.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Sonte m'u vra gjumi!

Shkruan: Mehmet BISLIMI

            SONTE M’U VRA GJUMI!

 

 

             Mė kujtohet, sikur sot; kur letrat qė shkruanim pėr tė dashurit tanė tė familjes, para se ato t’i mbyllnim i lexonim edhe njė herė mė zė, dhe ndonjėri nga shokėt shtonte edhe ndonjė fjalė, ndonjė pėrshėndetje, ndonjė brengė tė pa thėnė, dhe po njėjtė, kur letra merrnim nga tė dashurit tanė, po ashtu i lexonim mė zė para shokėve pėr tė lehtėsuar sa do pak peshėn e gurit tė vendlindjes qė na rėndonte nė zemėr, pėr ta dėgjuar pėrshėndetjen e ngrohtė tė nėnave, baballarėve, motrave, nuseve dhe fėmijėve tanė!...

 

 

            Duke dėgjuar emisionin nė Radion-Kosova e lirė me titull: „Letra nga burgu!“ – redaktorja dhe folėsja e emisionit atė natė ma vrau gjumin! Andaj mendova qė edhe titullin e kėtij shkrimi ta pagėzoj: “Eh, moj bijė, sonte ma vrave gjumin!“...

            Gėzon fakti qė bijtė e popullit shqiptarė, sot janė kryelartė pėr gjithė atė qė kanė bėrė nė shėrbim tė atdheut. Tė paktėn duhet tė jemi krenar me atė qė i kemi dhėnė vendit dhe popullit tonė tė shumėvuajtur tė vetėdijshėm sė aspiratat tona nuk janė realizuar nė tėrėsi, por pa mėdyshje se punė pėr tė arritur atje ku aspiron populli ynė, sigurisht se do tė vazhdojė mė tutje rruga jonė nga brezi qė po na pason.

            Fatkeqėsisht, ne po ia bartim kėtė barrė gjeneratės qė do tė na pasoi, ndonėse kjo barrė ėshtė ca mė e lehtėsuar, prapė se prapė do punė shumė serioze, kėmbėngulje dhe pėrkushtim! Ėshtė krenari tė jesh ballėlartė dhe pikėrisht kjo na ka mbajtur gjallė, na ka ushqyer dhe na ka dhėnė shtytje qė tė veprojmė edhe mė tej e mė denjėsisht nė shėrbim tė atdheut tonė tė dashur.
           Bijtė tanė, duke kaluar vite tė tėra nė pėr burgje e kazamate tė pushtuesit serb, ata kanė lėnė atje rinin e tyre, kanė lėnė atje shėndetin e tyre, gjymtyrėt dhe jetėn e tyre si dėshmi e njė pėrpjekje tė gjatė historike pėr liri tė shqiptarisė. Ata ikėn me ndjenjėn dhe pėrkushtimin e tyre pėr ne, ata lanė amanetin qė rruga pėr tė cilėn u sakrifikuan tė bėhen njė ditė realitet. Ata e munden robėrinė i munden muret erė myku, i munden ditėt e vetmisė, triumfuan dinjitetshėm mbi tė zezėn robėri, nuk u ankuan as edhe njė herė pėr vuajtjet e tyre, nuk u qanė kurrė pėr pozitėn nė tė cilėn gjenden, madje as sot!, nuk u zmbrapsen kurrė nga qėllimi i tyre final, ani pse kjo iu kushtoi edhe me jetė... ish tė dėnuarit politik, ishin si njė trup, stoik dhe tė ēeliktė tė pa epur e tė pa mposhtur, ata lanė nėnat, nuset, motrat me duar nė gji, ata munguan nė sofrėn e gėzimit qė pėr vitet tė tėra u shtrua pa praninė e tyre. Tė gjitha kėto me tė vetmin qėllim: Pėr lirinė dhe bashkimin e tokave tona, pėr bėrjen e shtetit tonė, pėr tė jetuar tė lirė edhe ne si gjithė tė tjerėt- as gjė mė shumė!

            Jeta e burgut, nuk ishte kopsht me lule, brenda mureve tė larta e me gjemba teli pėrmbi, ku gardianėt serbė tė mbanin nėn tytat e armėve, bėri qė ata tė ndiheshin edhe mė tė fortė, pra thėnia se “ njeriu nė vėshtirėsi njeh peshėn dhe fuqinė e vet”, vėrtetė ishte e saktė. Nė burgjet serbe e ish Jugosllave, nėnat tona na e sillnin ushqimin dhe bukėn mė shumė tė larė me lot sesa me ujė. Vuajtjet e nėnave tona hallemėdha ne i pėrjetonim sė bashku, madje mė shumė nga tė tjerėt, brengat e rėnda tė familjeve tona i ndanim sė bashku me shokė, bukėn qė nėnat, motrat dhe nuset tona na e gatuanin mė shumė me lot se sa me ujė, ne i ndanim sė bashku... dhe kjo na bėri mė tė fortė, mė unikė, me tė pėrkushtuar. Sa mė shumė qė ushtrohej dhuna mbi ne, aq mė shumė forcohej bindja jonė nė tė drejtėn e popullit tonė pėr tė jetuar tė lirė. Ky ideal na mbajti gjallė dhe na bėri qė rrugėtimi ynė tė finalizohet me lindjen e djemve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Tė burgosurit politikė nuk u ankuan kurrė pėr tė gjitha ato tė liga qė pushtuesi na i solli, ata vetėm vepruan duke e pėrgatitur brezin e ri qė njė ditė me pushtuesin t’i qėrojmė hesapet edhe pėr mes grykėhollės- dhe ajo ditė u bė realitet, grykėholla e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e tha fjalėn e vet dje pėr ta thėnė edhe mė fuqishėm nesėr!...

