.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Udha e kujtesės

Shkruan: Fehmi AJVAZI

 

       UDHA E  KUJTESĖS 

 

 

        Libri  me poezi  "SPIRITUS", i autorit Fehmi Ajvazi, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė".

 

 

 

      1. Koha e hirit tim

 

      Natė. Dita ėshtė mbyllur nė urnė. Kambanat, nuk bien. Nėse nuk mė vrasin, do ta shkruaj kėtė libėr pėr emrin tėnd. Kur tė vish nė kėtė botė,  mėsohu tė mos i urresh tė tjerėt. Veē,  kurrė mos e harro qė njė ditė e bukur lufte, ka pėr tė tė sjellė nė jetė !  Zot:  ka luftė tė mjerė, ka luftė mizore, barbare… dhe ka luftė tė bukur – ideale. A ėshtė ky fati im… ? Ne e bėmė kėtė filozofi tė jetės duke e kthyer nė asgjė - nė hiq, dhe nė mbijetesė. Natyra dhe zoti, nuk na mėsuan kėshtu. Por ne, i pėrmbysėm ligjet e tyre… ! Ti, patjetėr qė do tė vish bashkė me lutjet e mia dhe do tė trokasėsh nė Portat e Hapura tė Lirisė sė Kryqėzuar. Dhe njė ditė do t’u thuash njerėzve tė tė gjitha racave: erdha nė kėtė botė kur ndodhte njė dasmė e pėrgjakur nė katakombin e gjakut tim, dhe njė luftė e bukur – ideale ! Do tė thuash : erdha nėpėr hirin e kujtesės sė vjetėr. Po, do tė pėrsėrisė unė deri nė fund tė botės : erdhe, dhe tani je gjallesa mė e bukur qė kam parė. Sfidoje kėtė udhė, mėsoje kėtė libėr dhe, ruaje Testamentin e parakohės dhe tė kohės sime  Mirė se vjen nė Librin e Kujtesės sė Vjetėr.

 

 

     Fryma e pėrbėrė me farmak, ėshtė sunduesi i vetėm nė botėn time  tė mbyllur nė katakomb. Mėsoje kohėn e kėtij libri, njė ditė…! Kur tė burrėrohesh, shko nė « Qytetin e Furtunave », dhe kėrkoje yllin tėnd ideal. Nė « Burgun e Diellit »  fillo t’i numėrosh vitet e t’ua mbrapsht: ky libėr fillon tė shkruhet para ditės sė lindjes sate. Ky ėshtė libri i kujtesės sė vjetėr qė shkruhet nėn hijen e « Ritmeve tė Kaosit ». Dhe mos harro kurrė : unė e kėrkoj rrugėn qė qon nė « Ditėn e Premtuar ».  Shemra e njė lavireje nė Trojė, e ka mallkuar dashurinė e shenjtė ! Pėrmbysja ka filluar nė oborrin e « Mbretėrisė sė Donkishotėve ».  Liria, ėshtė kthyer pastaj nė asgjė. Hiqi, na ka plakur para kohe !  Merre me mend Zoti Ynė : lufta ėshtė kthyer nė shkėlqesė, nė art, nė kėngė, nė dashuri… ! Tė betohem sot e njėmijėvjet : kėshtu, duhet tė jetė shkruar golgota jonė  nė Selishtė, gjithandej deri nė Naronė…!  

 

       Liria nė bronz. Kujtesa: formulė e harruar ! Veē struktura e shpirtit, ėshtė dėshmia e kėsaj kohe tė mugėt. Zot, ti na sheh tė gjithėve si nė pėllėmbė tė dorės! Tė gjithė hyjnė nė kėtė libėr dhe pėrgjaken: viktima, xhelati, demoni, engjėlli…! Sepse, nuk ka mėngjes tė bardhė, as lule nė sy engjėlli, as buzėqeshje dhe lutje tė shenjta t’i vendos nė rimat e kėtij libri. Po m’i shkymin qirinjtė e gjėllimit dhe tė krishtlindjeve… Shi i pėrzier me karbon,  bie mbi “Djepin tėnd tė Shenjtė”.  Shtrėngoma dorėn ta kuptojė ngrohtėsinė e tokės dhe,  shijen e gjakut tim. Ani, do ta dua njeriun deri nė fund tė botės…! Zoti,  e sheh kėtė kataklizėm. Nana thotė: tė shpėtoje hiri yt, hisja e sė ardhmes… !  Pėrtej Akerontit, portat janė tė hapura dhe ne duhet tė dalim  andej. Duhet… Ashtu qoftė…Zoti Ynė. 

