Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Sofia D. Arapaj

SOFIA DOKO ARAPAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SOFIA DOKO ARAPAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           U lind nė fshatin Mekat i Dyte, Vlore mė 14 Dhjetor 1969. Ka mbaruar shkollėn e mesme tė pėrgjithshme nė Himare nė vitin 1988. Nė vitin 1994 emigroi nė Greqi, nė Iraklio Krete. Nė vitin 1990, 1991 filloi tė botonte nė gazetat e kohės, "Zėri i Vlorės", "Zėri i Rinisė" nė Shqipėri.

            Vijoji tė merrej me letėrsinė dhe nė vitet e emigrimit. Ne vitin 2007 botoi vėllimin poetik "Vullkan" nė gjuhen greke "Ifestio", njė libėr qė u prit shumė mire dhe nga shumė kanale radiofonike tė Iraklios si dhe nga lexuesit Grekė. Ndėrkohė vijonte tė shkruante edhe shqip, duke botuar nė disa revista dhe antologji dhe konkretisht "Brishtėsi" vėllimi i parė poetik botuar nė Athin.

            "Vullkan'', vėllimi poetik nė greqisht

            "Retė me harabela", Antologji

            "Egnantia e fjalės", Antologjia poetike

          

 

 

 

CIRQE

 

Eja, me lidh me magji,

Thonj edhe flokė m i pre,

Nen dritėn e hėnės sė plotė,

 Mendje e shpirt mi rrėmbe..

Si mua cirqe, u vish,

Pėrroit kėmbėt pėrplas,

Shkumėzo e thirr emrin tim,

Si verge rrushi tė plas...

Cirqe...

Se ke gabim,

Unė ne ishullin tėnd,

Ti ne ishullin tim...

 

 

VETĖM PĖR SONTE

 

Kjo ėshtė nata jonė,

Unė ti edhe hėna,

Nė zemėr tė detit,

Vetėm... pėr sonte...

Rrobat s ‘janė pėr ne,

Veē me frymėn tonė,

Ndezėm mijėra zjarre,

Vetėm... pėr sonte....

Kėrkojnė buzėt tona,

Shekullin e humbur,

Shėrimin e gjetur,

E ngrohta vale...

Shenjtoret e puthjes,

Mbi majėn e gjoksit,

Oh, si mrekullohen,

Plaē, moj vale...

Erdhe dhe me zgjove....

 

 

AJO VARET NGADALĖ

 

Ajo varet ngadalė,prej luleve te shegės,

Me rregullon mua, jashmakun pėrmbi sy,

 Shshshsht... po nxjerrim kecat prej kasolle,

Pas kaq shume ditėsh... s ka me shi....

Oh, si qeshim mes mersinash buzėnxira,

Pse bukėn e misėrt m e ndan me hile,

Pse kėpuca e shqyer, nxjerr gishtin dinak,

Pse kecat na ikėn... me tė xha Kolit kope....

Ajo varet... dalėngadalė  prej syve te mi,

sheshtshsht... mbi buzėn e bukur, u bė poezi....

 

 

AH, PROMETE!

 

Mbretėroja,

Ne qiellin e engjėjve,

Pėrpara se tė zbrisja,

Me flake te prometeut...

Po njeriu me helmoi,

E me ktheu nė gjarpėrushe...

Kur tė lė lėkurėn poshtė gurit,

Do te dal neper lėndinė...

Po unė nuk di tė kafshoj.

Po di vetėm tė them,

Me lini ju lutem, ju kam frike,

Me lini vetėm qė tė ikė...

Ah, promete, promete,

Mė rrėmbeve nga zotat,

E shih ku me le ...

 

 

UJKU

 

Ujku i zemrės sime

Me sytė ngjyre ulli,

Me tremb e ndėrroj rrugėn,

Me le tė qaj nga frika...

Priten, me ka zėnė mė tej,

Turret tė mė shtrėngojė,,,

Kėputem dhe i fikti im,

Ia beri zemrėn ēika....

Me mban ne gji e me kėndon,

Me puth sytė i gėzuar,

Mbi bar me shtrin e me qorton,

Mos mbaj unaze nė duar...

Dhe bredhim, ku bredh vete ai,

Tė gjejmė klithmat e zemrės,

Tu hapim bashke kafazet,

Me ēon nėpėr gremina...

Eh, si kėrcejmė si tė marrė,

Rreckosur e telef tė dy,

Ashtu pėrqafe si fėmijė,

Tė flemė nėpėr lėndina...