

 

 

DY GJYSMA EMRI

 

Me gjysmėn e emrit tė thėrrasin tani,

Unė me tė vjetrin tė thėrras prapė!

Ti kokėn kthen nga zėri im,

Siē bėje dikur kur ishe vajzė!

Dy gjysma emri ke pėr ēudi,

Mė thuaj, kush s’tė pėlqen mė tepėr?

Me njėrėn gjysmė unė futem tek ti,

(Asnjė s’hyn dot me gjysmėn tjetėr!)

Paēka se ato qėndrojnė bashkė,

Siē rri e diela me ēdo tė shtunė!

Erdhi njė kohė kur s’je mė vajzė,

Po koka tė kthehet gjithnjė nga unė!

 

 

ĒAST SURREAL

 

Tė dy jemi ulur pėrballė

edhe heshtim,

Dy kafe po ftohen

e s’po i pi asnjėri!

Vjedhurazi ia hedhim sytė

njeri-tjetrit,

Ti s’je kėtu e tėra,

unė s’jam kėtu i tėri!

Unė ende s’e marr vesh

nėse jemi vėrtet,

Apo e gjithė kjo,

nga truri im ka dalė!?

Nėse ėshtė i vėrtetė ose jo

ky mėngjes,

Apo ne tė dy jemi surrealė!?

Tė dy jemi ulur pėrballė

edhe heshtim,

Ti si murgeshė,

unė si murg!

Kurrė s’kemi ikur mė larg

njeri-tjetrit,

Sesa nė kėtė mėngjes absurd!

 

 

GRATĖ E POETĖVE

 

Gjithnjė tė plagosura

kėto gratė e poetėve! (Nė librat e tyre

gjen aq shumė ’’tė dashura!’’) I torturon mendimi

qė vazhdon tė ketė ende, Ballo tė tilla absurde,

me maska! Gjithnjė Arkimede

kėto gratė e poetėve! Kėrkojnė enigma

nėpėr germa etruske! I tremb humnera

e ndonjė dashurie tė djeshme! I tmerron rėnoja

e ndonjė tradhtie tė mundshme!

Gjithnjė tė pagabuara

kėto gratė e poetėve! (Megjithatė, nuk japin dot,

asnjė lloj dėnimi!) ‘’Eurekat’’ e tyre

s’ia tregojnė asnjė tjetre, I vuajnė vetė pasojat

e ēdo dimri! Gjithnjė tė dashuruara

kėto gratė e poetėve! Paēka se i sheh aq rrallė

nėpėr iniciale! O…po ato janė

fillimi i ēdo vjershe, Dhe fundi i ēdo marrėzie

tė madhe!

 

 

PUTHJA E GABUAR

 

Gjithnjė i druhesha,

ia kam pasur frikėn, Kėtij ēasti kur mes nesh

do tė vinte puthja! Kolombi rrezikoi,

por gjeti Amerikėn, Ndėrsa mua anija

mė mbeti nėpėr ujėra! Mė ndodhi ajo

qė i trembesha prej kohėsh, Ti zgjodhe faqet

pėr tė mė puthur, Po unė s’u lidha me ty

pėr tė tė pasur motėr, As jam yt vėlla,

qė tė kishte humbur!

Pėr tė ardhur tek ti

braktisa Jupiterin, Ku kisha rreth vetes

njė mijė e njė vajza, Por asnjėra prej tyre

nuk mė desh si ti, Asnjėra, buzėt,

nuk m’i vuri te faqja! A s’shkojmė edhe njė herė

brenda njohjes sonė, Nėn bliret qė i quanim

mediokėr! Se ndoshta mund tė mos jetė

edhe aq vonė, Pėr ta kuptuar qė s’je ime motėr!

 

 

DASHURIA

 

Njė ditė e ndjeva se mė mungonte dashuria,

Kish dalė prej meje,

Ishte arratisur!

E pyeta veten, ajo mblodhi supet,

-Gjej tjetėr-mė tha-kjo tė ka ikur!

U nisa i dėshpėruar pėr tek sheshi i brengave,

Dhe rrugės takova njė njeri gri!

-Dashuria ka vdekur-mė tha,

-S’e ke marrė vesh?!

As kufomėn e saj s’e gjen dot tani!

Mė tej takova njė tė marrė,

Qė pllakat e trotuarit i numėronte me zė!

-Dashurinė-mė tha-e kam parė nė varr,

Atje do ta gjeni atė!

Mė nė fund mė doli pėrpara njė fėmijė,

Ndoshta,fare kot atė e pyeta.

-E kam parė nė qiell-mė tha ai,

Atje ku rrinė dashuritė e vėrteta !

Po ti,merre timen,mė tha pastaj,

Mua mė jep prapė Zoti Krisht!

Qė atėhere shpirtin e atij fėmije unė kam,

Dhe dashurinė e tij, natyrisht.