Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - nė artet figurative

Shkruan: Xhelal ZEJNELI

       GJERGJ KASTRIOTI SKĖNDERBEU – NĖ ARTET FIGURATIVE

 

     Portreti mė i hershėm qė njihet ndodhet nė galerinė Ufici (Uffizi) tė Firencės. Mendohet se ėshtė mbėshtetur nė vizatimin tė bėrė drejtpėrdrejtė nga natyra, tė piktorit venecian Xhentile Benini. Nė kėtė portret, Heroi Kombėtar i shqiptarėve ėshtė paraqitur nė moshė tė shtyrė, si duket kur e ndėrmori udhėtimin e tij tė fundit nė Itali nė vitin 1466.

 

 

            Figura e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut dhe bėmat e tij janė pasqyruar prej kohėsh nė vepra tė pikturės, tė skulpturės dhe tė gravurės nė vende tė ndryshme tė botės.

            Pjesa mė e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin njė profil tė veēantė me sy tė gjallė dhe hundė shqiponjė.

            Portreti mė i hershėm qė njihet ndodhet nė galerinė Ufici (Uffizi) tė Firencės. Mendohet se ėshtė mbėshtetur nė vizatimin tė bėrė drejtpėrdrejtė nga natyra, tė piktorit venecian Xhentile Benini. Nė kėtė portret, Heroi Kombėtar i shqiptarėve ėshtė paraqitur nė moshė tė shtyrė, si duket kur e ndėrmori udhėtimin e tij tė fundit nė Itali nė vitin 1466.

            Vlen tė pėrmendet edhe portreti i shekujve XV-XVI i zbuluar nė Shkodėr si dhe portreti i galerisė nė kėshtjellėn Valdbeng, njė riprodhim i tė cilit ndodhet edhe nė Muzeun e Krujės.

            Njė portret i hershėm qė paraqet rėndėsi pėr tėrė ikonografinė e Gjergj Kastriotit, ndodhet nė botimin e parė tė veprės madhore tė humanistit dhe tė historianit shqiptar Marin Barletit – “Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi” , Romė, midis 1508 dhe 1510 (Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut).

            Portretin nė gravurė e kanė realizuar edhe mjeshtrit gjermanė si Jang Breu (1533) dhe Jost Aman, po i shekullit XVI. Amani heroin shqiptar e paraqiti me njė sfond kėshtjelle.

            Gravura mbi Skėnderbeun, mė 1577, ka shtypur edhe njė piktor tjetėr gjerman Sigizmund Fejgrahent. Paraqitja e pėrkrenares dhe e shpatės sė heroit jepet pėr herė tė parė (1539-1552) nė portretin tė bėrė nga Tabias Shtimer.

            Nė qindvjeēarin XVII e kėndej u krijuan portrete tė Skėnderbeut pėr t’i ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks ėshtė autor i portretit qė u botua nė poemėn e Bysjerit (1658). Nė vitin 1662, kjo poemė u ribotua, por tani me portretin tė bėrė nga piktori Blanshet. Ndėrkaq librin e Biemit, tė botuar nė vitin 1672, e ka ilustruar piktori italian F. Zuēi (Zucci). Njė gravurė nė dru bėri I. B. Skotin.

            Nė vitin 1743 vepra e Barletit u botua nė Zagreb nė gjuhėn kroate. Kėtu tani e kemi gravurėn nė dru tė Vajcit (Weitzi). Galerinė e Skėnderbeut, me veprat e tyre e kanė pasuruar edhe piktorė tė tjerė si Andrea Bianki, J. Fontana, Domeniko Kusto, A. Oslovski.

            Pėr Skėnderbeun njė numėr veprash krijuan edhe piktorėt arbėreshė nė Itali, si G. Konforti, A. Skurra etj. Njė afresk i shekullit XVI ndodhet nė njė kishė tė Monreales nė Sicili.            Duhet theksuar se nė kishėn katolike tė Prizrenit, nė vitin 1878, kur u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, janė pikturuar me grizaj nė dy medaljone, komandanti ushtarak hungarez Jan Huniadi (1387-1456) dhe Skėnderbeu.

            Figura e Skėnderbeut u bė njė nga temat qendrore tė arteve figurative shqiptare qysh nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare. Krahas portretit tradicional kthyer nė profil tė piktorit nga Korēa Gjergj Panariti (1883), figura e plotė e heroit mbi kalė dhe nė sfond beteja, u trajtua mė 1889 nga Anastas N. Ballamaēi dhe Theohar Gjini (1880-1956). Ballamaēi u ndihmua nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko.

            Nga plejada e piktorėve qė punuan mbi bazėn e modeleve, shkoi mė tej piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), autor i njė cikli romantik-heroik prej mė se tetė veprave. Midis tyre edhe “Skėnderbeu” (1913). Me fjalė tė tjera, prej tij ruhen mbi dhjetė tablo me figurėn e Skėnderbeut, disa prej tyre tė fillimit tė shekullit XX.

            Nė vitin 1937, nė bazė tė njė gravure evropiane, edhe ikonografi nga rrethi i Korēės Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa herė portretin e Skėnderbeut, tablonė "Beteja e Skėnderbeut me turqit" qė ndodhet nė Muzeun e Krujės.