 

      Selishtė/ Vjeshtė e vitit 1997

 

 

 

 

SHPORTA ME MOLLĖ DHE GJARPINJ

 

Shporta me mollė dhe gjarpinj kush e solli

Trojanėt a grekėt zotat Agamemnoni

Ē’ėshtė ky mėkat – kulpėr kjo udhė demoni

Te kėmbėt tona - udhėkryqeve tė mortit

 

Kush i kėputi mollėt ishin nė Eden – nė rremb

Pjekur nga yje gjithėsie nga shkėlqime lotėsh

Ata qė bėnė kalin e Trojės botėn tė shemb

Ti  Judė qė vrave kumtin e fjalės – kohėt

 

Po gjarpri ē’u deshtė ishte nė therė – nė gur

Anatemė nė maje Olimpi ku brenė miza hekur

Shihni si pretė fusha dhe male me helm e trup

Nga zvarritje e tij sa kohė kanė vdekur…?

 

 

HIJA E RRĖMUJĖS

 

Nėn ritmin e pikave tė shiut nė vjeshtė

Shkrihet teni yt i pėrgjakur nė pasqyrė

Fryma hynė nė copėra legjendash e rri

Bėhet baltė t’i lidhė kėmbėt t’ua popull

 

S’ka portė tė hapur nė diktaturė askete

Ka liri shfrenimi nė stadiume: katarzė…

 

Morisoni ka vdekur pėr njė rigė shiu

Ta kthejė rigėn nė vjershė kryengritėse

nė ritme - bluzi qė tė shtinė nė dhe 

 

Tej rokut tė harlisur vrarė mundimshėm

Bukovski u ēmend thanė pėr njė kurvė

Se nuk e gjente thelbin e dashurisė tokėsore

Panteonin e lirisė qiellore qė tė shiton

 

Hija e rrėmujės mbulon si mjegull udhėt

Me zjarr e plojė shkrihet teni yt i pėrgjakur

Sokrati iku nė paqe dhe fluturoi nė qiell

u bė pėrgjithmonė mbret i lirisė sė tij 

 

 

 

EX NIHILO

 

Grigja e sė keqes hyri tinėz nė libėr kujtese

Vret lirinė: nė ex nihilo e kthen frymėn tonė

Siē thyhen degėt e lulepjeshkave nė Shėngjergj

Siē verbohen sytė e pafajshėm - fėmijėrorė

Kėshtu rrėnohet imazhi i frymės – agshol…

 

Nėn hijet e varrezave fle e gėrhat diktatori

Ligjėrata pėr kuotėn e lirisė pėrfundoi keq

Bijtė e bushtrės u dehėn nė bordelkrime

Undergraundeve tė thella - konspirative

Qosheve tė betonta - pis tė mos i sheh as zoti

 

Nėn ritmin e pikave tė shiut ka vdekur gjeniu

Askush se kuptoi vetminė e frymės sė tij

Legjionet bastarde e mbuluan me flamurė lirie

S’harrojnė: ditėn e varrit t’ia kujtojnė me tupane

Tė mos vdesė formula e marrėzive askete

 

 

LEGJENDĖ E ZEZĖ

 

Teni yt i zbehtė shkrihet nė asgjė e humbet

Ta dish: lumturia e brishtė ėshtė si vdekja

Shėrimi ndodh veē shtrojerave e stapeve

Kur gjėllimi lėvron lirinė qiellore

 

Jo gjithēka ėshtė frymė e mirė moj zanė

Sidomos kur mallkimi del lakuriq udhėve

Pushton s’i me dorė lagjen e artit tragjik

Dhe mallkon me shpirt harrimi tė fundmė

Gjithė mushtin e pėrbashkėt tė gjakut tė zi

 

Hajde nė sheshin e rrėmujės Jezu Krisht

Nė Barbari ka literaturė porno - tym e zjarr

 

Ėshtė njė legjendė e zezė qė po na ndjek

Dhe po na vret siē vret lulemollėt bryma

E na merren mėndėt plumb: na zihet fryma

 

Pjesė nga libri me poezi “Spiritus”