Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Sonja Haxhia

SONJA HAXHIA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SONJA HAXHIA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Dy momentet mė tė rėndėsishme pėr njė njeri janė, ajo qė ke lindur dhe ajo qė kupton se pse e ēfarė gjurmėsh do pėrcjellėsh pėr tė nesėrmen

 

            Leximi i poezive tė autores Sonja Haxhia tė shėtit nėpėr ato luadhe, ku muza pėrthyen vizionet dhe produkton vargje tė bardhė, diku hijėzuar nė njė re tė pėrhimtė (si mjegull rrethuese), diku tjetėr paskohės rendje e ringritur (rilindjes sė njė shpirti) e diku si nė mistizėm (shenjė gjurmėsh mbetur trazim) dhe kėshtu mes natyralizimit dhe simbolikės fjalė, ndjesive artistike dhe dlirėsisė jetė, reflekton ato ngjyrime e imazhe, qė  prekin me frymė dhe dritėzojnė mendimin bashkėkohor letrar sot.

            Ėshtė autore e tre vėllimeve poetike “Ujėvarat e shpirtit”, “Gjithandej gri” dhe “Kthim me diellin”, tė cilėt kanė ngjallur jo  pak sensacion dhe jo vetėm qė e konsolidojnė  si autore, por e perfomojnė dhe e paraqesin para lexuesit shumė mė intriguese nė lidhje me gjetjet e befta dhe ndjesitė estetike qė pėrcjell.

 

 

***

Po marr tė parin fluturim

tė iki kėtej sa mė larg,

tė largohem nga e pėrditshmja tokė

nga zhurmat kthyer nė kaos

e tė qetėsohem qiellit mė tė lartė

pafundėsisė

ujėvarave, ku rrjedhin retė.

 

 

 

KALĖ I BARDHĖ

 

Kalė i bardhė,

me thundrra tė hekurta

shkel mbi dallgėt shkėmbore

e valėt ngrejnė stėrkala mbi lėkurėn e brishtė,

qė zbardhėllojnė errėsirėn,

si nėn dritėn e yjeve

shkrin zinxhirėt e rėndė,

pjellė tė skllavėrisė,

pėrdorur nė luftra

nė emėr tė kauzave

paqes sė shprishur njerėzore,

pėr jetė a vdekje.

 

Kalė i bardhė

ti nuk trasporton veē karro dhe ushtarė me parzmore

trasporton dhe Engjėj

veshur me petkun e ngjyrės tėnde

hapėsirave kozmike

pėr tė ēelur tė tjera zjarre

e risjellur agun e ditės.

 

Kalė i bardhė,

jele e mbetur erės sė tokės

rendur,

pėrherė drejt trokthit tė dashurive.

 

(askush nuk mund tė prekė parajsat, pa praninė e KUAJVE....)

 

 

KOHĖ

 

Ē’ mund tė kėrksh mė tepėr prej meje?

Pėrsėri zhvendos kufijtve tė tu?

Prapė s’ di tė ndalesh,

veē ecėn e ecėn gjurmėvragave pakufij!?

 

Provova tė tė marr mendjen

tė ngrija hapėsirėn tėnde

diku nė  meridiane diellore,

por si pėrherė djallėzore

mjergullave vendin u lėshove,

e kur tė shihja nga larg

ajėr, dritė,  yje

sa ēelje mėngjeset

drejt perėndimit vrapoje,

aty ku qiell e tokė bėhen njė.

 

Kohė,

kohė e paskohė

zvarrė tė kam tėrhequr zinxhirėve tė jetės

dhe pse dhimbjen kam lenė shenjė tek ty

parfumin ta kam pirė

ngjyrat po ashtu ti kam rrėmbyer

dashurinė nė ēaste fluide kam ndjerė

e kurrė s’ tė quajta iluzion.

 

Kohė,

s 'tė mat me masėn e  galaktikave

shoh ēfarė ti transformon,

si tingujt dridhen nė ajėr,

si blerimi venitet me vjeshtėn,

si yjet rrėzohen nė qiell

e si ti rend pėrmes heshtjes.

 

 

PĖRTEJ SHIKIMEVE

 

Mė  ēudit pėrherė me magjinė e tij,

si njė mister mė rrethon,

por..

unė shkoj gjithmonė e mė larg

e zbėrthej

i  lexoj qelizat njė e nga njė.

Ai nuk ėshtė i ndėrvarur nga gjėra materiale,

ėshtė njė romantik,

po, po,

kėtė e kisha kuptuar prej kohėsh

dhe  gjithė ajo ēfarė i pėlqen,

ėshtė dėshira pėr kuvendime tė ėmbla,

vėshtrimit tė hedhur

dashurisė sė fshehur!

 

Madje njė gotė vere mbi njė trung tė prerė,

njė lexim, nė dy pėrballje sysh tė kaltėr

ulur tė vetmuar pranė zjarrit tė heshtur

kaq larg e afėr,  ekraneve tė pashpirta

distancės qė ndan kufijtė e njohjes

e ndėrsa gjuhėt digjen nė flakė,

njė pėrvėlim pėrshkon lėkurėn e rrėnqethesh…

 

Asgjė spipėtin,

vesh e sy shpėrqėndrohen,

si tradhėtare qeshin.

 

Drithma zemre pėrshkojnė trupin

mbytur nė pellgun e gjakut dashuri,

mbytur nė lumin e lotėve pafajėsi

…dhe  kur largohet

ndihem si njė e vdekur

harruar pasazhit tė vjeshtės

diku nė njė stol tė braktisur

nga rėnkimi i humbjes sė gjetheve.

 

 

KRYQĖZIM

 

Mos ec drejt meje,

mund dhe s' tė kuptoj,

por mos qėndro as shumė larg

s’ kam kėmbė qė tė ndjek

nėse mundesh

ec krah meje

tė ndajmė kufij tė dlirė

e zgjojmė tjetėr horizont.

 

...ti mė kupton thellė mua

ē'brengė shfleton ky shpiti im,

por...,

ti je Oliver Swit

dhe mund tė pyes,

pse sytė e tu, si yjėsitė e verės

ndriēojnė shkėlqim kur vėshtrojnė tek mua

natėn e errėt nė orėt e pafundme

tė ekziztencės?!

 

Sa hijshėm shfaqesh

inkuizicionit tim tė ndjenjave

e unė...

nėse arrij njė ditė

trupin mbi tela gjembash

do tė ta gris

nudo

duke shqepur tė linjtat

e lexuar tatuazhe misterioze

shenjė gjurmėsh mbetur nga persishtja e lashtė

deshifruar lėkurės tėnde

e gėrmėzuar heshtur nė gjak.