            Linjėn kryesisht origjinale e pėrbėn tabloja “Skėnderbeu nė betejė” e pikturuar nė vitin 1915-1916 nga piktori shkodran Simon Rrota (1887-1961), i cili, nė vitet 1910-1915, kishte studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Milano. (Mėsimet e para pėr pikturė, S. Rrota i mori nga piktori shkodran Kolė Idromeno, 1860-1939, autor i njėrės nga kryeveprat e pikturės shqiptare, portretit “Motra Tone”). Edhe piktori shkodran Ndoc Martini (1880-1917) portretin e heroit e punoi nė disa variante – “Skėnderbeu”.

            Nė fund tė shekullit XIX dhe konkretisht nė vitin 1917, pasqyrimit tė figurės sė Skėnderbeut nė skulpturė iu ēel rruga me bustet e skulptorit dhe tė poetit Murat Toptani (1868-1917).

 

 

            Shprehja figurative e heroit, do tė ngrihet mė pas nė njė nga majat mė tė larta krijuese me bustin sintezė, heroik e legjendar, tė punuar nga figura kryesore e skulpturės shqiptare nė vitet ’20-’80, tė shkolluar nė Torino tė Italisė - Odhise Paskalit (1903-1985). Busti i Skėnderbeut, i ngritur nė Kukės nė vitin 1939, ėshtė njė kryevepėr monumentale, ku format e hiperbolizuara tė heroit krijojnė shoqėrim pėrfytyrimesh simbolike. Odhise Paskali, bashkė me skulptorin Andrea Mano (1921-2000) si dhe me skulptorin Janaq Paēo (1914-1991), nė vitin 1968 realizuan monumentin e Skėnderbeut nė Tiranė. Me vėrtetėsi deri nė hollėsi, siluetat e japin heroin nė njė lėvizje parade, me shpatėn mbėshtetur anash dhe kokėn energjike tė ngritur si luftėtar dhe burrė shteti.

            Ndėr veprat mė tė shėnuara tė artit shqiptar pas vitit 1945 me kėtė temė, janė statujat ekuestre nė Krujė dhe nė Tiranė, qė mishėrojnė realizimin e njė dėshire tė hershme tė popullit shqiptar pėr ta parė tė ngritur nė monument figurėn e Heroit Kombėtar.

            Nė pikturėn e pas Luftės sė Dytės Botėrore, nė tablotė kompozicionale, me nota emocionale, trajtohet lidhja e ngushte e heroit me masėn, epėrsia shqiptarėve liridashės. Skėnderbeu dhe bashkėluftėtarėt e ngushtė tė tij, pasqyrohen gjerėsisht nė artin figurativ shqiptar. Nė veprat e Muzeut Historik Kombėtar dhe nė Muzeun Kombėtar – Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu nė Krujė, afresket, shtatoret, grupi skulpturor e pasqyrojnė heroin si luftėtar, udhėheqės popullor, burrė shteti dhe figurė e pavdekshme e heroizmit popullor.

            Nė vitin 2001, monumenti i Heroit Kombėtar, vepėr e skulptorit Janaq Paēo, u vendos nė Prishtinė. Ndėrkaq, nė vitin 2003, shtatorja e heroit, vepėr e skulptorėve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela, u vendos nė Dibėr. Nė vitin 2006, monumenti i heroit, vepėr e skulptorit Thoma Thomai u vendos nė Shkup. Busti i heroit ėshtė vendosur edhe nė oborrin e gjimnazit “Skėnderbeu” tė Preshevės.

            Monumenti i heroit, vepėr e skulptorit italian Romano Romanelli (1882-1969), i ngritur nė vitin 1940 ndodhet edhe nė sheshin Albania tė Romės. Bustit i Skėnderbeut ndodhet edhe nė Vaccarizzo Albanese – fshat i Kozencės nė Kalabri. Nė vitin 2008, busti i heroit u vendos edhe nė Civita tė Italisė.

            Nė vitet ’60 tė shekullit XX, emigrantėt shqiptarė nė Belgjikė paraqitėn kėrkesė pėr ta vendosur monumentin e Skėnderbeut nė Bruksel. Kjo u realizua nė vitin 1968. Monumenti u vendos pranė parkut Josafat tė komunės Schaerbek nė Bruksel.

            Monumentet, pėrkatėsisht bustet e Heroit Kombėtar ndodhen edhe nė Vjenė, nė Budapest, buzė liqenit tė Gjenevės, nė Detroit etj.

            Pėrmendorja e Skėnderbeut nė Miēigan tė SHBA-sė ėshtė pėruruar nė vitin 2006, nė prani tė mijėra vetėve, pėrfshi kryepeshkopin e Detroitit - Kardinalin Adam Maida dhe presidentin e Shqipėrisė - Alfred Moisiun. Monumenti ėshtė vendosur nė hyrje tė oborrit tė Kishės katolike shqiptare Shėn Pali nė Roēester Hills, rreth 40 kilometra nė veri tė Detroitit.            Pėrpos monumentit tė heroit, nė kėtė shtet federal ndodhet edhe pėrmendorja e Nėnė Terezės.

 

            Postuar nga "Fryma"