            Nė vizitat familjare, qė na bėheshin, ne as edhe njė herė nuk u ligėshtuam, nuk u qamė, nuk u zbrazėm... Tė dėnuarit politik mbajtėn tė fshehura thellė nė gjirin e vet, vuajtjet e tyre vetėm e vetėm, qė nėnat dhe baballarėt tė mos i rėndonin edhe mė. Ata, dolėn prej andej me nder dhe tė pathyer, kryelartė e krenar, dolėn edhe mė tė fortė se ē’kishin hyrė, kėtė nderė ata ia falėn atdheut tonė tė dashur me gjithė shpirt e pa paragjykime.

            Shumė prej tyre nuk dolėn tė gjallė nga ato burgje, si: Gjon Serreēi, Osman Bunjaku, Sadik Rama, Ajet Gėrguri, Hilmi Zariqi, Omer Muhaxheri, Fazli Graiqevci, Zija Shemsiu, Xhemaili Berisha, Abedin Bala, Besnik Restelica e shumė tė tjerė deri te masakra mė makabre nė Burgun e Dubravės nė maj tė vitit 1999 qė pushtuesi fashist Serb e ushtroi mbi tė burgosurit shqiptarė!

            A s’mė thotė dikush, kush u pėrkul para varreve tė tyre dje e sot, kush i kujtoi sinqerisht ata, kush pyeti pėr ta dje e sot, kush u kujdes pėr fėmijėt e tyre, pėr sistemimin e tyre, kush u kujdes pėr statusin e tyre nė kėtė shoqėri pėr tė cilėn ata dhanė kaq shumė?...

            Mė kujtohet, sikur sot; kur letrat qė shkruanim pėr tė dashurit tanė tė familjes, para se ato t’i mbyllnim i lexonim edhe njė herė mė zė, dhe ndonjėri nga shokėt shtonte edhe ndonjė fjalė, ndonjė pėrshėndetje, ndonjė brengė tė pa thėnė, dhe po njėjtė, kur letra merrnim nga tė dashurit tanė, po ashtu i lexonim mė zė para shokėve pėr tė lehtėsuar sa do pak peshėn e gurit tė vendlindjes qė na rėndonte nė zemėr, pėr ta dėgjuar pėrshėndetjen e ngrohtė tė nėnave, baballarėve, motrave, nuseve dhe fėmijėve tanė!...

            Ata rezistuan dhe nuk u dhanė para qindra torturave tė tmerrshme qė UDB-ja ushtronte mbi ta, qėndruan e nuk u dhanė kur ua shkulnin mishin me darė, dhe shokėt nuk i jepnin, ata mposhtėn frikėn dhe egėrsinė e hetuesve, ata mposhtėn muret e ftohta, qelitė e errta, betonin e ftohet dhe grilat e panumėrta. Fatkeqėsisht, nė mesin e hetuesve, kishte edhe bastardė shqipfolės.

            Duke dėgjuar emisionin tuaj, e respektuara redaksi e “Radio-Kosovės sė lirė”, derisa po lexonit letrat e Afrim Zhitisė qė i kishte shkruar nga burgu famėkeq “Zabela” tė Pozharevcit me dorėn e vet, mu duk sikur po dėgjoja zėrin e Afrimit, kur na i lexonte letrat para se t’i fusnim ato nė pliko, dhe ndjenja ime u bė njėsh me atė kohė tė largėt dhe njėkohėsisht tė afėrt. Atė natė e “kalova me Afrimin”, atje... sė bashku me kujtesėn dhe ndjenjėn time pėrvėluese pėr shokėt, Afrimin, Fadilin e shumė shokė tė tjerė... qė kishim lėnė vite tė tėra rinie atje. Atė natė mbi kurrizin e kujtesės, shalova kujtimet e mia deri nė mėngjes!...
            Atė natė, lexuesja e letrave tė Afrimit, ma vrau gjumin! Natyrisht, ajo vranė gjumin e atyre qė tėrė jetėn e vet nuk kanė fjetur, kur ka qenė nė pyetje interesi i atdheut, pėr tė tjerėt qė gjumin nuk kanė vrarė kurrė- kjo nuk vlen, nga se ata i ka vrarė gjumi me kohė! O kohė nė ikje, o kohė kujtimesh tė ėmbla, kur letrat nisnim nga burgu pėr nėnat tona tė mėdha, duke ju shkruar: “Prindėr tė dashur, motra, vėllezėr, nuse dhe ju fėmijė tanė tė vegjėl- ne jemi mirė e tė fortė!”. Nga se po na mbanė buka shqiptare sė bashku me aromėn e atdheut qė po na e sillni nga Kosova- e zhuritur pėr njė copė liri- iu duam shumė dhe mbahuni tė fortė!”... A ka diēka mė humane se tė kujtosh e tė nderosh tė gjithė tė pėrvuajturit, tė gjithė ata qė dhanė aq shumė pėr liri tė vendit dhe njėkohėsisht, a ka diēka mė tė ligė se tė injorosh gjithė kėtė pėrkushtim tė bijve tė atdheut?...

 

                                                                                                              1. 8. 2008